Konkluzionet e hetimit parlamentar/ Në Gjadër u bë trafik droge në kohën e PD-së, me leje të Imamit (VIDEO)

31 Maj 2014, 12:20Sociale TEMA
Konkluzionet e hetimit parlamentar/ Në Gjadër u bë trafik droge

Akuzat e Arben Imamit dhe Sali Berishës për trafik droge me avionë në Gjadër pas 23 qershorit, janë kthyer në një bumerang kundër tyre.

Komisioni parlamentar i ngritur për këtë çështje, ka vërtetuar se në Gjadër është kryer trafik droge, por gjatë kohës së qeverisjës së demokratëve.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për hetimin e akuzave mbi përfshirjen e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës Ermonela Felaj në konkluzionet e paraqitura ka konfirmuar se trafiku i drogës në linjë ajrore ka ndodhur në vitet 2010-2012, periudhë që vendi është drejtuar nga Qeverisja e Partisë Demokratike.

Madje personat që kanë qenë të përfshirë, sipas konkluzioneve  të hetimit, janë prezantuar si të SHISH si dhe kishin leje nga ministria e atëhershme e Mbrotjes.

“Me qëllim vënien para përgjegjësisë të të gjithë zyrtarëve shtetëror ose jo që kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionin e të linje të rregullt të trafikut ajror të lëndëve narkotike nga baza ajrore e Gjadrit në periudhën e ish qeverisjes së mëparshme”, tha kryetarja e këtij komisioni Ermonela Felaj.

Felaj iu referua dëshmisë së marrë nga Policia Ushtarake nga shtetasi S.Gj, i cili ka qenë me shërbim në aerodromin e Gjadrit (Lezhë) nga 2011 në 2013. Dëshmitari S.Gj thotë se ka parë një avion i cili është ulur disa herë në aerodrimin e Gjadrit në periudhën tetor- nëntor 2012 dhe ngarkonte pako të mbështjella me natriban. Sipas konkluzioneve të paraqitura, këto ulje të avionëve sportivë në pistën e avionit të Gjadrit janë kryer ditëve të shtuna e të diela ora 8- 11 30 dhe të martë e të mërkurën ora 13:00- 15:30 në periudhën tetor- nëntor 2012, por nuk janë evidentuar në librin e shërbimeve të oficerëve të drejtimit.

 “Kemi dëshmi të plotë të shoqëruar me prova që provojnë se nëpërmjet aerodorit të Gjadrit 2012- fillimi  vitit 2013 të jetë kryer transport i lëndëve narkotike. Kemi dëshminë e një personi që ka parë cfarë ka ndodhur në aerodromin e Gjadrit. Më 16 Maj 2014, i kemi kërkuar informacion Ministrisë së Mbrojtjes, dhe strukturave në varësi të saj, Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Doganave, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, SHISH, Albcontroll.

Më datë 19 Mars 2014, punonjësit e policisë së Lezhës kanë komunikuar me punonjësit në Gjadër në lidhje me uljen e një avioni sportiv të bardhë në këtë pistë. Personeli ushtarak mohon në mënyrë kategorike uljen e avionit, madje është kontrolluar pista nëse kishte gjurmë dhe ka rezultuar se nuk ka pasur gjurmë të uljes së avionëve. Më 19 Mars është hetuar edhe nga Drejtoria e kundërzbulimit të Ushtrisë dhe nga verifikimet rezulton se nuk ka të dhëna që të konfirmojnë se në orën 7:00 të kësaj date të jetë ulur ndonjë avion. Në pyetjet që i janë bërë banorëve të zonës në lidhje me avionin, rezulton se shpjegimet e tyre ishin kontradiktore dhe jo okulare. Në këtë pikë edhe SHISH ka rezervuar të njëjtat shpjegime. Albcontroll ka konfirmuar se në këtë datë, 19 Mars, në atë zonë ka pasur vetëm një fluturim që ka qenë një helikopteri i KFOR-it, që ka udhëtuar kundrejt lejes”, theksoi Felaj.

Referuar dëshmisë së shtetasit S.Gj, Felaj tha se “kam qënë në shërbim në aerodromin Gjadër, Lezhë, nga 2011-2013. Kur kam qenë në shërbim në muajin tetor 2012 kam patur informacione nga personat që kanë bagëti se këtu ulet një avion i bardhë, në fund të aerodromit që ngarkonte disa arka të dyshimta. Në një prej ditëve që unë isha me shërbim, ulet avioni rreth orës 07:30, për të cilin kam komunikuar në telefon me komandantin e truprojës së bazës së Gjadrit dhe i kam thënë se këtu vjen një avion charter. Komandanti i truprojës me iniciale E.M, së bashku me një roje që ka po të njëjtat iniciale kanë shkuar në aerodrom me motoçikletë dhe e kanë gjetur avionin me 5 persona të tjerë. Ata kanë konstatuar furnizmin me karburant të avionit dhe pako të mbështjella me natriban të avionit charter, sa për ilustrim (tregon fotot). Duket qartë se çfarë mbështillet, çfarë përfaqëson pako e mbështjellë me natriban? Përfaqëson pako me lëndë narkotike. Janë pyetur personat në fjalë se çfarë po bënin në një bazë ushtarake dhe përgjigja ka qënë se po bënin stërvitje në luftën kundër narkotikëve dhe se ishin të SHIK-ut. Kur komandanti i i ka thënë se po vjen përgjegjësi, njëri prej tyre ka thënë se ne jemi të SHIK-ut dhe kanë ikur. Dëshmitari S.Gj në informacionin e tij pohon se ka komunikuar me kapitetin me inicialet A. Sh duke i thënë shprehimisht se ishte ulur një avion i cili kishte të ngarkuar diçka të dyshimtë. Ky i fundit ka komunikuar me oficerin e drejtimit B.D i cili ka tentuar ta mbulojë këtë fakt duke e urdhëruar të mos raportojë që është ulur avioni, por vetëm ka fluturuar. i njëjti avion sipas dëshimisë së dëshmitarit S.Gj, i njëjti avion ka fluturuar pas dy ditësh, por nuk është ulur në Gjadër dhe i njëjti avion ka ardhur dhe pas dy javësh. Dëshmitari e ka parë në këtë periudhë (tetor 2012) 4 apo 5 persona që ngarkonin avion me karburant dhe pako të mbështjella me natriban. i kanë pyetur nëse këto kishin autorizimi dhe këto i kanë dhënë të njejtën përgjigje, ne jemi të SHISH, dhe sipas dëshmitarit ishin të armatosur.

Dëshmitari S. Gj Ka komunikuar sërish me një epror me kapitenin A.Sh, i cili i ka thënë të mos u hapte telashe. Pas këtij moment avioni ka shkuar në Gjadër edhe dy herë të tjera, por dëshmitari nuk është afruar pasi disa persona i kanë thënë se për të punuar në aerodrome kishin marrë leje nga Ministria e Mbrojtjes. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, në fillim të vitit 2013, dëshmitari S.Gj është lëvizur nga Shërbimi për një vend tjetër pune. Këto veprime, këte ulje të avionëve që ngarkoheshin me pako të mbështjella me natriban në pistën e aerodromit të Gjadrit, që përshkruan dëshmitari S. Gj, janë kryer ditëvë të shtuna dhe të diela ora 8 deri 11.30 dhe të martën apo mërkurën, ora 13-15 e 30 në periudhën tetor-nëntor 2012, por nuk janë evidentuar në librin e shërbimit të truprojës Gjadër”.

“Dua të theksoj se aerodromi rezervë, qendra e materialeve të  tepërta të forcave të armatosura dhe stacioni meterologjik Gjadër- Lezhë, ky është emërtimi që ka aerodromi i Gjadrit, që nga 1 qershori i vitit 2012, është në planin e përhapjes por si  personel të  angazhuar në këtë strukturë  është ai meterologjik. Personeli që angazhohet për ruajtjen dhe sigurinë është ai  i kompanisë së mbështetjes në rinas. Shërbimi është i organizuar me një komandant truprojë, dy vend roje 24 orëshe, pista e avionit ruhet me vëzhgim dhe i njëjti personel është i angazhuar të ruaj dhe tre objekte të tjera, pra e shikoni sa pak personal funksion në aerodromin e Gjadrit”, u shpreh Felaj.

“Ka qenë pikërisht kjo amulli e krijuar në strukturën e Ruajtjes dhe Sigurisë së aerodromit të Gjadrit pas përfshirjes së tij në planin e përhapjes, ajo që mesa duket ka sjellë dhe abuzimin me detyrat nga ana e personelit në fjalë”, tha Felaj duke shtuar “6 mujori i dytë i vitit 2012 përkon  jo rastësisht dhe me periudhën kur në mënyrë të përsëritur janë parë avionë që ngarkoheshin me drogë, ndërkohë që ishte ulur qëllimisht në mënyrë drastike numri i personelit ushtarak që bënte shërbim në Gjadër dhe që me siguri do mund të ishte dëshmitar i asaj veprimtarie të paligjshme”.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve, kryetarja e Komisionit Hetimor tha se “në dokumentacion mungojnë të dhënat gjatë viti 2012 dhe në fillim të vitit 2013 nuk është mbajtur asnjë shënim.”

 “Zhdukja e të gjitha shënimeve për disa muaj rresht në librin e shërbimit të kësaj baze, tregon qartë dhe pa asnjë mëdyshje për një veprimtari të paligjshme të kryer në atë aerodrom ushtarak për periudhën 2012-fillimi 2013”, tha ajo.

Referuar të dhënave të marra nga Albcontroll në lidhje me lejet për fluturimin e avionëve të vegjël, Felaj tha se në vitin 2009 janë importuar 2 avionë sportivë privatë , njëri prej të cilëve ka fluturuar pa dhënë plan fluturimi te AlbControll. “Fakti që në bazën e të dhënave në Albcontrol mungojnë të dhënat për këtë avion, do të thotë që ky avion nuk ka dërguar asnjëherë plan fluturimi tek AlbControl, autoriteti i cili orienton lundrimin ajror.”, tha Felaj.

Nga raporti i Komisionit Hetimor rezulton se gjatë qeverisjes së kaluar ka pasur një numër të madh të lejeve të dhëna për fluturime private. Numri më i lartë lejeve të dhëna për këta avionë ka qenë në vitin 2009 kur janë dhënë 846 leje, për vitin 2010 janë dhënë 798 leje, për vitin 2011 janë dhënë 706 leje, për vitin 2012 janë dhënë 744 leje, në vitin 2013 janë dhenë 650 leje. Ndërsa vetëm në periudhën 18-nëntor 2013 –prill 2014 numri i fluturimeve me kërkesë private, ka qenë vetëm 36. “Nga një llogari e thjeshtë rezultojnë 7 fluturime privatë në muaj, një mesatare deri në 10 herë më të vogël se ajo e shënuar në gjithë periudhën paraardhëse duke filluar nga viti 2009 e deri më sot”, tha Felaj.

Në vijim ai akuzoi ish-Kryeministrin Sali Berisha se po vijon me deklaratat e tij të mbrojë këtë veprimtari të paligjshme. “Kjo veprimtari e kundërligjshme vijon të mbrohet personalisht nga ish kreu i Qeverisë Sali Berisha që në një postim në Facebook, mbron haptazi një ish funksionar të lartë të forcave ajrore, S.Ç, i larguar nga detyra që mbante pikërisht për dyshime që lidhen me fluturime brenda dhe jashtë hapësirës ajrore me një avion që mund të fluturonte në mënyrë të pakontrolluar. Për më tepër  S.Ç, është pyetur nga Policia ushtarake dhe nuk ka pohuar në asnjë rresht të deklarimeve të tij, pretendimet halucinante me avionë renegatë, që përshkruan ish-kryeministri”, tha Felaj.

86 komente në “Konkluzionet e hetimit parlamentar/ Në Gjadër u bë trafik droge në kohën e PD-së, me leje të Imamit (VIDEO)”

    1. coku says:

      te ndoqa direkt ne tv.te lumte moj vajze. shpresoj te levize prokuroria.

      1. coku says:

        opozita nuk do jete as ne kuvend do te bojkotoje edhe ate dite kur te lexohet raporti se nuk mund te degjoje te verteta.

        1. besnik says:

          Saliu kërkon që t’ia lërë dopjo gjashtën Rames për trafikun e drogës që është bërë në kohën e tij dhe nga kjo kërkon të përfitojë politikisht. por e ka kot sepse te gjitha faktet flasin kundër tij dhë bëjnë atë përgjegjës.

          1. keli says:

            Po tani çfarë do të thuash more Sali dhe Lulush. Si do ti mohoni këto prova që ju bëjnë ju përgjegjës për trafik droge me aeroplan.

            Ju jeni shkatërrimi i shqipërisë.

            1. ledi says:

              Deklarata te tilla qe cojne uje ne mullirin e RUSISE vetem qeveria e SERBOFILIT TE DROGUAR KRYEMINISTER mund ti beje

              1. normali says:

                E verteta dhemb,por sheron!
                Vdekje Sali funderrines!

            2. Klaudia says:

              Me keto prova duhet te arrestohet menjehere Arben Imami.

              Boll me me llafe, eshte koha per te vepruar.

              1. Klaudia says:

                Me keto prova duhet te arrestohet menjehere Arben Imami

                Boll me me llafe, eshte koha per te vepruar.

        2. alban says:

          E vërteta doli në shesh.

          1. OTAN says:

            Qeveria duhet te tregohet e kujdesshme ne deklaratat publike pasi ato qe tha zonja Felaj jane ne kundershtim me deklaratat e Znj. Kodheli.

            Qeveria e nje vendi antar te NATO nuk mund implokojne strukturat ushtarake si te perfshira ne aktivitete te paligjshem, per te perfituar politikisht.

            Keto lloj deklaratash i sherbejne politikes Ruse dhe Serbe te cilat me cdo mjet mundohen te denigrojne imazhin e NATOs dhe te Shqiperise.

            1. Endri says:

              Shqiperia ka nevoje per drejtesi, qofte edhe me koston e denoncimit te Nato.

              Bravo Kryeministrit po rilind drejtesine ne kete vend.

              1. Liu says:

                Rilindja e shokut EDVER thua ti?

                Ju komuniste te qelbur nje sllogan keni poshte shba poshte nato poshte BE.

                Boll folet se qelbet dynjane me qelbesirat qe nxirrni nga goja

                1. bossi says:

                  po komunist je o rrapi me gjith sali berisha

                2. komunisti says:

                  Ju balliste-haxhiqamiliste te ndyre nje sllogan keni : “dum baben” (baba mund te jete turk,serb,grek,italian,gjerman,rus,amerikan… sipas rastit,si ti teket mitres tuaj)

      2. rudi says:

        si shpjegohet qe u harrua avioni nga pd? pse spo flasin m pas deklarates se prokurorit?

      3. Taulant/Tirane says:

        fILLUAT DHE JU SI SALIU:N,M dhe D,V kane pare …
        Keto nuk jane fakte.Jane dokra si te Saliut.

    2. Toni says:

      Si kam mundesi ne dy ore mbledhje nuk permendi nje here AVIONIN E RREZUAR NE DIVJAKE?

      Komisioni i aleances se qelbesirave deshmite pas shtatorit 2013 i quan “TE PAVERTETA” ndersa ato para shtatorit “TE VERTETUARA”

      RILINDJES i ka rene ne KOKE DROGA!

      1. iliri says:

        Te gjitha fijet e trafikut te droges lidhen me SKIZOFRENIN E DROGUAR KRYEMINISTER

        Edhe sallen e hartave ne kryeministri e ka bere me tapet te kuq qe mos dallohen shenjat e GJAKUT qe i pikojne nga hunda kryerilindasit EDVER

        1. normali says:

          O trap,e kuqja eshte ngjyra e flamurit tone!
          Gjaku i te vrareve jashte kryeministrise nga ish-kryeministri therret per drejtesi!!!

          1. iliri says:

            Po te mos ishte ne burg do thoja qe kete koment e ka shkruar Doksan Dushku qe vrau vajzen e vet.

            POPULLI DO TA HEDHE NE LANE QEVERINE E QELBESIRAVE

            1. normali says:

              C’pune ke me Dushkun nga nahija jote mor funderrine.
              Shiko Sali vrasesin e mos u perdridh si putanat!

      2. liu says:

        Sepse me avionin e Divjakes po merret prokuroria. Edhe meketo qe dolen sot do te merret prokuroria.Ky esht hteti ligjor. Te tjerat jane thashetheme

    3. Mira says:

      Do bëni gjë për këtë provën që po shikon populli ditë për ditë….!?
      U bë në kohën e Berishës…, ok! Këto filizat e rinj që mbas 35 ditësh maturohen( siç na e tha Lulja Basha, se nga e kishte marrë informacionin një zot e di…) dhe do helmojnë Europën do të ndërhyni apo do harrohen si premtimet tuaja rilindase….!?

      1. Dane says:

        Shpresojme qe ato qe degjuam te mos mbeten vetem ne kuadrin e fjaleve por te shoqerohen edhe me veprime konkrete.

        Deri tani nga qeveria kemi degjuar shume fjale por skemi pare agje konkrete.

        1. arber says:

          @DANE loqja i vetmi veprim qe POPULLI duhet te ndermarre eshte

          TE DERDHE NE LANE QEVERINE E ALEANCES SE QELBESIRAVE

          SE BASHKU ME QELBESIRAT E TE GJITHA LLOJEVE

          1. normali says:

            E derdhi ne 23 qershor!

    4. hysen daja says:

      RAPORTI I PLOTE – Ja si Berisha dhe imami trafikonin droge nga Baza e Gjadrit
      http://dielli.al/lajme.php?id=61574&k=71

    5. Sorry says:

      Bravo! Tani ti japin Imamit nje flete lavderimit dhe nje veper te shokut Enver, dhe ta mbyllin kete histori se gjynah:)

  1. saimir tahiri says:

    Hahahahahahahahahahahahhahahahahahhahahahahhahahahahahhhhhhahhahahahahahah!

  2. vlora.aj says:

    Do na i nxjeresh se na plase.

  3. Stringa says:

    bravo Felaj, nje fele mendje je… te lumte…
    qe te dyja felat i keni te kalbura.. nuk mirrni vesht, qofte kandari. na kam myt katunaret,.. i votojme cdo kater vite…
    rrac e poshter… uzurpator…

    peshkupaujedosje.wordpress.com

  4. Cen Durimodhi says:

    Paragrafi i fundit nuk me bind. O ka o ska prova katerciperishtike.

    1. Albann says:

      Prova ka por jo qe ushtria te jete perfshire ne trafik :)…..

      Ai bishti “,” pas PD e prish kuptimin e fjalise + fjalia eshte komplekse:

      Edhe pse s ka prova qe implikojne ushtrine ,perseri mund te vertetohet qe trafik droge nga aroporti I gjadrit eshte kryer gjate sundimit berishian.

  5. Teuta says:

    E cilat na qenkan ato prova. Hahahahahahahah. Apo nuk thate se trafik te tille nuk kishte pare Shqiperia kuuurrrrre. Sa mjerane qe jeni ani kjo Felaj, ler emos e nga. Nuk ju rraf sepata ne nje ven asnjehere te vetme.

  6. vlonjati says:

    Hiqeni kete shkrim se do tallet dynjaja bashke me Arvizune. Hahahahahahahahahahahaah. Hajde gallate hajde.

  7. Uji i ftohte says:

    Doli edhe sekreti i fundit, u ngriten kembet dhe felet dolen ne Diell.

  8. luani says:

    a ishin mushkoja para denoncimit te pd dhe sot qenkan te kohes se pd ?????????????????????????????????????????????????????????????????

  9. Vlora says:

    Une e kam thene, ata te Lazaratit do ti zene deren Shqupit dhe do tu thone, obboooo c’na bere o Sali!

    Prisni edhe pak se nuk ka filluar ende. Vetem durim.

  10. bardhi says:

    Juve felaj duhet te akuzonit dhe pushtetin e enver hoxhes qe dikur ka bere dhe ai trafik, me kete gje nuk na ke thene asnje gje, sepse nje veper penale e tille duhet te jete flagerante dhe jo me te degjuar.jeni dhe prokurore,dhe nje gje akuze te tille ne ate forme e di shume mire dhe ti se nuk mund te shkoje asgjekundi,por kjo eshte nje politike per ti kundervene opozites per momentin,por nuk i sherben askujt,sidomos neve qe po rropatemi qe te fitojme buken e gojes ne keto veshteresi te medha ekonomike ku po na beheni dhe juve barre me kete parlament mizerabel.

  11. Hihihi mi fele, ça po thu!!!
    Fela na konfirmoka se anëtarët e mazhorancës kanë certifikatën e sigurisë,
    ndërsa vetëm një deputet i opozitës ka këtë certifikatë!!!
    Ueeee, po si ke nej me ca qelbesira e tash po na e thu, mi kristalike?!
    Hihihi,
    paske prova të forta që provojnë katërcipërisht se në aeroportin e Gjadrit është bërë trafik gjatë kohës së PD,
    Uee, ket ne e dime, ti kur e paske mor vesh?
    Po he, tha, po masaanej?!
    Apo kaq u duhet, barazim 1:1
    dhe Daulle,
    hihihi.
    Kujtese
    Ama rroten e t’ Mavijosmit pame si u thy, Ksajca si me ja bo?!
    Apo si babaLikja Ngjalave me bllok n’dore?

    Beeeeeelqim.
    (VIJON)

  12. nje meleon pelesher says:

    Ore plehra, ju ra avioni mbi koke e thoni pakot ishin me natriban! Cfare turpi, jeni bere komplet qesharake! Po deshmi te fshatareve kishte – te pakten kontradiktore si ne rastet e 2014?! Vetem nje person ka pare avionin?? Turp me keto kalamanlleqe!

  13. Sh says:

    Ky eshte nje pingpong politik ,por populli nuk ka nevoje
    Per sporte te tilla.

  14. Ladi says:

    Gjithmone ku ka trafik eshte dora e sprovume qe merret.. Dhe besoj asnji nuk e ka harru trafikimin e naftes gjate embargos kunder ish Jugosllavise.. Pshr

  15. Ziko says:

    Pffffff. Hahahahaha Edhe sikur te kete ndodhir keshtu, nuk ka patur raportim. Kjo vlen sa per lloqe kavaje, max kallezim komandantit po dhe kjo me llafe goje mbetet e nuk vertetohet. Rrotes si do ia beni se kjo eshte tamam” u mbars avioni e polli nje mushkonje ne 2012, u mars mushkonja e polli avion ne 2014″!!! Mashtruese ordinere te droguar!

  16. Kopjaci says:

    Kane nje shprehje arabet: “gruan rrihe ne mengjes para se te dale nga shtepia, edhe pa pas arsye, e gjen vete arsyen ajo pse e rrahe…” keshtu thote dhe kjo znj. Felaj. (cuditerisht eshte edhe femer)

    1. ay qy says:

      Edhe ti duhet te jesh arab…

  17. denoncuesi says:

    Provat tregojnë qartë që në qeverinë e djeshme trafikohej drogë më avion. Tani të flasë saliu dhe të japë shpjegime.

    Si do ti mohosh këto prova more Sali?

    1. Aldo says:

      Cilat prova o analfabet funksional??!!! Pa audio-video e pa dokumenta te regjistruar me keto deklarata halucinante nuk vihet asnjeri ne pranga. Edhe un them qe kam pare nje avion qe po mbushej me droge ne qafe krrabe po a me beson kush pa pasur prova?? Pastaj, Mimushka me Zvendesin e vet thane qe ne Gjader nuk munden te uleshin avione??

      1. Leshtallsi says:

        Pa prova ti nuk e beson qe Sala dhe Luli kane transportuar hashash! Por pa prova ti e beson qe Edi ka transportuar hashash! Qeke i qendrueshem menderisht lale,na ke dhon zemer me qendresen tate parimore!

  18. plepi says:

    Eshte fare i thjeshte ky investigim per keta avione .Sekuestroni aparaturat e porositura nga “gjenerali i jugut 97” dhe aty do te merrn veshe se perse u ble kjo aparature dhe perse u perdor.Jeni ne pushtet e lerini keto me the te thashe!shenim:Kam nje kerkese qe n.q.se do ti sekuestroni keto aparate pergjimi i komunikimi mos pranoni edhe sikur t’ju ofrojne ndihme per ekspertize pertej Atlantikut,se do fshihen gjithçka!Trafiku ka qene i organizuar si edhe shitja e armeve e armatimeve te te gjitha llojeve ku tashme disponojme vetem kallepe dinamiti e asgje me shume.

  19. Eris says:

    Zv ministri mbrojtjes kishte deklaruar qe eshte e pamundur te ulen aviona ne gjader.

  20. nio says:

    ahahahahahahahahhaaha sa qesharake o zot keta ta shtojne jeten me keto budalliqe qe thone, jura avioni me droge dhe ju thoni qe ra gabimisht e mohoni kur ne e pam me syte tane, tani na thoni ca budalliqe qe i besoni vetem vete ik se lat nam

    1. razo says:

      dale prit per avionin e divjakes se do degjosh te tjera ashtu sic degjove vete sot.. ta dergoje nje prove Saliu ne prokurori sic bene keta sot! Nje prove te dergoj plehra te vetme. Kene ngel si mut si Saliu dhe partia e tij e nuk po flasin me per avionine divjakes se kane dale ne shesh te gjitha duke filluar qe nga makinat e perdorura e deri tek avioni vete.

      Po ty me duket se ta ka fut gishtin aq shume thelle Saliu sa te gjitha te tjera te duken nam.

  21. Une per vete , nuk mund ta ve ne dyshim ,qe banda antishqiptare ne qeverisjen e parashtatorit 2013,
    nuk ka lene gje pa bere ,vetem per te mbushur bankat e europes dhe azise me pare,por
    nuk jam dakord me kete deklarate ,sepse ne radhe te para,kane zbuluar identitetin e deshmitarit,sado
    qe eshte me iniciale ( po te jene te verteta inicialet ) !
    Dhe , gjeja tjeter qe nuk me pelqen,eshte e panevojshme te sqarosh popullin me deklarata,por pastroni
    Presidentin,drejtesine ,dhe duke gerrmuar do te nxirrni ne drite xhevahiret e udbasheve !
    Vetem me pak te mbledhur ,do te kishte shume rezultat problemi ne fjale !
    Te ndahet njehere e mire ,shapi nga sheqeri .

  22. futja kot says:

    “plepi” dy7-het te dije me shume

  23. razo says:

    ikni o plehra keni bere trafik droge vete me avion e tani po rrini si mut… jua futi prape baca Sali talibane te vete sic jua ka futur qe me mengjes. Nuk ju ben me pershtypje tani, prape fillojne e shkruajne te mbrojne bacen..

    u zhduket o fare e keqe u zhduket, ju doli boja jo vetem ne shqiperi por edhe ne bote.. shpetuam nga kafshet.

    1. nje meleon pelesher says:

      Hahahhahhahahahah sa argetues jane keta tifozet budallenj…

  24. canada says:

    kesaj i thone pirdh pirdh se lirohesh…….. C’pozicjon kishte Meta ne kete periudhe moj cupe dhe cila ishte perqindja e tij ne kete bisnes sepse vila e Lalzit nuk ndertohet me qindarka dhe ditelindja si martesa e mbretit Zog nuk behen me rroge. Dua tu them te gjithe shqiptareve se kjo eshte nje loje ping-pongu midis dy partive mafioze. Ndryshimi eshte se kur ndron karrigja, ndryshon perqindja e fitimit. Mos enderoni ne te thate per nje Shqiperi me te mire per sa kohe do jene doktoret dhe niperit e ish bllokut.

  25. refiku says:

    Prokuroria nuk e zbardh dhe con deri ne fund kete problem.Vetem Byroja Kombetare e hetimit qe do krijohet do ti krrrej binan.Sa me shpejt krijoni Byron.

    1. vetetima says:

      RUAJTJE APO MONITORIM ME VEZHIM ESHTE SHPIKJA E RRADHES E XHEMAL GJNKSHIT DHE ISH MM.FAKTET PO TREGOJNE SE TE GJITHA LEVIZJET, URDHERAT E DALA KANE PATUR QELLIM PERDORIMIN E AERODROMIT PER QELLIME TRAFIKIMI.FAKTET E PARAQITURA E TREGOJNE QARTE KETE VEPRIMTARI KUR GJUNKSHI ISHTE SHEF SHTABI DHE KA PATUR PERGEGJESI LIGJORE QE TE NXIRRTE AKTE ADMNISTRATIVE PER MONITORIMIT TE KESAJ INFRASTRUKTURE USHTARAKE.TE JENI TE BINDUR SE AI KA PATUR DIJENI TE PLOTE PER KETE TRAFIK PASI AI KISHTE NJE VETI QE KERKONTE TE DINTE SE KU NDODHEJ DHE MATERIALI ME PA VLERE DHE JO ME TE MOS KISHTE INFORMACION KU NDODHEJ KONTRABANDA PASI VETEM NE KETE MENYRE AI DO TE PERFITONTE LEKE SA ME SHUME.FORCAT E ARMATOSURA ,USHTARAKET,KA DITUR TI VJELLE ME MJESHTRI,NDERSA SOT PASI KA PERFITUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME,KA SHKATERRUAR VLERAT E USHTRISE, PO GEZON LEKET E VJEDHURA DHE GOJET E LIGA THONE SE PER TE SHPETUAR KA BERE KOMPROMISE.MINISTRJA E MBROJTJES NUK DUHET TE USHQEHET NGA KY PERSON ME INFORMACIONE POR DUHET TE JEPET PER NDJEKJE PENALE PER VJEDHJET, DEMTIMET, VJEDHJEN E SKRAPIT QE JANE MILIONA EURO, PER ULJEN E DINJITETIT TE USHTARAKUT, PER MOS RESPEKTIMIN ELIGJEVE PER GRADIMET, DALJEN NE REZERVE TE 73 OFICEREVE ME PROPOZIMIN E TIJ ME 05.07.2013 ME QELLIM LARGIMIN E DESHMITAREVE.DYSHJA GJUNKSHI -IMAMI TE JAPIN LLOGARI PER SHKATERIMIN E INFRASTRUKTURES SE FA DHE PERFITIMEVE NGA KY KEQMENAXHIM.

      1. nje meleon pelesher says:

        Pirdh mrike pirdh se e ke honger

  26. . says:

    **************************************************************************
    Krimineli s-Ali Bisha,

    Edhe pse ka me vete Prokurorine,
    SHISHI-n, KLD-ne, Kushtetusen, Gjykatat

    tashme nuk po mundet te fshehe “drogen” por
    krijon gjoja “Uri-per-greva dhe jo Greve-Urije” per
    te larguar vemendjen ashtu si ka bere gjithmone sa here
    i permendet emri.

    *************************************************************************
    Ky kriminel-Veriu nese arrestohet atehere Shqiperia do behet tamam
    vend Europian.
    *************************************************************************

  27. Ermal says:

    Bo,bo cfare injorance! Te marret vertete nuk kane kufi. Nuk deshiroj qe Rama te kete prekur keto nivele. Kjo eshte nje cmenduri totale! Mos njollosni Forcat e Armatosura o te marre dhe injorante me deshmi kapterrash te larguar nga puna!
    O injorante qesharake a e dini cfare po thoni? Rama dhe Kodhelli (dhe Kappterri i madh) duhet te distancohen nga keta te marre te rrezikshem. Late koqen e namit o felliqesira puniste qe u duhet vetem 5 sek te shkoni ne origjine.

  28. kris says:

    me nje deshmitar e gjitha ngelet propagande si theniet e saliut ne facebook.Jeni qeveri apo tifoze kafenesh.Eshte komision parlamentar apo grumbull kalamanjesh>ne cilen gjykate mund te gjykohet nje ceshtje vetem me nje deshmi?
    Boll me llafe,paguheni per te punuar

  29. Akuza says:

    A dispononi prova? Shume ne rregull, ia paraqisni prokurorise me udhëzimin qeveritar per te vepruar urgjentisht, sepse trafiku ajror i droges i nxori edhe ate pak boje qe kishte Shqipëria. Ne qofte se e keni per presion psikologjik ndaj opozites, dijeni se do t’ju kthehet si boomerang loja e ndyre qe po beni ju qeveri eunukesh qe na çate trapin me “shpallje akuzash” e asnje ndjekje penale apo arrestim. Saliu i ka gjithe te zezat, ama juve do t’ju bente t’i mbushnit breket po te ishte ne pushtet dhe te kishte provat per trafik droge qe pretendoni ju se i paskeni per ate. Frikacaket nuk qeverisin dot edhe kur kane shanse per qeverisje.

    1. Toni says:

      Po ja mir qe na dole ti trim me pordhe neper brek

  30. beso says:

    deshmitarin e cojn per gjah,………………

  31. toni says:

    Boll me fjal apo arrestoni ndokan apo vec pallavra?

  32. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    BOLL ME ME KOMISIONE FALLCO ,,,,, N.Q. SE NUK VENDOSET SHTETI LIGJOR DHE TE SHKOJNE PARA DREJTESISE TE GJITHE KRIMINELET NGA PRESIDENTI DHE PROKURORI , GJUKATAT SE KETA JANE ME TE RREZIKSHEM SE NUK KRYEJNE FUNKSIONIN. ,,,,,,VETEM VAZHDOJNE TE MBROJNE KRIMINELET QE I VUNE NE ATO POSTE ,,,, BOLL ME ME KOMISIONE. DHE LECSIONE ,,,,,NUK JU VOTUAN PER KOMISIONE ,,,, JU VOTUAN TE CONI PARA DREJTESISE KRIMINELET ,,,, TE VENDOSNI URGJENT SHTET LIGJOR ,,,, PO NUK E BÊNI DOT ZHDUKUNI DHE JUVE ,,,

  33. edi says:

    Kjo thote e keni bere ju me pare tani e bejme dhe ne

  34. aldi says:

    Konkluzionet e komisionit te qelbesirave dhe deshmine e S.GJ. I ka lexuar ketu e dy muaj me pare ERIONI VOGEL ne Parlament.

    PSE U KUJTUAN TANI TE MERREN ME KETE DESHMI?

    A E HODHEN POSHTE KETE PROVE KUR THANE KA ZERO PROVA?

    APO TANI QE PO IU KA HYRE FRIKA NGA GREVAT QE PO ZHVILLOHEN E DO TE ZHVILLOHEN DUAN TE TERHEQIN VEMENDJEN.

    QELBESIRAT VENDIN NE LANE E KANE!

  35. eda says:

    Cfare kerkon me shume nga Qeveria ti zoteri?

    Eshte bere hetimi me i mire parlamentar ne 25 vitet e fundit, me nje raport shume profesional.

    Boll me keto budallalleqe qe ju fut ne mendje saliu plak

  36. Kendveshtrim tjeter says:

    Komisjonet hetimore jo,gjykatat jo !
    Po kush ben ligjin ne kete vend ?
    Ajo “shtepi” atje !

    1. kendveshtrim tjeter says:

      Eeej,me more pasaporten!

  37. gzimi says:

    ore po kush e beson edushken?nje vit pasi erdhi ne pushtet zbuloi se trafiku eshte bere ne kohen e qeverisjes se pd,edhe ne cofte se eshte bere.ku ishte kur qe opozite?digjte goma rrugeve apo bente lufte para kqz,kryeministrise.ne fillim tha se pista e gjadrit ka gure te vegjel dhe nuk ulen avionet tani ulen por jane ulur qe ne 2012.ne divjake jane mushkonjat por u desh te ngecte ne rere qe ta besonte.edi merr vizen tende dhe mos u ndiej……….

    1. robert says:

      Sigurisht qe shpellaret si ti nuk e besojne.

    2. Leshtallsi says:

      Degjova se ne Vucidol po ndertojne nje aeroport me urdhrin e Edit! Di gjo ti Gzimo?

    3. Toni says:

      O Gezim, me duket se ke ngateruar forumin ku duhet te shprehje mendimin, mos doje te shkruaje gje tek http://www.gazeta55.al ?

  38. edi says:

    Edhe ne 1980 eshte bere trafik ngrini nje komision

  39. Aldo says:

    http://www.gazetatema.net/web/2014/05/31/kapet-1-270-kilograme-hashash-ne-bari-vinte-nga-shqiperia/ o Felie po kto nga kaluan se un e di qe qeveria ka marre dhe Crown Agents per te mbikeqyrur punen???

  40. shqipetaret e vertete says:

    Parlamenti shqipetar te vendosi sot:te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut hajduteria,trafikantet e droges,terroristet islamike te sali berishes dhe lulezim bashes ne emer te nje milion shqipetareve te vertete bashke me nipin e hajdutit dhe nexhmije hoxhen.

  41. gzimi says:

    ti robert qe nuk je shpellar shko bej shurren njehere pastaj dil dhe komento ketu.

  42. Eti says:

    Kesaj Feles burrin ja paskan liruar nga pengmarrja por vete spaska shprese ose i eshte bere menyre jetese dhe i pelqente bashkejetoj me te. Marioneta te interesave te castit qe paguhen nga ne, jeni me keq se droga se demtoni te gjithe jo vetem ata qe ju duan dhe ju perdorin.

  43. Viktor hoti says:

    O Bardhi !
    Jo vetem duhet te jesh djale i ri i pas 90- tes por nuk duhet te dish as shkrim e kendim. Enver Hoxha rrethohej nga “armiq” sikurse edhe bota e quante ate “armik”. Por pranohet boterisht e nga te gjithe se t’ja fu sesh armikut nuk quhet kontrabande. Ne qofsh i vjeter spaske marre vesh nga bota e cila ne vend te kontrabandes te cigareve te Enverit , fuste bandat me arme.Viktor Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje