Paketat spitalore të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, nefrologjisë dhe implantit koklear, të cilat do të mbulohen nga shteti edhe në spitalet private, do të mund të përfitohen nga pacientët nga muaji gusht i këtij viti.
Sipas drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, vendimi i qeverisë parashikon që, Ministria e Shëndetësisë të miratojë protokollet e paketave të shërbimeve brenda 1 muaji, ndërsa konkretizimi nga ana e fondit do të fillojë 2 muaj pas miratimit të protokolleve.
“Fondi do të financojë paketat shëndetësore për nefrologjinë, kardiologjinë, kardiokirurgjinë dhe implantin koklear, në institucione shëndetësore publike, për herë të parë bazuar në kosto reale. Sigurisht, financimi dhe realizimi i këtyre ndërhyrjeve, do të bëhet në përputhje me kapacitetet e tyre për ofrimin e shërbimeve të paketave. Aktualisht, ne jemi duke punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe shërbimet përkatëse, për të maksimalizuar, por edhe për të rritur kapacitetet në sektorin publik, për plotësimin e nevojave të popullatës. Por sigurisht që, problemet e veshkave dhe ato kardiokirurgjike, janë sëmundje me incidencë të lartë dhe nevojat e popullatës për këto ndërhyrje nuk arrijnë të plotësohen nga sektori publik. Për këtë arsye, në rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike, Fondi do të lidhë kontrata dhe financojë shërbimet e paketave në institucione shëndetësore private. Pra, qeveria, nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, do të financojë 10 paketat edhe në spitalet private, duke i mbuluar tërësisht kostot për pacientët”, shpjegon ai për GSH-në.
I pyetur nëse do të jetë i mundur barazimi i kostos si në privat po ashtu edhe në publik, ai shprehet: “Paketa shëndetësore do të financohet nga Fondi në masë të njëjtë, si në institucionet shëndetësore publike, ashtu dhe për ato private. Ne, së bashku me mjekët elitë të QSUT-së kemi arritur për përllogarisim kostot e këtyre shërbimeve. Mbi këto kosto, është llogaritur çmimi i paketave. Qeveria ka parashikuar një marzh fitimi, i cili, për të gjitha institucionet shëndetësore publike do të përdoret si e ardhur dytësore për institucionin. Ndërsa për spitalet private do të jetë norma e fitimit, në mënyrë që pacienti të mos rëndohet me kosto shtesë. E thënë më thjeshtë, ne si Fond, marrim përsipër mbulimin 100% të paketave të shërbimeve për 10 shërbimet e miratuara tashmë me vendim qeverie”.
Po paketet e tjera te spitalorit?
Po me paresorin kur do fillohen?
Daleni mor miq! Fillohet njehere me ato sherbime ku del per te lyer rroten e Ministrise dhe te ISKSH-se. Perndryshe c’u pa, pse per pacientet behen keto pune???!!!