Panariti: Kemi ende toka shtetërore, që mund t’i jepen biznesit të suksesshëm

9 Maj 2014, 19:50Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi një fermë në rrethin e Fierit, e cila eksporton dhe në Danimarkë, prej nga deklaroi se ka akoma toka shtetërore, që mund t’i jepen biznesit të suksesshëm.

“Ne kemi një objektiv shumë të qartë që shkon në funksion të mbështetjes së zgjerimit të sipërfaqes dhe do të shikojmë disa mënyra. Në radhë të parë ne kemi ende toka shtetërore të cilat janë në pronësi publike dhe që mund të administrohen me kujdes për t’iu vënë në dispozicion biznesit të sukseshëm. Biznese që kanë provuar që janë të suksesshëm, prodhojnë, shpërndajnë dhe tregtojnë në tregjet e brendshme dhe ato të jashtme. Jemi këtu pikërisht me një biznes të tillë, i cili është shumë mirë i organizuar, që është i suksesshëm, eksporton në Danimarkë, por me potenciale të mëdha rritjeje dhe zhvillimi. Është një biznes i mirë organizuar, i cili punon me farë të zgjedhur, me impute të zgjedhura, prodhon me rendiment të lartë dhe ka të organizuar edhe transportin. Pikërisht modele të tilla ne jemi të vendosur që t’i mbështesim”, tha Panariti.

Ministri Panariti sqaroi edhe çështjen e certifikatave të pronësisë, duke garantuar fermerët se qeveria është e vendosur për të vijuar procesin e dhënies së certifikatave të pronësisë. Mungesa e sipërfaqëve të mëdha për zhvillimin e biznesit ishte edhe problemi kryesor i ngritur nga fermerët.

“Problemi që ne kemi është se asnjëherë nuk gjejmë sipërfaqe të mjaftueshme për atë sasi prodhimi që ne na duhet. Duke qenë se ne prodhojmë gjatë verës në Danimarkë dhe gjatë dimrit në Shqipëri, duhet të kemi pak a shumë këtu në Shqipëri të njëjtat sipërfaqe që ne kemi edhe atje për të plotësuar kërkesën e klientëve tanë”, tha një nga sipërmarrësit.

7 komente në “Panariti: Kemi ende toka shtetërore, që mund t’i jepen biznesit të suksesshëm”

  1. x says:

    O Panarit nuk ke vizion per bujqesine, fare po fare. Ne nuk jemi kanada dhe Kanadaja vete dhe Amerika dhe Europa ka prioritet zhvillimin rural.

    prodhimi bujqesor eshte pjese e tij. O panarit me vjen shume keq, qe punon vetem per TV dhe nuk ke ndjeshmeri as per fshataret e as per vendin tone. Une nuk e di je shqiptar apo jo. Dikur te terhiqte per hunde Shefi yt i Kabinatit dhe sot shoku i ngushte i tij. Administraten e ke futur ne thashetheme dhe pune reale nuk ka. Ti del ne televizor por stafi nuk te njeh nga afer. Shyqyr qe eshte ai sekretari i Pergjithshem qe mban shinat se te ishte per ty do i kish dale flaka!!!

  2. mitro says:

    Keta s’i kupton dot njeri,ketej s’kane toka per ish pronaret per t’i kompesuar dhe andej ju dalin teper per t’ju dhene bizneseve “te suksesshme”.Thua ja u ka lene e jema apo i jati keto toka.

  3. lili says:

    Me si uri,gjykata e Strasburgut do te vleresoje si duhet kete zemergenesi per biznesmenete karshi zvarritjes per pronaret e vertet!
    Kete deklarate me patjeter duhet t’ia dergojme te gjithe edhe Strasburgut,apo jo.?

  4. gent says:

    Jepja token qe u takon si kompensim PRA pronareve !!! Ata ja japin pastaj me qera biznesit “suksesshem”. Keshtu luhet Loja e kapitalit.

  5. Petro says:

    Hajde minister hajde!… Minister i nje vendi qe do te aderoj ne BE dhe te respektoje standartet e BE!… Ku i keni keto toka te lira.Beni trensparencen.Kthejani qofte dhe si kompensim pronareve per te lehtesuar barren e qeverise, detyrimin e saj per ish pronaret.Beso te individi o minister.Mjaft me mesimet e Enverit.Ndihmoje individin, ti si shtet dhe do te shikosh se do te beje cudira.

  6. tani says:

    O idiota ktheju tokat pronareve dhe mos shkoni duke u lutur e qyrravitur neper gjykata e europes per shtyrje afati per kompensimin e ish pronareve . Do behet ndonjeher ky vend apo jo…Cfar eshte ky vend, i merret toka njerit e i jepet tjetrit. Vetem tre jane menyrat e prones mor pushta,politikanesh qe e dini fort mir se cilat jane (prona. trashegohet ,dhurohet,blihet..ska menyra te tjera per pronen …dhe sdo te kete, ligji eshte vetem per ta mbrojtur ate dhe jo te jepet toka me ligj,si ne reformen agrare e vitit 46.pushtat e pushtave,me gjithe kete popull servil e legen.

  7. anti says:

    Ka Panariti,ka,derisa te vije Enveri,populli u mesua dhe quan gjene me te mire shtetezimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje