Merr fund “odiseja” disavjeçare e ndërtimit të një rruge paralel me murin e portit, që e kërkonte bashkia e Durrësit dhe e kundërshtonte PD-ja në “parlamentin” e qytetit, duke sfiduar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Maji është muaj i “majmë” për investime nga bashkia e Durrësit, teksa ajo do të prokurojë vetëm në tre objekte infrastrukturore 445 856 075 lekë (rreth 4,4 milionë dollarë).
“Pjesën e luanit” e merr ndërtimi i rrugës së re paralel me murin e portit, me një fond prej rreth 273 milionë lekë; ky investim duhet të përfundojë për 365 ditë; kurse tenderi zhvillohet më 26 maj 2014.
Ky investim i rëndësishëm mendohet të lehtësojë dukshëm trafikun e automjeteve nga ura e Dajlanit.
Interesant është dhe projekti për realizimin e korsive të biçikletave, gjelbërimit dhe ndriçimit në rrugën “Pavarësia” në Plazh me një fond 170, 4 milionë lekë dhe që duhet të përfundojë për 180 ditë; tenderi më 22 maj 2014.
Më modest është fondi për rikonstruksionin e kuartallit ndërmjet rrugëve “Mustafa Pashë Bushati” dhe “Bajram Tusha” në Shkozet prej rreth 2,5 milionë lekësh; investimi do të bëhet brenda 60 ditëve; tenderi më 12 maj 2014
Ngastrat përfshijnë hekurudhën dhe i rëndësishëm që është ju të largohet nga shumë ndërtesa të paligjshme në Rruga Taulantia, Brylli, Currila. Atëherë të gjitha problemet janë përfunduar. Pak ujë mbeturinave, det të pastër, kriminelët e vegjël, Spartak Braho, Nard kokaine lartë ndërtesa duhet të shkatërrohen dhe banditë të tjera. Pastaj ju duhet nuk ka rrugë të reja, ju mund të bëni një park pas Vangjush Dako i hapi mbi çdo gjë dhe vëllai i tij i çmendur Mafia