RAPORTI/ Qindra fëmijë janë të punësuar në “industrinë” e Lazaratit

19 Maj 2014, 18:43Sociale TEMA

Qindra fëmijë janë kthyer në punëtorë të asaj që quhet industria e prodhimit dhe paketimit të marijuanës në Lazarat.

Çdo sezon mbi 300 fëmijë punësohen në këtë zonë të Shqipërisë, duke siguruar të ardhura të mëdha për familjet e tyre.

Por veç fëmijëve të familjeve të zonës, ka edhe fëmijë të tjerë që të shtyrë nga nevoja merren në punë nga kultivuesit e kësaj bime narkotike.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, tha se asnjë shoqëri nuk mund të lejojë që fëmijët e tyre të kriminalizohen.

“Jemi shumë të shqetësuar për punën sezonale të fëmijëve për kultivimin e kanabisit. Ata mund të fitojnë para, por jetët e tyre janë të marra fund në këtë pikë. Asnjë shoqëri nuk mund të lejojë që fëmijët e tyre të kriminalizohen se ata jetojnë në rrugë dhe të bëjnë para në rrugë. Reforma e kujdesit shoqëror do të ndihmojë për ndryshimin e kësaj situate”, thotë Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri.

Studimi kombëtar ka nxjerrë në pah se janë mbi 2500 fëmijë që shfrytëzohen në rrugë, mes tyre rreth 100 foshnje që  trafikohen, detyrohen të lypin në rrugë, punojnë në miniera, apo shesin sende të ndryshme në rrugë.

Gati në çdo rrugë qendrore të Tiranës ndeshesh me fëmijë që lypin, ndaj Ministri i Mirëqënies Sociale ka kërkuar të ndalet dhënia e lëmoshës.

“Një fëmijë në situatë rruge, gjeneron të ardhura për tutorin e vet, deri në 100 mijë lekë në ditë. Nëse mendoni se duke dhënë një lëmoshe jeni duke ndihmuar personin që shihni tek dritarja e makinës, gaboheni! Jeni duke ndihmuar personin që po e abuzon, po e përdor ose po e trafikon atë fëmijë. Ne e dimë fare mirë se kush e ka përgjegjësinë, por nuk do të refuzojmë të mbajmë përgjegjësitë tona, kompetencat tona për të ndërhyrë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në Bashkinë e Tiranës dhe ne cdo bashki tjetër që refuzon kur vjen puna tek cështja e fëmijëve të rrugës, apo atyre që janë në situatë krize”, tha ministri Veliaj.

Veliaj ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe prokurorisë për ndalimin e këtij fenomeni, dhe ka shtuar se po ngrihet një plan veprimi konkret për ndaljen e këtij fenomeni./TCH

4 komente në “RAPORTI/ Qindra fëmijë janë të punësuar në “industrinë” e Lazaratit”

  1. lazua says:

    pse ore dizinformoni njerezit ..si gjithmone lazarati shet ..bravoooo mero ,po e ben gazeten si 55..2500 femije punojne ne rruge thote dhe jo ne lazarat.nqs jane dhe 300 qe punojne ne lazarat qe nuk eshte e vertete se ka kaq shume te rritur te papune …ju e beni titullin me lazaratin ..jini per meshire o plehra

  2. Mallakastrioti says:

    @@@”Mallaqies” thone Gjitonet tane Greket…si mo na dolen ne Lazarate
    300 Femije te Punesuar???Po duket se Qeveria Rama ja kaloj asaj Berisha me Hapjen e venddeve te Punes..ja shikojme Lazaratin per nje Dite u hapen 300-te vende pune ..dhe per Femije..pa keqkuptime duket se per te Rritur numri i vendeve te “Pordhes” ha me Falni “Punes” kape shifren 3000mije vete..dhe vetem ne Lazarat….Mrekullia e Radhes e Gazetaruceve
    dhe OSEB-euceve ne Shqiperi…Mbetet duke na Genjyer…..He Doni me per Belulin????

  3. Toni says:

    Police e trafikut I kane perpara hundes femijet qe lypin e nuk u ben pershtypje, ended jane shume mbrapa e injorante e nuk e kuotojne se duhet te bejne shume pune njekohesisht…

  4. hitleri says:

    kryeministri po e mban fjalen…Ja vendet e punes qe po hap Rilindja….. Doni me per Belulin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje