Këto janë pamje që ndeshen shpesh në fshatin Dvoran të Korçës, ku mollët e pashitura të cilësisë së parë, jo vetëm kanë mbushur 11 frigoriferët e zonës, por një pjesë e tyre është kalbur dhe është hedhur si për të treguar fatin e keq të prodhimit të fundit të kësaj kulture.
Grumbulluesit e mollëve thonë se e gjithë kjo situatë vjen pasi molla që vjen nga vendet fqinje nuk e paguan çmimin e referencës, çka ndikon në çmimin e mollës vendase, raporton Vizion Plus.
Çmimet më të lira të mollëve nga jashtë lidhen në fakt edhe me një sërë politikash mbështetëse dhe organizimesh kolektive të prodhuesve në Maqedoni, etj, praktikat të cilat nuk zbatohen në Shqipëri.
Nga ana tjetër, prodhuesit dhe grumbulluesit e mollëve duket se nuk kanë qenë të vëmendshëm as ndaj prodhimeve të huaja, as ndaj ecurisë së tyre në treg, pasi mollët Starkinge dhe Gold, janë mbajtur për shumë kohë në frigorifer, për të pritur rritjen e çmimit të tyre.
Por, mbetja e mollëve të pashitura ka sjellë edhe një tjetër problem social për te gjithë prodhuesit e njohur për kultivimin e kësaj kulture në fshatin e njohur për prodhimin e mollëve.
I pyetur për gjendjen e krijuar nga mosshitja e mollëve në Korçë, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka propozuar që të hiqet dorë nga mollët tradicionale, për t’u orientuar p.sh tek mollët Fuxhi, një kultivar që është sipas tij është tepër i kërkuar në tregun e huaj.
Mirëpo tregtarët, sipas Pajtim Kumbellës, pothuajse të gjithë sipërfaqet e tyre i kanë të mbjella me mollën tradicionale prej më shumë se 50 vitesh dhe futja e kultivarëve të rinj kërkon disa vite kohë.
Ndërsa molla Gold dhe ajo Starkinge kanë qenë gjithnjë të preferuara, jo vetëm për tregun vendas, por edhe atë të huaj, orientimi drejt kultivarëve të rinj nuk dihet sesi do të pritet sidomos edhe në tregun vendas, që supozohet të jetë konsumatori më i madh i mollëve.
90 përqind e sipërfaqes prej 2200 hektarë në të gjithë qarkun e Korçës e zë molla Gold dhe Starking dhe vetëm 10 për qind të kësaj sipërfaqe është e mbjellë me kultivarë të tjerë.
Vetëm në fshatin Dvoran çdo vit prodhohen më tepër se 55 mijë ton mollë, pjesa më e madhe e tyre, mollë tradicionale.
Fermeret duhet te ndergjegjsohen per prodhimet e tyre,ne shume raste ata kerkojne te marrin maksimumin,por e pesojne me tamaqarllekun e tyre.
Nga prodhues,dua te behen dhe tregtare te mollve dhe prodhimeve te tyre,presin me padurim te rriten çmimet.
Mollet maqedonse,duke paguar fitimin e prodhuesit,tregtarit shqiptar,shitesit te frutave,perseri del ne treg me çmim konkurues,kurse fshataret tane duan “qiqra ne hell”!
Mollet kerkojne ti shesin 100 lek,kur ato i humbasin vlerat e tyre ushqimore,perfundojne ne kalbesira.
Lëng molle dhe as uthull molle nuk ka në treg, e kam fjalën për prodhim shqiptar ! Bile as marmalatë molle !
Në SHBA psh, e blenin në bidona 1 gallonësh lëngun e mollës !
Pse ta beje fshatari shqiptar mollen, leng, komposto, marmalate, shnaps-raki,uthull, frut te thare, kur ose e shet sa frengu pulen ose e le ti kalbet dhe pastaj e ka fajin ose Berisha ose Rama.Molla tregtohet si produkt luksi dhe jo ne baze te kerkese-ofertes.
Sipas Panaritit duhet te shkulen pemet tradicionale e te mbjellin mollen Fuxhi……??? Urime zt. Rilindas urime te sinqerta zgjidhja juaj do meret parasysh e do e fillojme edhe nje here nga e para. Jemi mesuar si popull te prishim, te shkulim e ne funde rime me goje ne gisht. Hajde estrad hajde.
Nuk eshte pergjigje e duhur ajo e ministrit.Shteti duhet ti ndihmoje ne gjetjen e tregut.
po normal, keshtu eshte kur ve veterinerin tek bujqesia. Kinezerirat skane brire. Mbillni molle fuji thote palla. O veteriner, qe nga mbjellja deri ne vjeljen e prodhimit te pare, nje peme standarte molle do mesatarisht 3-6 vjet. Ku ti shpien prodhimet fermeret deri sa ti teket molles fuji me dhene fruta? ti bejne oshafka? Filloni reformen rrenjesore ne bujqesi o tutkun, filloni mendoni seriozisht per token, subvencionimet nga shteti, mbrojtjen e prodhimit vendas, nxitjen e fermereve. Do politika serioze bujqesia, jo kinezerira te tipit fuji. Sharlatan!
Molla e korces eshte shum e mir dhe ka cilesi me te mir se ajo maqedonase, Po i gjith faj eshte i fermereve nuk e kan iden e tregut, Prodhimi shitet me sa eshte tregu, ne greqi mollen fermeri e shet 30 cent, kurse fermeri korcar do 70 cent. po vazhduan keshtu molla e korces do ngelin. fermeret e molles ne korce duhet te mesojn cmimin qe shesin fermeret maqedonas e te mos levizin asnje cent nga ai cmim, keshtu qe tregtari nuk ka leverdi te vejn ne maqedoni. keshtu duhet te veprojn te gjith fermeret shqiptar se konkurenca eshte shum e madhe nga fqinjet
Po pse more te pa ditur i nenqmoni sortet e mollave te vjetra!!!!!!!!!!!!!
E hedh poshte mendimin e ministrit Panariti. Kjo pergjigje ne asnjemenyre nuk duhet te dali nga goja e ministrit. Duhet gjetur rruget qe ky prodhim te mos hidhet, por te shkoje atje ku hecen tregtia. Fshataret duhet te ndergjegjsohen dhe te hecin me konkurencen. Ministria e Buqsise duhet te organizoje punen ne kohen e vjeljes se prodhimit dhe asnje kokerr molle te mos shkoje dem. Mollet nuk jane per tu konsumuar vetem te freskta. Perpunimi i molleve ne rruge industriale ngelet pasuri per vendin. Pse duhet te importohen produktet e molles kur ne shtepi i hedh, se nuk je ne gjendje ti perpunosh? Shteti, mjafton nje ndihme te vogel ti japi produktorit dhe ato e gjejne vete rrugen, ne te ardhmen.
le te presin se mbase legalizohet canabis sativa. vetem ajo ka leverdi.
Mos duhet qe shteti tja u jape lookun ne goje gjithcka fshatareve tane?
Ne cvend te botes keni pare qe prodhimi I vendit te jete me I shtrenjti se ai qe importohet?
Molla nuk mund te haet thjesht si kokerr molle? Mund te besh lengje (dhe molla eshte nje nga embelsuesit me te mire dhe me koston me te ulet, komposto, recele te ndryshme per te mbushur embelsisa etj….
Epo fshataret tane duan ta shesin sa dyfishi I maqedonasit dhe ngelen pastaj me gisht ne goje e ja hedhin fajin shtetit.
Problemi eshte me i thjeshte. Mollet natyrisht te kesaj zone jane cilesore, dhe nuk ka pse te shikohen varietete te tjera kur dy varietete si starkink dhe gold i pershtetn tokes dhe gejklimes se Korces. Por duke mos u ruajtur ne kushte pra ne impjante me atmosfere te kontrolluar sic i ka bota nuk rezistojne me pas dhe i mubasin vlerat(behen si kashte)ne nje periudhe te shkurtet kur dhe nuk arrijne te shiten. Por me ruajtje ne atmosfere te kontrolluar (ne Korce eshte vetem nje firgirofer me kapacitet 200-300 ton me kete teknologji) nderkohe qe nevojat jane per me shume, molla peson kete fat qe thueht ne shkrim. Natyrsiht investime ne impjanet te tilla jane domodsoshmeri por me kujdes pasi ne kalojme nga nje mungese impjantesh ne teprice shume shpjet nese te gjithe do rendin drejt ketyre impjanteve. Ky proces kerkon matyri, mendim specialistesh dhe oreientim investimesh me shperndarje sipas kulrurave pujqesore. Se psh ne Lushnje po ngrihen impjante te tilla por jane destinuar per produkte te frekesta domate, speca, tranguj e tj qe kane kohe me te shkurter levrimi ne treg, nderkohe qe miolla mund te mbahet ne impjante te tilla pa humbur vleren dhe 6-9 muaj.