Në Shqipëri, gjysma e produkteve false

22 Maj 2014, 16:28Sociale TEMA

Para se të hapni një biznes duhet që fillimisht që të regjistroni markën dhe patentën për produktin që do të prodhoni, ose në mënyrë të kundërt do të konkurroheni pandershmërisht nga bizneset e tjera.

Kjo nuk do të thotë se nëse ju regjistroni markën tuaj, ajo nuk mund të vidhet, por autoritetet do të kenë të drejtën që të kontrollojnë dhe të dënojnë kompaninë e cila ka vjedhur idenë e produktit ose shërbimit që bëni. Nëse do të flasim sot për krim ekonomik i cili vjen e po shtohet është pikërisht ai i falsifikimit, raporton Vizion Plus.

Eksperti Andera Lombardi, i cili ka ardhur nga Italia në një projekt të përbashkët me doganën shqiptare që të japë asistencë në këtë fushë thotë se askujt nuk do t’i shkonte në mendje, por 51% e produketeve që shiten sot në botë janë false:

Nëse do të shohim pjesën më të madhe të raporteve na rezulton se 51% e produkteve në botë që shiten janë false. Shumica e tyre prodhohen në Kinë apo Tailandë, ndërsa pjesa më e madhe shiten online. Shitjet në internet janë edhe më të vështira për tu identifikuar. Prandaj i bëj thirrje konsumatorëve që të shohin mirë dhe me kujdes një produkt përpara se ta blejnë. “

Në Shqipëri kemi parë shpesh veshje, apo edhe produkte ushqimore me logo të markave të shtrenjta por që në fakt janë false. Drejtorja e Doganave tha se deri tani  një pjesë e mirë e tregtarëve që janë kapur duke shitur mallra të falsifikuar kanë shkuar në Gjykatë, ndërsa janë shkatërruar 4425 ngarkesa me mallra false. Aktualisht në Shqipëri vetëm 276 kompani kanë të regjistruar markën e tyre, dhe vetëm 10 subjekte kanë patentë te produktet industriale.

6 komente në “Në Shqipëri, gjysma e produkteve false”

  1. fieraku4u says:

    UN KAM BREDHUR SHUMICEN E VENDEVE TE BOTES PER PUN NGA EVROPA, AMERIKE DHE AMERIKEN LATINE, DHE KUR DEL XHIRO NEPER KETO QYTET MUND TI NUMEROSH ME GISHTA FEMRA QE KAN CANTA TE SHTRENJTA BURBERRY APO COACH.

    KURSE NE SHQIPERI TE GJITHA VAJZAT ME CANTA BURBERRY DHE COACH, LUIS VITON…A THUA SE SHQIPERIA ESHTE SAN TROPE.

    DHE MESHKUJT SHQIPTARE ME BLUZA DHE KEMISHA QE LEXOJN ARMANI, POLO APO DOLCE GABANA…A THUA SA KA PLAS PARAJA KUDO.

    TE GJITHA PRODUKTE SKARCO..

    1. ert says:

      Rendesi ka qe jane te lumtur…

    2. mikel says:

      jo te gjitha jane skarco se ato qe shet gabi (harrixhinjte) jane origjinale vetem se jane te perdorura , kshu qe kujdes se ofendon gabin qe bon konkurrencen te rregullt.

  2. Xhelo says:

    Nje pjese e ushqimeve qe shiten ne CONAD mund te jene te skaduara apo ne prag skadence, ne vecanti produktet e mishit dhe farerat.

  3. Vlora says:

    E cfare rendesie ka kjo. Une blej nje produkt qe punon njelloj si origjinali, duket njelloj po me diference 1/3 e cmimit. Njerezit jane te vetedijshem per kete dhe e dine shume mire. Pastaj nuk mund te quhet fallco sepse nuk ka marken e nje produkti te cilin ndoshta e ka imituar.

    Te marrim per shembull nje telefon Android. Ka marka te shtrenjta si Samsung apo HTC, por ka edhe telefone te lire te cilet nuk jane te se njejtes marke, por punojne fiks bile shume me mire se keto markat e shtrenjta. Ne fund te fundit, qarku kryesor dhe sistemi ne nje fabrike prodhohen, por ndryshon kutia, germat dhe bateria. Duke menduar se kete e merr edhe me nje cmim fantastik, kjo nuk ka se perse te mos tundoj njerezit qe ti blejne. Nuk mund te blejne te gjithe marka te shtrenjta. Tregu duhet te kete alternativa, si per ata qe nuk jetojne dot pa firma, por edhe per ata qe jane praktike dhe me xhepin me te vogel.

    Ne Shqiperi ndryshon pak ky fenomen, sepse njerezit duan firmato, si psh Hummer, Benz, Lacoste, Gucci etj. Me pak fjale duan qe te hapen bythesh. Keshtu qe kur ka nje treg mbushur me keto kerkesa, patjeter qe do te kete edhe oferte falso per ta mbushur ate, me nje cmim qe mund te paguajne Shqiptaret.

    1. une says:

      vlora ..ti ja fut kot qysh qenka njelloj nje pale kepuce nike origjinale shkojne 5 vjet kurse nje pal nike fallco 5 dite,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje