INTERVISTA/ Artan Lame shpjegon me detaje ligjin e ri dhe procesin e legalizimeve

22 Maj 2014, 11:23Sociale TEMA

Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t, flet në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus

 

Një famije ndërton në tokën e vet, të cilën e ka blerë. Ka certifikatë, ka kontratë të rregullt nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtëshme. Ka plotësuar gjithashtu formularin dhe ka ndjekur të gjitha procedurat. Kur legalizohet kjo pronë? Kur edhe si?

Kjo është kategoria më e lehtë sepse janë familje që kanë pronën e tyre, nuk kanë zënë pronën e tjetrit. Nuk është pronë me pronar, me ish- pronar apo siç themi në pronë në shtet. Në këto raste legalizimi bëhet thjesht duke ndjekur ALUIZNI procedurën në përmbylljen e dokumentacionit nëse nuk e ka plotësuar. Vështirë ta ketë plotësuar, sepse shumica e atyre që na vijnë, 99% e atyre që na vijnë gjithë këto muaj edhe na thonë që me të drejtë dhe me naivitet në të shumtën e rasteve që e kam plotësuar dokumentacionin, na kanë ardhur dhe çdo gjë në rregull. Kur i hapim dosjet pastaj, dalin që janë gati të shkreta. Në rastin hipotetik mjafton thjesht mbyllja e procedurave dhe merr dokumentin e legalizimit.

 

Po ata që kanë bërë edhe një banesë të dytë brenda këtij trualli. Është po e njëjta procedurë?

Kësaj radhe nuk ka më atë që quhet vetëdeklarim, se qytetarët kanë filluar nga fillimi të bëjnë deklarime tek ALUIZNI. Do merremi me blloqe, blloqe të mëdhaja sipas formës së zonave dhe me blloqe ku janë 100, 200, 300 banesa. Të gjitha këto do të kalojnë në “sitë”. Kur të vijë radha e atij që ka bërë një shtëpi më leje dhe pastaj ka shtuar, ka bërë edhe një tjetër të dytë, natyrisht në këtë momënt do bëhet edhe regjistrimi i saj dhe do të përfshihet në proces.

 

Ata që kanë ndërtuar në truallin e vet do paguajnë?

Ata që kanë ndërtuar në truallin e vet, edhe sipas asaj që ne i kemi premtuar edhe siç i pati premtuar pa pasur asgjë në dorë PD-ja, këta janë qytetarët që nuk do paguajnë asgjë, as për procedurat, as për tokën. Kjo masë është 50- 60%, që do ta marrin dokumentin e pronësisë pa bërë asnjë farë pagese.

 

Ju keni thënë që do të legalizohen të gjitha ato ndërtesa që janë ndërtuar pas 15 janarit të 2009?

Këtë nuk e kam thënë unë. Këtë e ka thënë ligji. Madje as ligji, por kodi penal dhe ai civil. Pra kodi penal ka një dispozitë shumë të qartë të miratuar në 2009 që thotë që objektet e ndërtuara pas kësa date, n.q.s janë të ndërtuara, nuk mund të përfshihen në legalizim.

 

Do prishen?

Në bazë të ligjit të ri, këto ndërtesa do të hyjnë në trajtim të veçantë, që sipas dispozitave të ligjit të policisë së ndërtimit, që do të thotë që asgjë nuk do të shkojë dëm. Qytetarët të rrijnë të qetë. Askush nuk do ju vejë në shtëpi, pra nëse ligji hyn në fuqi në datë 20, askush nuk do t’i vejë në shtëpi në datë 21. Ka dy gjera pra, nëse politika do të ketë konsensus dhe do mblidhen të dy palët politike, pra edhe PS edhe PD, sepse kodi penal ndryshohet vetëm me cilësi të caktuar. Nuk mund ta bëjë njëra palë pa marrë miratimin e palës tjetër. Pra n.q.s të dy palët do të merren vesh dhe do të shtyjnë këtë datë, atëherë mund të përfshihet edhe kjo pjesë. Është një spekullim trashanik i opozitës në parlament duke thënë pse nuk i përfshini këto. Edhe vetë nuk vinin ta bënin, edhe thonë pse nuk i përfshini duke ditur që pa qënë ata nuk bëhet përfshirja. Nga ana tjetër prapë qytetarët të rrinë të qetë sepse edhe midis këtyre objekteve nuk ka për t’i shkuar njeri t’ia prishi n.q.s hap pas hapi pas 1 muaji, 1 viti, 2 vjetësh, 10 vjetësh në atë vend ku kanë këtë objekt, nuk kalon një aks rrugor, nuk kalon një vepër infrastrukture, të cilët do të kërkojnë të prishet shtëpia. Nuk kërkon njeri që të prishi shtëpinë, thjesht se vajti data 20.

 

Po me pronarin e tokës mbi të cilën këto kanë ndërtuar?

Ajo është një nënkategori e nënkategorisë së nënkategorisë. Dhe në këto raste përsëri ligji e ka të parashikuar lirimin e tokës. Bëhet fjalë pastaj, hajde të gjejmë gjilpërën në kashtë.

 

Si do të vlerësohet trualli në varësi të zonës se ku ndodhet. Sipas ligjit të sapomiratuar ndryshon p.sh në Tiranë ka tjetër çmim, në Berat ka tjetër çmim, në Korçë ka një tjetër çmim. Mbi ç’baza do bëhet ky vlerësim?

Kjo ishtë një nga ndryshimet themelorë që ndodhi me ligjin e vjetër, për të cilën unë gjithmonë kam këmbëngulur pikërisht për t’iu shmangur asaj që historia fillon ditën që erdhëm ne. Historia nuk fillon atë ditë sepse ligji që ekzistonte, po të kishte pasur vullnet politik për të bërë punë, do të kishin bërë shumë punë. Nuk kanë dashur dhe nuk e kanë bërë, nuk kanë ditur dhe nuk e kanë bërë edhe duke pasur ligjin. Tani u bënë këto ndryshime në ligj, aty ku ishte e domosdoshme pra që i ndryshonin konceptualisht. Që do të thotë në ligjin që ishte në fuqi trualli vlerësohej afrofe në gjithë Shqipërinë rreth 13 mijë lek të vjetra m2. 13 mijë lek në mes të Tiranës, 13 mijë lek në periferi të Tiranës. 13 mijë lekë në Berat, 13 mijë lekë në Shkodër, 13 mijë lekë në Pukë. Kjo bënte që në Tiranë në një farë mënyre vazhdonin legalizimet sepse dilte me interes sepse toka kushton shumë, dhe ndërkohë në Kukës në Berat apo në Tropojë, që toka kushton 2 mijë lekë, kush është ai që do shkonte ta blinte me 13 mijë lekë? Dhe nuk bëhej fare legalizimi, ngaqë nuk i interesonte fare nëse bëhej apo nuk bëhej dhe nuk ishte marrë njeri me ta. Atëherë përgjigja jonë është kjo, të përdorim çmimin e tregut për truallin, pra në Tiranë kushton 100 mijë lekë, japim 100 mijë lekë. Në Tropojë kushton 2 mijë lekë, është 2 mijë lekë, por ama jo me çmimin e truallit të plotë, por me 50% të truallit, pikërish për t’i nxitur dhe çmimi përfundimtar të dalë më i vogël se ai 13 mijë lekëshi. Prapë ishtë një gënjeshtër që u munduan të thonë që do ua vëmë me çmim tregu etj, etj. Nuk është politikë të thuash që ishte gënjeshtër, do thuash që ishtë e vërtetë? Nuk ishte e vërtetë sepse përveç faktit që po llogaritet me 50% të çmimit të tregut ka edhe një shtesë tjetër, po jo më shumë se 15 mijë lekë. Që do të thotë n.q.s është 100 mijë lekë në Tiranë, pjesëtuar për 2, i bie 50 mijë lekë. Nuk do ta paguajnë 50 mijë lekë, do paguajnë 15 mijë lekë. Nëse në një vend është 10 mijë lekë, do të paguajnë 5 mijë lekë. Kjo bën që edhe në Tiranë ta bëjnë legalizimin se ka interes, edhe në rrethe gjithashtu.

 

Ka pasur një taksë rreth 40 mijë lekë për infrastrukturën. Vazhdon të jetë?

Taksa për infrastrukturën ka qenë dhe vazhdon të jetë sepse kjo taksë nuk i shkon shtetit. I shkon njësisë vendore. Nuk ka kuptim që qeveria të mburret që ne po ju heqim taksën, që nuk është e vetja, kur është e njësisë vendore. Edhe mund ta bëjmë, por nuk e bëmë më një logjikë të thjeshtë, se duke qenë se është një taksë që i përket njesisë vendore, për më tepër që i shkon njësisë vendore për infrastrukturën në këto zona, atëherë nuk ka kuptim ta heqim. Thjesht e heqim nga ky ligj. Pra njësia vendore vazhdon ta mbledhë më mbrapa. Thjesht e kemi hequr nga ky ligj, nuk hiqet përgjegjësia. Pakëson faturën që ka për të paguar sot qytetari në raport me shtetin. N.q.s me ligjin e vjetër ti do shkoje të paguaje, do të nxirrnin faturën e plotë dhe të thonin bjer këto lekët të japim letrën. Taksa ekziston, por e kemi të zbutur në kohë.

 

Çfarë ndodh me ata qytetarë që nuk kanë mundësi ekonomike për ta paguar vlerën e truallit?

Qytetarit i paraqitet një seri opsionesh, nuk i themi bjer lekët të japim letrën, por i themi na letrën dhe ke këto opsione për të paguar. Nëse paguan menjëherë, përfiton një ulje prej 30- 40%, varion nga lloji i kategorive, nuk është e njëjtë për të gjithë, por me letra me vlerë. Pra, që mund ta paguash 30-40% me letra me vlerë. Letrat me vlerë sot kanë një vlerë 3-4%, do venë në 10% për këtë shkak. Pra kjo është një mënyrë për t’i rifutur në qarkullim. Pra, me letrat me vlerë të ulet rreth 30-40% fatura e përgjithshme. Përtej kësaj, n.q.s përllogaritet fatura, u bë edhe zbritja e letrave me vlerë dhe këto i paguan menjëherë ka edhe një zbritje tjetër prej 20%. Menjëherë nuk do të thotë sot. Do të thotë brenda një muaji, e them me saktësi këtë se pikërisht këto ditë po merremi me VKM-të që do të përcaktojë këto hollësira dhe aty e vendosim që brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së faturës. Ka edhe një zbritje tjetër mbi të gjithën prap prej 10%. Pra, nëse fatura në fund pas të gjitha zbritjeve arrin në 3 milionë, të themi na jep 2 milion e 700 mijë lekë, pra 90%. I themi mbaje këtë 10%, paguaj 2 vjet rresht dritat, dhe nëse pas dy vjetësh na vjen dhe na thua ja ku e kam librezën e dritave, i kam paguar, të falet ai 10%. Arsyet janë dy: E para kemi këmbënguljen e kryeministrit.

 

Nuk është shenjë dobësie kjo që hajt t’i bëjmë njerëzit të paguajnë dritat?

Po, është shenjë dobësie. Ky është shteti shqiptar, i dobët për mos thënë me ashtu nëpër shalë. Nëse donim shtet e kishim bërë, nuk e bëmë dot atëhere, hajde gjejmë mënyrën që shkallë pas shkalle ta forcojmë shtetin. Që do të thotë megjithëse një pjese e madhe e këtyre familjeve janë në nëvojë dhe kanë shumë pak raporte me shtetin, njohje dhe pranim të shtetit dhe duam t’i bëjmë qytetarë apo t’i lemë atje? Do i bëjmë qytetarë duke pranuar edhe një kosto. Dhe kjo është ajo kosto. Të mësohemi të gjithë si unë e si ti të paguajmë detyrimet që kemi shtetit. Kjo është një mënyrë për të mësuar se ai që i ka paguar 2 vjet dritat, do vazhdojë t’i paguajë.

 

Kur vetëdeklarimi është bërë nga një kryefamiljar, mundet dikush nga familja me anë të një certifikate familjare ta bëjë vetëm me emrin e tij. Mund të bëhet vetëm në një emer apo me trung familje?

Jam i bindur që këtë pytje ua ka bërë ndonjë hallexhi që e ka hequr vetë në kurriz. Ligji vetë, dhe veçanërisht kodi i familjes, e ka të përcaktuar shumë qartë. Dhe vetë legjislacioni shqiptar e ka përcaktuar shumë qartë se si bëhen këto punë. Kur bëhet vetëdeklarimi, duhet të kesh me vetë certifikatën familjare dhe me certifikatë familjare kur bëhet i gjithë legalizimi, vërtet del në emër të kryefamiljarit, ose del në emër të atij që e ka bërë, por në hipotekë duhet të regjistrohet në emër të gjithë pjesëtarëve të familjes. Siç u bë legalizimi i banesave në ‘92- ‘93–shin në banesën e tim eti, praktikisht kam pjesë edhe unë. Ka ndodhur për shkak të injorancës së administratës, për shkak të zyrave të regjistrimit të zyrave të pasurive të paluajtshme, për shkak të injorancës së strukturave të ALUIZNI-t që kanë bërë regjistrime në emër të kryefamiljarit më idenë që unë jam burri i shtëpisë dhe është e imja. Ligji kështu ka qenë, injoranca e këtij shteti ka bërë që të tolerojë dhe të bëjë edhe regjistrime të tilla. Nuk kanë zgjidhje këto raste përveçse rrugës gjyqësore. Qytetari duhe të hapë procese gjyqësore dhe të paraqesë certifikatën që tregon që ka pjesë në banesën që ka legalizuar bashkëshorti dhe i takon automatikisht gjysma. Nuk ka asgjë tjetër veçse gjyqit.

 

Si do bëhet verifikimi në terren? A janë ngritur grupe pune?

Grupet e punës janë në terren. Kanë filluar daljen në terren që nga 1 marsi i këtij viti. 4 muajt e parë u morën vetëm me vënie letrash për të kuptuar se ku jemi se ishte një kaos. Nuk e kuptoja si kanë qenë kaq të parpërgjegjshëm. Njeriu me vërtetë do të bëjë lekë, po ka edhe qejfin që po bën diçka, po bëj punë. Në 1 mars grupet e punës dolën në terren dhe deri tani janë rreth 8000 e ca objekte të matura në terren, pra i është shkuar në shtëpi. Kur them deri tani, e kam fjalën deri në 15 mars sepse çdo dy javë bëjmë ndonjë përditësim të informacionit dhe në këto 800 e ca familje kanë shkuar janë bërë matjet, i janë rifreskuar dokumentet i janë plotësuar dosjet e kështu me radhë.

 

Si ishte reagimi i njerëzve?

Reagimi ka qënë i jashtëzakonshëm. Pyetja e parë që unë i bëj drejtorëve rajonalë kur kam takime me ta, i them gjysëm me shaka: Ça thotë populli? A na do populli? Dhe përgjigja është uniforme për të 14 drejtoritë rajonale, pritja e qytetarëve është e jashtëzakonshme. Në 8000 e ca raste mund të them se jo në më shumë se 10-15 raste fanatikë të pandreqshëm partie që dalin dhe bërtasin e dua, s’e dua. Me këtë rast i kërkoj qytetarëve pritini njerëzit tanë dhe jipuni çdo gjë që mundeni duke ruajtur gjithmonë të drejtën t’i mbani shënim emrat dhe numrat e telefonit, t’i denonconi nësë ju kërkojnë gjë apo ju zvarrisin.

 

Cili do jetë kriteri i përzgjedhjes ?

Nuk ka kriter përzgjedhjeje. Funskionin kryesisht me blloqe. Në të shkuarën ishte rri në zyrë e prit hallexhiun të vijë. Tani jemi në që dalim në terren dhe merr të gjithë rrethin, pra bllokun kadestral. Merret gjithë blloku dhe merret me 2- 3 grupe punësh. Mund të dojë 2- 3 ditë. Kjo nuk bën konsum kohe dhe kështu e marrin vesh të gjithë që kanë ardhur te ALUIZNI dhe planifikojnë kohën. Ka dhe një komponent tjetër. Kushdo që ka nevojë, do të na ndihmojë, është i mirëpritur në të 14 zyrat e drejtorive rajonale.

 

Çfarë do ndodhi me lejet që janë dhënë para së të vinit ju dhe janë me parregullsira? Do të kthehen mbrapsht?

Nga rreth 7800 leje të dhëna vitin e kaluar, rreth ¾ janë me parregullsi, janë problematike dhe janë sikur mos ishin, do ishte më mirë. E para, sepse nuk janë shtëpi hallexhinjsh. Janë të gjitha hotele, restorante, bare, magazina, përfitime, të gjitha lekë. Por, nga ana tjetër nëse thuhet që merri dhe hidhi në gjyq, i bie t’i vë kyçin ALUIZNI-t dhe me 10 vjet të merrem me gjyqet e këtyre. Ne kemi evidentuar problematika skandaloze dhe i kemi çuar në prokurori për ndëshikimin e atyre që i kanë lëshuar, por pa pretenduar që do i marrim të gjitha. Institucioni është i hapur edhe për prokurorinë edhe për policinë.

 

ALUIZNI ka të drejtë të shfuqizojë leje apo është vetëm e drejtë e gjykatës?

Mbi bazën e kodeve të administratës publike institucioni që ka nxjerrë aktin mund ta shfuqizojë për 30 ditë. Meqenëse, ky 30 ditësh ka kaluar juridikisht nuk mund të shfuqizohet asnjë nga aktet ekzistente. 80% e rasteve të gjyqeve të ALUIZNI-t janë për shkak të lejeve të gabuara duke krijuar konflikte me qytetarët e tjerë. Lejet e vjetshme kanë krijuar vetëm gjyqe.

 

Ka pasur zyra ALUIZNI në zonat rurale që janë mbyllur. Do të hapen përsëri?

Kanë qenë disa drejtori, të cilat ishin me 20 veta, që kishin prodhuar deri në fund 20 leje. Institucioni është i falimentuar nga borxhet dhe mbi këtë borxh u lanë edhe 200 kontrata të tjera, të cilat ne i anuluam dhe shumica e tyre janë në gjyq.

 

Do rihapen këto për t’i bërë sërish funksionale?

Në zonat periferike janë hapur zona. Në Paskuqan janë 3 zyra me ekip prej 3 vetash. Këto ekipe i shërbejnë 2000- 3000 banorëve.

 

Kush është zona më problematike në vend?

Ka pafund. Vetë një ndërtim pa leje është një problem. Është një ndërtim që është bërë pa lejen e shtetit, është një ndërtim që askush nuk e di nësë ka shkelur ndonjë ligj, në vend ku ndërtohet apo jo? Të gjitha zonat ku me pak e ku më shumë janë problem.

 

Po shtesat? Shumë qytetarë në banesat e tyre kanë bërë shtesa.

Shtesat përfshihen në ligjin e legalizimeve. Ligji i legalizimeve u bë që kemi 200 qytetarë që shteti nuk i jipte shtëpi. Këta njerëz erdhën nga malet, erdhën nga fshatra, erdhën nga zona ku nuk jetohej më. Zunë një vend në qytet, shteti nuk i jepte shtëpi dhe këta e bënë vetë. Dhe shteti tha hajde tani t’ua jap lejen. Ky ishte sensi me të cilin u bë ky ligj. Degradoi rrugës dhe nga 20 mijë leje që kanë dhënë këta, mbi 16 mijë janë të gjitha legalizime hotelesh e klubesh. Deformimi i ligjit, ligji nuk u bë për të legalizuar hotelet.

 

Çfarë qëllimi i keni vënë vetës, brenda 4 vitesh sa legalizime do bëni?

Targeti është masa e madhe e qytetarëve dhe masa e madhe e objekteve pa leje në zonat informale. Për këtë këmbëngulim në zona informale për të mos përgjedhur ndërtime, por një zonë të tërë. Pjesa e madhe janë këto zona që quhen fasha e qyteteve. Në Tiranë është një fashë rreth 2 km, Durrësi po kështu. Këto janë lehtësisht të legalizueshme dhe ne kryesisht me këtë do merremi gjatë këtij mandati. Mbeten dy kategori që kërkojnë më shumë kohë. E para ndërtimet e veçanta, në vende nga më të çuditshmet dhe kanë më shumë problem. Dhe më problematike janë ndërtimet brenda qyteteve, duke ditur që brenda qyteteve ka gjithmonë problematika gjyqësore. Mund të duash ta mbarosh legalizimin për 2 vjet, por nëse gjyqi zgjat 6 vjet, duhet ta bësh pas 6 vjetësh.

 

Kur mund të themi që në Shqipëri mos të ketë problem pronash?

Shqipërinë të legalizuar nuk do ta kemi asnjëherë. Gjithmonë do të kemi probleme. Është puna të limitojmë dëmin e bërë dhe të bëshëm në të ardhmen. Sot në Shqipëri është stopuar rreth 70-80% e ndërtimeve pa leje. Pra, në Shqipëri vazhdon të ndërtohet pa leje, jo me 100 si para një viti, por me 20%. Është sukses që në 6 muaj shqiptarët, që nuk donin të kuptonin se nuk mund të ndërtonin pa leje, po e kuptojnë ku me INUK, ku duke ia prishur, e ku duke i vënë dinamitin. Fakti që ka rënë niveli i ndërtimeve pa leje është diçka pozitive.

 

Mesazh për gjithë shqiptarët.

Mesazhi i parë dhe i fundit është kjo: nuk është një gjë që e bën qeveria për qejfin e vet e as qytetarët për qejfin e tyre, por është një gjë që e bëjnë bashkë. Duhet të bëhemi bashkë për të përfunduar procesin e legalizimeve. Na ndihmoni, t’ju ndihmojmë.

11 komente në “INTERVISTA/ Artan Lame shpjegon me detaje ligjin e ri dhe procesin e legalizimeve”

  1. mateo says:

    me ne fund nje proces i ndershem dhe trasparent !

    1. Adriatik says:

      Nqs doni pak drejtesi dhe ligj largohuni nga ky vend i mbushur me islamike.

  2. elinor says:

    “Shqiperia nuk do jete asnjehere e legalizuar”, thote bylmezi! “Shtresa e pronareve mbi token e te cileve eshte ndertuar pa leje eshte nje nenkategori e nenkategorise se nenkategorise!” “Eshte si te kerkosh gjilperen ne kashte.”
    Problemit me sensitiv ne lidhje me pronat, ate te zaptimit te tokes se tjetrit me tabelen “asht e xanun”, i jepet nje pergjigje kaq e percipte dhe kaq patetike.
    Nuk behet me ai vend; kapni e ikni prej andej se ndryshe do kthehet ne nje varreze gjigande.

    1. niki says:

      ky seshte ne vete pronarin e vertete e katandis lecke

  3. TARRASI says:

    E drejta e prones qendron para cdo te drejte tjeter z Kryeminister i Repuklikes Popullore Komuniste te Shqiperise. Po si nuk e the nje fjale te vetme per pronaret apo si nuk te shkoje mendja ti ftoje te dyja palet e interesuara ne Kryeministri, apo pronaret nuk jane shtetas shqiptare.
    Prona merret nga qeveria vetem pasi te jete paguar me vleren e plote te tregut dhe vetem per nevoja publike ne te gjitha vendet demokratike te botes e madje edhe ne Kinen komuniste por ne Shqiperine staliniste kjo praktike duket se nuk ka ardhur akoma.
    Po per akordin me Gjykaten e Strasburgut si nuk e the nje fjale z Kryeminister. Po per parate qe duhet te paguash per vendimet e Gjykates se Strasburgut qe po shkojne ne miliarda Euro kur dhe ku do ti marresh nuk the gje gjithashtu.
    Vendimet e Gjykates se Strasburgut vazhdojne te behen pirg se bashku me miljardat e Eurove te papaguara e ju vazhdoni akoma te grabisni pronat e qytetareve shqiptare me vendime Qeverie Komuniste Staliniste duhet thene se perndryshe fyejme komunistet kineze.
    Qofshi ju qe jeni. D.M.TH mashtrues me te pafytyre nuk mund te kete qene as Enver Hoxha. Ndonjeri mundet te thote po Saliu . Per te verteten jane pothuaj njelloj por Saliu nuk ka thene ndonjehere se do jua kthej pronat por nxirrte kelyshin e tije Mediun te mashtronte si Rama gjate fushates.
    Qeveritare Shqiptare mos harxhoni parat e ppullit shqiptar duke shkuar ne Bruksel gjoja per integrimin se kur nje qeveri shkel te drejtat themelore te njeriut as ne Unionin Afrikan nuk e pranojne jo me ne Europe , pra thjesht shkoni per te fshehur parate e vjedhura e per turizmin tuaj e deri edhe per te pare kupat e europes ne futboll.
    Se dyti shqiptaret duhet ta kene te qarte te majte e te djathte me prone apo pa prone me qeveri komuniste neokomuniste apo demokrate se vendimet e Gjykates se Strasburgut do te paguhen deri ne lekun e fundit nese shqiptaret deshirojne te kene shtet Shqiptar gje qe nese vazhdojne keshtu ta dime te tere se nje dite edhe mundet te mos e kemi fare as keshtu bandit e grabites sic e kemi.
    Pronaret qe i kane kaluar hallkat e proceseve gjygjsore shqiptare ti drejtohen Gjykates se Strasburgut pa e humbur nje dite me he te mos presin mashtruesin e radhes me mashtrimin e ri.
    Persa i perket pronarve qe akoma jane qe 24 vjet ne procesin e zhvatjes se lekeve nga keta qeveritare te pafytyre e shppirt , por jo ne procesin e njohjes se prones pasi nekomunistet nuk kane ndermend te njohin krimet e baballareve te tyre e as te kthejne pronat e grabitura nga po ata kriminele te mos vazhdojne te paguajne me por te kalojne procesin sa me pare dhe ti drejtohen Strasburgut edhe ata.
    Ndersa brenda vendit ish pronaret te rithemelojne shoqatat e tyre ne tere shqiperine dhe te paralajmerojne qeverine me greva nje orshe e duke i pershkallezuar deri ne greve urie kombetare duke i ndaluar se bashku me institucionet nderkombetare vazhdimin e rigrabitjes se pronave nga regjimi nekomunist qe i kane lene vendin njeri tjetrit.
    Bijte dhe bijat e pronarve e te persekutuarve qe ne te shumten e rasteve i perkasin te njejten shtrese te njoftojne per kete rigrabitje te prones se tyre kancelarite perendimore nga vendet ku jetojne e punojne pasi ne te shumten e rasteve tashme jane shtetas perendimore.
    Baballaret kriminel te ketyre neokomunisteve pa fytyre e dinjitet njeriu na kane grabitur pronen, internuar, persekutuar e ne te shumten e rasteve na kane lene jetim apo jetim me prinder te gjalle pasi i kane mbyllur ne burgje prinderit tane me me shume se 30 vite e nuk duhet bere gjaku uje.
    Bashkevuajtes kemi me vete te Drejten, Zotin e Perendimin prandaj duhet te behemi te gjalle e te mos tulatemi nga mashtrimet pa fund te ketyre te pafytyrve qe i leshojne vendin njeri tjetrit ne kurrizin e popullit shqiptar qe mashtrojne pa u skuqur e pa u zverdhur qe 24 vjet me radhe e me tej se do hanim me luge floriri.
    Ata shqiptare qe kujtojne se perfitojne nga ky mashtrim i qeveritareve te pafytyre po ju them se kostoja e kaosit permanet ku e mbajne Shqiperine keta antishqiptare e kalon disa fish vleren e truallit te shtepise suaj se bashku me shtepine .
    Aji qe eshte shqiptar e di mire qe nuk eshte toka as trualli i tije e as i Qeverise grabitse te radhes prandaj mos vazhdoni te vetemashtroheni por blini trojet e tokat tek pronaret e vertete mbi te cilat jetoni sot nese nuk jane tuajat dhe keni per te fituar disa fish. Se pari fitoni qetesine fizike e mendore per ju e brezat qe do lini mbrapa. Se dyti fitoni qetesine me shpirtin tuaj nese realisht besoni pak ne Zot se nuk merret gjeja e tjetrit. Se treti po ju garantoj se fitoni financiarisht me se paku tre fishin pasi akoma cmimet ne Shqiperi jane shume poshte.
    Pyesni veten apo komshiun se sa e ka blere dynymin e tokes apo truallit mbas 91? Me 4-5 miljon te vjetra e sot me siguri mundet ta shesi 60-70 milion pra per 20 vjet kane fituar me shume 10 fishin.
    Shqiptare pronare apo jo pronare megjithse per te verteten sipas statistikave 87% e shqiptareve jane pronar te nje trualli sado te vogel mos vazhdoni te mashtroheni nga qeveritare ordiner qe duan tju mbajne ne kaos e vellavrasje me qellimin e vetem qe tju grabisin te sotmen e te ardhmen.
    Jam i bindur se dikur do ta kuptoni por do jete teper vone e qeveritaret e djeshem e te sotem nuk keni ku ti gjeni pasi me kohe do jene duke ngrene parate tuaja ne nje qoshe globi.
    Liria , demokracia, prona, dinjiteti gezohen vetem atehere kur lufton e perpiqesh cdo dite qe ti keshe. Cdo gje e ka nje fund edhe keta grabites te pafytyre qe ju kane hypur ne qafe duhet ta kene nje fund. A ka nje popull ne Europe qe e kane detyruar me varferi e kercenime nga me te ndryshmet te braktise Atdheun gjysma e popullsise pervec shqiptareve. Gjysma e mbetur nuk votojne pasi kane 24 vjet qe nuk e perfillin ndonjehere voten e popullit . Ata cfare mbesin i kercenojne me buk apo i blejne varferine javore me nje thes miell te vjedhur nga buka e tyre dhe ne fund shpallin mes kacafytjesh gjoja sundimtarin e radhes pasi nuk jane gje tjeter vetem dy pjese e nje bande kriminale.
    Kaq legjitim jane keta te pafytyre te pa ers me me gjak bastard qe as mendojne nje minut per Shqiperine e Shqiptaret por gjithnje te perulur para padronve te tyre qe kane rreth 100 vjet qe gjithnje e kane qene jashte kufirit shteteror.
    Ngrihuni shqiptare e shporrni vemjet e rradhes qe vazhdojne t’ju pijne gjakun me me intensitet se te paret e mos vazhdoni te vritni vllain per nje gardh se kemi vendin me te bukur qe Zoti ka dhene mbi dhe e te jetojme ne paqe e vllazni me njeri tjetrin e pse jo edhe te begate se i kemi tera mundesite.
    Ish-Sekretarja e Shtetit mikja e madhe e Shqiptarve Hillary Clinton tha se shqiptaret i kane potencialet qe te jetojne si populli me i pasur i botes.
    Zgjohuni shqiptare se jemi populli me i ri i Europes i mireshkolluar se paku gjer tani e me nje vend qe nuk e ka kush ne bote qe nuk e kane quajtur kot mesi i dheut.
    Rraca e shqiptarit me gjakun e Kastriotit nuk ka qene nuk mundet te jeojne me sidromen e skllavit.

  4. Ajet Delaj says:

    PATURPESIA DHE DEMAGOGJIA E NJE PARLAMENTI BANDITESH E QEVERITARE TE PAPERGJEGJSHEM

    Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.
    Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne te as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi criminal komunist.
    Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.
    Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.
    Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jot e fundit 10 milion Euro dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.
    Kurse me i miri i seances ne kete drejtim Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.
    Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart akti i vazhdimit te grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.
    E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.
    Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup I madh.
    Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.
    Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.
    Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.
    Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.
    Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.
    Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.
    Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.
    Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.
    Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.
    Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.
    Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.
    Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshe e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.
    Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.
    Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.
    A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.
    Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.
    Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.
    Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.
    Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.
    Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.
    Nese shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.
    Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.
    Ajet Delaj
    New York

  5. Genc says:

    Zoti Rama dhe zoti Drejtor i Hipotekave!
    Te ndertosh pa leje dhe ne token tende mund ta hipotekosh shtepine vetem me 2-3 dokumenta pa asnje leke dhe bile duhet te te vije administrata ne shtepi.Kjo eshte pune e shkelqyer dhe duhet pergezuar.Por nuk veprohet keshtu me objektet qe jane ndertuar me leje,me projekt me kontrata me firmat private etj sepse per ato duhen nga 6 muaj deri ne nje vit te maresh lejen e cfrytezimit nga kryetari i bashkise dhe te paguash deri ne 2 miljon leke per te siguruar:proces verbalin e themeleve,proces verbalin e gjeodesis,proces verbalin e perfundimit te punimve,proces verbalin e pastrim gjelberimit,taksat e bashkise,taksat e zyres se urbanistikes,shlyerjen e taksave ,fotografi te ndryshme etj etj etj.Te del shpirti, afron dhe leke nen dore dhe prap nuk mbaron dote.Pse keshtu???A duhet te lehtesohen ata qe veprojne me rregulla apo ata qe shkelin ligjet?Keshtu veprohet edhe per qytetaret qe nuk paguajne energjine dhe ujin.Ne paguajm cdo muaj detyrimet,ata na ritin tarifat cdo vit per te mbuluar deficitin e atyre qe nuk paguajne dhe ne fund nje ligj per falje.KU VEMI KESHTU??

  6. gent says:

    Ik o Lame bëje fsheftas punën se nuk durohet kjo që po bën. As koston e tokës, as koston e rrogës tënde dhe rrogat e administratës nuk do i fusësh në llogari? Po kush do ti paguajë këto , unë ?

  7. gent says:

    Një gjë na e kujtoi tërmeti – janë anti sizmike këto ndërtime që legalizon zotrote ?

  8. Gent14 says:

    Lexoni pak pergjigjen e pyetjes mbi pronaret… nje zhveresim total ndaj tyre. Ligji numer 1 ne cdo kushtetute thote qe prona eshte e shenjte, por ne Shqiperine tone, fatkeqesisht, ekziston ligji i te fortit, te cilin sheti e perkrah dhe i thote bravo, keshtu duhet bere!

    Ndersa po ky shteti paguan milionat nga Strasburgu per demshperblim pronaresh, se vetem Europa di t’ia lidhe kembet zvarranikeve prej vicidoli dhe kudo qofshin!

  9. merqinja says:

    Pa shkuar prona tek i zoti zhvillim ky sistem nuk ka por vetem udhekryqe.Kryeministri ska cfjale te thote per pronaret se ligji per te denuar bythe qiret eshte hequr ngafuksjoni.Funderinat,llumi qe udheheq kete kauze shikoi ku jane sot ne cfare tavolinash rreshtohen.Perfaqsuesit E PONAREVE njerzit me te ndyre qe perfaqsojne kete elit te vendit kane 20 e kusur vjet qe mashtrojne e vjedhin.Nuk u pelqen Atani dhe puna qe ben duan Shabanin e Kollozin.Po luftohet te benet shtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje