FOTO REPORTAZH/ Vdekje, mjerim dhe fëmijë në industrinë minerare shqiptare

4 Qershor 2014, 18:02Sociale TEMA
FOTO REPORTAZH/ Vdekje, mjerim dhe fëmijë në industrinë

Nga Axel Kronholm, Vice

 

Violeta Koçi është 23 vjeç dhe karroca e saj e dorës sapo është thyer. Gjatë pjesës tjetër të ditës ajo duhet të mbajë në shpinë thasët me gurë kromi. Ajo është shtatzënë në muajin e gjashtë.

“Mjeku më thotë se nuk duhet të punoj, por çfarë mundësish të tjera kam,” pyet ajo.

Për shumë njerëz në Bulqizë, një qytet gri dhe i pluhurusor rreth katër orë në verilindje të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, gjithçka është mbijetesë. Nuk ka shumë punë në dispozicion dhe ti duhet të bësh atë që të del përpara.

Një mundësi për punë është jashtë minierave të kromit të qytetit, mbi grumbujt e gurëve që janë nxjerrë kur është gërmuar për galeritë e reja.

Duke kërkuar mes këtyre gurëve, Koçi dhe punëtorët e tjerë thonë se mund të fitojnë 3 deri në 4 dollarë në një ditë të mirë.

“Mund të marrim rreth 40 lekë për çdo kilogram krom të pastër që mbledhim,” thotë Shpend Lloshi, 8 vjeç, që është i zënë duke kërkuar mes gurëve për mineralin e zi.

Dikur një qytet minerar në lulëzim, Bulqiza ka poshtë një nga rezervat më të mëdha të kromit në botë. Që kur është hapur për herë të parë në fundt të viteve ’40, kjo minierë ka nxjerrë rreth 18 milionë ton krom, një metal i rëndësishëm në prodhimin e çelikut inoks.

Kjo ka qenë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare gjatë gjysmë shekullit të regjimit komunist.

Sot puna nuk është si më parë, por sipërmarrjet private sërish nxjerrin mineralin e çmuar, duke gërmuar gjithmonë e më thellë në tokë dhe duke hapur galeri të reja.

Albchrome, në pronësi të oligarkut shqiptar, Samir Mane, është një punëdhënës i madh në qytet.

Krahas këtyre sipërmarrjeve të mëdha, ka edhe një tjetër industri minerare, ajo informale, duke shtrydhur ndonjë fitim nga galeritë e vjetra të braktisura apo nga grumbujt e grurëve të nxjerrë nga minierat.

Këtu punojnë njerëz si Koçi dhe Lloshi.

Edhe pse është vonë pasdite, Lloshi nuk duket i lodhur. Babai i tij, Guri, 37 vjeç, është një minator profesionist, por kur e ka pushim, del e punon me djalin.

“Nuk jam i shqetësuar për djalin,” thotë ai, duke i përkëdhelur flokët me dashuri.

Një tjetër djalosh, që nuk do ta thotë emrin e tij, shprehet se punon këtu që kur ka qenë 9 vjeç. Tani është 16 vjeç. Ai duket shumë më keq se Lloshi nga veshja.

“Qëndrova në shkollë në vitet e para, por më pas nisa të punoj me kohë të plotë për të fituar para,” thotë ai.

Në një ditë të veçantë, ka të paktën 50 njerëz që punojnë këtu, shumica e tyre fëmijë, po kaq të vegjël sa Lloshi.

Një prej tyre, një djalë disi më i madh, i veshur me një bluzë të kuqe dhe i gëzuar në fytyrë, nuk e ka gishtin e madh në dorën e djathtë. Aksidentet janë të zakonshme. Dy vjet më parë një djalë i ri vdiq kur u shemb një grumbull gurësh, duke e zënë poshtë.

Njerëzit, për të cilët punojnë këta fëmijë, quhen nga vendasit piratë.

Ata janë biznesmenë vendas, që kanë marrë koncesione për të nxjerrë dhe eksportuar krom. Ata e blejnë mineralin nga fëmijët për pak lekë dhe më pas e dërgojnë jashtë, kryesisht në Kinë.

Këta tajkunë të minierave nuk kanë përgjegjësi për punëtorët e tyre dhe shpesh përfshihen në të tjera aktivitete të paligjshme. Ata luftojnë me njëri- tjetrin për të kontrolluar këtë biznes.

Një muaj përpara se të vizitoja Bulqizën, një nga piratët u vra.

Gjin Nica, 35 vjeç, po udhëtonte me motoçikletën e tij Yamaha në rrethinat e Tiranës kur iu bë pritë dhe u vra me një automatik.

Nica dyshohej se ishte përfshirë në vrasjen e dy rivalëve të kromit në Bulqizë, njërit në janar dhe tjetrit në shtator të vitit të shkuar.

Ai ishte arrestuar për falsifikim, por ishte liruar dy javë përpara se të vritej.

Biznesi ilegal i minierave në Bulqizë ilustron se sa i dobët është zbatimi i ligjit në Shqipëri. Është e rrallë që të shohësh në Tiranë teksa respektohen të drejtat e punëtorëve, jo më në qytete të harruara në mes të askundit.

Korrupsioni bën gjithçka të mundur.

Në një shtëpi brej betoni jeton Nexhmedin Nezha, 42 vjeç, me gruan, tre fëmijët dhe një familje që ndan hapësirën me ta.

Nexha të pret ngrohtë, por nuk të jep dorën, pasi krahët i ka të paralizuar. Aksidenti ndodhi 20 vjet më parë.

Që prej atëherë ai nuk ka mundur të punojë dhe ka vuajtur edhe nga ankthi dhe stresi post- traumatik.

Ilaçet e tij kushtojnë 23 dollarë në muaj. Pensioni i tij mujor është 130 dollarë.

Për të mbijetuar familja, dy fëmijët e tij më të mëdhenj mbledhin krom pas shtëpisë. Si Shpendi Lloshi, asnjë prej tyre nuk është akoma adoleshent.

Shumë familje janë në situatë të ngjashme.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, 88 minatorë kanë humbur jetën vetëm gjatë pesë viteve të fundit. Shumë të tjerë janë plagosur ose paralizuar.

Askush nuk e di me saktësi se sa të plagosur dhe të vrarë ka në industrinë informale.

Por kjo nuk i ndalon fëmijët e Nezhës që të punojnë.

Violeta Koçi

Shpend Lloshi dhe babai, Guri

Nexhmedin Nezha

20 komente në “FOTO REPORTAZH/ Vdekje, mjerim dhe fëmijë në industrinë minerare shqiptare”

  1. hysen daja says:

    Shume e bukur kjo, por ndiqni videon sexy te majlindes me stefan fulen. eshte gallate e vertete
    http://dielli.al/lajme.php?id=62580&k=71

  2. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeeeee,ta gezoni STATUS-in edhe pse jeni katandisur si geto ……………!!!!

    1. tirana says:

      O turkofag gjej ndonje gazete tjeter ku te komentosh se na cave turkofagun

  3. merobaze says:

    KJO ESHTE SHQYPNIA QE LA PAS ANTIKRISHTI ENVER HOXHA

    kur mbolli faren e te keqes bolshevike ne trojet tona dhe grabiti si kulceder perrallash pronen private dhe pervehtesoi mjetet e prodhimit te shqyptareve per t’i bere ata si skllever ne vendin e vet.

    KJO ESHTE KLASA POLITIKE QE LA PAS DRAKULLA ENVER HXHA

    qe u kujdes me nje vemendje te vecante te siguronte kauzen e Partise se Punes per te sunduar mbi Shqypnine dhe shqyptaret edhe pas vdekjes se tij. Demonet enveriste si Sali Berisha pollen ne pseudodemokracine albaneze Vampire gjakatare per LEKA si Samir Mane qe nuk i kane dhene asgje Vatanit, por vetem dine ta mjelin ate njesoj sic e moli per vite me radhe Enver Hoxha

    KY ESHTE REALITETI I HIDHUR KOMUNIST SHQYPTAR

    1. Fjalim/Trishtim says:

      O plako une se kame njohur ndonje here komunizmin po Saliu jote eshte pjese e komunzimit sate…….23 vjet na coi 100 vjet pas dobici i Vicidollit, katragjyshi i rjethur do zoti i shuhet fara.

    2. Cohen says:

      …Po ndiqja pardje …emisionin Opinion me aventurat e pasunareve te rinj shqiptare..:Zamir Mane qe thonte ..:E nisa me televizora ,i merrja me cmim 1 fish dhe i shisja 3 fish ?!..
      Tani dikush do te dale e te thote se ky eshte tregu i lire dhe mund ta shesesh dicka sa te duash, por une pyes ..:KU ISHTE SHTETI SHQIPTAR, a i morri ai taksat e duhura, a shkuan keto taksa atje ku duhet per shkolla e spitale.A jemi sot ne nje situate kur mund te vendoset drejtesia shoqerore ku pasuria e shqiptareve te ndahet ne menyre te drejte, pa abuzuar sipas parimit e blej me 1 dhe e shes me 3.Qe femijet e bulqizes mos ti zeri Pirgu i dheut nen vehte, dhe prinderit e tyre mos te sakatohen deri ne martir , per nje cope buke

    3. Aldo says:

      RIP Gjuha Shqipe!!! O qeros :p Enverit ti hane mutin kta se asnje si afrohet. Ne ate kohe Bulqiza kishte jete, kishte shkolle, kishte kinema, kishte njerez qe punonin e jetonin me mire se tani. A ke pare ndonje 8 vjecar te punonte ne kohen e Enverit per buken e gojes????!!!! Edhe Kongo nuk eshte kaq keq. Presim Rilindjen e kriminelave dhe hajdutave te ndryshoje situata…

  4. merobaze says:

    KJO ESHTE SHQYPNIA QE LA PAS ANTIKRISHTI ENVER HOXHA

    kur mbolli faren e te keqes bolshevike ne trojet tona dhe grabiti si kulceder perrallash pronen private dhe pervehtesoi mjetet e prodhimit te shqyptareve per t’i bere ata si skllever ne vendin e vet.

    KJO ESHTE KLASA POLITIKE QE LA PAS DRAKULLA ENVER HOXHA

    qe u kujdes me nje vemendje te vecante te siguronte kauzen e Partise se Punes per te sunduar mbi Shqypnine dhe shqyptaret edhe pas vdekjes se tij. Demonet enveriste si Sali Berisha pollen ne pseudodemokracine albaneze Vampire gjakatare per LEKA si Samir Mane qe nuk i kane dhene asgje Vatanit, por vetem dine ta mjelin ate njesoj sic e moli per vite me radhe Enver Hoxha

    KY ESHTE REALITETI I HIDHUR KOMUNIST SHQYPTAR

  5. edi says:

    akoma nuk po behet gje per kete te shkrete ca ben ky Erjoni mo lla apo ky Totozani ? http://bit.ly/1iVz1fV

  6. iliria shqiptare says:

    Pandjeshmeri perballe vuajtjes..papergjegjshmeri perballe vuajtjes..Migjeni na e tha po ne harruam dhe ja sot.

  7. illyrians says:

    kjo ishte Shqiperia “miracle of freedom” e S-halè shpelles..!!! keto zona minerare duhej te ishin me te zhvilluarat dhe me te perparuarat ne Shqiperi, por ja qe ndodh e kunderta. keto miniera jane ne duart e mafiozeve ish-komunista azerbaixhanas dhe kazakistanas, jane vellezerit e S-halè sulltanit..!!!

    1. aldo says:

      Deshe te thoshte Miracle of freedom e Ilir Karkalecit??!! Bulqizen e ka Iliri or daje po zgjohu se ngelet ne enddra me Saliun.

  8. Kafshate qe s’kaperdihet asht,or vlla mjerimi,
    kafshate qe te mbet ne fyt edhe te ze trishtimi
    kur shef f’tyra te zbeta edhe sy t,jeshilta
    qe t’shikojne si hije dhe shtrijne duart e mpita
    edhe ashtu te shtrime prapa teje mbesin
    te tane jeten e vete derisa te vdesin .

    e mbi ta n’ajri ,si ne qesendi,
    therin qiellen kryqet e minaret e ngurta ,
    profetant dhe shenjnt ne fushqeta te shumengjyrta
    shkelqejne e mjerimi mirfilli ndjen tradhti,
    mjerimi ka vulen e vet t’shemtueme,
    asht e neveritshme , keqe e turpshme ,
    balli qe e ka , syte qe e shprehin ,
    buzet qe me kot mundohen ta mshefin
    jane femite e padijes e flite e perbuzjes ,
    mbi t’cilen hangri darken nji qen i pamshirshem
    ne barj shekulluer ,gjithmone i paligjshem

    **********************************************
    Keto jane ditet e demokacise udbashe berishiane !

  9. mirela says:

    Konfederata , pse ekziston kjo ?? Konferata ka perdorur per greva poltike bulqizen , madje kryetari i saj shpresonte te vdiste ndonje minator qe te fillonte greven. Tani qe punetoret e kuptuan nuk e lene as te hyj me ne bulqize , por ne fakt ju deshen shume vite qe te kuptonin se kushin rene ne duart e nje kryetari te paafte dhe sekretares se tij .

  10. REALISTI says:

    Na lodhet me kete gazetari melodramatiko-patetike e dashakeqe, keta te mjere mbledhin krom ne ca hedhurina ku nuk ka asnje interes shfrytezimi komercial, dhe me kete nxjerrin buken e gojes, ashtu si ata qe mbledhin plehra kazaneve. Kjo eshte e vetmja mundesi e tyre per mbijetese. Ju gjoja ju vjen keq per ta por kjo keqardhja juaj bashke me masat qe nenkupton per ti ndaluar keta te mbledhin i le ata pa buken e gojes.

    Kjo historia e minierave, po u sherben ca gazetareve legena per tu bere te famshem.

    Ne fakt kromi shqiptar rreth 400.000 tone ne vit me cmim ex-works miniere mesatarisht 150 usd/ton, nuk eshte me shume se 60 milione dollare xhiro neto ne vit, dhe nuk eshte kurrfare industri e rendesishme tani, ashtu sic nuk ka qene ne kohen e xhaxhit Enver.

    Krahasoheni me naften kur vetem Bankers ben 1 miliarde usd xhiro ne vit.

    Boll bete sikur ju vjen keq per ta o gazetare te felliqur me keto kronikat migjeniane!

    Lerini ne hallin e tyre te mbledhin ca krom hedhurine dhe te ushqehen me buke.

  11. oskeola says:

    gjyna sa vuajne te shkretet,as ne afrike ska te tilla vuajte.

  12. elton says:

    Pyeti njehere minatoret,kur ishin me me mire ?

  13. debili i Temës says:

    Njëlloj si reportazhet për Afganistanin, Ugandën etj, për një vënd në mes të Evropës…(!!!???) Dhe nga ana tjetër, ne jemi një nga popujt më të lashtë dhe me “kulturë të madhe”, pavarësisht se nuk e kemi gjetur “të shkruar” asgjëkundi, këtë “kulturë”…(?!) “Ti, Shqipëri, ke pas kenë një Zojë e randë/ Burrat e dheut të thirshin Nanë…!”

  14. Mehdi says:

    Ata qe ishin me te drejte na merziten dhe moren shuplakat .
    Keta qe erdhen duke premtuar e mashtruar shume shpejt na merzitense nuk po ndryshojn asgje deri me sot ne Bulqize e gjith shqiprin . Kudo premtimet te pa mbajtura
    I vetemi premtim eshte mbajtur : lavdrojn njeri tjetrin kualicjoni qeverises .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje