Ndryshon ligji, tashmë do të ndëshkohen me gjobë edhe duhanpirësit

16 Maj 2014, 10:44Sociale TEMA

Ligji anti-duhan, një nga më të debatuarit, pritet që të rikthehet sërish, pas dështimit të tij për vite me radhë.

Duket se tashmë Ministria e Shëndetësisë e ka seriozisht dhe do të këmbëngulë që në ambientet publike të mos konsumohet duhan.

Dhe, për t’u arritur kjo gjë, tashmë nuk do të ndëshkohen vetëm pronarët e lokaleve, por edhe duhanpirësit.

Sipas Shqiptarja.com, personat që kapen duke pirë duhan në ambientet publike, do të gjobiten me 5 mijë lekë të reja.

“Kështu për pronarin e mjedisit publik të mbyllur gjoba do të jetë 300 000 lekë. Për administratorin gjoba është parashikuar të jetë 50 000 lekë, po aq sa edhe ka qenë. Risi në këto ndryshime janë edhe gjoba për individin duhanpirës të cila do të jetë 5 mijë lekë”, thuhet në ndryshimet që do të pësojë ligji.

12 komente në “Ndryshon ligji, tashmë do të ndëshkohen me gjobë edhe duhanpirësit”

  1. bravo says:

    Me ne fund, SIKUR shteti po fillon te funksionoje nga gjerat e vogla…presim te medhajat

    1. futja pordhes says:

      po pse flisni kot o tifoza, ligji ashtu ka qene gjithmone,. thjesht nuk eshte respektuar dhe zbatuar

      1. Mira says:

        Më shumë dënohet një duhanpirës se sa një trafikant hashashi….!
        Futjuni hashashit se nuk ka gjoba!
        Bravo Ramës që na e legalizoi …!

  2. safet says:

    Me shume “pune” per inspektoret e kuq! 10 mij lek nen dore do kerkojne, jo shume.

    1. Kritiku says:

      Ti “safet” shpellari shko e futu brenda ne shpelle sepse nuk te dha leje njeri ty qe te dilje ne publik. Ti nuk permbush as nivelin minimal te zhvillimit qe te te behet e mundur afrimi yt ne publik. I kupton keto qe shkruan, apo mjafton qe te vesh nje “epitet” “e kuq” dhe kaq ishte puna? Per te shkruajtur vetem kete te paska mesuar nena jote PD?
      Me tipa si ti eshte e mbushur e tere PD-ja, prandaj eshte e destinuar qe te zhduket!

  3. sokol says:

    po rama me shoket e tije rilindas qe thithin ato vizat e bardha
    kur do ndershkohen nga ligji?apo ligji ne shqiperi i ve gjobe v.duhanpirsve

  4. zamiri says:

    Ai qe pi duhan i shkaterron shendetin njerezve qe nuk e pijne ate(si

    femije,gra shtatzena etj.)Prandaj duhen gjobitur.Ai qe pi droge, i ben

    shume keq vehtes se tije. Ai e ka gjobitur rende vehten e tij.

  5. Eri says:

    I njejti ligj eshte vendosur dhe ne Kosove dhe funksionon perfekt. Duhanpiresi gjobitet 50 Euro, kamarieri 300 dhe pronari 3,000 Euro.
    Duhet qe vete duhanpiresit ta kuptojne se s’ua ka borxh kush te thithi tymin e tyre kur qendrojne ne te njejtin ambient publik, pastaj te kene friken e ligjit.
    Kur shqiptaret t’i respektojne dhe zbatojne ligjet, atehere jemi gati per ne BE, perndryshe genjejme veten se e meritojme.

  6. sokol says:

    Demet me te medha popullit SHQIPTAR i kane ardhe dhe do ti vine
    nga kuqaloshet enveriste,duhani eshte i demshem per shendetin e njeriut
    por jo aq sa kolera e kuqe mocalore,qe nuk ka sherim.

  7. Erik says:

    Bravo PS keshtu fuqizohet shteti ,????!!!!!!!

  8. Vari Wool says:

    Pra 7 vite, 2 Task Force e kater qeveri me pas (vendore + qendrore)jemi aty ku u nisem, askund! Pronare lokalesh qe nuk e rruajne absolutisht, polici bashkiake e inspektore shendetesore qe paguhen nga taksat e mia per nje detyre qe nuk e bejne, dhe duhanxhinj te lumtur te te gjithave moshave qe se bashke me veten me vrasin dhe mua qe thjesht dua te pi nje kafe ne hallin tim. Kjo eshte panorama e dh..re e ketij vendi dhe ky eshte nje nga ligjet qe ka deshtuar ne menyren me spektakolare qe nga data e miratimit te tij me 26.05.2007 dhe gjasat jane qe dhe ndryshimet e reja ne ligj nuk do sjellin ndonje risi per sa kohe nuk do kete vullnet politik qe para ligjit shumica (nuk jam aq naiv te them te gjithe) te pergjigjet njesoj.

  9. Enkelejdi says:

    Eshte bere edhe barcolete, kur dikush po pinte duhan ne Shkoder: -i thote kamarieri, – te lutem nuk lejohet duhani! Ai i thote, -ligji deri ne Lezhe shkon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje