24- vjeçarja: U bëra prostitutë me dhunë, familja jeton me paratë e mia

23 Maj 2014, 09:40Sociale TEMA

“Në fillim pronarja e lokalit, ku punoja si kamariere, më detyroi të prostituoja, më pas kjo gjë m’u kthye në rutinë. Jemi 4 pjestarë në familjen time, të gjithë janë pa punë, ata jetonin vetëm me të ardhurat që unë siguroja”.

Kështu ka deklaruar 24-vjeçarja, e cila është arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Shkodrës, së bashku me pronaren e lokalit Agime Leka, e cila punonte si tutore.

“Shuma që pronarja ime kërkonte ishte nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra, ndërsa pjesa më e madhe e klientëve ishin në moshë më madhore se unë”, tha 24- vjeçarja.

Ajo tregon se ka vajtur në punë pas njoftimit të bërë nga 42- vjeçarja për kamariere.

“Nuk e dija se më vonë do të përfundoja si prostitutë.

Në lokalin ku fillova punë si kamariere, të them të drejtën vinin persona që mua nuk më pëlqenin nga mënyra e komunikimit me pronaren dhe thoja me vete që diçka nuk shkonte.

Nuk dyshova asnjëherë që ata bënin pazare për personin tim për të më “futur” në dorë.

Një ditë, ka qenë para dreke, dhe pronarja ime më tha që të futesha së bashku me të në aneksin e lokalit dhe dhe gati pas një minute, afër meje u afrua një burrë rreth të dyzetave dhe më kapi me dhunë, ndihmuar edhe nga pronarja ime.

Këtë gjë e mbajta të fshehtë nga frika, derisa një ditë këtë e pranova vetë me dëshirën time pasi u detyrova ta bëj nga kushtet e vështira ekonomike”, citohet e reja në GSH.

14 komente në “24- vjeçarja: U bëra prostitutë me dhunë, familja jeton me paratë e mia”

  1. LORA says:

    Deshmi e vertete e nje realiteti tragjik.Deri kur???????????????

  2. Xoni Namasgjas says:

    Per mu qelbesina osht pronarja, goca shkret osht viktim e asaj m… po ne e robvet shpis, qi kon rrojt n’kurris t asaj.

  3. Arian says:

    tragjedi jo vetem e kesaj vajze dhe familjes,por per gjithe shoqerine shqiptare,me perjashtin te zagarve qe e sollen kete popull ne kete pike.Mendoj qe shoqerija jone ka arritur piken e thyerjes dhe nuk mund te kthehet pas ne degradimin e saj.Me qan shpirti duke menduar kete.

  4. idealist says:

    I gjithë populli ynë, ka kohë që është bërë “prostitutë”…

  5. sokol says:

    ik moj putane,ne 50 vitet qe sundoi komunizmi,kamarieret ishin,spiune
    ne te njejten kohe dhe prostituta,turp familjes tende qe ushqehet
    me para kurvash,patjeter do jesh nga ato qe rane ne shkoder mbas 1991.

    1. lexuesi says:

      Te gjykofshin edhe ty keshtu,pa dhembshuri e humanizem !

    2. sprtaku says:

      SOKOL!Mesa duket ti do jesh fare e fis me ate pronaren e lokalit dhe te vjen keq per te qe eshte arrestuar.Bastard si ty nuk besojn mbi te verteten.Pastaj çfare lidhje ka kjo me kamarjeret e komunizmit?Ajo eshte nje kohe qe i ka kaluar koha.Sote jemi ne 2014-ten.Pra ti nuk di ti ndash gjerat mire dhe mos shkruaj mbroçkulla.

  6. E verteta says:

    Grate e moshuara qe ju shkaterrojne jeten te rejave duke vrapuare pas lekut,duane nje denim shembullor dhe deskretitus para opinionit publik,te pakten une keshtu mendoj duke pasur parasysh vezhdimin e jetes te asaj vajze qe nuk kthehet me kurre.Turp te kene dhe kurre mos u rençin ne barke ato para gjaku.(Te gjitha keto ne se marrim varjantin qe eshte detyruare nga pronarja ,ne se ja ka dashe qejfi ne hesfelte te shkoje.)

  7. sokol says:

    O kelysh lexuesi,une te tregova realitetin e kamarjereve femra
    qe funksiononin ne shqiperi,deri ne vitin 1990,pse behesh prostitute?

    1. Arian says:

      Sokol,mos bier ne nivelin e salillareve me shoke ne menyren e te shprehurit dhe te ndjerit.Po te flet nje anti komunist fondamentalist.

  8. true says:

    keqeardhje per vajzen,shteti duhet ta ndihmoje. Ndersa pronarja te kalbet ne burg me pune te detyruar.

  9. teuta says:

    Jemi ne demokraci,por nuk theksohet ,demokraci per masat e gjera popullore, apo demokraci per nje grusht njerezish plitikan,kriminel e hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje