Këshilli Bashkiak do të propozojë ridiskutim të Buxhetit 2014, pas bllokimit prej dy muajsh të tij dhe ngërçit të krijuar pas problematikave të paraqitura nga Prefektura e kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat, Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi tha se në mbledhjen e radhës të Këshillit më 30 prill, këshilltarët e mazhorancës do të propozojnë të paraqitet serish në rendin e ditës diskutimi i buxhetit 2014 për Tiranën.
Duke qenë se ky buxhet u miratua me konsensus në mbledhjen e 26 shkurtit 2014, Dalipi theksoi se përpjekja për të bllokuar këtë buxhet duke krijuar një situatë konflikti, është thjesht politike.
“Buxheti i 2014 është votuar me konsensus. I ka kaluar për konfirmim prefektit. Kam shpresuar në zgjidhjen e situatës, dhe bashkëpunimin me bashkinë për ndryshimin e situatës. Por deri më sot kemi dëgjuar vetëm ankesa, dhe përpjekja për ta kthyer situatën në një situatë konflikti. Ata që e vuajnë janë qytetarët e Tiranës, pasi jetojnë në një qytet pa buxhet për ta”, tha ai.
Në emër të këshillit bashkiak të Tiranës, Dalipi nënvizoi se “mazhoranca që kryeson votimin në këtë Këshill, do të propozojë që në 30 prill të paraqitet në rendin e ditës dhe diskutohet serish buxheti 2014 dhe kryesisht reflektimet e kërkuara nga institucioni i Prefektit. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje që për buxhetin e qytetarëve, që kërkojnë zgjidhe, qytetarët preken nga konfliktet e sajuara politike”.
Më tej, Dalipi theksoi se “votimi i buxhetit ka qenë i konsideruar historik dhe është mbështetur në daljet e tyre publike edhe nga kryeministri, edhe nga kreu i parlamentit. Dëshira e anëtareve ka qenë që Tirana në çdo çast të kishte buxhetin e vet. Duam t’i kthejmë buxhetin qytetarëve të Tiranës larg konflikteve të buxhetit”.
Po hajduten ordinere ANDIA PUSTINA DREJTORESHEN E TAKSAVE VENDORE NE BASHKINE E TIRANES gruan e hajdutit te doganave ENDRI PEMA dhe kunatin e saj ANDI TOMA qe eshte denoncuar me kohe ne prokurori per rrugen e KALIMASHIT cfare do te beni me keta do te hetohen e ndeshkohen. Vetem Top Bastit ANDIA PUSTINA ME NJE DORE JU MORI 60.000 MIJE EURO SOT TE 58 PUNONJESIT E BASHKISE SE TAKSAVE VENDORE JANE TE DETYRUAR TE PAGUAJNE NGA 50000 LEKE DERI 500000 NE MUAJ GJOBE PER CDO PUNONJES.Prokuroria te hetoje dhe ju o Mero merruni me kete KANCEROZE ne DNA QE EMRIN E KA ANDIA PUSTINA me 10 apartamente ne Tirane e 200.000.000 leke te deklaruara ne 2010.
Po ca do rishikoni bashkia ka buxhetin e saj, ka disa taksa qe mbledh ne tirane nga cdo biznes kshuqe ka mundesi te performoje dhe vet po ajo vetem qen po vret asgje tjeter spo ben, asnje sherbim tjeter.
Po ku eshte ai kryetari me se ngeli tu fol ai bozdo qe duket sikur eshte dru gjith diten, apo ka dal dhe kryetari me vra naj qen e me kap naj lek, se vec anej nga PD ka dal ne TV.
Ore pse te nxitoheni. Prefekti ka dhe pune shume. Se mos behet qiameti, ai rrogen e merr, tja futi dhe ndonje udhetim ne Evrope e te shohi ndonje ndeshje futbolli, kur te kthehet me kesmet. Ore cjane keto qe degjojme!?Prefektin nuk duhet ta zinte asnje dite gjumi per nje dite vonese te buxhetit. Mere me leng se mishi mbaroi. Hajde shtet, o shtet qe kemi.