VIDEO/ Ushtria vijon aksionin, pastrohet bregdeti i jugut

24 Maj 2014, 19:47Sociale TEMA

Në vijim të aksionit për pastrimin e bregdetit me moton “Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër”, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i janë bashkuar të shtunën aksionit për pastrimin e zonave bregdetare të jugut të Shqipërisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka inspektuar nga afër aksionin e efektivave të Forcave të Armatosura në Dhërmi.

Në fjalën e tij, gjeneralmajor Jeronim Bazo u shpreh: “Po vijon me sukses faza e dytë e aksionit të pastrimit të territorit nga mbetjet dhe është shumë e rëndësishme që komuniteti të bashkëpunojë dhe të bëhet pjesë e këtij aksioni”.

Në javën e dytë të aksionit, efektivat e FA janë angazhuar me trupa dhe mjete përkatësisht në plazhin e Zvërnecit me 100 persona dhe 5 mjete; në qytetin e Vlorës me 150 persona dhe 9 mjete; në Radhimë me 150 persona dhe 9 mjete; në Orikum me 150 persona dhe 9 mjete; në Palasë me 100 persona dhe 6 mjete; në Dhërmi me 100 persona dhe 4 mjete; në Himarë me 100 persona dhe 5 mjete; në Jalë me 50 persona dhe 4 mjete; në Qeparo me 80 persona dhe 4 mjete; në Borsh me 100 persona dhe 5 mjete; në Kakome me 50 persona dhe 3 mjete.

Në total në aksionin e ditës së sotme, i cili është shtrirë nga plazhi i Zvërnecit deri në Kakome, u angazhuan mbi 1 000 trupa dhe mbi 60 mjete të Forcave të Armatosura.

7 komente në “VIDEO/ Ushtria vijon aksionin, pastrohet bregdeti i jugut”

  1. patrioti says:

    Po si shperblim ca marin keta ushtaraket,se me sa dime dhe ato fletet e kampit me shume i marin civilet se ushtaraket,le qe kan vene cadra keta nuk kan nevoje.

    1. Proletar nga Llumi i Vlores says:

      Urra! Urra! Urra!

    2. timi says:

      Ne vend qe ti falenderoni me mirenjohje dhe ti bashkoheni ne kete aksion fisnik (po pastrojne plehrat, po I ndryshojne pamjen Shqiperise se katandisur ne kosh plehrash) ju akomka beni gam gam….turp te keni…kur nuk jeni te afte ti bashkoheni dhe ti ndihmoni; heshtni. Mos perhapni mke helm e plehra nga goja.

  2. Arben says:

    DALIN SA PER SHOW SA TE LARGOHEN KAMERAT DHE PASTAJ ME VRAP TEK LOKALI.

  3. Be-X says:

    e varfra ushtri, dhe ne kohen e enverit si pastruese e perdornin!

  4. cimi says:

    bravo keshtu munde te ece shqiperia perpara ta pastrojeme vendin tone nga mbeturinat bravo socialistet bravo edi rama

  5. timi says:

    FALENDERIM SPECIA PER USHTARAKET E CDO RANGU QOFSHI….SHQIPTARET JU FALENDEROJNE DHE JU CMOJNE, JU PO I TREGONI QE KY VEND PO RILIND, ARMIKU ME I MADH PAS SALI BERISHES DHE BANDES SE TIJ NE KETE VEND ESHTE RRUMPALLA DHE PISLLEKU QE KJO BANDE NA LA NE DERE, PRANDAJ SOT JU KENI FALENDERIMIN E MADH TE SHQIPTAREVE….MUA ME VJEN KEQ QE ASNJE NUK PO JU BASHKOHET PER TE KONTRIBUAR NASHKE ME JU NE PASTRIMIN E TERRITORIT…KU JANE ATO AMBJENTALISTET E LESHIT….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje