Korçë/ Nuk i mjekojnë djalin, thyen derën e urgjencës

29 Prill 2014, 08:48Sociale TEMA

Një 39 vjeçar ka thyer derën e urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, pasi mjekët nuk i kanë mjekuar në kohë djalin e tij 2-vjeçar.

Sapo ka hyrë brenda, ai u ka kërkuar bluzave të bardha të mjekojnë të birin, i cili kishte çarje të dorës.

Ndërkohë, njëra prej infermiereve i ka thënë 39-vjeçarit të presë disa minuta, pasi mjekët ishin në një operacion.

Babai i të miturit është indinjuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka nisur të bërtasë dhe më pas të godasë me grushte derën e urgjencës së spitalit.

Burimet e mësipërme pohuan se I.P. është nervozuar së tepërmi nga vonesa e bluzave të bardha dhe më pas ka thyer derën e urgjencës.

Bluzat e bardha kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e çështjes, 39-vjeçari ka deklaruar se e ka thyer derën për shkak të neglizhencës së mjekëve, në një kohë që djali i tij dy vjeç kishte dëmtime të dorës dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme, raporton GSH.

21 komente në “Korçë/ Nuk i mjekojnë djalin, thyen derën e urgjencës”

  1. er says:

    Te ishte ne Europe e Amerike ky trimi se do ma shihte “ate te mamit te vet” !

    1. juliano says:

      ne amerike o shoku ERI ste le kush te presesh ne radhe si radha e doganave per te mjekuar 2minuta doren(PER POLICINE E PASKAN GJETUR KOHEN KETA PER TA TELEFONUAR KURSE PER DOREN E DJALIT SKISHEN KOHE EE?! ALBANISTAN HESAPI

      1. sAVO dUKATI says:

        Urgjenca nuk pret more sharlatënë që e latë Shqipërinë sakate. Qzsh në kohën e Evverit filloi tallja me fëmijët në spital. Fëmijët e Vlorës ishin modeli i pisllëkut. I vini dz tre për krevati, i linin pa larë, me veshë të mbzllur me lzrë. Fëmijën e fusje me ftomë, të merrte sarmonelën, hepatitin b etj, Sot vazhdohet drejtimi me metodat e thata të diktaturës. Prindi ka bërë gabim se ra derës, por duhet të ngrihej të protestonte sa të çahej qielli. 2360 shekuj perandori i duruam, akomaw do durojmë perandorët e neo komunizmit të lumpenit?

      2. Zhakuuuu says:

        Se ka kuptuar i shkreti qe duhet ti jepte lek prandaj kan qen te zene mjeket.

  2. shaban says:

    Ne europe nuk besoj qe do te mungonin mjeket se jane ne operacion keshtu qe nuk pse ndodh nje gje e tille.

  3. flori says:

    Per mua mire ua ka bere por do te ishte me mire ti kishte thyer koken Infermieres sepse po te ishte femija i saj ose ndonje mjeku do e kishin mjekuar me shpejtesin e eres.

  4. jimi italy says:

    te isha une te shikoje femijen time te vuante do ti kisha vrare fare infremiren eshte ajo qe duhet te shkoje ne pune per shkake te neglizhences qe ka bere se per kete paguhet ne qote se nuke kryen detyre duhet te iki te leri vendin nje tjetre qe mund ta beje me mire se ajo

  5. Ai says:

    Imagjino ti tashi, ai kishte per te mjeku doren thjesht dhe askush nuk gjindj aty ‘se ishin ne operacion’…..po te kushte qare koken??? Ca do i benin, ma shpjegon dot dikush??!? Do e linin te kishte gjakderdhje deri sa te vdiste?!? Apo ska problem, sishte femija i tyre sju intereson?! Ka thyer deren ai, normalish ka bere gabim sepse nuk zgjidh dot asgj, por ata te spitalit kan meritu tu tua shembesh katin e dyte ne koke jo tu thyesh deren. Ore pse e quajn ‘urgjenca’ kur aty duhet te presesh me shum se ne pjeset e tjera te spitalit? Dmth vijm te urgjenca dhe PRESIM deri sa tkemi gjakderdhje te mjaftushme per te qen ne gjendje te rende, pastaj te na marin ne dore?! Se di ca njerzsh jeni ju qe komentoni ‘do kishte hy nburg’ anej knej, komentoni iher plerat qe quani mjek e infermiere, pastaj gjestin e ktij qe sdo mend qe esht i gabuar…pranaj mbetem prapa gjithmone…komentojm dhe merremi me gjona palidhje, kur me te rendesishmen se pjerdhim fare!

  6. er says:

    dukeni qe jeni te gjithe kokrrat e katunareve, qe shkoni ne QSUT per dite feste, per bere xhiro e per te dale nga katundi!

  7. Shqiptari says:

    Erdhe ne spital, ulu pi 1 kafe e merre me leng..Urgjenca made in Albanistan..

  8. Vlora Heroike says:

    Te lumte dora , ate infermieren duhet te gjykojne jo kte hallexhiun.

    1. a says:

      Jeni mesuar me mjeket e Vlores prandaj llap keshtu.Urgjenca nuk rrezikonte jeten ndaj vihet ne pritje se mjeket nuk po pinin kafe.Bej te tilla skena ne It psh ta tregonin te memes.

  9. hashimi says:

    Po ça pune kan doktoret kirurg ne urgjenc se urgjenca ka doktoret e vet po ajo ifermjerja ka dashur lek po ky pse, i ka ren deres kur ka pasur ifermjeren per ball

  10. 17nentori says:

    nje infermiere duhej ta shikonte dhe pastronte doren femijes…. nese duhej doktor
    me vone do prisnin.
    nuk mund te lesh femijen me dore te prere te presi ne karrige…. duhet infermieret te jene me te angazhuara
    te pakten te tregojne se po i rrine punes persiper.

  11. emigraniti says:

    shume mire ja ka bere i lumte dora sa per ty er te uroj me zi ta kesh kudo qe te shkosh se je vetem nje idiot dhe asgje me shume

  12. er says:

    Pse mor emigrant, cfare ben ti ne Europe e Amerike thyen dyert e spitaleve apo peshtyn si shtaze neper korridore. Kafshe, dera ja kish fajin, kafshes!

  13. Myslym Shyri says:

    Bejne sehir doktoret e infermieret….te lumt dora…si nuk rrahe edhe drejtorin e spitalit…me ngordh ne dru gjithe spitalin///palaqo mjeke palaqo infermiere…te shofin xhepat direkt…rob….

  14. Daniela says:

    Ne nje rast te tille dhe prindi i femijes nga ana e vet te denoncoje ne polici sherbimin e urgjences se spitalit per neglizhence dhe mos ushtrim te detyres per te cilen paguhen. Ne Shqiperi po ngrihen Fakultete Infermierie apo Universitete, besoj se duhet ta dine cila eshte detura e infermierit dhe ta bejne ate me profesionalizem. Nga ajo pak eksperience qe kam patur i kam vene re te bejne o rojen tek dera gjithnje me duar ne xhepa, o sanitaren qe ben sikur fshin pluhurat apo te sjell termometrin dhe sikur nuk ia kane haberin nga sgje po duket sikur per cdo gje perendia eshte doktori. Ne momente te tilla nje prind nuk arrin te shohe qarte nga shqetesimi dhe preokupimi dhe kjo ne asnje vend te botes nuk ka nevoje per shpjegim, aq me teper nje punonjes i sistemit shendetesor i cfaredolloj niveli qofte. Infermierja e urgjences duhet t’i jepte ndihmen e pare duke e pastruar, fashuar dhe percaktuar llojin e plages dhe nivelin e urgjences dhe duhej te qetesonte pacientin ne menyre te tille qe dhe ai te kuptonte se femija e tij po merrej ne konsiderate. Une vete jetoj ne Itali dhe eshte veshtire te arrish ne nivele te tille esaurimenti nervor pse sherbimi sidomos ndaj femijeve eshte tempestiv dhe i nje niveli te larte si nga shpejtesia, cilesia e mjekimit dhe komunikimit human. Megjithate po flasim per Shqiperine. Ka erdhur koha qe komuniteti i njerezve te pretendoje ndaj ketij sherbimi me metoda me civile, por gjithnje te pretendohet. Bluzat e bardha duhet ta meritojne vendin e punes, ndryshe ka plot njerez ne tregun e punes qe presin rradhen. Nje ankese ndaj ketij sherbimi e adresuar dhe ministrise nga vete familja nuk do bente keq, mbase kur iu terhiqen veshet apo nga frika, ne Shqiperi punojne me mire.

  15. elinor says:

    Sa budallenj jane komentuesit, ne pergjithesi! Teper e mahnitshme!
    Po doren kishte care o hajvane; nuk quhet rast urgjent!! Ja psh ne Toronto po te shkosh tek urgjenca duhen plot 4 ore derisa te dalesh edhe njehere nga dera e spitalit. Gjithcka trajtohet ne baze te prioritetit — ai qe ka care doren pret, kurse ai qe ka care rrashten e krese e ka urgjente punen dhe nuk e lene te prese.
    “Jo po sikur te kishte care koken” thote nje gjytrym atje me siper….po nuk e ka care koken pra se ne ate rast ndoshta mjeket nuk do vononin!!! Nuk mund te supozosh se pse u vonuan per carjen e dores do vonoheshin edhe po te cante koken!
    “Do ta vrisja infermieren” thote nje tjeter qe duket se i ka ikur psikiaterve nga duart ne baze te atyre qe shkruan! Po normal qe do ta vrisje se je kafshe dhe ndjek ligjet e botes se kafsheve! Per ty pak rendesi ka fakti qe infermierja mund te mos kete asnje lloj faji ne kete rast por ti menjehere do ta vrisje gjithsesi…..dhe me vone do t’i kerkoje falje ne rast se e merrje vesh qe ajo s’ishte faj!!!! Se keshtu jeni ju neandartalet, per sa kohe qe kerkoni falje se nuk e dinit dicka nuk mund te fajesoheni!
    Ikni more njerez kot e shkoni e mbytuni. Kot sa na harxhoni oksigjenin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje