Basha-Evans: Trafiku i drogës rrezik për demokracinë dhe zgjedhjet (VIDEO)

5 Qershor 2014, 12:53Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me bashkëreporterin për Shqipërinë të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Evropës Jonathan Evans. Basha e njohu Evans me zhvillimet politike në vend në kuadër të raportit të monitorimit nga Asambleja Parlamentare e KiE. Në mënyrë të veçantë kreu demokrat e informoi bashkëreporterin për zhvillimet në lidhje me demokracinë, shtetin e së drejtës, institucionet e pavarura, median ndërsa shtoi se në vend po rritet kriminaliteti dhe narkotrafiku në vend. 

Basha theksoi se trafiku i drogës me alibinë dhe mbrojtjen qeveritare, është një burim financimi i korrupsionit politik dhe përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për zgjedhjet dhe demokracinë. Basha vuri në dukje se punësimi në pozicione drejtuese në polici dhe administratë i personave të lidhur me trafikun e drogës, apo forma të tjera të krimit, po sjell një përkeqësim të thellë të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Më tej Basha ndau me Evans shqetësimin e thellë për gjendjen e shtetit të së drejtës duke u ndalur tek mozbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera në vend, dhunimi i ligjeve, shkarkimet masive në administratë, dhunimi i paligjshëm i të drejtave të pronësisë të qytetarëve, etj. 

Basha e siguroi Evans për angazhimin e opozitës në përpjekjen për garantimin e standarteve të këshillit të Europës dhe vendosmërinë për të mbështetur integrimin Europian pa asnjë rezervë duke u përkushtuar për ruajtjen çuarjen përpara të standarteve të arritura. 

13 komente në “Basha-Evans: Trafiku i drogës rrezik për demokracinë dhe zgjedhjet (VIDEO)”

  1. colombi says:

    basha! Je komlet jashte loje.Ti garantn standarte K Europes,tani qe je ne opozit dhe nuk pyete per to sa kohe ishe ne qeverisje TURP. Diten beni poza para te huajve per integrimin ,naten C:beni ato te dites TURP Turpet tuaja S;barojne GJykatat me njerez te koruptuar poliia -po dhe kerkoni standarti po si /? Ulni kembet ne toke dhe zghidhja vjen.

    1. bledi says:

      Po kush e ka bere kete trafikun mor aman, kush ka 8 vjet qe e mbolli e rimbolli lazaratin e i beri te paprekshem, kush mendon ti, se kuptoni qe me kete qe beni thjesht ja faturoni vetes dhe kte krim te shqiperise.

      1. herta says:

        Po ca flet o lulke se ke qene dhe minister vet e vec ke mbjell asgje tjeter ske bere per ta luftuar, thuaj mos me prekni bandat e mia se ke rene nga leket dhe lei kto filmat me drog qe ben.

    2. Arber says:

      Kjo eshte mbeshtetja qe ti po i jep kandidimit te Shqiperise ne BE. Jeni maskarenj. Drogen e krijuat vete dhe kerkoni llogari kesaj qeverie qe per here te pare po ben lufte te vertete kunder droges. TURP, tradhetare te kombit. Sherbyes te Serbise dhe Fazllicit. Vazhdoni me poshtersira kunder popullit shqiptar.

  2. flavia says:

    Per kryetar shpifjesh dhe llafesh i shkon me shume Bashes.

    1. jola says:

      Po cbeni keshtu more se late kokrren e namit ne bote, jeni bere per te qeshur, skandal me kete opozite qe kemi.

  3. pakicat says:

    LIDHENI KETE IDIOT…SE NA TURPEROI NE EVROPE..

  4. Delli USA says:

    Ku eshte lajmi ketu,Basha tha keshtu e ashtu,(I ndigjojme cdo dite)po Evans cfar tha, ky do te bente lajm.

  5. . says:

    ***************************************************************************

    “STATUSI”,

    sa te jete gjalle krimineli s-Ali Bisha Shqiperia veshtire te hyje ne BE.

    ***************************************************************************

  6. debili i Temës says:

    Këta, duke filluar nga Sali qeni dhe deri te militanti më i fundit i “bandës” kriminele, duhen varur të tërë me kokë poshtë…!

  7. Teta says:

    A i the Evans-it se ti i shpetove gjykimit me artifica procedure.U akuzove per korrupsion me miliona euro dhe e shmange gjykimin, me nderhyrjen e ketij gjyqesori qe sot “po e persekuton qeveria”.Me siguri ta ka bere gati Sala dosjen me shpifje dhe ankesa per qeverine.Y rrace e keqe njerez te vegjele driteshkurter.

  8. liri drejtesi says:

    “Partite e Djathta ne Europe jane Euroskeptike per shkak te droges qe pine europianet” Mare nga libri me citate i autorit L.Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje