Pas denoncimit në media për rastin e dy vëllezërve, 12 dhe 14 vjeç nga Elbasani, të dhunuar nga babai dhe nëna e tyre, që jetonin të braktisur në një kontejner, ka reaguar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Shërbimit Social Shtetëror.
Mbrëmjen e djeshme dy vëllezërit janë strehuar në një qendër rezidenciale jopublike nga Shërbimi Social Rajonal i Elbasanit, duke u larguar nga rruga. Ata do të qëndrojnë aty derisa të institucionet e përkujdesit të japin një zgjidhje afatgjatë për dy fëmijët e braktisur.
“Faleminderit ekipit tonë në Elbasan! Dy vëllezërit tashmë ndodhen në një strehë të ngrohtë e të sigurt, pas braktisjes në kontenier. Faleminderit të gjithëve për sinjalizimin e këtij rasti”, shkruan në profilin e tij në Twitter ministri i MSR-së, Erion Veliaj.
Burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shprehen se një grup nga Shërbimi Social, Bashkia e Elbasanit dhe policia, do të hartojnë një plan afatgjatë për strehimin e dy vëllezërve, ndërkohë që është kërkuar një urdhër mbrojtje një vjeçar nga gjykata, për arsye se dy fëmijët ishin raste potenciale për trafikim dhe shfrytëzim nëpërmjet lypjes.
bravo Erion keshtu duhet te bej shteti,kur e lexova lajmin dje u preka shume
Bravo shtetit shqiptar, bravo Erion Veliajt ! Ky lajm me mbushi me pozitivitet diten .
Bravo nje pergjigje serioze e administrates shtetrore, e cila duhet te beje cmos te zbuloje dhe raste te tjera te ngjajshme e jo te jete ne vartesi te zbulimeve te medias apo dhe me tutje te dashakeqeve te kesaj qeverisjeje me sociale se e para. Ju lumte !!!
Me ne fund erdhi edhe dicka e mire nga zhurma e mediave..Dakort me ty qe te ndihmohen edhe sh raste te tjera, sepse per tu zbuluar nuk e besoj te jete e veshtire.
Per keta femije te lene mbas dore nga prinderit, te abuzuar apo edhe me keq te braktisur duhet patjeter ndihme sociale nga shteti.
Nuk jan nga Elbasani! Jan nga PUKA por nuk e man mare akoma nenshtetesin Elbasance!
Mgth bravo qeveris
Nuk di po ky Erion Veliaj po me pelqem shume mua,u bene disa rraste qe ai eshte gjendur me mes te hallexhinjve duke i ndihmuar realisht ata jo me llafe.( nuk ta sheh zemren njeri te sheh punen dhe te vlereson)Te lumte Erion vazhdo keshtu si nje zoteri i vertete.
Ja keshtu ka lezet, hallall per ata dy djem te mjere, ishalla jeta u prin dhe behen te mbare, na gezon ky fakt, vjen era shtet, do te thoni se ka shume raste te ngjashme, po kush e ka per risk kete pune, sa per ate nene (se vetem emrin nene nuk mund t’ja vesh) mos e pafte hajrin kurrre.
Bravo bravo bravo Erion! Na jepni shprese dhe pozitivitet me keto xheste humane, keshtu duhet te veproje gjithmone shteti per nenshtetasit e tij.
Lajm qe te ngroh zemren ..por nuk e di lagjislacioni shqiptar a parashikon denimin e personave pergjegjes per braktisje te personave te mitur dhe te pazot????
Po cudi u qenka mbyllur goja llapaqeneve te Saliut, cudi e madhe e…
Bravo Institucionit perkates dhe atyre qe e perfaqesojne ate ne Elbasan.
Do sugjeroja qe ne planin qe ata do krijojne per keta dy femije eshte mire te zere nje pike te forte arsimimi i tyre keshtu ato do te munden te behen dikush ne jete qe te perballojne jeten e tyre me vone me djerse e te mos bien nen ndikimin e krimineleve.