Reforma në arsim/ Edhe edukatoret me master. Rikthehet mesatarja 7 për pranimet në universitet

8 Maj 2014, 08:34Sociale TEMA

Profesioni i mësuesisë, duke filluar nga viti i ardhshëm, do të ketë rregulla të reja.

Reforma e Arsimit të Lartë ka bërë një rishikim të detajuar të degëve të mësuesisë, të cilat diferencojnë në mënyrë të dukshme kualifikimet që duhet të kenë mësuesit e rinj që do të punojnë në kopshte, shkollat fillore dhe arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë.

Një ndër sugjerimet e komisionit të reformës së arsimit të lartë është që mësuesia duhet të organizohet në dy cikle.

Cikli i parë (Diplomë Bachelor) me 3 vite dhe 180 kredite të ndjekura nga studimet e ciklit të dytë me 1-2 vite me 60-120 kredite (Master Profesional; Master i Shkencave).

Mësuesit e arsimit parashkollor dhe atij fillor duhet të formohen nga studime bachelor 3-vjeçare me 180 kredite me kurrikul të ndërtuar për këtë cikël, shkruan GSH.

Pas këtyre studimeve, studentët mund të kalojnë në tregun e punës si mësues ndihmës, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit, pas provimit të licencimit, pra provimit të shtetit.

Një tjetër mundësi për këta studentë është vazhdimi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional 60 kredite 1-vjeçar, i cili duhet të jetë i diferencuar në MP, që përgatit mësues për arsimin parashkollor ose MP, për arsimin fillor.

Pas fitimit të diplomës së ciklit të dytë të diplomuarit sipas titullit përkatës të diplomës mund të kalojnë në tregun e punës si mësues, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Ndërkohë Arjan Gjonça, që drejton Komisionin për Reformën në Arsim, tha për Panoramën se është menduar që të rikthehet mesatarja për pranimet në universitete. Fillimisht do jetë mesatarja 6 dhe më pas do bëhet 7.

Sipas ligjit të ri, studentët do marrin kredi pa interes dhe do e shlyejnë atë gjatë kohës që janë në punë.

11 komente në “Reforma në arsim/ Edhe edukatoret me master. Rikthehet mesatarja 7 për pranimet në universitet”

  1. lushnjari says:

    Po mire mesuesit duhen me master dhe shume e kane bere por Drejtoret besoj se duhen me part-time ose korespondence, sepse keshtu po veprohet tani. Hiqen ata me master dhe pervoje pune dhe vendosen me korespondence sepse bejne servilin dhe dashnoren.

  2. doda says:

    un jam shume dakorte ! keta njerez edukojne fimijet tane.
    Duhet te jen sa me te pergatitur !

  3. Inxhinjer Pambuku says:

    Mjere kush do ti jape dije femijeve te brezve qe po vijne.Vetem te besh nje nje sondazh se cfare niveli kane mesuesit e rinj te matematikes a fizikes pataksesh .Shumica e tyre mezi kane marre provimin e matematikes ne provimin e pjekurise imagjino te japin mesim ne shkolla te mesme e fillore.Dikur ne keto dege rekrutoheshin nxenesit me te dalluar te gjimnazeve…Mjere ai qe nuk e meson vete femijen e tij…

    1. flamur says:

      Ja e gjeten menyren si te bejne para univesitet private te falimentuara. Normale qe se shpejti edhe pastrueset do i kerkojne me master se kjo bashke me rritjen e pagesave per universitetin publik eshte menyra e vetme per ti rrjepur njerezit te privati. Ca prisni tjeter nga nje komision me kryetar Ardian Civicin nje vartes i Henri Cilit qe deri dje bente tere kohen reklame per Universitetin Europian. Nuk e kuptoj si kryministri Rama po lejon keta tipa te bejne reformen. Kjo eshte vjedhje!

  4. true says:

    per pranime ne universitet mesatarja te behet 8

    1. albi says:

      Jo une them ta bejme 9.5 mesataren per pranimin ne Universitete……
      Po çfare thua mor zoteri? Mesatarja nuk eshte gjithomne tregues i nivelit te nje nxenesi! Te jap edhe nje shembull! Mendon se nje shkolle e mesme rrethi ka te njejten kerkese llogarie qe kane gjimnaze si “Ismail Qemali”, apo “Qemal Stafa” ne kryeqytet? Sigurisht qe jo! Qe do te thote se nje nxenes i nje gjimnazi rrethesh mund te kete nje mesatare shume me te larte se nje nxenes i dy gjimnazeve te siperpermendur, por kjo nuk do te thote se ky nxenes ka me shume njohuri se nxenesit e gjimnazeve te siperpermendur te cilet mund te jene shume me te pergatitur se ai. Kjo vlen edhe per nxenes ne gjimnaze private, te cilet paguajne per tu shkolluar ( a mund ti vesh 5 ose 6 nje personi qe paguan per tu shkolluar duke e ditur se do i duhet mesatarja…sigurisht qe po, mirpo ne te vertete diçka e tille nuk ndodh dhe ne te gjithe e dime pse-ne).
      Cfare do bejme me pas do i vendosin edhe koefiçiente shkollave te mesme sipas veshtirsive?
      Kjo nuk eshte zghidhje zoterinj, eshte vetem nje dredhe, hedhje hi syve..per te maskuar ato qe jane me te vertete problemet e universiteteve tona! Univesitete private pa cilesi, qe (sh)formojne kunguj pa fara, dhe qe u intereson vetem pagesa e majme nga te regjistruarit! Korrupsioni ne sistemin arsimor, me mestaren do plasi keq edhe ne gjimnaze te jeni te sigurte per kete!

  5. Teta says:

    C’eshte more kjo edukatoret me master.Pa frike te diplomuarve te viteve te fundit po tu heqesh gjuhen e huaj dhe kompjuterin , profesionalisht jane zero.Sa per mesataren bene mire qe e vune dhe te jete jo shtate po tete.Kush do te shkoje ne universitet le te mesoje e te plase koken, perndryshe c’kuptim ka.sa per komentin e doda-s nuk te ben masteri te pergatitur, zoteri por te mesuarit konstant ne te gjitha fazat e arsimimit.Per mendimin tim edhe masteri duhet te jete i kufizuar, nuk mund te pranohen studente me mesatare 5,dhe me nivel minimal studimi universitar.Po behen 25-26 vjecaret me mastera dhe doktoratura por pa asnje eksperoence punesimi.
    Shyqyr qe universiteti i kohes se dulles na ndihmon te asistojme e mesojme femijet se po te jete per shkollen ajo eshte sot ne nivelin e mesimdhenies dhe pergjegjesise, me te uletin ne historine e saj.

  6. Vlonjati says:

    Ne Vlore kane vene nje infermiere si drejtoreshe te Arsimit,kjo eshte reforma e Rlindjes z.Rama?besoj se te kujtohet c’far thame ne fushate per Arsimin? Drejtoreshe qe ka filluar dhe mer leke tani si paraardhsit e saj ! Mos bej sikur nuk e di.ta kemi thene kur ke qene ne Vlore,hiqe sa me shpejt se po ndan dhe burrin thone!

    1. Blero says:

      Absolutisht ke te drejte.Kualifikim ka vetem grupin lab ku ka marr pjese.Mire ben qe ja merr e kthen kenges ,por sikur te merrte vesh dhe nga arsimi do ish mire..S’ka nevoje te jesh I majte a I djathte per tu ndier i peshtirosur nga cfare po ndodh ne Vlore ne arsim.Injorantet vene injorantet dhe me radhe.Eshte vene drejtoreshe kopshti nje qe eshte ende duke vazhduar shkollen.Nuk ploteson asnje kriter.Kategori qe merziten pas te 40 ne shtepi e kujtohen te mbarojne shkollen e larte.Mjafton te jene militante.Blihet shkolla,masteri.23 vjet shkaterrim qe po vazhdon dhe qe mbulohet vec me propagande dhe pseudoreforma.Vetem llapaqitje hipokrite e drejtueseve te larta te MASH.

  7. PYETJA says:

    O “LUSHNJA” edhe nga anet tuaja drejtoret i keni me korespodence? Se nga anet tona i kemi drejtore,qe kane shkolla nate te mesmen,e te larten me korespodence,ne Shoder,Kukes,por ama kane nje privilegj,qe nuk kane punuar asnje muaj ne arsim dhe vendosen drejtore.Pika reformes,turpi i “RILINDJES” qe e groposi dhe arsimin me keq se Saliu.

    1. Arsimi says:

      Mesatarja te vendoset qe cke me te dhe mendimi im eshte te pakten 8…zonja e zoterinj e dini juve qe te jesh nje mesues duhet te jesh patjeter i/e pergatitur ne te gjitha lendet dhe 8-ta eshte mesatare e ulet????mesuesi i mire nuk duhet te çaloje ne asnje drejtim mos te kete frike kur te flase perpara prinderve…une jam nje nga ata te mjere qe kam mbaruar shkollen jam diplomuar dhe na u kujtuan qeveritaret qe ishin dhe me mbeshtetjen e ketyre qe jane per te bere Master…keta nuk jane ne terezi per Zotin…Masteri eshte kualifikim personal i nje individi ske pse e detyron nese ska nevoje per te ndryshuar pozicionin e punes…mastera te bejne nendrejtoret e drejtoret se i nevojitet per administrimin e institucionit jo mesuesit dhe edukatorit…çbehet keshtu eshte bere masteri pa pike rendesie po e bejne jo nga 1 por nga 2 e nga 3 per hobi mileti qe kane leke ndersa une skam goje tu kerkoj familjareve leke per autobuz qe me duhet te leviz cdo dite per te shkuar ne Fakultet…….shkrijini keto burokracira pa meritokraci se jemi bere pleq qe ne rini duke pritur te fillojme nje dite pune….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje