Greva e urisë në ditën e 5-të/ Tre grevistë dërgohen në spital, njëri humb ndjenjat

25 Maj 2014, 09:41Sociale TEMA

Në ditën e pestë të grevës së urisë dy grevistë kanë lënë çadrën për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore. Hastrit Lika, ish mirëmbajtës në ISKSH rreth orës 08:30 minuta është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për të marrë mjekimin e duhur.

Disa minuta më pas një tjetër grevist është parë të dalë nga çadra me barrelë. Grevisti që la grevën është Mahir Reçi, ish-punonjës i mirëmbajtjes tek konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Ndërkohë një tjetër grevist ka shfaqur probleme shëndetësore, teksa ka rënë në tokë duke humbur ndjenjat. Ai është Mehmet Cemurati, i cili fillimisht ka marrë ndihmën e parë  nga mjekët që qëndrojnë pranë çadrave dhe është nisur me ambulancë për në spital. Kjo është e disata herë që ky grevist ndihet keq megjithatë ai shprehet i vendosur për të vazhduar grevën. 

Gjatë  ditës së djeshme u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore tre grevistë të tjerë. Ata ishin Petrit Fejzullahi ish-financier në ISKSH, Mehmet Cemurati ish-gardist dhe Ludovik Berisha ish-inspektor zjarrëfikëse në Berat.

Pas trajtimit në spital, të tre grevistët janë rikthyer sërish në  çadra për të vazhduar grevën e urisë. Numri i grevistëve në grevën e urisë tashmë është 12.

Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi, akuzoi bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e grevistëve që marrin mjekim në spital. Ajo denoncoi bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital, ku deklaroi se grevistët po lihen si qentë në korridore.

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka vizituar paradite grevistët e urisë, ndërsa e cilësoi grevën njerëzore dhe aspak politike. Ai theksoi se politika e ka për detyrë të mbështesë kauza të tilla ndërkohë që sipas tij nga Kryeministria nuk ka asnjë reagim.

“Është dita e pestë gjendja shëndetësore duket e agravuar. Gjendja psikologjike është përforcuar sepse grevistët janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre. Nga godina përballë, e cila është godina e heshtjes dhe mashtrimit nuk ka asnjë lloj reagimi. Është një vetsakrifikim në emër të një standardi që prej kohësh kërkohet të vendoset në shteti shqiptar që është zbatimi i ligjit. Ka pasur shumë interpretime për grevën. Është thënë edhe që kjo grevë pengon statusin apo që është politike. Por këto janë thënë nga politikanë që emocione të tilla i kanë kur shohin portretin e Enverit dhe të thonë “Parti Enver”. Nuk është aspak politike, është njerëzore. Janë sakrifica njerëzore në emër të zbatimit të ligjit. Nuk është grevë politike është grevë e qytetarëve kundër arbitraritetit të politikës”, tha ligjvënësi demokrat. 

16 komente në “Greva e urisë në ditën e 5-të/ Tre grevistë dërgohen në spital, njëri humb ndjenjat”

  1. sensi says:

    te denoncoi edhe spellarin nga vicidolli qe ika futur si qen ne greve urie..

    1. Andi says:

      Ne gop te semes shkofshi te gjithe rrugecer. Ne kohen qe qeveria ben perpjekje te fute Shqiperine me dinjitet ne Europe ju tradhetare te kombit dilni e beni punen e Esat Pashe Toptanit dhe te nipit te tij Sali Qen Toptanit. Qeveria Rama po po punon dhe ben gjithcka per kete popull. Ju nuk i meritonit vendet e punes qe i kishit marre dhurate nga partia. Nese jeni te zotet aplikoni dhe merrini vendet e punes me merite. Asnje nuk eshte i perjashtuar nga aplikimet ne zyrat e punes. Koha e marrjes ne pune nga partia ka marre fund. Shkoni ne zyrat e punes qe jane per te gjithe dhe lerini lojrat e Sali Serbit dhe Luljeta Serbishtes. Mos u beni vegla te SERBIT. Berisha i ka sherbyer shkaterrimit te Shqiperise per 23 vjet. Nese nuk keni sy te shikoni Perendia ja u nxjerrte nga vendi. Nese mendoni qe serbi do te vije ne pushtet me keto qe beni harrojeni sepse qeveria ka 1 milion vota qe i vijne pas me gjokset e tyre qe ju dhane nga nje shkelm bytheve te gjithe ju serbo-spiun te ndyre. Hajt edhe nje here shkofshi ne gop te semes.

  2. Leskoviku says:

    As na behet von se keta lloj grevistesh te shitur te Sali Berisha,shkoin ne spital.Do jete me mire te shkojne ne spital dhe te mos dalin me,me koke por me kembe.Maskarenjet.Athere edhe 70 punonjes te administrates qe pushoi Lulezim Basha te hyjn ne greve urie.Pd-ke si parti e mire, po degjeneron nga udheheqja e saj,ku e ardhmja e saj eshte e zymet dhe shume e keqe.

  3. Drenicak says:

    O shkoni trusni bythe ne shpi se Sali bisha i ka punt nterezi.
    Thot nje fjal e urt popullore mos me kan budalla i meqmi vdes urije.
    Pra budalla po vdes!!!!

    1. tiku says:

      ata le te rine sa te duan neper cadra.Qe nga viti 1991 ne te PS jemi pushuar sistematikisht nga puna dhe ska cadra qe te na nxene Edi duhet te vendos njerzit e ndershem ne pune ne baze te zotesise dhe sa me shpejt.

      1. lion says:

        Edhe une nuk jam per zgjidhjen e problemit te punesimit me greva urie.Ajo ose zgjidhet ligjerisht, ose gjenden menyra te tjera per te punuar dhe per te nxjerre buken e gojes. Po sikur te punesohen keta njerez qe sot jane ne greve dhe ne kushtet e kesaj sakrifice nderkohe qe te hiqen nga puna te tjere , atehere cfare duhet te ndodhe. ata te jeret te hyne ne greve gjithashtu dhe kesaj nuk i gjendet fundi.

  4. henri says:

    Me kujtohet se para disa vjetesh ne nje interviste ne “Opinion” me Fejzon, ishte edhe Sali Berisha, i cili filloi te tregonte “trimerite” e tija ne kohen e levizjes studentore. Midis te tjerash Berisha foli edhe ne lidhje me Greven e urise se studenteve ne qytetin studenti ku studentet kerkonin qe ti hiqej emri Enver Hoxha i Univesitetit te Tiranes. Midis te tjerave horri Sali me mburrjen e tij karakteristike tregoi se ai me doktor Drtian Shehun dergonin kot autombulanca per te marre gjoja studentet e semure, sepse kjo tha ai me mburje, linte nje pershtypje shume agresive tek qytetaret e Tiranes qe kishin rethuar vendin ku behej greva e urise.Pra Sala eshte mesuar me poshtersira te iilla dhe kam dyshim se tani po ben te njejten loje. Eshte nje dinak i lindur.

  5. Andrea says:

    u lumte djemve dhe vajzave greviste, keta do jene ministrat e se ardhmes, vetem duhet te durojne edhe nje muaj pa ngrene qe te mos japin jeten, bravo kjo eshte dashura per atdheun e vujtun ??????

  6. Haxhidajaku says:

    Me vjen keq qe kjo greve eshte politizuar shum rende nga PD.Keta greviste te shitur bejne sikur ju bie te fiket dhe me vrap ne autoambulance,bejne sikur marrin ndihmen e shpejte,i fusin dhe nje te ngrene vence dhe kthehen prap ne kamping.Ky eshte rituali i perditshem sipas radhes qe ndjek kryetarja e greves z.Qafzezi.Njeriu nuk mund te qendroje nje vakt pa ngrene e jo te rrije me dite te tera.Kjo eshte nje greve pa sens dhe rezultat,prandaj ju bej thirje nderpriteni,se u bete gazi i botes.

  7. . says:

    *****************************************************************************
    “Pseudo-Diviaka”, “Pseudo-Greva” dhe Sali Bisha.

    Grevistet “viktima” te familjes Berisha,

    hane ushqime dhe fruta nga shtepia,

    nderrojne rrobat ngjyra-ngjyra,

    parfumosen dhe tualetosen,

    bejne xhirro ne bar te njome,

    ngopen me ajer te paster,

    shkojne gjoja ne spital dhe kthehen me kembe,

    presin vizita dhe urdhera nga Ceta-Veriore PD-se.
    *****************************************************************************

  8. Altin says:

    O kamikaze te Saliut!Le te futet nje greve Zeni dhe Argita o te mjere se do te ikni per lesh per 100 000 lek o fakire.Pse nuk e pranoni Avokatin e Popullitm apo nuk kini karta.Ne ale vafshi me gjithe ata qe ju perkrahin se greva tregon me vendim gjyqi po ju nuk kini asgje o mjerane .Ne ale vafshi

  9. Altin says:

    Pse nuk futet NE GREVE ky deputeti BOCI,APO I DUHET POPULLIT KY KLLOUN KY DELIRANT PER NJE RROGE

  10. Emigrant SHBA says:

    Une kam ikur 6 vjet nga puna kur erdhi PD ne pushtet dhe nuk kisha ku te ankohesha edhe une per buken e gojes isha ne ate periudhe Ju ardhka keq njerzve pse u hoqen nga puna Me radhe eshte kjo pune te hane edhe keta tani sic hengren maloket Une do te deshiroja qe te gjithe socialistet te kthehen ne pune

  11. askushi says:

    A ka ndonje femer seksi ne greve? Kujdesin mire per te, cajini parfumet me te mira, se nuk e merr veten pas 8 vjetesh qe do vine keta ne pushtet. Se keta vetem pune shteti duan.
    U mbush Shqiperia me kelyshe: Kelyshet e Enverit. Kelyshet e Nanos. Kelyshet e Saliut.

  12. maximus says:

    EDI RAMA do jesh njeriu me i keq ne shqiperi nqs shkon dhe negocion me keta kelyshet e saliut, lerini atje te ngordhin si qente,

  13. artan pelja says:

    Po ku dine barkderrat nga vuajtjet. Jane mesuar te hane ca ju shikojne syte si zorreshqyera. Domosdo qe su duron trupi pa ngrene e pire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje