1380 pjesëtarë të FA, aksion për pastrimin e plazhit Shëngjin- Velipojë/ Tare: 11 fushëpushime për të mbajtur pastër detin

17 Maj 2014, 11:44Sociale TEMA

Rreth 1380 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe 79 mjete kanë nisur aksionin, në mbështetje të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, për pastrimin e plazhit të Velipojës.

Aksioni do të përfshijë edhe zonën e Shëngjinit, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në terren duke drejtuar aksionin.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit  Auron Tare bën të ditur se aksioni për pastrimin e zonave bregdetare do vijojë gjatë gjithë sezonit.

“Në  muajin qershor do të vendosen 11 fushëpushime të ushtrisë përgjatë gjithë vijës bregdetare me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje”.

Paralelisht me këtë aksion të Forcave të Armatosura, ministria e Shëndetësisë ka nisur aksionin për spërkatjen e mushkonjave në disa nga zonat bregdetare.

Aksioni fillimisht u shtri në zonën e Divjakës, ndërsa sot ai do të përfshijë Butrintin, për të vijuar më pas në të gjitha zonat bregdetare apo turistike të vendit.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale informoi se ka nisur një program i posaçëm për pastrimin e plazheve.

“Nisi programi i posaçëm i sezonit të parë turistik pa plehra në plazhe, pas kaq vitesh banjo dielli mes plehrave. Forcë speciale në çdo plazh”, shkruan sot Kryeministri Rama në një postim në ‘Facebook”.

27 komente në “1380 pjesëtarë të FA, aksion për pastrimin e plazhit Shëngjin- Velipojë/ Tare: 11 fushëpushime për të mbajtur pastër detin”

  1. bledi says:

    Ushtria duhet pastruar nga te koruptuarit

    1. Mira says:

      Hapni dhe ndonjë aerodrom që mos të thyhen rrotat….!

      1. akrepi says:

        Moj mira te marrte e mira! Te erdhi keq per avionin?Per Gerdecin nuk te vjen keq per te vraret 21 janarit nuk te vjen keq,per detin qe donin tja dhuronin greqis nuk te vjen keq,etj. etj. lista eshte shume e gjat qe nje pjes te tyre i ke pare te paraqitura ne forum, por ti dhe gjith ju militantet e PD nuk shikoni traun ne koken tuaj por shikoni qimen ne syrin e tjetrit.

        1. ZARARI says:

          Ok. Meqe kane ndodhur keto tani te mbyllim gojen e te shohim avionet. E paske logjiken per marshallah! Kape me dore …dhe mbaje gjate se s’qenke per gje tjeter!

          1. anonim says:

            s’eshte hera e pare qe vijen avionet, thjesht nuk kane jane bere publike nga media vitet e meperpareshme!!!!!

      2. Epiri enchallon says:

        Oj Mira , let ja fali detin edhe doni qytet grekut si e beri Sali Serbi

      3. anonim says:

        moj mira keshtu te kane instruktuar te flasesh? ne vend qe te flasesh nga rehatia e karrikes ne shtepi dil edhe ti e pastro, se plazhi eshte edhe i joti!!!!!

  2. Tani says:

    e “pastrojne” qe te ulem pa problem RIFORMTOret

    1. Nje skipetar says:

      Duhen mesuar skipetaret “te mos peshtyjne per toke”,te mos shurrojne vend e pa vend,madje as ne det…
      Natyrisht do te duhen vite e shekuj…por sidoqofte duhet filluar..
      Skipetaret jane populli me i vjeter i botes…por edhe me i prapambetur i botes,prandaj duhen Forcat e Armatosura te perdoren edhe per edukimin e tij.Falemnderit NATO!

  3. whats up says:

    Falenderojme per pastrimin e plerave te koruptuara nga ushtria Gjeneralin e jugut nga Tepelena te madhin Xhevdet Mustafa

  4. Et'hem says:

    VR.Keto forca bashk me policin duhet te vendosin situaten ne Lazarat,mandej te pastrojne plehrat e kryetareve te bashive e komunave dhe, nese nuk kryejne detyren-duhet te shkarkohen,sipas premtimit qe keni bere.

  5. web says:

    Bravo ushtrise dhe ministres Kodheli, por edhe ne duhet te sensibilizohemi.

  6. Erion says:

    Mbi te gjitha, eshte nje pune qe duhet pergezuar.

  7. imas says:

    Me pare forcat e armatosura te pastrojne plazhin e lazaratit, pastaj plazhet e divjakes apo velipojes.

  8. Shkodrin says:

    Ata njerz qe nuk u bashkohen kesaj niseme nga ushtria is dhe qeveria per pastrimin e plazheve te vendit atehere keto njerz nuk e meritojne ti perdorin keto plazhe,

    Mbeshtet vendi tend , cila do pale te jete ne pushtet ,

  9. snajperisti says:

    Faleminderit te gjithe atyre cunave dhe gocave qe po marrin pjese ne kete aksion. Ka edhe shume plehra me dy kembe qe duhen pastruar por me mire te niset nga keto…
    Te gjithediturve te saliut nuk ju pelqejne keto gjera se do donin me mire ta kish bere saliu me ndonje tender kete fushate edhe te kishin kap ndonje lek por harrojeni mor driteshkurtet se ka hikur koha e parazitizmit. Beni ndonje pune te hajrit edhe ju ne jete se do ju lodhet llapa nga perdorimi i tepert…

  10. iliria shqiptare says:

    Po parate qe bashkite i kane te destinuara per pastrimin le tja destinojne ushtrise sepse e meriton.Me plazhe te pastra rriten te ardhurat e banoreve lokal dhe bashkive qe flene gjume fale punes se FA.

  11. beni says:

    Eshte nje pune qe duhet te perkrahet nga te gjithe,njekohesisht edhe ne duhet te mbajme vendin paster.Suksese qeverise keshtu vazhdoni ne te gjithe teritorin e vendit.

  12. rezi says:

    Disa prej komentuesve te mesiperm u pelqeka te vegjetojne ne plehra…te pakten per veprime te tilla nuk duhet te kete politizime sepse kane te bejne sjellje elementare dhe edukaten komunitare….pastaj ne shtepite e tyre gjithkush mund te bejne pishine ne grope septike, pa problem….pastertia duhet konsideruar prioritet kombetar….

  13. Kujtimi says:

    Respekte te kene forcat ushtarake per punen qe po bejne

  14. dp says:

    Te parandalosh eshte me mire se te kurosh Le te ndiqet nje politike sensibilizuese edukative por njekohesisht dhe reprensive qe fenomeni i ndotjes ambientale te kufizohet

  15. alkeo says:

    a e njeh ligji organik i forcave te armatosura perdorimin e tyre per nje sherbim te tille?

    1. ZARARI says:

      Kush pjerdh per ligjim ketu?! Ne kemi rilindur…

  16. patrioti says:

    Lexoj ca komente ku thone bravo ushtria po kaq shfni ju,nuk e dini qe nje ushtar mer 280 mij lek ne muaj,ne pune shkon me leket e veta se ushtria ska nafte, edhe ushqimin ja u hoqen,po ca te bejne te shkretet halli ca ste ben edhe pastrimin e plerave per fundjave kishin mangut.Ne paguajm taksa per pastrim gjelberim.apo leket tona ju duhen per pushime ne plazhet e pastruara nga ushtria.

  17. gentian says:

    Mira erdhi koha edhe per ty! Shqiperia do pastrohet nga te gjitha plerat.

  18. Alba-Dar says:

    — Kjo tregon se Ushtri Shqiptare ka arritur shkallen e larte te perfeksionimit per ti dale zot vendit , ka plotesuar standartet e larta ne kuader te NATO-s dhe tani i mbetet detyte te meret me plehrat.

    – Dikur , ne vitet 60, “Gjeneralja” e kenges Matjane (Feride Kurti) kendonte;
    – Ne pyet bota per Shqipnin , sa te madhe e ka ushtrine .
    -Sesht sekret le tua tregojme, Dy milion pyshken shtrennojm .
    – Du milion se ce han buken , Dy milion rrokin pushken .

    -Kurse sot. mbas 50 vjetesh, Gjeneralja e ushtris shqiptare (Mimi kodheli) -Kendon te kunderten.

    -SA SHUME PERPARA QE KEMI HECUR….!!!!!!!!

  19. anonim says:

    ju te temes pse i fshini komentet? a nuk duhet te jemi te lire te themi mendimet tona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje