MMSR: Ish- i dënuari politik ka marrë dy këste, po përshpejtojmë lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit

24 Prill 2014, 11:24Sociale TEMA

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë reagoi pasi një ish- i përndjekur politik tentoi të vetëdigjet përpara parlamentit.

Në sqarim thuhet se po përshpejtohet lëvrimi i fondit, ndërsa ish- i përndjekuri në fjalë ka marrë dy këste.

“Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, është përshpejtuar puna për lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit duke siguruar fillimin e procesit për të gjithë ata ish të përndjekur që nuk e kanë marrë ende këstin e parë të dëmshpërblimit. Sqarojmë se ish- i dënuari politik, Kujtim Kaziu, është pjesë e listës së personave që aktualisht ka përfituar dy këste të dëmshpërblimit.

MMSR informon gjithashtu, se në vijim të angazhimeve që ka marrë për këtë shtresë të shoqërisë, ka ngritur grupin e punës për rishikimin e kritereve për përfitimin e dëmshpërblimit nga ish- të përndjekurit politikë. Këto ndryshime kanë për qëllim që të japin përparësi në trajtimin e ish të dënuarve që janë gjallë, duke u dhënë përparësi atyre në moshë më madhore dhe siguruar një skemë solidare dhe transparente dëmshpërblimi.

Duke pasur parasysh situatën e rëndë në të cilën Qeveria trashëgoi gjithë sistemin e trajtimit të dëmshpërblimit për ish- të përndjekurit politikë, ndryshimet në ligj do të kenë në fokus objektivin që asnjë ish- i dënuar politik të mos mbesë jashtë skemës së përfitimit të pagesave për arsye proceduriale.

Ndërkaq, politika të posaçme që po ndërmerren nga Qeveria do të kenë parasysh që kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të ketë më shumë akses në arsim, në skemat e mbrojtjes sociale dhe integrimin në shoqëri,” thuhet në njoftim.

14 komente në “MMSR: Ish- i dënuari politik ka marrë dy këste, po përshpejtojmë lëvrimin e fondit të dëmshpërblimit”

  1. berti says:

    qeveria ka filluar kompesimin e te perndjkurve si as 1 her tjeter me pare !

    1. realiteti says:

      Mos je gje i perndjekur ti edhe e di mire?Une di qe z.Velijaj u zotua se do te fillonte qe ne fund te shkurtit shperndarja e kesteve.Dhe akoma nuk ka filluar.Pastaj c’do te thote se do te marrin ata qe nuk kane marre kestin e pare.Ose ata qe jetojne akoma?Ketu ka kritere dhe afate te rregulluara me ligj.Tani po e bejne ligjin si duan vete.

      1. Colja says:

        Hallall te qofte Erion veliaj qe po ben nje pune korrekte dhe fjale et mbajtura po i ke te gjitha ?

        1. Andi says:

          te behen demshperblimet sipas asaj qe eshte thene, Ne fillim ata qe skane mare, me tej te tjeret me radhe..

          1. Vespa says:

            Eshte nje plage qe duhet mbyllur njehere e mire e me vjen mire qe Veliaj po ecen per se mbari

      2. bato says:

        Realiteti! Logjika e ftohte( jo e politizuar), eshte qe se pari demshperblim te marrin te paret ata qe nuk kane marre asnjehere ne 24 vjete, pas tyre ata qe jane ne prag vdekjeje e me pas te filloi kesti i dyte. Zoteria qe donte te digjte veten, me siguri eshte nga ata qe mendon vetem per veten ( ka marre dy keste si edhe Jozefina), duke harruar se te gjithe jane te barabarte perpara demshperblimit.

    2. Cimi says:

      Me Ed Ypin te leket ne terezi e keni. Vetem sekseret te bejne pune.

  2. realist says:

    Ky “i përndjekuri” Kaziu, do të jetë ndonjë militant i thekur i Salës dhe doli të bënte “teatër”…Këta “plehrat” e PD-së, nuk kanë fund…

  3. marsela says:

    me habisin kto shaqe ! kta me duken me te favorizuarit nga qeveria Rama. Kan filluar te paguhen !

  4. Selaudin says:

    Ketij i thone njoftim capaculesh, alla Erion Veliaj. Ende do te vazhdojne ti torturojne te persekutuarit? PS e mbaruar, ne dore sharlatanesh.

  5. Atdheu ne Rrezik says:

    Shqiperia vendi me i varfer i Europes me miljarda dollar borxhe nuk e ka luksin qe te jap para kot.
    Duhet bere dallimi i atyre qe u denuan padrejtsisht dhe i atyre qe thyenin ligjet e shtetit ,qoft ky dhe nje shtet diktatorial.
    Kush kerkonte te largohej nga Shqiperia duke kalu ilegalisht kufirin e dinte mire se çfare e pret.Kush ishte trim e morri rrezikun ne sy por shum fatkeq u vrane.Ushtaret kishin nje urdher dhe duhet ta zbatonin,ata qe kerkonin te arratiseshin donin te iknin dhe te jetonin te lire.
    Tani kane dale me mijra ish te perndjekur politik.
    shum ish bashkpuntor te fashizmit te cilet çdo shtet demokratik jua konfiskoi pasurine tani kan dal te persekutum.
    Ata dhe familjaret e tyre qe luftonin shtetin socialist tan kerkojne qe ti demshperblejme me djersen e atyre qe punuan per nje kacidhe buke.
    Kush u denua pa fakte por vetem me manipulime dhe supozime duhet te demshperblehet,kush ka thyer ligjin i cili ishte ne fuqi nuk ka pse te demshperblehet.Duhet shoshit mire kjo pune.
    Kriminle dhe hajduta ka ne çdo sistem politik.
    Duhen motivu ato qe vuajten duke punu tan jeten dhe sot marrin pensione qesharake,duhen motivu ato gra dhe vajza qe derdhen djersen per te ndertu Shqiperine.Kush ka shkelur ligjin,nuk ka pse te demshperblehet,sepse ai e kishte te qarte se çfar e pret.Nuk mund te kerkosh qe te te demshperblejne kur ti demtoje kete shoqeri dhe kerkoje ta braktiseje.

    1. EU says:

      Parate e ish te perndjekurve jane fonde qe ja dhene nga BE-ja per tu shperndare nga qeveria Shqiptare, por jane vjedhur dhe paguar selektivisht keto vite. Sa per ato qe thua, nuk ke te drejte. Ata qe donin te iknin nga sketerra diktatoriale, nuk jane tradhetare, por njerez me guxim, te zgjuar dhe me dinjitet te cilet sakrifikuan jeten e tyre per nje jete dhe Shqiperi me te mire dhe te lire, duke gjetur guximin per tu shkeputur nga prangat e diktatures. Ata jane heronjte e heshtur te lirise dhe jane te paret qe i dhane mesazhin botes Demokratike, per masakren qe diktatura kishte bere ketu ne Shqiperi. Ata i thane kuptim fjales liri! Megjthate, diktatura vazhdon ende ketu ne Shqiperi. Jane bijte e asaj klase te degjeneruar dhe injorante, te cilet diktatura i perdori si mercenare, qe sot kane vendosur nje diktature te re ekonomike. Die e justifikonin me komunizmin, kurse sot e justifikojne me integrimin ne BE, nderkohe qe ky vend dhe popull eshte denigruar, grabitur, varferuar dhe futur ne nje qorrsokak mashtrimesh, krimi dhe luge bosh.

  6. Gerd Muller says:

    o ti atdheu ne rrezik,dukesh qarte qe je pjelle e ideologjise komuniste,me sa kuptoj duket qarte qe mamaja juaj paska derdhur shume djerse neper kantjeret socializmit.

  7. maximus says:

    i njifte xhaxhi keta plera, prandaj i rasi brenda te gjithe. edhe ai qe kishte vjedhur ne kohen e xhaxhit, tani quhet i perndjekur politik, kulmi i injorances shqiptare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje