Ish- të përndjekurit politikë gra dhe ato që janë mbi 75 vjeç do të kenë prioritet në dëmshpërblimin financiar. Kjo përcaktohet në projektligjin e ri të Qeverisë, që u bë publik nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Zv/ministrja Genta Sula theksoi se fillimisht do të dëmshpërblehen ish-të përndjekurit të cilët janë gjallë. Fondi për këtë kategori ish-të përndjekurish është 8 miliardë lekë ose rreth 8.5 milionë dollarë.
“Konstatuam se gjithësej ish të purgosur politikë gjallë janë 2754 persona. Nga këta në moshën mbi 75 vjeç janë 1284 persona, të tjerët janë nën 75 vjeç. Nga këta na ranë në sy që gra janë 117 persona. Duke bërë disa analiza financiare konkluduam që shuma që mbetet për të shpërblyer kategorinë e personave të gjallë është 8 miliardë e gjysmë lekë ose rreth 85 milionë dollarë”, tha Sulka.
Sipas draftit çdo fond vjetor ndahet në 70% për shpërblimin e personave që janë gjallë dhe mbi 75 vjeç dhe 30% për të shpërblyer trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë. Sipas ligjit, në fillim do të dëmshpërblehen ata që nuk kanë marrë asnjë këst, më pas ata që kanë marrë vetëm një këst, pastaj ata që kanë marrë vetëm dy këste, e kështu me radhë. Ndryshimet e propozuara për ligjin e dëmshpërblimit janë vetëm një prej masave që ka marrë qeveria për të bërë të mundur një dëmshpërblim solidar, transparent, dhe jo-përjashtues.
Grupi i punës është njohur me një sërë kërkesash që kanë grupe të ndryshme të ish të dënuarve politikë, dhe po i shqyrton ato me vëmendjen më të madhe, për të studiuar problematikën nga pikëpamja ligjore e financiare, me qëllim që të propozohen skema konkrete realiste dhe të zbatueshme.
epo vetem nje minister serioz si Veliaj e ben kete pune se ska mundesi dreqi ta haje, 23 vjet ai, me votat e ketyre qendroi ne pushtet dhe asnje gje! ky tjetri bam bam e po shlyen gjithe fajet e abuzimet e atij te meparshmit!
ai tjetri i vuri ferren i la te digjeshin!
Keto iniciativa po miratohen per here te dyte apo te trete.
Ka mundesi te jepni leket njehere dhe pastaj te beni show
ti je zombi jo zambi
qofte e hajrit ,,te perndjekurit dhe pronaret me duket si titull perralle per qeverite////
8 miliardë! Goxha, por janë lekë të vjetra për borxhe të vjetëruara! Lekë të vjetra! A mundet një qeveri serioze të përmendë shifra me “lekë të vjetra”, apo leri pa thënë “të vjetra” që të duken shumë?! Sepse 8 miliardë të rinj do të bënin 85 milion dollarë! Apo duhet lënë mjegulla, meqënëse jemi në fushën e prodhimit të iluzioneve? Mirë qeveria, se ashtu i intereson, po gazetat?!