Xhindi e Bashkisë akuzon ALUIZN për sulme politike

24 Prill 2014, 13:31Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës akuzoi Agjencinë e Legalizimit (ALUIZN-in) për sulmet politike ndaj Bashkisë së Tiranës. Nënkryetarja Nevila Xhindi tha se “legalizimi i ndërtimeve pa leje është miratuar në vitin 2006, kohë në të cilën kryetar bashkie ishte Edi Rama. Dhe në këtë ligj përcaktohej se “Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero, mes të cilëve ndodhet edhe pallati i Artan Lames”.

Xhindi theksoi se “kualifikimi i subjekteve bëhet që në momentin e deklarimit prej tyre të ndërtimit pa leje dhe mbështetur mbi studimet urbanistike para vitit 2006. Plani i përgjithshëm vendor së cilit i referohet zoti Lame është i vitit 2013, pra plot 7 vjet pas miratimit të ligjit për legalizimet. Kjo ishte gënjeshtra e parë e zotit Lame”. 

Gjithashtu, ajo u shpreh se “Artan Lame gënjeu se i ka kërkuar bashkëpunim Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë çështje, pasi në Bashkinë e Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare nga ALUIZNI”.

“Ne po i kërkojmë publikisht Lames, që në ndryshimet që po i bën ligjit për legalizimet, të përfshijë edhe rregullimin ligjor të kësaj çështje, e cila është injoruar nga ana e tij si dhe të heqë dorë nga retorike boshe, gënjeshtrat dhe konflikti politik”, u shpreh Xhindi.

7 komente në “Xhindi e Bashkisë akuzon ALUIZN për sulme politike”

  1. bledi says:

    Po lerin mo sulmet politike ju po shifni e beni ndonje pune se vetem qen po vrisni.

    1. Erlind says:

      Po ju si bashki beni ndonje gje per ne qytetaret lerini akuzat. Ka 3 vjet krytar ai Lulushi juaj dhe spp shohim asgje me sy vec llafe ashtu sic dini ju te beni.

    2. xhonson says:

      A di gje ti nenkryetare e Bashkise se cfare i keni dhene qytetareve tiranas per 3 vjet???
      Mua dhe njerezve te mij NUK I KENI DHENE ASGJE VEC LLAPAQENERIVE TUAJA!!!
      Ju nuk jeni shtetare,por LLAPAQENE,qe sic ben KRYE QENII JUAJ BENI EDHE JU!!!
      Nuk e shpetoni dot Lul Bashen e Sali Berishen nga BURGU I PERJETSHEM!!!

  2. zamo says:

    bashkia spo meret me pune te tjera pervec se me deklarata politike,turp i madh per ket bashki mjerane

  3. Tomorri says:

    Cfare op ben bashkia moj zonje cfare po ben. Asgje,. po hap syte e po vjedh sa mundet

    1. Elsa says:

      Si kane fytyre keta e flasin. Keta qe skane bere nje pune ne 3 vjet – qe vetem vodhen e vodhen..

  4. Andi says:

    aaaaaaaaaaaaaaaaaa, na mbushet mendjen… Kta te bashkise jane qesharake komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje