Besojeni ose jo, por një i verbër në Shqipëri paguan taksën e Televizionit Publik. Denoncimi vjen nga kryetari i shoqatës së të verbërve Sinan Tafaj, pas disa rasteve të ndodhura në Pogradec. Pa deklaruar shifrat e personave të prekur nga kjo shkelje, Tafaj tregon se gjatë pagesës së faturës së energjisë elektrike, familjarët e të verbërve, por dhe invalidëve të kategorive të tjera, janë detyruar të paguajnë edhe taksën e Televizionit Publik Shqiptar. Kryetari i shoqatës së të verbërve i bën apel kompanisë CEZ të korrigjoje gabimin pasi invalidët janë të përjashtuar nga taksat.
E kontaktuar nga Vizion Plus, zyra e shtypit pranë kompanisë CEZ mohon të kenë ndodhur gabime të tilla. Megjithatë ekzistojnë dy opsione që këta persona të jenë përfshirë në pagesën e tarifës për Televizionin Publik e cila është 100 lekë çdo muaj. Këta persona janë invalidë, por nuk kanë marrë statusin dhe s`figurojnë në listën zyrtare të aftësisë së kufizuar ose nuk figurojnë si kryefamiljar në kontratën e energjisë elektrike. Pasi nëse invalid është familjari ai nuk përfiton nga shmangia e taksave. Dy vjet më parë, invalidëve iu hoq nga qeveria Berisha, kompensimi i energjisë elektrike. Pagesa e faturës së dritave njësoj si të tjerët, u ka krijuar probleme me taksën e TVSH që me ligj kjo kategori është e përjashtuar.
Dhe serviset e makinave paguajne per RTSH
Dhe emigrantet qe vijne 15 dit ne vit Paguajn RTSH
Dhe varrezat paguajne per R.T.SH
Nuk ka takse per TVSH, por ka takse per perdorim aparati televiziv. Sigurisht ne rastin e te verberve, nuk kane pse te paguajne. Por te verberit jetojne me njerez qe shikojne. Ndaj dhe ata duhet te paguajne taksen e aparatit. Duhet te kete nje keqkuptim ne rastin e mesiperm. Nese kontrata me CEZ eshte ne emer te te verberit, ai si invalid nuk duhet te paguaje. Por nese eshte ne emer te nje pjestari te familjes, sigurisht qe do te paguaje. Zoti Tafaj me gjithe respektin qe kam duhet ta shikoje me kujdes. Ne dijenine time ne Shqiperi ka 10 mije te verber. Asnje nuk jeton vetem. Tani gjykoni vete duhet apo jo te paguajne taksen e aparatit dhe sic thuhet me tendence taksa e TVSH. Mos harroni se TVSH transmeton ne disa kanale dhe per kete paguhet vetem 100 leke ne muaj.
Nuk eshte e drejte qe njerezit te paguajne takse per televizorin, kjo eshte nje nga mijra menyra si te zhvatesh nga qeveria, per te paguar privilegjet dhe pagat e majme te tyre.
A e dini se edhe ne sera me domate e sallatore shihet TVSH-ja? Po eshte e vertete se ne faturen e dritave per te gjithe ata fermere qe kane kontrate te dyte per serat eshte dhe pagesa e TVSH-se. Cudira Shqiptare!
O Nanndi, ku jeton ne hene apo ne toke, nuk jeton vetem thote. Po mire sipas teje shoqeruesi qe e ka nen mbikqyrje duhet te paguaje dy here, njehere per shtepine e tij dhe njehere per te verberin me leket e te verberit.
Llogjike idiote, uroj te te verbohet dikush ne shpi dhe te kesh shansin te provosh fatin e tyre te hidhur. Por dhe fattin qe ti te kujdesesh per te 24/7.
Humane pak o njerez, ata jetojne ne erresire te plote por kane shpirt plot drite, kam patur rastin te njoh disa prej tyre dhe me kane mahnitur sepse jane pikerish te tille njerez qe zhbirojne skutat me te eereta te mendjes.
Edhe nese perfitojne diçka plus asaj qe u takon hallall e paçin.
E ke idene ore pallosh çdo te thote qe nje i verber te paguaje 100000 leke te vjetra drita çdo muaj? Si ta ben zemra te pergojosh si nje naziskin keta njerez me aftesi teper te kufizuara.
Eshte e drejte qe ata qe abuzojne me kete ndihme te ndeshkohen,, por humanizem me ata qe e kane hallin real.
Vetem nje njeri pa shpirt gjykon si ty.
O Usta! Rrofsh per mallkimet qe ke leshuar ndaj meje, por mua fati me ka rezervuar surpriza me te renda. Qe ta kuptosh ti dhe te tjeret si ti, qe uroj te jene te paket, une nuk jam per ate qe te verberit te paguajne taksa. Kjo si per fatin e tyre te keq, si per numrin e paket qe ata jane. Jam i bindur se cdo njeri prej nesh do tu vije atyre ne ndihme. Problemi eshte se sipas ligjit, kontrata e energjise se baneses duhet te jete ne emerin e te verberit i cili eshte njohur si i tille nga organet kompetente. Kjo vlen edhe per nje sere semundjesh te tjera.
Ndersa sa per taksen e TVSH, po e nenvizoj serisht se behet fjale per taksen e aparatit te TV dhe jo per stacionet qe ti sheh.
Ne rregull Usta?
Besoj se tani e kupton se sa je nxituar duke shkruar fjalet e mesiperme. Por sic te shkruajta, para hallit qe une kam kjo jotja me duket si perkedhelje!
Dhe qeni im paguan per RTSH
Po pse, kush i ka ndaluar te verbrit qe te rilindin me syte pishe? Taksat duhet ti paguajne… Shurdhet duhet te paguajne taksen e radios, te verbrit taksen e televizionit, memecet taksen e karaokes, pleqte pa dhembe taksen e pertypjes… Perndryshe, si do te mbahet ne kembe shteti i rilindur?
Taksa qe ne Shqiperi njihet si taksa e RTSH eshte takse qe ekziston ne te gjithe boten.
Te ardhurat e kesaj takse sipas llogjikes duhet te mbildhen dhe te shpenohen ne radion dhe televizionin publik kombetar. Kryesishte eshte jashte shtetit kjo takse paguhet nese dikush disponon aparatin TV ose paguhet gjysem nese dikush disponon vetem radio.
Disa shtete arrijne deri aty sa taksojne edhe ne qofte se nuk disponon asnje nga keta aparate por disponon vetem nje kompjuter, mjet me ane te te cilit mund te shikosh tv ne streaming ose te degjosh radio ne ineternet. Nqs dikush nuk ka anje nga keto mjete ne shtepi atehere paguhet perseri sepse mund ta kesh ne makine. Vetem ne rastet kur nuk i disponon te gjitha keto mund te shpetosh prej kesaj takse.
Per mendimin tim kjo eshte nje takse e kote dhe shume e gabuar ashtu sic jane dhe shume taksa te tjera. Keto mblidhen ashtu si dhe shume taksime te tjera te padrejta thjeshte per arsye sepse buxheteve te TV radio shteterore ose ne disa vende edhe me keq akoma te qeverive iu nevojiten para.
Taksimi per gjera te tilla eshte i tepruar dhe tregon shkallen e larte te kontrollit dhe humbjen e demokracise se vertete qe duhet te ekzistoj.
Per sa i perket rastit konkret medoj se te gjithe Shqiptaret e vuajne kete taksim dhe per me teper e vuajne ata qe nuk kane mundesine ta paguajne ate. Ne kete kategori perfshij edhe njerezit me aftesi te kufizuara (te parin, degjuarin, levizjen etj.)
Per arsye te frikes se mosvjelsjes shteti shqiptar e ke vendosur ta perfshije ne faturen e elektricitetit, nje shkelje hapur kjo e te drejtave dhe nje vjedhje e paster.
Nuk eshte aq e pabesueshme.
Ne Britani te verberit paguajne 50% of licence fee.
Ironia/ Të verbërit paguajnë për RTSH-në…shurdhet taksen e radio Tiranes…
RTSH paguhet jo vetem per TV por edhe per radio. Ne te gjithe boten paguan cdo familje, sepse dihet qe nje stacion TV apo radio mund ta shikosh/degjosh me nje aparat marres (TV/radio), internet, ne makine etc. N.q.se te ardhurat jane teper te ulta, atehere duhet ta rimbursoje shteti. Qe te verberit paguajne per RTSH-ne, nuk perben ndonje cudi apo paradoks…