Promovimi i vlerave turistike/Gjermeni fton familjarët e diplomatëve të japin kontribut

21 Maj 2014, 11:48Sociale TEMA

Familjarët e diplomatëve të akredituar në Shqipëri, apo përfaqësuese të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë, janë ftuar nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni për të dhënë kontributin e tyre në promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë.

Gjatë takimit të zhvilluar, Gjermeni bëri një prezantim të shkurtër mbi potencialet turistike të vendit, projektet dhe nismat e ndërmarra në fushën e turizmit.Ajo i ftoi të pranishmet të bëhen partnere në rrugëtimin e Ministrisë, për të promovuar imazhin real të Shqipërisë turistike.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po ndjek një proçes të gjerë takimesh të grupit të punës, diskutime me institucionet e varësisë dhe Ministritë e linjës, për diskutimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2014 – 2020.

Diskutimet kanë tërhequr mendimet dhe opinionet e përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të interesit, duke siguruar që kjo strategji të jetë gjithëpërfshirëse dhe me objektiva realë e largpamës. Të gjitha konsultimet publike po kryhen me mbështetjen teknike të GIZ.

E parë nga hartuesit si një platformë pune për pushtetin qëndror dhe atë vendor, strategjia do të shoqërohet nga paketa ligjore, Ligji i Turizmit që harmonizon punën e Qeverisë në fushën e turizmit. Parimet bazë të strategjisë përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm, orientimin drejt tregut, ku destinacioni turistik konsiderohet si bërthama e zhvillimit.

 

3 komente në “Promovimi i vlerave turistike/Gjermeni fton familjarët e diplomatëve të japin kontribut”

  1. arjani says:

    Te lumte ? Ky vend behet me ide te mira

  2. GUARIN says:

    me ne funde ne kete ven po behet dicka e mire … bravo qeveris

  3. Vladimir says:

    Urime, zonja Gjermeni! Keshtu fjale pak e pune shume. Personalitete si ju vlejne per kete vend e jo disa nga grate qe kemi pare e shikojme ekraneve harbute e gojepakontrollura.
    Ne vijim te idese suaj, ndoshta mund tju propozohet zonjave te diplomateve ne Tirane nje udhetim turistik ne mbare vendin, duke zgjedhur lokalet paraprakisht, kjo e shoqeruar me 30 minuta bashkebisedim i lire me operatoret turistik ne vendet qe do te vizitojne. Tani para sezonit turistik kostot do te jene minimale dhe pjesen me te madhe jam i bindur qe jane te gatshem ta perballojne vet operatoret turistik vendore.
    Edhe nje here Urime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje