Larg syve të botës, në Shqipëri po ndodh një kthesë politike. Përfaqësues të shoqërisë civile udhëheqin procese të rëndësishme të qeverisjes. Aktivisti që u bë ministër, Erion Veliaj, po mësohet me jetën e institucioneve
Nga Martin Woker, Neue Zürcher Zeitung
Për ta bërë të qartë qysh në fillim: Kjo nuk është një histori për gjakmarrjen, krimin e organizuar apo burrneshat shqiptare. Nga Shqipëria ka edhe lajme të mira. Në këtë rast, ky lajm i mirë quhet Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qysh prej gushtit të vitit të kaluar. Ai është shembulli tipik i konceptit se në Ballkan janë ekspertët e demokracisë, diplomatët dhe aktivistët ata që i çojnë përpara gjërat, të cilët pas një çerek shekulli workshop-esh dhe konferencash të panumërta, tashmë e njohin mirë termin e rrallë të quajtur “Ownership”.
Të provokosh njerëzit
Përkthimi më i goditur i fjalës “ownership” mund të jetë pronësi ose përkatësi. Pikërisht, kjo i mungonte Erionit dhjetëvjeçar, i cili në verën e vitit 1991, së bashku me dajën e tij, kapërceu kufirin për t’u vendosur në pjesën veriore të Greqisë. I ati i kishte vdekur pak kohë më parë nga kanceri, ndërsa e ëma, Shqiponja, ia besoi djalin të vëllait. Asokohe, shqiptarët largoheshin masivisht nga vendi i tyre i izoluar hermetikisht për më shumë se katër dekada, disa rrëmbenin anijet për t’u nisur drejt Italisë, të tjerë i drejtoheshin në këmbë kufirit në jug. Gjithçka tjetër ishte më e mirë se atdheu, ku sistemi kishte kolapsuar, popullsia vuante nga uria dhe ku mbizotëronte kaosi.
Erioni i vogël u kthye sërish tek e ëma në Tiranë, mësoi në shkollë me shumë vullnet dhe në moshën 17-vjeçare fitoi një bursë të vogël për studiuar në një universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 19 vjeç u rikthye në veri të Shqipërisë për të punuar për një organizatë amerikane në ndihmë të refugjatëve kosovarë, duke vijuar më pas në fushën e ndihmës humanitare, një punë e cila do ta çonte edhe në Kongo-Kinshasa, Elsalvador, Afrikën e Jugut dhe në Ruandë. 24 vjeç, i sapodiplomuar, poliglot, rikthehet në Tiranë dhe ideja e tij ishte të bënte atë që ai e quan, duke përdorur shprehjen në anglisht, “ruffle the feathers”. Me fjalë të tjera: “t’i acarojë njerëzit”.
“Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes rinore “Mjaft”, sheh si problemin më të madh në vend apatinë e shumicës, e cila nuk beson më se mund të ndryshojë diçka”, shkruhej më 3 nëntor 2004 në një të përditshme shqiptare ku botohej raporti rreth forcimit të shoqërisë civile nëpërmjet ndihmës për Evropën Juglindore. Titulli i artikullit: “Janë vetë qytetarët ata që duhet ta formojnë shtetin e tyre”. Dhjetë vjet më vonë, ky proces funksionon, por nuk përbën më lajm për në faqet e para.
Miqtë më të mirë, Shqipëria nuk i ka në Evropë, por në Shtetet e Bashkuara. Vendi i vogël i “mbjellë” me bunkerë, i hapi dyert për trupat amerikane në pranverën e vitit 1999, për të pritur refugjatët shqiptarë të luftës, por edhe për të kontribuar. Ndaj mirënjohja e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara i ka rrënjët e thella. Shqipëria dërgoi ushtarë në luftën e Irakut, ishte i pari vend europian që pranoi të burgosur nga kampi i Guantanamos dhe ka qendruar përherë besnik në shërbimet e kërkuara nga Uashingtoni. Në këtë traditë ishte thuajse e vetëkuptueshme që Shqipëria do të pranonte edhe armët kimike nga Siria dhe do t’i asgjësonte ato. Në vitin 2007, ishte asgjësuar arsenali i vet i blerë gjatë sundimit të Enver Hoxhës me ndihmën e ekspertizës amerikane (dhe zviceriane). Por, ndodhi ajo që nuk pritej: Shqiptarët thanë jo, nuk donin armë kimike siriane në vend dhe e vendosën në një situatë shumë të sikletshme qeverinë e zgjedhur në verë të socialistit Edi Rama.
Ishte më e mira që i ndodhi Ramës dhe njerëzve të tij, thonë në Tiranë. Kështu mendojnë edhe kritikën e qeverisë kur i kthehen asaj ngjarjeje. Jo-së i parapriu një nga protestat më të fuqishme që kishte njohur ndonjëherë Shqipëria, e cila kulmoi me një demonstratë përpara Ambasadës Amerikane. Ishte një mori njerëzish që u bashkuan në qendër të Tiranës: myslimanë, ekologjistë, anëtarë të demokratëve të sapolarguar nga qeveria, homoseksualë, të rinj dhe të moshuar, të cilët kishin një mesazh të qartë: “Ne nuk jemi më koshi i plehrave të Europës”. Njëri prej organizatorëve të protestës e paraqet kështu atë situatë: “Armët kimike nuk janë gjë tjetër veçse plehra”. Ai e di shumë mirë për çfarë flet. Si aktivist, ai ka luftuar për vite me radhë kundër importimit të plehrave nga Italia. Në këtë luftë, ai kishte patur mbështetjen e organizatës së krijuar në vitin 2004 me emrin “Mjaft”, një grupim i mbizotëruar nga studentë, lëvizje e cila provokonte me instrumente jokonvencionale të pasurit dhe të fuqishmit dhe nuk trembej në rrugën e saj për të ndalur këtë biznes të paskrupullt.
Dhjetë vjet më vonë, shumë prej drejtuesve të Mjaft-it mbajnë poste në kabinetin qeveritar, me rezultate të dukshme. Një ndër veprimet e para të qeverisë Rama ishte ndalimi i importit të plehrave të çdo lloji. Por, pikërisht atëherë erdhi kërkesa nga Uashingtoni. Si të veprohej? Në retrospektivë ministri Veliaj e sheh kështu këtë situatë: “Kjo është demokracia: ekuilibri ndërmjet interesave të miqve dhe shqetësimeve të qytetarëve”. Kryeministri vetë tregon se, ndërsa bisedonte në telefon me Sekretarin Amerikan të Shtetit, dëgjonte në sfond zhurmën që krijohej nga zërat e protestuesve.
Politika si biznes i pistë
Një qeveri, e cila lëshon pe përballë presionit të rrugës, në konceptin ballkanik shihet si humbëse. Këtu (në Ballkan) reputacioni, pushteti dhe pasuria janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme. Afrimi me qytetarin, i promovuar kaq shumë nga BE-ja, është ide e huaj në një shoqëri, e cila politikën e duron si një biznes të pashmangshëm, por të pistë, një shoqëri që të gjithë bashkëkohësit mendjehapur do t’i shpjerë në përfundimin: Tipa si Veliaj janë tradhtarë. Në këndvështrimin e kësaj shoqërie është e paimagjinueshme ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri, pra reforma nga brenda e sistemit.
“Këta njerëz nuk i ndryshojnë strukturat”, shprehet një pedagoge universiteti, “sepse edhe vetë ministrat kanë ndikim të kufizuar”. Këtë mendim ndan edhe gazetari Gjergj Erëbara, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë: “Mund të bëhesh pjesë e sistemit, por nuk mund ta ndryshosh atë”. Kategorikë në refuzimin e tyre për qeverinë e re janë, dhe kjo nuk të habit, ndjekësit e kryeministrit të larguar nga detyra, Sali Berisha. Ky vetë, që dikur ishte pranë Enver Hoxhës me këshillat e tij mjekësore, qershorin e shkuar pësoi një humbje asgjësuese në zgjedhje. “Ajo që mund të ofrojë Rama është thjesht formë, pa përmbajtje”, shprehet njëri prej ish ministrave të Berishës. Pak më i butë është drejtuesi i “ResPublica”, Mustafa Nano. Ai preferon të presë dhe t’i vlerësojë të rinjtë nga veprat e tyre.
Antikonformist ekscentrik
Nano e thotë këtë pikërisht në një vend ku puna e Edi Ramës flet vetë, në një kafe të këndshme, në parkun e qytetit, në cepin midis rrugës “Ibrahim Rugova” dhe bulevardit “Zhan D’Ark”. Aty ku sot duket bari i dendur, pemët, stolat dhe një shatërvan në park, përpara 15 vjetësh kishte kioska, lokale fast-food-i, kazino të vogla dhe tezga, që i zinin frymën njëra-tjetrës. Hapësirat publike në qendër të Tiranës ishin zaptuar e ndërtuar nga njerëzit e ardhur nga të gjitha zonat e vendit pas rënies së sistemit komunist.
Ishte Edi Rama ai që i dha fund këtij zhvillimi të egër. I zgjedhur në vitin 2000 si kryebashkiak i Tiranës, ai vendosi t’i ndërronte faqen kryeqytetit gri të Shqipërisë. Ai, që vetë kishte studiuar e dhënë mësim për art në Paris, krijoi koncepte ngjyrash tërësisht autentike për rrugët e Tiranës, shkatërroi një e nga një ndërtimet pa leje, madje edhe ato në park, dhe punën e tij e mbronte me shprehjen se politika nuk ishte gjë tjetër veçse një formë ndryshe e artit. I luajtur nga mendtë? Kështu thoshin armiqtë e tij. Të lyesh fasadat, nuk do të thotë të reformosh shtetin. Zili për vëmendjen ndërkombëtare që po fitonte kryetari i Bashkisë? Ndoshta! Rama vetë thoshte se donte të zgjonte te qytetarët e Tiranës krenarinë e pronësisë. Kush ndihet pjesë e mjedisit të vet, mban edhe më tepër përgjegjësi. Kjo tingëllonte banale, por funksionoi. Qyteti e ka përballuar mirë, krahasimisht, rritjen eksplozive dhe katërfishimin e popullsisë së tij brenda njëzet vjetëve.
Përpara nëntë vitesh, Rama u zgjodh kryetar i socialistëve, i partisë dikur komuniste. Një antikonformist ekscentrik në politikën e Shqipërisë? Kjo s’ka për të funksionuar, kështu gjykonin atëherë vëzhguesit ndërkombëtarë. Piktori i vetëdijshëm u shfaq në skenën kombëtare, fillimisht me përballjet verbale. Por, fjalimet e tij e irritonin pa masë Berishën, shpërthimeve kolerike të të cilit ia kishin frikën. Ky ballafaqim mund të ishte argëtues, por i zhgënjente vazhdimisht funksionarët e lartë të dërguar nga BE-ja. Prej atëherë, ata kërkojnë nga politikanët e Shqipërisë pa përjashtim që “të gjejnë frymën e bashkëpunimit e të respektit të ndërsjelltë”. Por, edhe përfaqësuesit e Brukselit harrojnë se përfaqësuesit e popullit në Shqipëri, pas ndërrimit të sistemit, e kapën shpejt situatën: “The winner takes it all” (Fituesi i merr të gjitha).
Kështu, politikanëve shqiptarë nuk iu mbetet gjë tjetër veçse të jenë në qendër të vëmendjes. “Asnjëherë nuk mund të ofrosh mjaftueshëm informacion”, thotë Veliaj, i cili është tepër aktiv në Twitter e Facebook, duke i bërë zgjedhësit e tij të jenë vazhdimisht vazhdimisht pjesë e përditshmërisë së Ministrisë. Ata e bombardojnë me pyetje dhe kërkesa, shpesh me qindra në ditë. Emaileve, Ministri iu përgjigjet personalisht deri natën vonë. “Transparencë do të thotë të mos kesh asgjë për të fshehur”, thotë ai.
Në një mëngjes të premteje, në qendër të Tiranës, përpara një vile të saporikonstruktuar në stilin kolonial italian, Edi Rama mban një fjalim të zjarrtë për trajtimin e së shkuarës komuniste. Në ndërtesën e dekoruar ruhen dosjet e 12.700 ish të burgosurve politikë. Këta të fundit, presin prej vitesh pagesën e dëmshpërblimit nga shteti. Ashtu siç thotë edhe vetë kryeministri, edhe parafolësi i tij përgjegjës për këto dosje, Erion Veliaj, premton një trajtim dëmshpërblyes për këtë barrë të vjetër. Pas përfundimit të fjalimeve, mbyllen kamerat dhe asnjërit prej gazetarëve televizivë nuk i shkon ndërmend të pyesë ish të burgosurit e mbledhur përpara portave të vilës. Në dallim nga Rama, i cili largohet me shpejtësi me limuzinën e zezë, Veliaj i pret këta burra të moshuar, të veshur keq, dhe dëgjon me vëmendje problemet e tyre. Por, as kjo nuk i’u intereson gazetarëve.
“Janë persona të veçantë ata që i ndryshojnë strukturat”, thotë Pandeli Majko, gjatë kafesë në hotel Rogner, qoshkën e mikpritjes austriake në Shqipëri. Socialisti Majko u zgjodh në vitin 1998 kryeministër i vendit, në moshën 30-vjeçare, qëndroi një vit në këtë funksion, u rikthye edhe një herë për një periudhë të shkurtër si shef i qeverisë, por u detyrua të bënte pas në përballjen për pushtet. Qysh prej asaj kohe, ky zotëri i sjellshëm mban imazhin e humbësit, gjë me të cilën duket se është mësuar të jetojë. Ai pretendon se ai vetë e ka prezantuar Erion Veliajn tek socialistët. Të bindje 2000 delegatë të partisë se ky aktivist i ri i lëvizjes “Mjaft” kishte vend në radhët e tyre, kishte qenë një veprim i fuqishëm. Ndërkohë që, më parë Veliaj dhe shokët e tij i kishin irrituar kuadrot e vjetër të parties me aksionet e tyre provokuese. Ndërrim brezash, të cilin e kanë kaluar edhe ish parti të tjera komuniste.
“Jo”, thotë Remzi Lani, “këtu bëhet fjalë për një ndryshim strukture”. Si një prej etërve të shoqërisë civile shqiptare, Lani është i kujdesshëm në gjykimin e tij. Ai tërheq vëmendjen se presidenca, drejtësia dhe ushtria janë ende nën kontrollin e demokratëve të Berishës. Nëse Rama do ta marrë seriozisht reformën e të gjitha institucioneve dhe do të shkarkojë punonjësit dhe gjyqtarët e korruptuar, do të bjerë në konflikt të pashmangshëm me ligjin aktual dhe diplomatët e dërguar nga Brukseli, të cilët kërkojnë respektimin germë për germë të shtetit ligjor. Dhe faktikisht BE-ja e refuzoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në dhjetor, sepse ende kishte mangësi përsa i përket shtetit ligjor.
Por, çfarë është shteti ligjor? “Punë e lodhshme dhe kompetencë profesionale”, thotë Veliaj një të shtune, gjatë kafesë së mëngjesit në tavolinën e mbledhjeve në zyrën e tij. Kur e mori këtë detyrë, u përball me rastin e një fshati ku jetonin mbi njëqind persona që merrnin pagesën e invalidit. Në fillim të fushatës zgjedhore, një vit më pare, në po këtë fshat kishin qenë vetëm tre persona që trajtoheshin me këtë ndihmë. Një rast i pastër i blerjes së votës dhe i një klientelizmi politik, ashtu siç funksionon në të gjitha nivelet e sistemit. Zëvendësja e tij e re, e cila është vetë një person më aftësi të kufizuar, ka tani detyrën e vështirë për të krasitur të gjithë sistemin e ndihmës sociale. Pas 200 ditëve të para në qeveri, Veliaj shkruan në Twitter “80% of Ministry of Social Affairs leadership, agencies and staff are women – explains success of new team”. Një postim tjetër (i përkthyer) në të njëjtën ditë: “E dini se Shqipëria ka më shumë gra ministre, zëvendësministre dhe parlamentare se çdo vend tjetër i Evropës Juglindore dhe a e dini se ç’punë të mirë bëjnë ato?”
Kjo është propagandë për punën e tij dhe reklamë për gratë. Përse e bën Veliaj këtë? Arsyeja duhet kërkuar në biografinë e tij të pazakontë. E ëma, Shqiponja, shpërthen në lotë kur flet për jetën e saj. Dy vjet pas vdekjes së të shoqit, humbi vendin e punës në shtet dhe mbeti përballë asgjësë, e vetme me dy djem të vegjël në një qytet kaotik, ku shteti nuk kujdesej për asgjë dhe ku secili përpiqej të mbijetonte sipas mënyrës së vet. Erioni shiste fiq të thatë në treg, të cilat ua jepnin të afërmit në fshat. Asaj i vjen keq pse i biri nuk ka pasur një fëmijëri normale. Brenga e saj është e thellë dhe këtë e shpjegon heshtja e pafund në apartamentin e saj. “U rrit shumë shpejt”, thotë duke thyer heshtjen.
A krijon dhimbja e nënës ndjenja faji ndaj të birit? Duket sikur kjo grua serioze mendon se ka dështuar në rolin e saj si nënë. Por, përkundrazi ajo i ka të gjitha arsyet për të qenë e gëzuar për djalin e saj të suksesshëm, aksionet e të cilit në të gjithë botën gjenden të dokumentuara në muret e dhomës së ndenjjes në formë fotosh apo artikuj gazetash. Veliaj vetë e sheh të gjithë këtë pa sentimentalizëm: “Burrat në këtë vend janë të ngatërruar në gjithfarë intrigash politike. Dhe nga natyra nuk janë fort të zellshëm. Njëri prej poetëve tanë kombëtar e ka shkruar që para një shekulli se burrat në këtë vend jetojnë nga gratë.” Dhe ka të drejtë! Edhe në zyrën e re të punës, e hapur para katër muajsh përballë Ministrisë, janë kryesisht gratë ato që bëjnë punën e vështirë të ndërmjetësimit. Në një ambjent të ndriçuar, tërheqës, në rrugën më të rrahur të qytetit, punëkërkuesit priten personalisht nga punonjëse të veshura uniform, të cilët më pas regjistrohen për një bisedë këshillimi apo informohen rreth mundësive online të punësimit. Punonjëset janë trajnuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe patën mundësi të fitonin njohuritë e para rreth funksionimit të bursave profesionale të punësimit në Gjermani. Punëkërkuesit e lavdërojnë këtë shërbim të ri, i cili në pak muaj të ekzistencës së vet ndihmoi qindra të papunë të gjenin një punë të paguar. Por, mbresëlënës është edhe fakti se këtu takohen si të barabartë përfaqësues të pushtetit dhe punërkërkues të thjeshtë. Shteti në shërbim të qytetarit, kjo është diçka e re në Ballkan.
Një “agjitator” i ri
“Unë jam njëkohësisht brenda dhe jashtë sistemit”, thotë Leart Kola. Ai është gati moshatar me Veliajn, mban flokë të gjatë deri në supe dhe ka pamjen e një të riu profesionist, çka është në të vërtetë. Kola është pjesë e “think tank-ut” të Ministrisë së Veliajt, ku ai mban postin e këshilltarit. Me ministrin e lidh koha e përbashkët si aktivistë të Mjaft-it. Kur Veliaj dhe aktivistë të tjerë krijuan një parti të re politike, ai ishte kundër. Por, përpjekja dështoi në zgjedhjet e vitit 2009, kur kjo parti i humbi shanset.
“Ai ka qenë gjithmonë socialist”, thotë Kola. “Nëse raporti ndërmjet qytetarit dhe shtetit nuk ndryshon, Rama dhe të tjerët do të dështojnë”, profetizon ai. Për këtë arsye, qeveria e Edi Ramës e meriton mbështetjen e tij. Por, ai i shërben qeverisë si “agjitator”, si dikush që do që të rinjtë të mësojnë diçka konkrete. Boom-i i universiteteve private në Shqipëri prodhon masivisht juristë dhe ekonomistë, ndërkohë që kërkohen specialistë të kualifikuar, siç del edhe nga bilanci i zyrave të punësimit, të riorganizuara rishtazi. “Nëse të gjithë vazhdojnë të shpresojnë për një punë në shtet, çdo qeveri do t’iu shërbejë klientëve të vet, ndërsa vendi do të ngatërrohet edhe më keq në paaftësi”, përfundon analizën e tij Leart Kola. Ky konstatim mbështet strategjinë e ndihmës për zhvillim, për të cilën është kontribuar prej vitesh në Shqipëri duke u fokusuar në arsimin professional, çka kërkon një kontratë të re sociale mes qytetarit dhe shtetit.
Dinamit kundër mafia-s së ndërtimeve
“Edi Rama na riktheu detin”, thotë një ambientaliste e njohur dhe bën me gisht nga bregu ranor, kur deri para pak muajsh qëndronte kryeneçe një ndërtesë shtatëkatëshe. Këtë dhe një sërë ndërtesash të tjera me “pamje të pandryshueshme nga deti” qeveria Rama i hodhi në erë, për t’i dhënë fund rritjes së shfrenuar të ndërtimeve. Rikonstruktimi i pedonales së Vlorës u bë me tender ndërkombëtar. Një studio arkitekture belge u shpall fituese. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Vlora do të shndërrohet në perlën turistike të Adriatikut. Pikërisht Vlora, ky qytet, nga i cili përpara dhjetë vjetësh gomonet transportonin drejt Italisë refugjatë të dëshpëruar. Për shumë kohë turistët e huaj e shmangnin këtë qytet famëkeq. Por, për qytetin ishte vendimtar aksioni i aleancës qytetare mes ambientalistëve dhe promotorëve të turizmit. Ishin ata që përpara gjashtë vjetësh ndaluan ndërtimin e një parku industrial në Vlorë. Ky projekt i mbrojtur nga investitorë të huaj dhe përfitues vendas do të kishte shkaktuar një dëm të pakthyeshëm dhe do t’i kishte rrëmbyer Adriatikut edhe gjirin e fundit të pashkatërruar nga ndërtimet.
Mjeku Hodo Kabello, babai shpirtëror i protestës qytetare, sheh dritë në fund të tunelit. I veshur si për festë për nder të mikut, ai dikton: “Mendimi popullor është si uragan. Nëse njerëzit e drejtojnë rrymën me idetë e duhura, atëherë bëhet mirë.” Ai, djalë i një partizani të vrarë në Luftën II Botërore, i rritur në shtëpinë e fëmijës dhe që e jetoi dhimbshëm izolimin total në përiudhën e Enver Hoxhës, tani ndihet i kënaqur. “Në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë e kanë kuptuar që populli shqiptar ekziston”.
Në Vlorë, aleanca qytetare ka lëvizur shumë më tepër gjëra, se ç’është në gjendje të bëjë politika. Ndaj më mirë të mbetesh gjithë jetën aktivist dhe t’i qëndrosh larg politikës së pistë? Veliaj e njeh mirë këtë të metë. “Unë nuk dua të bëhem cinik”, thotë ai. Por, nëse kritikët e tij dinë ndonjë mënyrë më krijuese për të reformuar sistemin e pensioneve dhe për të krasitur ndihmën sociale, ai tregohet i gatshëm ta lërë punën e saponisur. Dhe këtë e thotë dikush që është mësuar të luftojë dhe që, edhe si minister, vijon të përdorë instrumentet e një aktivisti: efektin surprizë dhe pushtetin mediatik.
Provokimi mediatik
Se si funksionon kjo, Veliaj e tregoi me të marrë detyrën e re. Në periferi të Tiranës, në trotuarin e një rruge kryesore të qytetit, ishin vendosur një bashkësi romësh prej 220 personash. Mjedisi i tyre i mëparshëm ishte zbrazur për të ndërtuar një bllok banesash. “Kushtet e jetesës së këtyre romëve të përzënë ishin ekstremisht të vështira”, kujton Veliaj, i cili në ditën e parë si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë shkoi vetë t’i takonte. Gjendja ishte shokuese. Veliaj u takua me një djalë të plagosur rëndë në këmbë, Elidonin, i cili bashkë me nënën e tij ishin refuzuar nga spitali shtetëror, sepse iu kishin thënë se atje nuk trajtonin gabelë të palarë.
Veliaj e mori nënën dhe djalin në makinën e tij, njoftoi vetë urgjencën në spital dhe u nis, sigurisht i shoqëruar nga një aparat fotografik. Mjeku dhe infermierët qëndruan në gatishmëri dhe kur pacienti i rangut të lartë mbërriti në spital nuk dinin ç’të thonin. Ministri ishte si kokrra e mollës, ndërsa në krahë mbante djalin e vogël. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe. Romët nuk diskriminohen më në këtë spital, gjë që i bën mirë imazhit të Shqipërisë, e shihet pozitivisht në Bruksel.
Elidoni i vogël është shëruar, plaga gjithashtu dhe tani ai jeton, bashkë me anëtarët e tjerë të bashkësisë së tij, në një qendër pritëse në periferi të qytetit. A do të jetojë ai më mirë se paraardhësit? Veliaj i përgjigjet kësaj pyetjeje me një përvojë të tijën nga Ruanda, kur ai punonte për Kombet e Bashkuara për trajtimin e gjenocidit. “Unë flisja me disa refugjatë, ndërsa njëri prej tyre më pyeti nga vija. Kur e mësuan, mbetën të shokuar. Në fund njëri më tha: Vëlla, më vjen shumë keq. Vetëm aty m’u bë e qartë se sa lehtësisht nami i keq i një vendi mund të përfshihet në mjerimin e vendeve të tjera. Kudo, në të gjithë botën, njerëzit gjejnë ngushëllim në vuajtjet e të tjerëve. Por, Shqipëria nuk ka pse të jetë më ngushëllim për vendet e tjera. Shqipëria duhet t’i frymëzojë të tjerët të dalin nga mjerimi”.
ky djale po punon dhe perfekt nuk gjen por te pakten mbajne pak era perendim. Nga ana tjeter keto publicitete stonojne dhe duhen shmangur. Le ti botoje bota per hesap te vet sepse tek ne problemet jane te panumerta dhe njerezit e fundit gje qe duan te degjojne jane ‘krehjet’ qe i bejne vetes politikanet.
Eshte vec fillimi. Ky Veliaj do te beje akoma me shume gjera te mira per kete vend. Eshte vec fillimi.
Artikull i lobuar… Ne vend te beje mire te ben te kunderten…
Ky po i mban ne krahe Ish-perndjekurit por ata sta dine.
Frymezuese ?
Gjithcka eshte e mundur me njerez punetore dhe kokeulur si Veliaj.
Ky po na nderon. Na ndriti faqen.
shqiptaret duhet te jene krenare per kete njeri qe po i ngrin fytyren Shiqperise ne syte e botes
ORE PUNE S PO SHOHIM LERINI FJALET E BUKURA…PUNE URGJENT SE SHQIPERIA ESHTE GREMISUR
Erion veliaj nga të paktet politikan me vlera të larta morale .komplimente
Erioni qe ne fillimet e tij ka kembengulur vazhdimisht te tregoje se eshte njeri prej nesh, qe eshte njeri i thjeshte, i zakonshem, e pikerisht kjo e ben te jashtezakonshem. Nje prej cilesive me te shquara e te hershme te tij: dhembshuria ndaj shtresave te disavantazhuara, te lena prej vitesh ne harrese, eshte nje cilesi qe ja shnderron dijen ne mencuri.
Se aty ku ndermarrja e veprimeve eshte ne koherence me zbatimin e parimeve morale, etike dhe qendrueshmerine e nje karakteri me integritet, pikerisht aty ka nje lider, aty ka nje Erion.:)
Te gjithe haruat G99..!!!!!!!!
Erion Velia hyri ne politike nga nje parti e shoqerise civile. Me pas??
? I pelqeu pushteti.
Kaloi majtas, eci majtas, i ngjiti shkallet duke ndejtur nga e majta e shefit…Po me vone?
Ta shohim si do zbrese…
Falemnderit Erion!
Po qaj tani, nuk po e mbaj me veten. Mos u lodh shume duke perdorur shume nick-e. E dime qe je ti,pa kripe si gjithmone, arrivist si gjithmone, (po kete ta ka shkruar Grida gje?)
Mos u habisni kur pas disa vjetesh ta shihni kryeminister se e meriton. Vetem keta te rinj me vizion, te thjeshte e shume puntor qe vijne nga shtresat e vuajtura te popullit tone do ja ndryshojne faqen shqiperise se deri tani ligjin e kane bere te fortet te korruptuarit dhe fondamentalistet qe nuk e shohin shqiperine si atdheun e tyre. Me ne fund kemi edhe ne ca djem me te cilet mund te krenohemi pavarsisht ne jemi te djathte a te majte. Edhe Lulezim Basha rrjedh nga I njejti brum dhe me te njejtin formim por e humbi shansin per tu krenuar me te.
Per kaq pak paskemi vojtur kaq shume.
Edhe Erjoni vete nuk i beson ato qe jane shkruar per te
Si gjithe te tjeret.Marifetci qe ka marre per kot.
ca jane keto kalamanlleqe mor! jane mbledhur sorrosistet bashke dhe bejne gallate me njeri tjetrin ne kafete e tiranes. pika qe su bie! rame nga sali serbi tek konet e ambasadave!
Ne rradhe te pare shkrimi eshte perkthyer keq ne shume vende. Sa per Veliajn, ai eshte thjesht dikush qe e kupton shume mire pushtetin e medias dhe e shfrytezon ate ne maksimum. Ne kete aspekt ai s’eshte asgje me teper se nje kopje ende e virgjer, ne perceptimin e opinionit publik, e Ilir Metes. Por te pakten mos te na beje per budallenj kur hiqet si indiferent karshi gazetareve. Ne fakt, dhe shtirja ne kete rast eshte nje strategji e mire-studiuar mediatike. Me beri pershtypje venja e theksit tek kontrasti, ne lidhje me komunikimin publik mes Edi Rames dhe Erion Veliajt, prej autorit te shkrimit. Qe Erioni ka nje paraqitje jo aq te rende apo te dhunshme le te themi
(Vazhdim i pjeses me lart)….se Edi Rama kjo eshte padyshim avantazh. Erioni mundet te jete edhe komunist apo prej verteti gej ne kontrast me Ramen por te pakten te tregoje pak me shume respekt per njeriun qe e lejon te punesoje ”shoket” qe deri me dje e etiketonin Edi Ramen si fashist. Por nese ka vertet nje hendek te madh per te kaluar Veliaj qe te krahasohet me Ramen eshte puna, intelekti, dhe perkushtimi per atdheun, jo vetem per karrieren dhe partine.
Cfare thua? Nga c’flete libri e shkule kete filozofi ke shkrojtur se sja vlen te lexosh me shume
Mos mor Erion, mjaft se na rrenqethe!
Aman na thuj pak sa te ka kushtuar ky artikulli se me duhet nje se do ve
kandidaturen per kryetar komune. Pse merreni me tema te tilla te
lodhura, e me njerez si Erioni qe i doli fati dhe perfitoi e kerkon te
ngjitet edhe me lart. Por ka nje mungese shume themelore : I mungon
karizma dhe spontaniteti, eshe shume i shtirur i shkreti.
Karizma?? hahahahahahahah ua c’na cudite, e ditke kete fjale more “Beni”…e cili pseudo politikan ne shqiperi ka karizme qe ta krahasosh me Velian? Kush? me thone vetem nje emer….Sala? Lulka??? Grida Duma bytha shuma hahahahahaha…apo Ilir Kokelopa….Erioni eshte me i sakti, per kete duhet ta vleresojme…por eshte dhe me i mire dhe punon me shume se shume politikane te tjere edhe ne Evrope edhe ne USA qe bejne vetem llafe dhe asgje tjeter, keshtu qe te pelqen apo ste pelqen humori i Erionit, ndoshta ti sdi te kuptosh karizmen e tij, Erioni ka merita…dhe ka merita shume!
Cdo beje ti me mire??? Hajde dil e na trego sa vlen ti…edhe mos harro karizmen tende…do na mahnitesh me siguri lol
I dashur Mama (…….).
Nese ti do ta dije vertet kuptimin e fjales karizem (ate qe vjen nga greqishtja), nuk do te guxoje te permendje Sali Berishen. Saliun e neveris totalisht, por ai mund te quhet nje njeri qe gezon shume karizem personale. Kurse per nga e majta, karizem ka patur Nano, Rama, edhe Erion Brace deri ne nje fare mase.
Persa i perket Velise i dashur Mama, e pelqejne vetem 99-shat e tij.
E neveris per show-et me femije rome te semure etjetj. Ato jane thjesht per te fituar pike. Institucionet nuk ndertohen keshtu. Nuk e kam pare ndonjehere Obamen ti mbaje oturakun e shurres ndonje te semuri, por e kam pare qe ka bere reforme shendetesore dhe politika.
shkrim i perkryer gjithashtu edhe prekes..Erioni mund te mos jet engjell por eshte njeri mbi te gjitha…gje qe paraardhsit e tij nuk i afrohen as te thori i kembes.
KJO QEVERI PO I FUTE RRENJET THELLE NE HISTORINE E MIRE SHQIPTARE.
Faleminderit qe postoni shkrime te tilla!!!
E meriton per ate aktivitet qe ka zhvilluar deri tani, shpresojme per me teper BRAVO….
kete biseksualin e sorosit po e fryjne qe te jete gati ne rast deshtimi total te rames. vetem se ky eshte akoma me i pazoti e me siperfaqesor!
Mos u kruj shume me ata qe punojne por shifni ate plakushin tuaj te ubd qe shkeli me kembe nje popull te tere mo….fu…. E ka fajin Tosi qe nuk e futi ne burg ate qelbesiren, do ishin per mrekulli shqiptaret tash.
Ky njeri e beri para 10 ditesh udbashin Sali ,qe te fshihej pas ekranit te laptopit,si struc !
I th; ngrije koken dhe me shiko kur flas ,dhe mos me be patriotin ,se a pame me fazllicet e tu !
Djal trim ,punetore,dhe qe duhet ta perkrahim perhere !
Nji Bravo, Erion Veliaj !
Pa merak, Erion Veliajn le ta genjeje mendja te kandidoje i vetem per dicka dhe do ta shohe se cdo marre,mender nje M. Ky eshte nje maskara djale,totalisht i shtirur dhe nje hajdut ne gen. Nuk pjell Bucja luan,ne rastin me te mire pjell nje Zagar si ky Veliaj. Harram Rilindjes qe tallet me votuesit e saj.
Ah te zinjte shqiptare, po kopuk ngelet!
Jo politikanet qe jo , por cili prej nesh e ka bere at qe ka bere E. Veliaj!
Kush nga ne ka marre ne krahe nje femije pa ngjyre, qe ti jape ndihme ne rruge, pa le ta marre ne makine e ta coje ne spital, me nder qveria e kaluar i nxori ne rruge te shkrete, Erioni per 2-3 muaj ju siguroj strehe.
Kush mut ministri nga qeverite e kaluara, eshte ballafaquar e perball me njerezit, ne rruge, panaire etj. me shume dinjitet si E. Veliaj.
E kuptoj, shumica e njerezve jane shpejt per politikane njerez si E. Veliaj, shumica duan si xhaxhi Enver, ose me nder Sali shpellari
Te 5 postimet a para jane te Erion Velise, sa qesharak qe jeni bere, patetik.
nese rama nje dite do te bente nje korigjim ne kabinetin e vet,puna e pare qe do te duhej te bente,te ishte; shporja nga qeveriaj e ketij perversi…edhe keet shkrim te jini te sigurt se e ka paguar me leket qe ka vjedhur ne ate OJQ , e famshme “mjaft ” dhe tek ajo partia e kurvave G 99
po degjohen zera sikur ky,mund te na jete “pasardhesi “…ne pS ! Hahahahhaa, eshte me te vertet nje krijese infatile,i gjori…Kam bindje te padiskutueshme,me aq sa e njoh kete parti,se ky mish i huaj kurresesi s mund te ngjite atje…Vote s merr ,nga antaret e vertet te PS
Veliaj eshte nje shembull i qarte suksesi per te rinjte
http://poly-technology.blogspot.com/p/telephones.html
Ky artikullshkruesi do te jete ndoj nazist nostalgjik.
Deutschland über alles- bertitshin gjermanet ne vitet ’30 edhe e pame mire se ku perfundoi Gjermania ne vitet `40.
Boll me parulla boshe o Presh-ista, se keni 1 vjet ne pushtet e nuk keni bâ asgja.
Shikoni sa skuth. I ka porositur artikullshruesit nje titull terheqes per masat e njerezve dhe ve bast qe pjesa me e madhe e ketyre qe i kane bere ‘share’ as qe e kane lexuar gjer ne fund shkrimin.Ky Veliaj mund te ket shume fantazi ne organizime party-sh por ti vesh qe tani dekorata dhe merita te medhaja s’mund te jete gje tjeter vecse rezultat i strategjise se tij manipuluese. Ky madje mund te jete i mire ne plot aspekte, por un nje njeri qe duket hapur qe tenton te me mashtroje sy-per-sy i ve vizen direkt pa e zgjatur shum.