STATUSI/ Rama: Më shumë punë për qeverinë/ Fyle: Rekomandim pa kushtëzime (VIDEO)

4 Qershor 2014, 14:19Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilëson raportin e Komisionit Europian, ku rekomandohet dhënia e statusit të vendit kandidat, si më shumë përgjegjësi dhe më shumë punë nga ana e Qeverisë, më shumë realizëm dhe më shumë përgjegjshmëri nga ana e opozitës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle, Kryeministri Rama theksoi se ky raport i hartuar nga një palë e 3-të që bazohet në prova dhe fakte është si një medalje që ka dy anë, ku në njërën anë jepen rezultatet në luftën kundër krimit, krimit të organizuar, trafiqeve, drogës, ndërsa ana tjetër ka një pamje krejt tjetër. Për kreun e qeverisë pas raport-progresit të KE-së Qeveria duhet të ecë më shpejtë, por opozita duhet të zbresë në tokë sa më shpejtë.

“Progres raporti ka konfirmuar me një Po të fortë dhe të qartë rekomandimin për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, bazuar në argumente konkrete për konsolidimin e një rruge të nisur qysh në muajt e parë të qeverisjes sonë. Puna e qeverisë vlerësohet si një punë që meriton të njihet dhe vlerësohet me dhënien e statusit për vendin tonë. Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë dhe nuk lë shteg për asnjë dyshim sepse Shqipëria duhet të marrë statusin e vendit kandidat. Rekomandim i pastër pa asnjë presje pas PO. Ne sot ndjehemi edhe më shumë të rënduar nga pesha e përgjegjësisë dhe pavarësisht se përforcimi që ka bërë, na bën të ndjehemi mirë në raport me të gjithë shqiptarët, pasi puna ka vazhduar pa asnjë mëdyshje apo ulje në krahasim me 2 apo 3 muajt e parë të qeverisjes”, theksoi Rama.

Në vijim Kreu i Qeverisë shprehu falenderime dhe vlerësime përsa i takon anëtarëve të kabinetit qeveritar, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe Kryetares së Komisionit parlamentar për Integrimin Majlinda Bregu, për rolin e luajtur dhe të cmuar në këtë proces.

“Raporti nënvizon një ecje të shpejtë përpara në politikat anti-korrupsion duke nënvizuar se një numër i lartë hetimesh nuk përfundojnë në dënime dhe ndaj ne kemi diskutuar për një reformë të madhe në drejtësi, për një reformë gjithëpërfshirëse. Na duhet një proces gjithëpërfshirës, që të ketë në horizont një produkt të ri më shumë profesionalizëm dhe integritet në sistemin e drejtësisë dhe na duhet një proces gjithëpërfshirë ku të mos jetë vetëm opozita, por edhe aktorë dhe faktorë të tjerë. Vullneti politik në luftën ndaj korrupsionit na inkurajon por ne e marrim si një detyrë shtëpie që fokusi të jetë në zbatimin e legjislacionit për deklaratën e pasurive, në hetimet pro-aktive dhe për të ndërtuar një bilanc gjithmonë e më të qëndrueshëm. Të ndërtojmë skuadra të përbashkëta hetimore me vende mike dhe partnere. Vlerësimi për hapat e ndërmarra në luftën kundër trafiqeve dhe monitorimi i plotë i vijës detare dhe vënia në funksion të sistemit TIMS, na bën të ndjehemi krenarë sepse keni qenë të sinqertë me publikun për cka ne kemi bërë. Rritja e performancës në kapjen e lëndëve narkotike dhe narkotrafikantëve duhet të përbëjë një pikë referimi për ne, opozitën, opinionin publik”, vijoi Rama komentet në lidhje me vlerësimet që jepen në raport-progres.

Referuar debateve politike për luftën ndaj krimit apo trafikut të drogës, Kryeministri theksoi se “jemi në një mendje me Komisionerin dhe kjo nuk është një shpikje as e Komisionerit as e imja që politizimi i luftës kundër krimit apo trafikut të drogës nuk i shërben askujt përvec krimit, trafikut të drogës dhe trafikantëve.

“Le të bëhemi bashkë për të pasur një vijë ndarëse mes kampeve politike dhe kampeve në parlament që janë të ndarë në kuadër të një demokracie funksionale, të bëhemi bashkë për të ndarë axhendat partiakë me axhendën tonë kombëtare, Shqipërinë europiane. Të bëhemi bashkë për të ndarë luftën tonë politike nga lufta kundër krimit dhe trafiqeve”, tha Rama. Kreu i Qeverisë ndërsa e cilësoi se Shqipëria e meritonte statusin e vendit kandidat qysh në Dhjetor, theksoi se nuk nuk ndjehej në asnje mënyrë për të folur për ndonjë triumf, sikundër nuk do të dëgjoni asnjë notë triumfalizmi. “Është një moment kur rritet mbi ne pesha e përgjegjësive. Rruga e integrimit bëhet më e vështirë. Përsa i përket skeptikëve, më lejoni të gëzohem faktit se ne e bëmë punën tonë, ne e kemi bërë detyrën tonë, vendimi për Shqipërinë shpresoj, urojmë dhe po punojmë që të jepet mbi raportin e Komisionit. Raporti ja ku është, unë kam nderin dhe privilegjin të jem Kryeministër i Shqipërisë dhe përgjigjem për punën para shqiptarëve, nuk përgjigjem për dhimbjen e barkut që ka dikush tjetër diku tjetër. Sot përsa na takon ndjejmë më shumë pergjëgjësi dhe jo më shumë arsye për të festuar. As sot dhe as kur do të marrim statusin nuk do të ketë fishekzjarre dhe koncerte, nuk do të ketë mitingje kundër opozitës, por do të ketë një ketë një ditë për të shprehur rritjen e barrës së përgjegjësive ndaj nesh”, theksoi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve.

Përsa i takon opozitës, Kreu i Qeverisë theksoi se do i ofrojmë opozitës gjithcka mundemi për ta përfshirë në vallëzim, por kur nuk kërcen dot vallen e shpatave kur tjetri nuk do, atëherë si mund të kërcesh valsin.

“Cdo reformë, cdo ligj, cdo hap do ta diskutojmë me opozitën, por mandatin për ta cuar këtë vend përpara e kemi ne. Ne do të dëgjojmë, por do të udhëheqim. Ne smund të justifikohemi, sikundër ka ndodhur më parë, se fajin e ka opozita, por ne do të udhëheqim”, theksoi Rama.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle në konferencën e përbashkët me Kreun e Qeverisë Edi Rama theksoi se në të dy konferencat e organizuara si në Selanik ashtu edhe në Vjenë, është vlerësuar zgjerimi i BE-së,  pra do të jetë një nga prioritetet e Komisionit.

“Ne konfirmojmë pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva, rekomandimin që shtetet anëtare ti japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ne e kemi bazuar tek angahimi në luftën ndaj krimit, trafiqeve dhe reformës në drejtësi, e cila duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Po kështu rekomandimi bazohet dhe në veprimet e ndërmarra nga Shqipëria që nga tetori i vitit të shkuar. Angazhimi për reformat duhet të vazhdojë dhe intensifikohet në mënyrë që të garantohet pakthyeshmëria e tyre. Reformat duhet të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha Fule.

Referuar klimës politike në vend, Komisioneri për Zgjerimin theksoi se klima e vazhdueshme e tensionuar politike dëmton imazhin dhe mund të pegojnë reformat.

“Palët politike duhet të kenë një qasje drejt kompromisit”, theksoi ai.

Në këtë kuadër Komisioneri Fyle shtoi se ka qenë e qartë me kohë që konsensusi më i gjerë në këtë vend mund të ishte për agjendën europiane dhe sa më i madh të ishte ai aq më mirë do të ecnin gjërat.

“Ka dicka që duhet të gjendet në ajër këtu në Shqipëri, pasi kushdo që është në opozitë, i fiken disa shqisa europiane, dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e konsensusit”, theksoi Fyle.

Në lidhje me grevën e urisë të të larguarve nga administrata, Komisioneri për Zgjerimin u drejtoi një thirrje pjesëmarrësve në grevë  që të mos vënë në rrezik jetët e tyre, ndërsa pohoi se për këtë cështje kanë diskutuar në në mënyrë të rregullt me Qeverinë.

I pyetur nëse rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian mund të kenë një ndikim në vendimin për statusin, Komisioneri Fule theksoi se nuk do të ketë ndikime.

“Ne jemi treguar fare të qartë, në dhjetor vendet anëtare e bënë të qartë që donin të shihnin më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Raporti jep këtë panoramë, të një bilanci të besueshëm. Kemi rikonfirmuar angazhimin për Ballkanin Perëndimor dhe vijimin e politikës së zgjerimit të BE.  Rezultatet e zgjedhjeve në PE do të cojnë në një reflektim e të gjithëve ne, duke përfshirë edhe reflektimin e deputetëve. Ky reflektim do të jetë më demokratik. Nuk do të ketë ndikime nga rezultatet e zgjedhjeve në PE. Politika e zgjerimit është një politikë e besueshme, për një proces zgjerimi edhe më të fortë, një proces që përqëndrohet në 3 shtylla, sundimin e shtetit ligjor, qeverisje ekonomike, fuqizimi i institucioneve demokratike dhe kapacitetet e administratës”, theksoi Fyle.

Në lidhje me reformën territoriale, Komisioneri për Zgjerimin theksoi se për cështe kaq të mëdha, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës në mënyrë që gjërat të ecin përpara dhe jo pas një palë zgjedhjesh t’i kthehemi cështjeve pas.

18 komente në “STATUSI/ Rama: Më shumë punë për qeverinë/ Fyle: Rekomandim pa kushtëzime (VIDEO)”

  1. Andi says:

    Bravo Rama per kete qe po ben per vendin qe po e con perpara!! Sa per opoziten sa te jete e drejtuar nga ai plaku fytyre mut dhe kukulla e tij lushi ne mut do jete e zhytur dhe vete, Turp i madh per ta!

    1. Kashuri says:

      A kjo opozita s’ka per tu bere ndonjehere me mostra te tilla si puna e ketyre, gjynah i madh per shqiperine!! QEverise bravo i qofte po ben nje super pune, I lumte keshtu te vazhdoje!

      1. Bilbili says:

        Pas marrjes se statusit qeveria do te jete me e forte se kurre e do te vazhdoje te punoje me gjithe fuqite e veta ta beje kete vend!! Bravo!!

        1. turi says:

          Nice nice, ishallah skemi probleme.

  2. eli says:

    supeeeeeeeeeeeeeer ? shpresojme tani qe extremistet nuk do e prishin dasmen tone!

    1. tiku says:

      statusi do te forcoje me shume vullnetin e qeverise per te bere perpara! per te kryer reforma dhe zhvilluar kete vend! shpresojme qe radikalet mos ta lene prapa vendin tone!

  3. O XHA SALI ! A u lave sot oreeeeeeee! LAU ,LAU se je tere zgjyre e sidomos nga shpirti… Lau ,lau se ujie po vjen me bolllek !

  4. tourkofagos says:

    STATUS….!!!!
    Sa vjet kane byrazeret e Zikes qe e kane marre dhe akoma jane ne pritje per ne BE!!????

    1. Tironci says:

      tu ka thy rondelja tkfgs? ta kane bere cope cope turkoshaket? hajt te kalume vella.

    2. tourkofagos mounopano says:

      ela re mounopano leri allvanote, shiko vajise mire rondelen ti ate bej

  5. perandori says:

    Ore se kuptoj pse thojne bravo shqiptaret per asnje gje.
    Si kemi rene kaq ulet ne shqiptaret qe pretendojme shume pak.
    Hap tjetri gojen por uje ne mullar ben fundja.
    Edhe po e mori shqiperia statusin nuk ndryshon asnjegje.
    Ne skemi shtet fare ju thoni bravo ku eshte dretjesia ku eshte e drejta e prones ku eshte rendi ku eshte ekonomia ku eshte korrupsioni ku eshte punesimi ku eshte transparenca ku eshte shendeti.
    Per cfare duhet thene bravo .
    Se kuptoni qe kjo bravo eshte kthyer ne objekt talljeje.
    A mjere shqipteria qe ka gjith keto bravo me shume se gjith lideret e botes marre se bashku.

  6. Hihihi na KM yne: ‘…shprehu falenderime dhe vlerësime përsa i takon anëtarëve të kabinetit qeveritar,
    Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta
    dhe Kryetares së Kom. për Integrimin Majlinda Bregu,
    për rolin e luajtur dhe të cmuar në këtë proces.
    Hihihi, u bo Shqipnia pre ktyne, mo cani kok!

    “Raporti nënvizon një ecje të shpejtë përpara në politikat anti-korrupsion
    Hihihihihihihihihihihihihihihihihih
    U bo ne qo pune, doni mo?!
    ‘duke nënvizuar se një numër i lartë hetimesh nuk përfundojnë në dënime
    dhe ndaj ne kemi diskutuar për një reformë të madhe në drejtësi’
    E ka mendu, u bo ne kjo , doni mo?!…
    Ja ene pordhet me rigon per garniture ala nano: ‘ Na duhet një proces
    gjithëpërfshirës, që të ketë në horizont
    një produkt të ri
    më shumë profesionalizëm dhe integritet
    në sistemin e drejtësisë
    dhe na duhet një proces gjithëpërfshirë
    ku të mos jetë vetëm opozita,
    por edhe aktorë dhe faktorë të tjerë.
    Hahahahahaha, ja edhe deserti: ‘Vullneti politik në luftën ndaj korrupsionit
    na inkurajon por
    ne e marrim
    si një detyrë shtëpie
    që fokusi të jetë
    në zbatimin e legjislacionit
    për deklaratën e pasurive (—ahahahahah, na kisht mor molli per nanon,
    po shyqyr qe s’na le zoti pa kta sharlatanet Piktoreske pa mjeker)
    në hetimet pro-aktive)
    dhe për të ndërtuar një bilanc
    gjithmonë e më të qëndrueshëm (—Ja u kry krejt. Doni mo, deeeele?)
    Ja ene mo: ‘Vlerësimi për hapat e ndërmarra në
    luftën kundër trafiqeve,
    monitorimi i plotë i vijës detare
    dhe vënia në funksion të sistemit TIMS,
    na bën të ndjehemi krenarë (e po!!, kur i ke mush breket, me falni prehnin me droge, me falni, me gjith te mirat….,
    per ju i kina te gjitha per ju, po he per he ….ca fason, kini prej Likes se Ngjalat i kom per vete, hihihi)
    sepse keni qenë të sinqertë me publikun (—– hihihihihi sinqeriteti mo i madh qe LHL dhe rrota avionit kur u thy)
    Ahahahahahahahahahah
    Kaq Protokalli per sot mjaft e keni, hajd tung e b… T’forta!

    Hihihi na thoka KM ine : ‘Rritja e performancës në kapjen e lëndëve narkotike dhe narkotrafikantëve duhet të përbëjë një pikë referimi për ne, opozitën, opinionin publik”,

  7. Ahahaha na tha fylja: ‘“Ne jemi treguar fare të qartë, në dhjetor
    vendet anëtare e bënë të qartë
    që donin të shihnin më shumë
    në luftën kundër krimit
    dhe korrupsionit’
    Fylja po thote: ——– ‘kjo ka hyp ne kandar, a ke fut gjo ne thes o divin?
    Fylja: ‘një proces që përqëndrohet në 3 shtylla,
    sundimin e shtetit ligjor,
    qeverisje ekonomike,
    fuqizimi i institucioneve demokratike
    dhe kapacitetet e administratës”
    Keto jane vu ne kanar o shqipetare, po mollois fylja, a ka gjo thesi mrena, po thote.
    Ps.
    Mos o zo’
    qo Direktoria Fermes
    s’po ka fort kapacitete qytetse…s’ja di, me i llaf, koqes kanarit mor amani!
    Mos o zot!!
    Amin.

    1. Arber says:

      Plas e bej paf Sali serbi. Nuk ishe ne gjendje te pengosh integrimin e Shqiperise ne BE. Bere ceshte e mundur te futesh dru ne rrota por te hyri rrota ne b.the. Gezoje rroten tani Maja e aisbergut. Berishovic shko mbytu sepse vetem ajo te mbetet tani sepse shume shpejt do te kalbesh ne burg dhe Zani do te vajose aty cdo dite.

  8. edi says:

    po po, por duhet me e afru icik opoziten se shume me lufte e keni nis
    http://bit.ly/1iVz1fV

  9. liqeni says:

    Po perpiqem te kuptoj se cfare perparimesh ka bere kjo qeveri por nuk arrij ta kuptoj!Di nje gje:qe ne krye te parlamentit eshte zgjedhur nje njeri qe duhej te ishte ne burg dhe vazhdon me qetesi te shijoje jeten politike si dhe parate e vjedhura te ketij populli.A eshte kjo nje prej pikave te realizuara nga kjo qeveri per marrjen e statusit?

  10. kaurriii says:

    Bravo Qeveris RAMA qe punon per SHQIPERIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje