VIDEO/ Ndërtimet pa leje tani mbrohen duke kërcënuar me vetëflijim

23 Prill 2014, 17:11Sociale TEMA

Pesë gra të familjes Likollari në Pogradec kërcënojnë se do të hidhen nga një ndërtesë, të cilën pretendojnë se e kanë të ndërtuar me leje përgjatë liqenit, duke mos lejuar forcat e policisë lokale dhe ata të INUK që të ndërhyjë për prishjen e lokalit të të afërmit të tyre, Çlirim Likollari.

Inspektorët e INUK thonë se lokali që Likollari ka ndërtuar është pa leje, por pronari i tij pretendon se ka të gjithë dokumentacionin që sipas tij kjo ndërtesë është me leje, raporton Vizion Plus.

Kundër prishjes së këtij objekti ka dalë edhe komuna Udenisht nëpërmjet përgjegjësit të zyrës urbanistike.

Në kushtet kur pesë gra të kësaj familje kërcënonin se do të hidheshin nga kati i tretë i ndërtesës, forcat e policisë, por dhe ata të INUK janë tërhequr përkohësisht dhe u kanë lënë kohë deri të enjten paradite pronarëve të saj.

Ndërkohë, gjatë ditës aksioni i inspektorëve dhe mjeteve të INUK ka vijuar me prishjen e objekteve të tjera pa leje në bregun e liqenit të Ohrit, ku priten të rrafshohen edhe më shumë se dhe 20 objekte të tjera në territorin e komunës Udenisht nga Lini deri në hyrje të qytetit të Pogradecit.

16 komente në “VIDEO/ Ndërtimet pa leje tani mbrohen duke kërcënuar me vetëflijim”

  1. tourkofagos says:

    a Bajrom Bajrom ,ti thua se grate jane duke u hedhur nga kati i 3-te!!!
    por ne foto ndertesa duket me 2 kate…….!!!!
    po ne te s’emes shkofshin ato gra leshatore e pa dhembe……..

    1. Tomorri says:

      SHTETI NUK DUHET TE BEJ KOMPROMIS ME NJEREZIT QE KANE BERE NJE VEPER TE JASHTELIGJSHME!

    2. -------- says:

      Ashtu te lumte. Higjena eshte kryesore. Vazhdo te kujdesesh per leshin e goces tende.
      Deplimin, dhe wax brazilian deri ne verre.

  2. lali says:

    Pa meshire per zaptuesit e pangopur.Po fillon te vije era shtet.

    1. jarin says:

      pikrisht ashtu duhet te jet edhe te ne ne Kosove .Bravo Shteti

  3. LORA says:

    Kur shoh agresivitetin e ketyre katunareve qe nuk lane pellembe te bregut te Liqenit te Pogradecit pa e dhjere (as qe nuk krahasohet me bukurine e mrekullueshme ,qe kishte kur nuk ishin bere ndertime)uroj me shpirt qe ky aksion te mos ndalet ;per te vene njehere e mire rregull mbi urbanistiken dhe kontrollin shteteror te territorit.
    Sa ne hall ishte ky zagari-nepunes i Udenishtit!!!!!Kushedi sa para ka marre per te dhene kete leje te jashteligjshme,,,se po i pervelonte ca si shume.

  4. fllad says:

    Ashtu e bejne te gjithe qe kane ndertuar pa leje-i fusin nje kercenim dhe fitojne.
    Shteti e ze lepurin me qere po te doje, mendesohet prishja e ndertimit pa leje pa u demtuar “grate heroina” ne kohen e prishjes dhe pastaj ato po te kene qejf le te mbyten edhe gjol se nuk i ndalon njeri.

  5. argita+xeni says:

    posiiiiiiiiii ku e gjeti token buze liqenit,kane nxjere dhe pist mbi liqen,se duan ta bejne hotel .

  6. babec says:

    Po gratqielli 9 katsh i kryetarit te bashkise? Apo ky i fundit ka argumenta bindes.
    1. Eshte Kryetar nga ata te kryetarit gjatosh!
    2. Kryetarit gjatosh i pelqejne grataqiellat…

    Aksione te jane diskriminative, ndertuset e forte te mediabetonit jane te paprekshem!
    Shikoni si u dhje tan lamja lamashi! Deri dje thoshte qe ndertimet paleje ne toke shtetnore te pas 2009 do prishen, dje duke ju dridhur e zeza buze kerkoi konsensusin e opozites po aq te korruptuar per ti legalizuar!

    Turp!

  7. doda says:

    Esht normale, se nxirni jasht ligjit PKne dhe mbani ne bash te vendit PDne, qe esht partia qe e rrenon kte vend ne te gjitha drejtimet,parti qe therret ne mes te parlamentit,o popull mos paguani energjin,nje parti qe organizon militantet te ven tritol ku te munden, vetem per te sjell destabilizim politik dhe pasiguri,hedhin shtylla tensioni ne er,aksione si ne kohen e luftes vetem me nje ndryshim se kta luftojn kunder vendit te tyre vetem per te mar pushtet,kur ngrihet sheti dhe kerkon te ver rregull, kjo parti ngrihet dhe i del ne mbrojtie antishtetit dhe mer ne mbrojtie te ter ata njerez qe shkelin ligjin dhe dalin kunder ligjit,po nuk u shporr nga skena politike kjo parti harroeni ligjin dhe shtetin,jam njimij perqind i sigurt qe PDja e rrethit te pogradecit i ka mesuar kta njerez te bejn kte veprim,esht parti sharlatanesh rrugaçesh parti antishtet dhe antikombetare,mos e kerkoni fain gjetiu,po u terhoqet si shtet e hengret se te ter thyersit e ligjit do ti gjeni neper tarraca pallatesh per te arritur qellimin e tyre,shkoni ne perendim ku te doni dhe hipni ne tarac per te mbrojtur antiligjin,po nuk ju hodhe posht dhe njeqind vet te jeni, popull kam kum keni humbur nocionin e shtetit dhe faktori kryesor esht PDja me zagaret qe e drejtojn.

  8. DINI says:

    SMA MER MENJA SE E KANE ME TAMAN……………

  9. Christ says:

    PSE NE MESJETE JEMI
    DALIN GRATE DHE KERCENOJNE
    GRATE TE IZOLOHEN NGA POLICIA
    DHE NDERTIMET PA LEJE TE PRISHEN
    NUK ESHTE FARE PROBLEM

  10. salhajvonic says:

    Kto duhet tshofin bregdetin nga veriu n’jug qi osht mush me ndertesa pa leje + thojn qi osht plazh privat sikur jua ka pjell plaka
    Mos u mirni me peshqit e vegjel se nk ka as i her rritje

  11. tan says:

    Kallzim Penal per kete Pergjgjes Urbanistike ne Burg ky dhe te gjithe ata qe i kundervihen shteti ligjor,ka perenduar koha kur Policia dhe Inuk qelloheshin me Bomba Molotov si ne Hamallaj ,Dulla ju ka len shendetin ,nuk ngjallet me prandaj policia dhe INUK te verproje dhe mos te merren peng nga Individ qe duhet ta kene vendin ne Burg per shkeljen e ligjit.Pogradeci dhe gjithe turizmi ne Shqiperi nuk mund te mbahet peng nga keta cuba.Kjo do te beje ndryshiumin nga Lluca dhe keneteqe na la Sali dulla dhe atje ku duam te shkojme .

  12. Fshatar i thjeshte says:

    Udenishti ka nam per kesi punesh dhe kryetaret e komunes ja lene amanetet njeri tjetrit pamvaresisht ngjyrave partijake. Per keto grate qe kane nxjere aty gjynaf, duken te reja te shendeteshme dhe do bajshin goxha lek ne ate motel.

  13. Avni says:

    Une e degjova te gjithe historine e kesaj ndertese ne nje televizion dhe pronari i saj mxorri para kamerave, lejen e ndertimit, lejen mjedisore, studimin gjeologjik te zones nga specialisti perkates (qe nuk besoj se kane te gjithe ata qe kryejne ndertime ne shqiperi) certifikaten hipotekore qe vertetonte pronesine mbi token, madje edhe shtyrjen e lejes se ndertimit pasi per mungese te hollash nuk e kishte perfunduar ne kohe dhe kishte aplikuar per shtyrje te lejes. Mos beni politiken e njerit krah apo krahut tjeter. Ne qofte se ndertimet jane pa leje le te prishen, por nese jane me leje si ky ndertim per te cilin behet flaje ZOTI NA RUAJT, sepse mund t’ju vije rradha edhe shtepive tona ndertuar me leje ne vitin 1970. Kjo nuk eshte Rilindje, a mendoni se ata njerez te varfer kane marre kredi dhe kane menduar t’i shlyejne pasi te fillonin aktivitetitn? Jane “me lesh apo pa lesh” si flet njeri me lart eshte agrument i turpshem. Mbase gruaja dhe vajza e atij komentuesi kane lek te shkojne te depilohen dhe te heqin leshin, ndersa keta nuk kane buke te hane, ndersa te tjeret shkojne e shohin ndeshje LIVE ne Spanje. SHUME TURP DHE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje