Në funksion të sigurisë në plazhe, zonat clodhëse në bregdet dhe në ujërat e brendshme në thellësi të territorit, si liqene, rezervuarë, lumenj e përrenj, Qeveria miratoi vendimin në lidhje me sportet e ujit dhe kufizimin e tyre. Subjektet e pajisura me leje për përdorimin e një plazhi në bregdet apo në ujëra të brendshme në thellësi të territorit kanë detyrimin e vendosjes, mirëmbajtjes dhe ruajtjes së kushteve higjienike dhe të sigurisë të caktuara në këtë vendim, si dhe kanë detyrë të ruajnë pastërtinë e mjedisit detar, si dhe ta mbrojnë atë nga ndotjet e dëmtimet me shpenzimet e tyre.
Në rast të kundërt, leja hiqet nga njësitë e qeverisjes vendore apo organet e tjera shtetërore sipas kompetencave, në bazë të konstatimit të bërë nga organet e kontrollit. Çdo njësi e qeverisjes vendore, që ka në përgjegjësi administrimi dhe që është subjekt autorizimi për përdorim, të lërë në dispozicion për “Plazh publik” 20% të territorit të përgjithshëm të plazhit. Plazhi publik të menaxhohet dhe të jetë në administrim të njësive të qeverisjes vendore. Shpërndarja për stacionet e plazhit publik dhe privat të bëhet në mënyrë proporcionale. Të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, objekt i ligjit nr.8663, datë 18.9.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”, të ndryshuar, detyrohen të kompletojnë mjetet e tyre me pajisjet e nevojshme të komunikimit, sinjalizimit dhe të shpëtimit, sipas përcaktimeve të shtojcës “F”, jo më vonë se 45 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Vendimi përcakton institucionet përgjegjëse për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e sigurisë në plazhe. Sipas vendimit, njësitë e qeverisjes vendore kanë këto detyrime:
a) Identifikimin e zonave të përshtatshme si zona çlodhëse, të konsideruara të sigurta dhe të shëndetshme për njerëzit. Për evidentimin e tyre këto njësi bashkëpunojnë edhe me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes (Shërbimin Hidrografik Shqiptar).
b) Dhënien e autorizimit për plazhe, për argëtim e sporte ujore, të përshtatshme për përdorim publik, nëse ato nuk paraqesin rrezik për njerëzit nga pikëpamja shëndetësore/higjienike apo e sigurisë.
c) Dhënien e lejeve për individë ose persona juridikë bashkë me autorizimin e përdorimit të plazheve, zonave çlodhëse për përdorim publik, për argëtim e sporte ujore. Poseduesit e lejeve janë të detyruar të marrin dhe të zbatojnë me korrektësi të gjitha masat e parashikuara për sigurinë dhe shëndetin. Inspektimi i këtyre zonave do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në bashkëpunim me institucionet e tjera që ngarkon me përgjegjësi ky vendim, sipas shtojcës A-1.
ç) Kontrollin dhe verifikimin e zbatimit të kushteve të sigurisë, të mirëmbajtjes dhe atyre shëndetësore/higjienike, të mbrojtjes mjedisore sipas kritereve të përcaktuara në shtojcën B;
d) Heqjen e lejeve, në rastet kur qiramarrësi nuk përmbush kushtet e sigurisë dhe ato shëndetësore/higjienike;
dh) Vënien e gjobave në zbatim të akteve ligjore në fuqi, në rastet kur ka shkelje të kushteve të sigurisë gjatë përdorimit të mjeteve lundruese motorike dhe atyre shëndetësore/higjienike.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare përcaktojnë zonat (vendet) e përdorimit të mjeteve lundruese çlodhëse, të cilat të jenë të shënuara në mënyrë të dukshme me shënues të veçantë, ku të tregohen edhe korridoret e hyrjes dhe të daljes nga uji (det, liqen, rezervuar, lumë, përrua); distancat e ushtrimit të aktivitetit të lundrimit nga këto mjete; oraret e përdorimit të tyre; vendosjen në vende të dukshme të shenjave sinjalizuese të tilla si:
Policia e Shtetit dhe Roja Bregdetare janë përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të këtij vendimi në det. Policia e Shtetit përgjigjet për ujërat e brendshme dhe për ujërat në brendësi të territorit dhe Roja Bregdetare për detin territorial.Vendimi parashikon që Drejtoria e Përgjithshme Detare, njësitë e qeverisjes vendore dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim midis tyre, përgjigjen për zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrave të mëposhtme:
a) Verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë dhe patrullimin periodik (nga Policia e Shtetit dhe policia bashkiake/komunale) përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në thellësi të territorit.
b) Kryerjen e kontrolleve dhe marrjen e masave për të siguruar zbatimin e të gjitha kushteve të sigurisë, të higjienës dhe atyre të mirëmbajtjes.
Inspektorati në fushën e shëndetit është përgjegjës për:
a) inspektimin higjieno – sanitar për dhënien e autorizimit sipas shkronjës “b”, të pikës 5;
b) verifikimin e plotësimit të kushteve higjieno – sanitare sipas shkronjave “c” dhe “ç”, të pikës 5;
c) marrjen e masave administrative sipas shkronjës “dh”, të pikës 5.
Sipas vendimit, Drejtoria e Përgjithshme Detare duhet të hartojë dhe të zbatojë rregulla për regjistrimin, për përdorimin e sigurt të mjeteve lundruese që përdoren për argëtim, kontrollin periodik vjetor, përdorimin e sigurt të varkave të vogla me motor dhe lundrimin e sigurt në ujërat e brendshme në thellësi të territorit.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare janë përgjegjëse për hartimin, zbatimin dhe kontrollin e rregullave për autorizimin e qendrave e të shkollave të trajnimit për zhytje sportive në përputhje me praktikat ndërkombëtare të sporteve ujore, duke siguruar që këto qendra të kenë pajisje të mjaftueshme, të jenë të organizuara dhe të kenë instruktorë të certifikuar.
Njësitë e qeverisjes vendore duhet të përgatitin dhe të mbajnë një inventar për lejet e dhëna, datat e inspektimit për kontrollin e përmbushjes së kushteve dhe përcaktimin e qartë të vendndodhjes së veprimtarive të lejuara sipas këtij vendimi.
Policia e Shtetit, në bashkërendim me institucionet e tjera qendrore të treguara në këtë vendim dhe njësitë e qeverisjes vendore, harton një plan të qëndrueshëm mbi sigurinë në plazhe, i cili duhet të rishikohet në muajin prill të çdo viti dhe të jetë i gatshëm për zbatim çdo sezon turistik, duke filluar nga data 15 maj dhe duke përfunduar në datën 15 tetor.
CFAR ESHTE KJO 20 PERQIND PER PLAZH PUBLIK KUR SHTRESAT QE NUK MUNDE TE PAGUAJNE JANE MBI 80 PERQIND .E KUNDERTA DUJET TE JETE, PASI VETEM 20 PERQ.E POPULLSISE E KA LUKSIN PER SHEZLONG…….!!!!?
KRITERET PER TE MARRE NJE PLAZH NE PERDORIM????
1. Rilindas
2. Trafikant droge
3. Hajdut
me ne fund ne shek e 21 shqiperia te pakten tenton (nuk e di sa do realizohet) te ofroje plazhe me minumumin e standarteve dhe sherbimeve, ne menyre qe njerezit te kene nje banjo per te dhj……… e je nje kosh per te hedhur mbeturinat.
Si perhere, peshku ne det tigani ne zjarr
KRITERET ? DO VAZHDOJME TU PAGUAJME KATUNDAREVE PER DETIN E NXANUN 4 MIJE LEKE PER 1 KARIKE ? KJO ESHTE RILINDJA E LESHIT ? NE KUJTUAM SE DO I FLAKNIT NGA BREGU KOKEPALARET O ED PALLA
z. ilir
karrige shkruhet me 2 r vetem po te jesh nga dursi sepse ata i thone burrit bure
Eshte absurde qe 80 perqind te plazheve ti kene ne perdorim privatet dhe 20 perqind te jene publike. Kjo do te thote qe vetem 20 perqind e plazhisteve mund te bejne plazh pa paguar,ndersa tetedhjete perqind e tyre duhet t paguajne nga 5 mije leke te vjetra per nje shezlong e nje çader.
Pra s’ka asnje ndryshim me ate çka ishte me pare.
Jo larg, por tek fqinjet tane,raporti eshte i kundert, 80 perqind publike e 20 perqind private.
Jo,kjo s’eshte drejtesi,por mundesi per te pasuruar hajdutet dhe rrugaçet.
Dhe ne kishim shpresuar se plazhet i takojne publikut! Sa te marre jemi qe besojme cdo pralle elektorale ! e kush na siguron se edhe ajo 20% e qelbur qe le te lire ne dispozicion te publikut nuk do pushtohet nga mafiozet? Ne kerkojme qe plazhet te jene te lira dhe privatet te krijojne hapesira jashte plazhit per klientet e tyre, kjo eshte nje gje elementare
Sepse ne na vijne ment ne kohen e beharit!!!
Poooo po ju te PeDe’se e ndritet mer safet efendiu