Rama jep100 tituj pronësie në Fier: Shtysë për rritjen e ekonomisë (VIDEO)

4 Maj 2014, 13:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe 100 tituj pronësie për banorët e zonave informale në qytetin e Fierit. Rama ka sqaruar se me daljen e ligjit të ri në rastet kur toka është e familjes nuk ka asnjë detyrim për të shlyer, nëse toka nuk është e familjes, por është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjet. Kjo procedurë, mbi bazën e parimit që legalizimi në të gjitha rastet do të bëhet falas.

Toka, sigurisht që do të paguhet me një çmim, që do të jetë 50% më i ulët sesa vlera e tregut, por pagesa do të bëhet në disa mënyra. Kush do të paguajë menjëherë, do të ketë një ulje të menjëhershme prej 50%, që do të mund t’i paguajë me letra me vlerë dhe do të ketë një ulje tjetër prej 20% deri 30 % në çmim. Puls do të ketë dhe një ulje të tretë, që është një mesatare prej 400mijë lekësh të vjetra, për të paguar energjinë për dy vitet e ardhshme. Pra, nuk do t’i merren paratë po do t’i lihen qytetarit për të paguar energjinë dhe do të legalizohet menjëherë shtëpia” tha ai.

Duke folur për procesin e legalizimit falas, kryeministri tha se nuk do të shkojnë më familjet apo kryefamiljarët tek ALUNIZNI, po do të shkojë ALUNIZNI në çdo familje, dhe do të ndihmojë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin pa pagesë, e më pas ata, do të marrin titullin e pronësisë në duar.

Rama foli për rëndësinë që ka procesi i legalizimit falas, i cili jo vetëm pajis me dokumente pronësie këta banorë të zonave informale, por krijon mundësinë për t’i dhënë një shtysë shumë të fortë ekonomisë së tyre familjare, por edhe ekonomisë kombëtare.

Ky është legalizim falas. Është legalizim që nuk lidhet me ke apo s’ke para, paguan apo nuk paguan, por që i jep secilit titullin e pronësisë mbi shtëpinë e tij. Ky është një proces i cili na jep mundësinë që t’i japim një shtytje shumë të fortë ekonomisë së familjeve që sot jetojnë në shtëpi të palegalizuara, por nëpërmjet tyre t’i japim një shtytje shumë të fortë edhe ekonomisë kombëtare. Gjithë këto kapitale të derdhura për t’u bërë shtëpi, nga kapitale të vdekura që janë sot, që nuk ekzistojnë asgjëkund në letra, të kthehen në kapitale të qarkullueshme përmes titullit të pronësisë, certifikatës së pronësisë, hipotekës dhe bankës. Dhe nga ky qarkullim i ri kapitali fiton edhe ekonomia kombëtare. Familja ka një instrument të ri për t’u punësuar, për t’u vetëpunësuar për të nxjerrë të ardhura. Dhe këto të ardhura që nxjerr, sigurisht që janë një e mirë e madhe edhe për shtetin, sepse ka më pak papunësi dhe ka edhe më shumë të ardhura nga taksat”, tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se ashtu si në shumë qytete të tjera është abuzuar me legalizimet edhe në Fier, pasi nuk janë legalizuar banesat pa leje në zonat informale, të ndërtuara për të strehuar familjet, por janë legalizuar objekte të ndërtuara kryesisht për qëllime fitimi.

“Edhe në Fier, si në të gjithë zonat e tjera, nuk e kanë pasur mendjen të legalizojnë shtëpitë e njerëzve me halle, por kanë legalizuar vetëm ato ndërtime që janë bërë për të fituar lekë, dyqane e magazina. Këtu në Fier kanë legalizuar një sërë godinash që bllokojnë projektin e lumit të Gjanicës”, nënvizoi Rama.

Në këtë takim, kryeministri shoqërohej ministrja Eglantina Gjermeni, nga kryesuesi i qarkut Fier, Gramoz Ruçi, si dhe drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame. Duke folur për specifikat e legalizimeve në qarkun e Fierit, të konstatuara pas një shqyrtimi nga ALUIZNI, Artan Lame tha se mbi 50 % e legalizimeve të bëra në Fier, në vitin e fundit, janë objekte shërbimi, në një kohë kur në totalin e tyre objektet e shërbimit përbëjnë më pak se 10 % të objekteve të vetëdeklaruara. 

20 komente në “Rama jep100 tituj pronësie në Fier: Shtysë për rritjen e ekonomisë (VIDEO)”

  1. Elsa says:

    Premtim i mbajtur .
    Si ne cdo drejtim rama mban fjaen e dhene ne fushate.
    Rama po mbyll plaget e p[olitikes se vjeter 23 vjecare

    1. Andi says:

      Super. Ja pra qe kur do shteti ka menyra plot per te shtyre nxitje e punesimit e investimit.

      kjo ofron me shume siguri e shetti eshte krah atyre qe jane per biznes e progres

      1. Velva says:

        Pershendetje zoti kryeminister.

        Isha skeptike per punen e premtimet qe beje, por op e them publikisht qe harrram me qofte qe ste votova, por ka zgjedhje prape e vota ime eshte per ty

        1. Gerti says:

          Kjo eshte nje plage e rende e cila ka vrare njerez se e kujt eshte toka.

          Me mbylljen e kesaj plage shoqeria do marre fryme lrisht e te gjithe mund te bejne investimet qe duan ne token e tyre ?

          Fantastike e bravo kryeminister

          1. Ina Muca says:

            Me vjen vertete mire qe te tilla reforma qe duhet te beheshin em ekohe por qe politika klienteliste i ka mbytur sot po behen.

            me mire vone se kurre e rama eshte i duhuri qe mund ta beje kete vend. E ka nisur mbare i lumte

            1. Flo says:

              Ja pra qe keto letra toke qe kane marre qindra jete njerezish e kane penguar zhvillimin normal i kishte ne dore shteti, shtet qe gjer dje se shihnim askund.

              jam krenar qe sot po behen, sepse me ne fund populli do jete i qete

              1. Besimi says:

                Keto ajen shenja te nje qeverisje te shendoshe dhe te nje shteti qe eshte ne sherbim te te gjitheve,

                uroj qe pune te mira t e vazhdojne e mos ndalin

                1. DENADA says:

                  te lumte Edi. Se ke idene sa problem ka qene dhe eshte kjo. Ne skemi pasur kurre shtet e kjo ka shkaterruar te ardhmen tone nga pasiguria ..

                  beje sa me shpejt kete qe ke nisur se ke bekimin tone

                  1. klajdi says:

                    Kane kaluar 23 vjet a me shume dhe seshte pare asgje e bere nga shteti per kete ceshtje. Eshte si ti japesh token per here te dyte kjo gje, sepse ka pas humbur besimi se gjerat mund te rregullohen ne kete vend.

                    1. renisa says:

                      te lumte dhe suksese ?

            2. Lini says:

              Ku i gjeti pronat e pronareve t’i jape si Enver Hoxha ky Edvin Katundari me origjine varfanjakesh e komunistesh ne sherbimin te diktatorit Enver Hoxha? Toka do te paguhet 50% me lire se vlera e tregut?!

              Ky eshte veprim ne kundeshtim me Kushtetuten e Shqiperise.

              Fatkeqesi qe nje injorant i noterizuar, zdap dhe me me pak tru edhe se Lenka Cuko dhe Muho Asllanet, vjedh ne mes te dites me diell. Ka vene dhembet me parate qe u ka vjedhur shqiptareve me 20%-at dhe ka filluar te kafshoje e te vjedhe kafsha e ndyre e katundeve.

  2. Migjeni says:

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

    1. tourkofagos says:

      sakt ne infinit……..

  3. Palladium says:

    Ky ka vjedh ato ne Tirane duke i futur neper lista te dyshimta trashegimie e jep kto perrckat ne Fier. Rama po ben rishtetezimin e Prones. Keni per ta pare kur tju nguli taksa qe nuk ka mundesi reale te paguhen ne ekonomi e e pjerdhur shqiptare dhe si pa gje do rimare pronen mbrapsht shteti. Asgje nuk jepet falas ne kete bote edhe prona qe eshte e jotja fatkeqsisht.
    Meqe ra fjala tek pronat sa ka vajtur pagesa ne qeverine Rama per nje vend si gjykates ? Se edhe ai eshte tregues i rendesishem ekonomik.

  4. zeqo says:

    me tapite qe po ndan gjeneral kolonel Edvin Rama i PKSH se vitit 2014 na kujtohet kenga e bujqerve qe e kendonin ne mes te ugareve ne vitin 1946 qe e kendonim edhe ne shkolle me fizarmonike ne oren e muzikes, kur Enveri i mori token pronarve dhe ua ndau bujqerve. RRofsh o komandanti yne, doli fjala jote, eja shoke bashke te kendojme, token tone ta gezojme, token bashke ta lulzeojme

  5. nuri says:

    Rama ne gjurmet e paraardhesve dhe frymezuesve te tij Enver Hoxhes, Ramiz Alise, Sali Berishes, Fatos Nanos gjithcka shperndan tapite zaptuesve dhe antiligjit dhe i injoron perdhunshem pronaret e vertete.

  6. Ilirjani says:

    Ju urojme suksese Qeverise dhe Z. Edi Rama ! Ate qe nuk beri PD e Berisha ne tete vite e ben Ps ne dy vite. Kjo eshte pune . Legalizimi eshte nje Ligj i Shtetit Shqiptar qe do te zbatohet . Kush mendon ndryshe shikon enderra ne diell ose leh kot se koti. Ne vendet demokratike ligjet i nxjerr dhe i miraton shumica . Nuk dime ndonje vend demokratik qe ne pushtet eshte shumica, kurse ligjet i nxjerr pakica, fjala vjen ish Partia e Kallakulles ose Shoqata e Danushit.Ose ish partia e Dash Shehit. Ato po te ishin te afte te merrnin vota, te nxirrnin ligjet, ti zbatonin dhe ok. Epo vota nuk marrin se s’kane elektorat, nuk kane as pushtet, po as deputet se nuk i voton njeri, por ama ligjet ti nxjerrin si duan ata !!! E ku eshte pare e degjuar kjo mor zoteri ne demokraci, qe te punoj une per ty, qe votoj une e te hash ti ? Te mos vjelle vrerer asnjeri kot se koti , nuk ka kthim ligjesh mbrapesht. Ka ikur koha e Berishes kur nje ligj e ndryshonte tre kater here me shtojca e mballona. Tani nuk te len as europa te besh gjera te tilla. Edhe njehere per ata qe bejne komente koti: – Ka ikur koha Berisha kur populli votonte per PD me programin elektoral, e pastaj ndryshonte programi gjate qeverisjes ne deshire te disa te ashtuqujtur te djathte pa vota. Harrojeni zoteri. Nuk do te kete as abrogim te ligjit 7501 e as te Legalizimit. Ligji 7501 ka mbi njezet vjet dhe po keshtu edhe ai i Legalizimit gati 10 vjet. Nuk kthen shteti me mbrapsht se duan 0.5 % e popullates. Bota rrotullohet, por me nje kahje, gjithmone perpara.

  7. gjirokastra says:

    Ore Ilirjan e para nuk jemi 0.5% por me shume, e dyta te paret tane nuk I vodhen si Enver Hoxha dhe keta kelyshet e tij por I kane blere me flori dhe e treat sa per Europen ajo do te na I japi nepermjet Gjykates se Strasburgut.
    Nuk presim gje nga ju kelyshat e kuq.

    1. Ilirjani says:

      Z. Gjirokastra Ju dhe shume si juve keni te drejte e biles shume se keshtu eshte tani situata. Nuk ka asgje me te rende qe te mos shkoje haku tek i zoti. Por nxjerr ligje e prish edhe keshtu nuk ecet. Pastaj duhet te kemi parasysh rastin e Vlores ku nga 400 m2 toke qe sduhej ti kthehej pronarit se ishte kthyer ne lulishte por te kompensohej me para ne baze te ligjit i eshte dhene kthim fizik. Pastaj me ligjin e PD te ’95 ky me deshmitar e topograf hap gjyq dhe kerkon 5000 m2 te cilat ja jep gjykata. Pasaj ja jep edhe Komisioni i kthimit te pronave. Me vone edhe Bashkia Vlore ne kundershtim me ligjet i jep leje ndertimi. Dhe nuk do ti kesh rene njeri ne te nese nuk do te ishte cenuar bulevardi qe po behet ne breg te detit. Linde pyetja sa pronare kan vepruar keshtu ? Une mendoj se jane me mijera. Nje pjese pasi ja kan shitur token Zogut e Italianit me dokumente, e kan marre perseri nga gjykatat e korruptuara, te tjere pa toke fare kan krijuar alibi dhe jane bere pronare, pronari ka ngele pa gje e tj. marifete. Ne keto kushte i nderuar Z. Gjirokastra cfar te behet, si te gjendet kush eshte pronari tamam . Nuk eshte ndonje dem i madh qe te behet legalizimi se keta jane probleme sociale, por ama te kompensohet pronari i ligjeshem . Nuk munde te merret vesh ai qe ka ndertuar shtepine ne prone te shtetit me ish pronarin qe kan dale pas vitit 1995 e ne vazhdim me dokumene gjykate per njohje pronesie. Atehere ligji i legalizimit ka ndermjetes shtetin. Kjo nuk i len njerzit te vriten. Zbaohet ligji dhe kaq ! Ama te kete drejtesi per te dy palet. Per sa i perket ligjit 7501 edhe ketu ka nje problem. Ne vitin 1991-1992 u vendosen dy ligje nje qe jepte token atij qe punoj per 50 vjet, dhe tjetri qe falte apartamentet e shtetit atij qe banonte ne te. Ok ne kete kohe. Me vone ata qe moren apartamentet falas nga shteti qe ishte i te gjitheve, kerkuan edhe token ne fshat. Toka me 1991 ishte sa dyfishi i asaj te ’44 , qe u hap nga keta njerez dhe shteti nga kenetat, mocalet , djerret, pyjet etj. Lind pyetja ku vajti kjo toke qe u8 hap e re, kush e mori? Pra po te shikohet ceshtja me gjakftohtesi ne nje vend ku shteti s’eshte i zoti te zbatoje ligjet e tij populli e peson dhe krijohen keto probleme. Prandaj une mendoj qe duhet zgjidhje per te dy palet si per shumicen dhe per pakicen me ligj e drejtesi, ku pergjegjesine e ka shteti me paaftesine e tij. Edhe dicka te dalim nga tema :- pak njerez po vriten per faj te gjykimeve te gabuara ? Ke shembuj cdo dite sapo dalin nga burgu i vrasin. Pse ? Sepse nuk eshte dhene drejt denimi, pra seshte zbatuar ligji nga gjykatat e shtetit tone. Prandaj asgje te keqe nuk kemi nga zbatimi i ligjit por kemi nga anarshia. Jo vetem ta leme Qeverine e Z.Rama te punoje , por mundesisht ta ndihmojme qe te shkojne gjerat ne vendin e tyre . Nje shprehje e vjeter thote “Nuk shkohet ne Parajse vetem”.

  8. gjirokastra says:

    Mos harro Z.Kryeminister se nuk more vetem votat e atyre qe po u fal tokat tona sot por edhe votat e pronareve dhe te persekuturve, se u premtove edhe atyre.
    Te kam vleresuar si demokrat dhe te kujtoj si te tille qe nga koha kur kam qene student,(1986-1991)por ti qenke nje kelysh komunisti se sapo erdhe ne pushtet po kerkon te besh reform agrare ne viti 2014.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje