Një studente ka ndërprerë shtatzëninë e saj, pasi sipas predikuesit të arrestuar pak ditë më parë në Elbasan, bashkëshorti i saj e tradhtonte.
F.B nga Skrapari ka kallëzuar se vajza e tij, S.B, studente në Tiranë, kishte disa kohë që frekuentonte një sekt fetar, me predikues të arrestuarin Ilirian Hida, që punonte si xhamalarës.
“Gjatë kohës që vajza frekuentoi predikimet e këtij sekti, ajo ka shfaqur shqetësimi psikologjike dhe sjellje jonormale. Në përgatitjet për festën e Vitit të Ri, vajza ishte kundër zhvillimit të kësaj feste. Thoshte se në besimin që ajo predikon, nuk lejohen festat e asnjë lloji, nuk ka gëzime. Pasi bisedova me vajzën, mësova se predikuesi i mësonte që të tërhiqej nga familja, të mos ushqenin respekt dhe dashuri”, është shprehur babi për grupin e hetimit.
Një tjetër kallzues me inicialet SH.H është shprehur se vajza e tij, E.H, pasi mbaroi shkollën e lartë në vitin 2012, filloi të shfaqte shetësime serioze.
Ajo e konsideronte Ilirian Hidën si të dërguarin e Zotit.
“Nga ndikimi i predikimeve të Ilirian Hidës, vajza ka shfaqur shenja të lodhjes psikike dhe fizike, është shkëputur nga shoqëria. Në vitin 2011, E.H, ka qenë shtatëzënë dhe për shkak të ndikimeve të Hidës dhe predikimeve të tij, ajo e ka ndërprerë këtë shtatzëni”.
Në bazë të disa dëshmive të grumbulluara, Hida është i dyshuar për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes ose grindjes”.
Pas hetimeve të kryera, i është kërkuar informacion edhe Komitetit Shtetëror për Kultet.
Siç shkruan gazeta Panorama, ky komitet i ka konfirmuar grupit të hetimit nuk ka informacion për ushtrimin e veprimtarisë fetare nga 39- vjeçari Ilirian Hida.
Më pas është vërtetuar se Ilirian Hida e ushtronte këtë veprimtari kryesisht me vajza, çdo të diel nga ora 9:00 deri në 12;00, madje edhe me telefon, Facebook dhe Skype.
Te gjith mashtrime.Bota e civilizuar beson vetem Jesu kristin spetimtarin
e vertete qe denoi dhunene dhe mashtrimin.
Mos pjerrdh – me mire meso ta shkruash bukur Gjuhen e shenjt Shqipe ore e pacipe… mos e njollos Gjuhen Shqipe njejt sikur qe e ke shpirtin.
u zbulua dhe sekti i Anastasio Janullatos -666-
ska me dyshime se pse beqirat tf, andreas, qimariotis etj etj reagojne keshtu
E ka derguar babai vajzen ne universitet per te mesuar e te jete e zonja ne jete,kurse vajza e ka mendjen te predikimet fetare qe nuk u ka degjuar as emrin ,e aq me keq beson nje xhamalares…….. lum babai e nena. Me vjen keq se qenkerka edhe nga Skrapari ,ku dihet se Skraparlinjte jane bektashinje ,per edhe per kete sekt me kohe kane qene indiferent…..
Keshilloj organet kompetente qe ketij Hides t’i bejne nje test potencialiteti seksual. Besoj se duhet te jete impotent ose me shume.
Turkofagos.
Kujdes papa se me keto qe shkruan dhe ty te kap ky neni Inxitjes se urrejtjes fetare.
Ndersa net dhe ramyvduhet te ishin ne bulqize dhe jo duke nxitur urrejtje ne komphurera.
He papa se te kemi dhe si grek te vetem ketu ne forun.
Aman mos I ka ndodhur gje t—fagosit mor aman.
Mashrues do kete gjithmone. Po ashtu dhe te mashtruar. Ka te beje me “talentin” e njerit dhe injorancen e tjetrit…
Por kur degjon per vajza te shkolluara, qe behen pre e ketyre mashruesve, eshte per te vene duart ne koke. Nuk mund te as ta kuptosh e aq me teper ta shpjegosh.
me siguri do ket qene nai hoxhe mjekercjap…i ka thene te shkoje ne siri te pastoje marmita
Sa keq qe zgjedhin eleminimin ne vend te jetes. Sot edhe une degjova nje rast te tille, dhe u ndieva shume keq qe nuk munda te ndihmoja te vinte edhe nje krijese e re ne jete.