Stina e verës mund të jetë pak problematike për duhanpirësit të cilët deri më sot orët e nxehta të drekës i kanë kaluar brenda nëpër bare të mbyllur të cilët kanë kondicioner. Ministria e Shëndetësisë brenda qershorit do të miratojë një ligj, i cili do të vendosë gjoba këtë herë jo vetëm për pronarët e bareve, por edhe qytetarët që shkelnin rregullat dhe konsumojnë duhan në ambiente publike të cilat nuk lejohen do të detyrohen të paguajnë një gjobë prej 5 mijë lekësh.
Ka 8 vite që ligji, i cili ndalon pirjen e duhanit në vendet publike, ka hyrë në fuqi, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që nuk po zbatohet. Çfarë do të bëjë që ndryshimet e reja do të funksionojnë këtë radhë? Fillimisht kur ligji kundër duhanit hyri në fuqi, gjatë javëve të para askush nuk pinte duhan në bare, restorante, institucione shtetërore apo shkolla. Sot që flasim ne shohim duhanpirës jo vetëm në lokale por edhe në spitale, por madje edhe vetë ata të cilët miratuan ligjin, deputetët nuk e zbatuan atë. në shumë vende të botës SHBA, Itali por edhe në Kosovë, ligji që mbron qytetarët nga rreziku që vjen nga duhani po zbatohet, por në Shqipëri nuk po funksionon.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këtë herë do të ngrihet një Inspektorat Shëndetësor, i cili do të bashkëpunojë edhe me strukturat e tjera, siç janë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apo edhe Inspektoratet Tatimore të cilët do t’i vënë gjoba duhanpirësve. Këto gjoba nëse nuk paguhen, do të kthehen në tituj ekzekutiv dhe do të vilen nga përmbarimi. Por si shprehen qytetarët, të cilët deri më sot nuke kanë respektuar këtë ligj? Me sa duket më shumë se kundërshti e qytetarëve, ligji që ndalon pirjen e duhanit në vende publike është një sfidë vullneti i institucioneve tona. A do të zbatohet këtë herë? Kjo mbetet për t’u parë.
Te shpresojme qe kete here qeveria ta marre seriozisht problemin e ndalimit te pirjes se duhanit ne ambientet publike! Nuk na bejne kembet te futemi ne ndonje lokal te pime kafe me ndonje mik apo shok, pasi detyrohemi te thithim tym dhe katran te zi. Kam nje apel qytetar: sa me shpejt ligji, aq me mire, e jo si pushteti i kaluar, i cili pati vetem fjale!
Mund te mos futesh ne lokal hahaha
Si do zgjidhet pirja e duhanit ne ambjentet e punes ne institucionet shteterore
Ore kjo qeveria vetem show di te bej?? Ashtu ka pas qene ligji qe gjobitej dhe peedorusi me 5 mij lek te reja. Puna eshte se si do ma vej gjoben mua. Une si jap as dokument e as emer, e sa te therrasi policine une do kem ikur. Pastaj ne te kunder nje gjygj ne gjykaten administrative se nuk ka fakte normalishtm se nuk do dalin me aparat ne dore
Huhhh kopuk, kopuk..Do te skalisin dhe ty pak nga pak..Por po paske aq pare sa te cosh ceshtjen ne gjykate administrative, atehere te konfiskojne paketen me gjith camkak dhe i bejne nje DNA me gishtat e tu..Po u provua forma e gishtave ne cakmak me te tuat, te te fusin dhe nje gjobe per procesin e DNA-s nja 150 mije leke dhe te rrish drejt…
Po po aty mbahu ti se nuk e paguan gjoben. Qeveria e ze lepurin me qerre -thote populli.
Po nqs shoqerihen me polici keta inspektoret cdo besh ti? Nuk ke dokument identifikimi, perfundon ne komisariat per verifikim. Ta leverdis ty te rrish ca ore ne komisariat per 1 cigare? Do te tymosesh? Dil jashte tymos dhe pastaj futu perseri brenda. Ne boten e qyteteruar keshtu ndodh te pakten.
Si e ka bere edhe Europa,do dalesh jashte ambientit publik ku ndodhesh dhe do t’a pish eshte shume e thjeshte.Cfare faji kane personat e tjere qe jane ne te njejtin vend me duhanpiresin te thithin tymin e cigares tende,sidomos kur ka femije.Mendoj se nese shumica nuk e pi atyre te pakteve do t’u vije zor t’a ndezin ne ambjente publike.
– Gjoba vetem ne qytete brenda unazave !?? I kemi pare zbatimin psh ne Itali. Ligji zbatohet kudo! Po tek ne si do behet ne Lac, po ne Fushe Arez., po ne Spac, po ne Bence te Tepelenes ,po neee Lazarat si do veproje kontrolli ? Amani te shoqeroje nje TV ne Lazarat……Flasim me pas !
@ Arbeni
Po te doj shtepi ta qendis mire portofolin!
Ti rrasi 3/4 gjoba sumes polici ty edhe do e shohim pastaj:- do e respektosh lignin ti apo jo!?
Dhe per ate qe thua nuk do ket prova provoje dhe do e shohesh!!!
Se mos I thuaj policit:- aman ore se jam miku I filan/fistekut
Pun shqiptaresh (rrumpalla)
A e dini se ne USA, nese nje shtetas amerikan semuret me kancer ne vendin e punes….dhe ta zeme se ky eshte nai DJ apo barist ke Blloku?!!!! Mer nje demshperblim nga Instituti i Sigurimeve Shendetesore…sa te sheroje kancerin e vet, por edhe te shqipetareve qe “hapen bythesh” e sduan SHTET….!!!!!!!!
Presim qe te shohim
ne europe njekohesisht kishte fushate mediatike under pirjes se duhanit si dhe ndarje te ambjententeve, smoking ..no smoking. me pas, kishte zvogelim te ambjenteve ku pihej duhan dhe me shume hapsire te tjereve…derisa u vendos qe cigare do piej ose jashte ne rruge ose ne nje dhome hermetike e te mirajrosur.
pra si rezultante, ka gjithmone nje vend ku pihet cigare.
mir qe mua sme durokan dot tymin e cigares, po une pse duroj djersen e qelbet te tyre?
jam nje duhanpires e nuk jam cifuti i kohes se Hitlerit e as zezaku i kohes se Luterit.