Veliaj apel bizneseve: Aplikoni për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit (VIDEO)

12 Maj 2014, 14:08Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ka ftuar të gjitha bizneset që deri në datën 25 maj të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Gjatë një vizite në kompaninë e tekstilit “A-M Tekstil” në qytetin e Cërrikut, Veliaj nënvizoi se fondi i punësimit është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset e vogla që duan të rriten.

“Është e rëndësishme të aplikoni tani që kemi çelur Fondin e Nxitjes së Punësimit. Që do të thotë se qeveria mund t’ju mbështesë duke u paguar katër muaj rrogë dhe sigurimet shoqërore për një vit çdo punëtori të ri që fillon punë. Këto janë disa para që qeveria i ka vënë mënjanë për të ndihmuar njerëz si ty, që e kanë filluar nga zero, me krahët e tyre”, iu drejtua z. Veliaj presidentit të kompanisë “A-M Tekstil”.

Ai vuri në dukje se kjo nuk është një ndihmë e vogël për ato biznese të vogla që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

“Ne nuk targetojmë kompani që kanë 1.000 apo 2.000 punëtorë, sepse tashmë ky biznes quhet i konsoliduar, por një biznes familjar që kërkon të shtohet me 2, 3 apo 5 vetë. Kështu, kemi mundësi që një pjesë të madhe të kostos ta shlyejmë nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, prandaj të ftoj që të aplikosh deri në 25 maj”, u shpreh ministri Veliaj.

Këtë vit, qeveria ka trefishuar Fondin e Nxitjes së Punësimit në 2.7 milion dollarë, nga e cili do të përfitojnë ato kompani që do të punësojnë punëtorë nga kategori të ndryshme, sidomos gra e vajza, të rinj, persona me aftësi të kufizuara ose nga komuniteti rom dhe egjiptian. Fondi për nxitjen e punësimit përbëhet nga gjashtë programe të ndryshme, që mbështesin krijimin e vendeve të reja të punës duke subvencionuar punëdhënësit me pagesën e sigurimeve shoqërore për një vit dhe katër paga për çdo punonjës të punësuar.

2 komente në “Veliaj apel bizneseve: Aplikoni për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit (VIDEO)”

  1. Tomorri says:

    Kam pare pak strategjine e nxitjes dhe me pelqen! me shume ne fakt me pelqen fakti qe keni punesuar ne dikasteret perkatese te shtresave ne nevoje njerez nga keto shtresa! bravo more djale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje