Bare: Opozita po nxin imazhin e vendit, Policia në krye të detyrës (VIDEO)

13 Maj 2014, 12:58Sociale TEMA

Partia Socialiste, përmes deputetit Besnik Bare, deklaron se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe po lufton ashpër me trafikun e drogës.

“Policia e Shtetit po lufton ashpër me një monstër, siç është trafiku i drogës, i cili për tetë vjet u forcua çdo ditë e më shumë, por që sot po jep shpirt, ndërsa përpiqet të godasë me ndonjë kafshim të fundit”, deklaroi deputeti Bare.

Duke akuzuar opozitën se po tenton të dezinformojë publikun, ai tha se Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe sot aksionet policore janë shumë herë më të suksesshme se një vit më parë, kur Shqipëria qeverisej nga ata që sot janë në opozitë.

“Të gjithë e dimë se kanabisi mbillet në verë dhe droga e konfiskuar nga policia është drogë e mbjellë në qeverinë e Berishës. Por, ndryshe nga koha e Berishës policia sot po e ndalon trafikun e drogës. 19 ton kanabis janë kapur nga shtatori në prill të këtij viti, ndërkohë që një vit më parë u kapën vetëm 14 ton. Referuar shifrave, droga është mbjellë më shumë dhe është kapur më pak”, tha deputeti i PS-së.

Shqiptarët, vijoi Bare, duhet të kenë besim tek institucionet shtetërore dhe të mos bien pre e propagandës së opozitës, që në një moment kyç për integrimin europian përpiqet me çdo kusht të nxijë imazhin e vendit.

10 komente në “Bare: Opozita po nxin imazhin e vendit, Policia në krye të detyrës (VIDEO)”

  1. limoni says:

    Po kete ka bere gjithe jeten e saj, gjithe jeten te gjithe ato plera jane munduar te nxijne sa me shume punen e qeverise e te shqipetareve, ka qe ne 91 qe e shkaterron kete vend me shume se enveri.

    1. Tarrasi says:

      Po nuk u hapen dosjet dhe te largohen te gjithe ish agjentet e huaj qe punonin kundra Shqiperise keshtu do vazhdohet e kurre sdo behet shqiperia.

  2. tomas says:

    po kete pune ka kjo opozite e felliqur..te bllokoj anetarsimin e shqiperise ne europe..po qe nuk ka per tja dal mbane sepse sa vjen e dalin bllof ne cdo perpjekje

  3. gezimi says:

    lerini felliqesirat te lehin se ate pune…vetem nxisin negativitet ne menyr qe te bllokojne punen e shkelqyer qe po ben kjo qeveri

  4. fariu says:

    kjo polici eshte per tu pergezuar.hera e pare ne keto 8vite qe e gjithe struktura policore eshte ne sherbim te popullit dhe jo ne sherbim te krimineleve..le te flasin cfare te duan keto nordiket se sa vjen e dalin bllof ne cdo perpjekje te mjere qe bejne

  5. Prefekti says:

    Gjall qenke o besnik djali?

  6. sherifi says:

    Mire e ke ti more zoti Bare,shumica e miletit e dine fare mire se kush eshte sali berish,e dine fare mire qe eshte nje antishqiptare dhe kerkon me cdo kusht qe ketij vendi a ka mundesi ti dali uji i zi nga jugu ne veri.
    Por shqiptaret e denuan masivisht kte te keqe te madhe te shqiperise ne 23 qershor,dhe simbas shqiptareve tani ky legen antishtishqiptare bashke me shume te tjere duhet te ishte prapa hekurave.
    Mirepo ketu po stonon problemi more z.Bare,qe populli ju dha mandatin dhe ju nuk po reagoni, dhe ky njeri sa te jete i lire dhe sa te mare fryme nuk do shteroi se foluri kunder qeverise dhe kunder shqiperise.

  7. alban says:

    hajde rilindje e babezituar hajde..tritoli ka 9 muaj qe plas ku ti doje qefi..vrasje pa hesap..aksidente tragjike te panumurta..tashme eshte injorance mos e kuptosh se shtetin e ka kapur trafikantet e droges dhe krimi i arganizuar

  8. Ngjela says:

    Po ju z Bare ç’far bete per 8 vjet per te bllokuar per heqjen e vizave per antaresimin ne NATO .. Vetem nje rast dua te permend per ngjarjen me ish te fejuares , se kryetarit te bashkis se Kavajes.. Pa pik turpi z Veliaj dhe z Balla vajten ne Bruksel dhe deklaruan se ne shqiperi rrembehen Grate dhe ju heqin femit nga barku .. Nuk po permend rastet e bllokimit te rrugeve diten e heqjeve te vizave, ose duke thene qe shqiperia nuk eshte e pergatitur per heqjen e vizave, sepse shqiptaret nuk do kthehen serisht

  9. Po kane vendosur qe Shqiperine ta pranojne,asgje nuk ndryshon,kurse saline e kane njohur tashme europianet
    nuk eshte nevoja per asgje me shume. Vetem se te gjithe banditet udbashe te pd,se duhet te fshihen nga harta e politikes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje