Qeveria merr të tjera masa për të forcuar luftën kundër duhanit, duke ndryshuar ligjin e miratuar në vitin 2006.
Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi bëri të ditur këto masa.
“Këto ndryshime konsistojnë në 3 drejtime kryesore:
Së pari, ne vendosëm që të bëjmë një fushatë të fortë promocionale për të bindur më shumë popullatën për dëmet që sjell pirja e duhanit. Këtë duhet ta marrë përsipër ta kryejë Radio Televizioni Shqiptar, i cili në harkun e një muaji duhet të transportojë një program të gjatë prej 90 minutash, për të sensibilizuar mbi dëmet që sjell duhani në shëndetin e popullatës.
Së dyti, një mase tjetër e rëndësishme ishte masa e respektimit të ambienteve ku do të pihet duhan dhe klasifikimi i këtyre mjediseve, që janë mjedise publike ku nuk lejohet pirja dhe ku Inspektorati duhet të zhvillojë kontroll. Inspektorati që drejton gjithë këtë proces inspektimi është ai i Shëndetësisë, por ai bashkëpunon edhe me Inspektoratin Doganor dhe me Inspektoratin Tatimor.
Një ndryshim i tretë, në projektligjin që do të shkojë në Parlament së shpejti, kishte të bënte me masat administrative për kundërvajtjet administrative që i takojnë individëve të ndryshëm. Projektligj sjell me vete disa masa administrative që do të penalizojnë si pronarin e mjedisit publik, si administratorin e mjedisit publik, ashtu edhe duhanpirësin.
Natyrisht, masat janë të ndryshme për këto 3 kategori. Këto ishin ndryshimet më të rëndësishme që sjell ky projektligj. Shpresojmë së shpejti që ligji të miratohet nga Parlamenti, sepse i bën mirë shëndetit të popullatës dhe sidomos, në ndihmë të uljes së masës së sëmundjeve që nuk janë sëmundje të transmetueshme, por që janë sëmundje që prekin shumë popullatën shqiptare, veçanërisht këto 10 vitet e fundit,” tha Ekonomi.
Nuk kane me cfare te merren. Njerezit po vrasin veten…ose njeri-tjetrin….kurse keta shqetesohen se po u demton duhani shendetin.
O palle. I lexon statistika ne vendet e tjera psh. Itali se sa barre i kushton shtetit pirja e duhanit nga njerzit qe me pas mbushin spitalet.
Kurse nga vrasja e tutkunve me njeri-tjetrin ne vetem perfitojme
SHUME MIRE, MILVA, MADJE ME E MIRA DO TE ISHTE QE ASNJE SHQIPTAR, PERFSHI EDHE MUA, TE MOS PINTE DUHAN. POR A ESHTE E MUNDUR DHE REALISTE KJO?
PERVEC ATYRE TRI MASAVE, QE MUA NUK ME DUKET SE DO TE SJELLIN NDONJE EFEKT KUSHEDI SE CFARE, UNE DO TE PROPOZOJA QE:
NE RESPEKT EDHE TE ATYRE TE PAKTEVE QE PIJNE DUHAN DHE QE UROJ QE TE PAKESOHEN GJITHMONE E ME SHUME (A FLASIM PER RESPEKTIM TE DREJTASH NJERIU?), MASA ME EFIKASE DO TE ISHTE QE LOKALET (SIDOMOS KAFENETE DHE RESTORANTET) TE DETYROHESHIN ME LIGJ QE TE KISHIN MJEDISIN KU LEJOHET TE PIHET DUHAN. PERNDRYSHE, KY LIGJ DO TE ZBATOHET AQ SA U ZBATUA EDHE AI I VITIT 2006… TE ME FALIN TURQIT, POR A E DINI SHPREHJEN: “KAFJA PA DUHAN, SI TURKU PA IMAN”…
po mire mo mire, edhe duhani duhet ndalu ne vendet publike, po duhen pare ca gjona me te rendesishme http://bit.ly/1iVz1fV
O Edo po rrihet ne klub pa nje duhan mor cun?
Ne kafe-duhan i kemi sport kombetar
Nuk kam asnje besim se ky ligj do zbatohet ndonjehere. Te merret vendim qe te krijohen ambiente vec per duhanpiresit, dhe vec per ata qe nuk pine duhan. Keshtu e ka gjithe bota. Megjithese ne nuk jemi pjese e kesaj bote………
Akoma do te vazhdojme me ligje te pazbatueshme? Sepse ligji misheron edhe nje tradite, nje kulture, nje menyre sjelljeje…Nga ana tjeter, ka edhe nje hierarki ne rendesine dhe perparesine e ligjeve. Te merresh me ligjin antiduhan aktualisht, me problematiken komplekse qe njeh vendi, eshte si te diskutosh per seksin e engjejve…
Ore pse nuk e lini kontrollin e zbatueshmerise se ligjit cdo lloj force policiore duke perfshire dhe policite bashkiake?
@specinac, jo une statistikat i marr nga RT ku thuhet se shendeti i vellezerve tuaj rus pijaneca po demtohet se tepermi nga….duhani — jo nga vodka!!!
Ky eshte nje popull 3 miljonsh ku te gjithe jane kushurinj me njeri tjetrin, ndaj ligje te tilla moj znj Debile nuk ecin ndaj mos hani mut. i vetmi sygjerim eshte obligimi i ambjenteve publike per te patur hapsire per duhanpiresit dhe per ata qe thone se vdesin prej nesh ?