Kuvendi shtyu për javën e ardhshme votimin për kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregtare shtetërore. Pas më shumë se 7 orësh debate, ku nuk kanë munguar akuzat dhe fyerjet mes palëve, Kuvendi vendosi për të shtyrë votimin dhe kjo kohë të shërbejë për arritjen e një kompromisi mes pozitës dhe opozitës përsa i takon objektit të hetimit dhe shtrirjes në kohë të tij. Deputeti socialist Armando Subashi propozoi që në objektin e hetimit të mos përfshiheshin vetëm muajt e fundit, por hetimi të niste nga viti 2009. “Jemi dakort që të ngrihet Komisioni Hetimor, por të ndryshojmë objektin e hetimit, pra të hetojmë emërimet e 5 apo 6 viteve të fundit, nëse vërtet dëshironi që ti shkojmë deri në fund dhe të marrim masat e duhura për të zgjidhur këtë shqetësim”, iu drejtua Subashi ligjvënësve të opozitës. Reagimi i Subashit, erdhi pasi Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi paraqiti në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor. PD në kërkesën e saj kërkon hetimin nga tetori 2013 deri në prill 2014, ndërsa PS propozoi shtrirjen e hetimeve nga viti 2009.
Seanca u përfshi në debate dhe akuza, deri në fyerje, pasi ish-Kryeministri Sali Berisha aludoi se kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, u vu në atë detyrë pasi i ka dhënë Koços 100 mijë euro. Deputetët e Partisë Demokratike nuk pranuan ndryshimin e objektit të hetimit, ndërsa kërkuan nga mazhoranca që të ngrejë një komision tjetër hetimor me objektin që ajo dëshiron.
Kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka duke iu drejtuar mazhorancës theksoi se nuk mund të hetojmë atë që doni ju. “Keni pasur mundësi t’i nxirrni shkeljet tona dhe mund ta bëni”, theksoi Paloka.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi tha se deputetë e PS dhe LSI mbështesin në parim kërkesën e PD, por duan që në hetimet të nisin që nga 2009″.
Kryeparlamentari Meta u shpreh që vendimi për komisionin të shtyhej për javën tjetër. “ Të shtyjmë vendimin për javën tjetër, të përpiqemi të arrijmë një kompromis”, theksoi Meta.
Bylykbashi: “Qeveria po shkel ligjin e Parlamentit, në fakt po rrënojnë pushtetin e organit më të lartë që mban legjimitetin popullor përmes votës, parlamentit, Parlamenti ka për detyrë kushtetuese të kontrollojë sesi zbatohet ligji i tij dhe të ndërhyjë kur kompetenca e tij të cënohet apo kur ligji që ka prodhuar është i pamjaftueshëm. Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në administratë. Ne besojmë fort se funksionimi normal i administratës shtetërore është i lidhur ngushtësisht me pastërtinë e figurës së zyrtarëve publikë dhe emërimet duhet të bazohen në integritet moral dhe paanësi politike. Për fat të keq pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama-Meta është vënë re një vullnet i palëkundur për diçka tjetër, për zhbërjen e administratës shtetërore ekzistuese dhe zëvendësimin e profesionistëve me milantë partiakë. Por të ishte lënë me kaq do ishte gjysma e së keqes. Drejtimi i administratës shpesh herë u është besuar personave të dënuar apo të dyshuar dhe në proces hetimi, herë herë dhe jashtë Shqipërisë si të përfshirë në veprimtari kriminale. Para 23 qershorit Edi Rama bëri një pakt me maskarenjtë dhe kriminelët , vetëm që të rrëzonin Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Ky pakt nuk i dha më shumë mandate, por çmimin po e paguan tani duke u dhënë pushtet krimit në administratën publike. Prej muajsh PD ka denoncuar publikisht emërimin në postet e larta të administratës shtetërore të dhjetra personave që kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale. Dy oficerë policie u shkarkuan para një jave për atë që diskutohet që ka qenë përfshirje në aferën e trafikut të drogës. Por sa drejtues policie të shkarkuar më parë nga qeveritë socialiste janë rekrutuar sot përsëri në drejtimin e lartë të Policisë së Shtetit? E gjithë kjo është provuar tashmë nga Komisoni hetimor. Kjo provon kapjen e shtetit nga krimi, duke injoruar kërkesat ligjore. Qartazi është e nevojshme të hetohet nga parlamenti nëse është shkelur ligji. Ky i sotmi është i katërti komision hetimor që opozita kërkon, deri sot keni pranuar me vështirësi të madhe vetëm atë për lëvizjet në polici”, theksoi Bylykbashi.
Subashi: “Prisja që kolegët e opozitës të kërkonin ndaj kësaj kërkese duke e tërhequr. Nëse kjo është e pamundur të paktën të rregullonin gjuhën e përdorur. Por me sa duket ajo që ndodhi dje nuk përbën mësim për ju. Sigurisht vendimi i djeshëm i KE-së se kjo gjë duhet bërë është një mbështetje e BE-së për masat e marra nga qeveria. Që në fillim thatë për luftën e krimit të organizuar. E dëgjuat raportin dje, i cili jo vetëm nuk dëgjonte tymnajat tuaja, por lavdëronte punën e qeverisë për rivendosjen e rendit publik. Keni ngritur kauzën e trafikut të drogës, por raporti djeshëm jo vetëm nuk ju jepte asnjë të drejtë, por me tone të qarta lavdëronte punën e qeverisë dhe veccanërisht asaj të ministrisë së brendshme ndaj narkotrafikut. Për këtë ne e ngritëm një komision dhe ai provoi disa fakte të pakundërshtueshme, për trafik droge, që janë një bazë shumë e mirë edhe për prokurorinë, që ky trafik ka ekzistuar në qeverinë tuaj. E gjithë kjo që bëtë jo vetëm që nuk ju shërbeu por ju është kthyer në bumerang. Ngritët çështjen e lëvizjeve në administratë, por raporti nuk ju jepte asnjë të drejtë, madje vlerësonte masat e qeverisë si dhe ligjin e ri të nëpunësve civilë. Ngritët greva, por ju dje nuk thatë asnjë fjalë në emër të tyre, as për ti falenderuar që u përpoqën kaq shumë në emrin tuaj për parandalimin e raportit pozitiv të KE-së. E dëgjuar raportin që fliste për një ngritje ekonomike, për një stabilitet ekonomik, dhe ku po shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura. Për këtë nuk mjafton vetëm raporti i djeshëm por edhe fondet e dhëna Shqipërisë”, tha Subashi.
Berisha: Zoti bashkëkryetar je vetëm ti që veremosesh nga Parlamenti dhe je i vetmi kryetar i Kuvendit që veremosesh nga Parlamenti, kur thua se java ka edhe një ditë të enjte. Dhe ti veremosesh vetëm sepse veremoset bashkëkryetari tjetër. Ti mohoni opozitës një të drejtë Kushtetuese, unë po ju them se ne do të mbrojmë të drejtat tona. Por sa produktive është kjo për Kuvendin? Nëse ky Parlament ka një armik, atëherë ai është mazhoranca. Nëse doni të krijoni komision për vitet 2009 apo 2005 krijoheni, por mos bllokoni komisionin tonë. Ne do ju mbështesim këtu, doni të merreni me të shkuarën merruni, ne duam të merremi me të sotmen dhe të ardhmen. Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. Kryetrafikanti i Vlorës, mbi të cilin rëndojnë mëkatet e tmerrshme të Otrantos, e vutë në krye të Qarkut. Kocoja, siç thotë Vlora, i ka marrë 100 mijë euro, ndaj kërcen nga belaja ai në gazetën e tij.
Balla: Në këtë foltore thuhen shumë lloj shpifjesh, por njëri mban rekordin. Po lini burrat shtatzanë dhe po fyeni njerëzit pa asnjë të drejtë, ish-Kryeministri kujton se di gjithcka me përjashtim të baxhanakut të tij që ka thënë se nuk e dinte ku punonte. Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës ka depozituar gjithë dokumentacionin, madje edhe dy çertifikatat nga Ministritë e Drejtësisë së Italisë dhe Shqipërisë, ku provohet se ky zotëri nuk ka asnjë dënim, qoftë në Itali qoftë në Shqipëri. Nëse merreni me gazetat, ai zotëria që keni ju në grup, është dënuar për mitmarrje dhe ka përfituar nga falja e Presidentit të vitit 1996.
Berisha: Përderisa Edvin Kristaq Rama do të ketë avokat përdhunues, përderisa ka një dokument edhe të filmuar, atëherë mjerimi është total për Edi ramën. Një përdhunues i faktuar i denoncuar për përdhunim, vjen këtu dhe mbron një rrëmbyes, ky është morali i Edi Ramës.
Meta: Zoti Berisha mos fyeni kolegët deputetë, çojini dokumentet në Prokurori.
Balla: Nxirri dokumentet, ku i ke, publikoi.
Berisha: Zoti Kryetar sillni një video projektor dhe ju faktoj edhe me film çdo gjë, çdo fakt që kemi, sepse qytetarët duan të dinë të vërtetën.
Meta: Propozimi është që përveç se teatër, kuvendin ta kthejmë edhe kinema.
Bregu: Nuk e kuptoj sepse mes gjithë atyre socialistëve të ndershëm, ju të emëroni në pozicione të rëndësishme, ata që kanë dalë në gazeta, madje edhe në gazeta serioze. Madje, po të lexoni atë çka shkruan gazeta do ju rrënqethej mishi, edhe sikur ju të keni bindjen se ai është i pafajshëm. Kemi të drejtën tonë si opozitë ti tregojmë të vërtetën shqiptarëve. Po ju tregojmë personat e inkriminuar, ju i merrni në mbrojtje, dhe pas denoncimeve të vazhdueshme tona, ju i shkarkoni.Për herë të parë në raportin e Komisionit Europian, ju ngrihet një detyrim i ri, çështja e luftës ndaj drogës. Kjo çështje nuk ka qenë në asnjë nga raportet e mëparshme. Nuk po e sfidoni dhe nuk po e luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar duke ja varur ujkut mëlçitë në qafë. Droga nuk ka qenë përcaktuar ndonjëherë si prioritet më vete. Për herë të parë në raportin më të mirë juve ju ngrihet një detyrim i ri çështja e luftës kundër drogës. Ka një fjali në këtë raport që doni ta përdorni si flamur të arritjeve tuaja madhore ku thuhet se duhet të forcohet dialogu me opozitën. Nuk besoj se batutat për valle shpatash ju bëjnë të sinqertë në marrëdhënien me opozitën. Shihni dhe restauroni procesin e dialogut me opozitën. Nëse e keni të pamundur ta bëni këtë nuk ju shpëton as një raport me fjalë shumë të mirë. Shqiptarë nuk e shohin realitetin përmes raportev. “Është shumë e rëndë ajo që ka ndodhur dje. Më mirë të ngelet një njeri pa punë se të merrni përsipër të mbroni një njeri me problem. Qoftë edhe kur të jeni të bindur se është i pafajshëm. Mbani përgjegjësinë dhe mos vijmë për të treguar gjërat që kemi të drejtë t’ua bëjmë të ditur qytetarëve. Po i largoni pasi ne si opozitë ua nxjerrim. Raporti i njeh qeverisë së mëparshme meritën e 8 viteve reforma. Ky proces i integrimit, në të cilin keni detyrimin të ktheni dialogun me opozitën nuk është Ndryshe në letër dhe ndryshe në realitet. Ajo që ndodh në realitet është dhunimi i ligjit dhe kushtetutës. Dëshirë, agresivitet, mungesë transparence, në marrëdhënie me opozitën. Çfarë kemi thënë ne gjatë këtyre 8 muajve është realitet e vërtetë dhe fakt. Në rast se jeni në gjendje ta lexoni kështu sot do ishit të përgjegjshëm për të mos i dhënë përgjigje komisionit hetimor për të inkriminuar në administratë. Janë deri sot 7 figura personazhe të lidhura me krimin që kanë gjetur strehë në administratë të propozuar nga ju.
Bushati: Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria ka marrë për herë të parë nga Komisioni Europian një rekomandim të qartë e të pakushtëzuar për statusin e vendit kandidat. Sipas tij, opozita duhet t’i kërkojë ndjesë opinionit publik për akuzat e bëra lidhur me krimin dhe korrupsionit, të rrëzuara sipas tij, në raportin e përgatitur nga KE-ja për Shqipërinë.
“Duhet ta themi siç është, kemi për herë të parë një propozim i cili është i qartë si kristali, i pakushtëzuar dhe i palidhur me disa reforma që duhet të ndërmarrë Qeveria shqiptare. Duhet ta shohim rekomandimin e KE-së si një përgjegjësi të madhe, dhe për t’i thënë Europës që ne jemi një faktor politik shqiptar me impakt të qartë në rajon që e di shumë mirë ku e ka vendin”, tha Bushati. Por, vijoi ministri, “asnjë nga ne nuk mund të jemi të kënaqur, sepse ritmi jonë duhet të ishte shumë ndryshe. Rekomandimin ne duhet ta shohim si një mundësi për të stabilizuar siutatën politike në vend”.“Nëse ka një fushë, ku ende skuqemi është çështja e gyqësorit. Sfida e radhës për ne janë fondet strukturore të IPA-s. Ky raport thotë që adminsitrata doganore dhe tatimore ka shtuar të ardhurat në buxhet”, u shpreh Ministri Bushati.“Një nga sifdat është mungesa e kapaciteteve administrative. Duhet të disutojmë mënyrat sesi ta bëjmë adminsitratën më profesionale dhe më të përgjegjshme”, tha Bushati. Sipas ministrit Bushati, sfida e ardhshme e Shqipërisë është me veten tonë, me rajonin, me mënyrën se si duam ta trajtojmë adminisitratën publike”. Lidhur me deklaratat e opozitës mbi raportin e KE, Bushati tha se, “kur kemi vendosur marrëdhëniet me KE-në, kemi pranuar disa rregulla loje dhe KE është agjenti i vendeve anëtare, është një burokraci e hollë, e qartë, për të analizuar një situatë të caktuar në terren. Nuk është as në shërbim të qeverisë as në shërbim të opozitës”.
Replikon Bregu: Duke iu përgjigjur ministrit Bushati, ish-ministrja e Integrimit Bregu theksoi se nuk ka shqiptar që të mos e dijë që rekomandimi i KE-së për statusin po u shkon për të tretën herë në tryezë vendeve anëtare të BE-së. “Në vitin 2012 shkoi me 3 kushte, votoni 3 ligjet. Nga tetori i 2012-ës deri në dhjetor ju kishit gati 100 ditë për t’i votuar, nuk e bëtë, i votuat në majit të 2013-ës, pasi kishte mbaruar. U propozua në tetor të 2013-ës pa asnjë kusht dhe hezitim që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Ky është një raport që bëhet për të bindur vendet anëtare që Shqipëria ta marrë këtë status të vonuar, që do ta kishte marrë me kohë nëse do të kishit votuar ligjet”, reagoi Bregu.
Patozi: Deputeti I Partisë Demokratike Astrit Patozi akuzon Kreun e Qeverisë Edi Rama se po shlyen borxhet ndaj krimit duke u dhënë poste në qeveri. “Kur mafia vjen në parlament shtetit i dalin gurët e themelit. Unë mendoj se ngrihet apo rrëzohet ky komision parlamentar, Rama duhet të sqarojë se çfarë borxhi u ka kontigjentëve të krimit. Shqipëria po kthehet në një Republikë të pashpresë”, u shpreh Patozi.
Në vijim ai shtoi se Kryeministri nuk ka përmendur më ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas tij, këto ndryshime u bënë me qëllim që të asgjësohej LSI dhe partitë e vogla. “ Se kemi dëgjuar Ramën të flasë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Edi Ramës nuk i intereson më ajo çështje dhe si politikan që shkëlqen në qëndrimin e dy standardeve i shkon ky qëndrim. Atij i intereson statuskuoja se tani në pushtet e ndihmon të emërojë një administratë personale. Statuskuoja e ndihmon të jetë vetë klient dhe vetë vulë. Sot nuk ka më asnjë solist në grupin parlamentar të PS. Nëse do e kisha parë t’i kthehej temës së ndryshimeve kushtetuese do kisha pasur një shpresë që po fillon të reagojë, por kjo nuk ka ndodhur. Ai nuk ka kurajën ta hapë këtë diskutim, jo më ta shtyjë debatin përpara. Ato ndryshime u porositën nga Edi Rama për të eliminuar partitë e vogla kryesisht LSI. Partitë e vogla u fshinë përveç LSI-së. LSI sot është shumë e forte”, theksoi Patozi.
Halimi: Deputeti demokrat Eduard Halimi theksoi se në Shqipëri janë riaktivizuar kanalet e vjetra të drogës. Sipas tij komisioni që PD kërkon të ngrihet do të hetojë se sa janë të përfshirë persona të emëruar në administratë në këtë trafik. “Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar të ngrejë një komision parlamentar për të verifikuar ligjshmërinë e emërimeve në administratë me fokus lidhjet e tyre me krimin dhe narkotrafikun. Prej disa muajsh PD ka denoncuar paligjshmërinë e emërimeve në administratë që nuk bazohen në meritë por dyshohet se janë bazuar në lidhje politike dhe dyshohen se kanë kryer veprimtari kriminale. Partnerët italianë, prokurori i antimafies tha para disa ditësh se në Shqipëri janë riaktivizuar kanalet e vjetra. Policia shqiptare kap vetëm disa kilogram, tonelatat i kapin policitë fqinje. A kanë lidhje këta njerëz që janë vendosur në këto poste me kanalet e vjetra të drogës? Për këtë arsye kemi kërkuar komision parlamentar. Ne besojmë se ky hetim është një proces që përmbledh interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në rastin e këtij hetimi që kërkohet e drejta është me opozitën, Kushtetuta është me ne. Mazhoranca nuk ka pse kërkon komision hetimor sepse i ka të gjitha mjetet, ndërsa opozita vetëm këtë mjet ka. Ne nuk hetojmë personat që janë në këto poste kyçe nëse janë fajtorë. Ne hartojmë ligje dhe shikojmë si zbatohen”, u shpreh Halimi.
Majko: Deputeti socialist Pandeli Majko duke marrë fjalën në Kuvend u shpreh se përgjatë viteve të fundit e drejta për komisionet hetimor është keqpërdorur, pavarësisht mazhorancave apo opozitave. Në këtë kuadër, Majko theksoi se Komisionet Hetimore janë përdorur sa herë që njëra-palë apo pala tjetër nuk pëlqen një çështje të caktuar në aspektin politik. “Mazhoranca e djeshme ose opozita e sotme po e keqpërdor të drejtën kushtetuese për komision hetimor. Në 7 muaj të mazhorancës aktuale opozita ka kërkuar 7 herë të ngrejë komisione hetimore, pra afërsisht në çdo muaj një komision. Ato janë: komision “Për emërimet në polici”; “Për serverin e tatimeve’; ‘Për shkarkimet në administratë’; ‘Për hetimin e drogës’; ‘Për armët kimike’; ‘Për avionin e Divjakës’, duke përfunduar tek ky i sotmi ‘Për emërimet në administratë’”, tha deputeti Majko në parlament gjatë diskutimit të kërkesës së PD-se për të hetuar ligjshmërinë e emërimeve në administratën shtetërore në 8 muajt e fundit. Sipas Majkos, historia e komisioneve hetimore vazhdon të mbetet një farsë politike dhe këtë të drejtë kushtetuese forcat politike e kanë përdorur ose keqpërdorur për interesa të ngushta. “Mënyra e krijiimit të tyre ka qënë një nga çështjet më të diskutueshme brenda veprimtarisë parlamentare. Në jo pak raste vendimet për ngritjen ose jo të këtyre komisioneve janë bërë objekt i punës së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka krijuar një jurisprudencë të tërë për objektin e punës së tyre”, u shpreh ai. “Ky mekanizëm hetimor parlamentar po zhvillohet vetëm për t’u dukur se opozita po bën opozitë. Mazhoranca e djeshme i ka kundërshtuar dhe rrëzuar me forcë thuajse të gjitha kërkesat e opozitës së asaj kohe, duke i konsideruar ‘antikushtetuese’, ndonëse ishin nënshkruar nga 1/4 e deputetëve të Kuvendit”, verejti Majko. Në diskutimin e tij, ish-kryeministri tha se si ‘stili’ i opozitës për të ngritur komision hetimor për çdo gjë që nuk pëlqehet politikisht po e diskrediton këtë mekanizëm të vlefshëm parlamentar, po ashtu dhe seriozitetin e Kuvendit, i cili po kthehet në një institucion ndrikullash”. “Kuvendi është në një nga periudhat e tij më të trishta që nga vendosja e pluralizmit, si për nga cilësia ashtu dhe përmbajtja e asaj që i ofron publikut”, nënvizoi deputeti socialist. Duke iu referuar kërkesës së opozitës Majko theksoi se, me dashje ose jo, ajo (opozita) harron apo anashkalon norma e parime kushtetuese, siç është pranimi i prezumimit të pafajësisë “Sipas Kushtetutës, askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës, pas një procesi të rregullt ligjor. Ndaj pyes: si do të hetohen apo ngrihen akuza për persona edhe me justifikimin e mbrojtjes së interesit publik? Mazhoranca jonë, në ndryshim nga ajo e djeshmja, nuk synon shkatërrimin e administratës publike dhe punësimin e militantëve, por po punon për të ruajtur standarde bashkëkohore të rekrutimit në administratë”, u shpreh Majko ne parlament.
Berisha: Ish-kryeministri Sali Berisha i drejtoi një apel Kryeministrit Edi Rama që të ndërpresë atë që ai e cilësoi si retorikë absurde dhe të nisë lobimin serioz për të bindur vendet anëtarë të BE-së. Berisha theksoi se pasardhësi i tij në postin qeveritar nuk pranon ngritjen e komisionit hetimor për emërimet në administratë, “pasi është i lidhur me mafien dhe krimin”. “Një mazhorancë e kapur nga të gjitha anët shkel sërish sot një të drejtë themelore të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar lidhjet e saj me krimin. Edi Rama nuk mund ta pranojë kurrë krijimin e komisionit sepse ai është më i lidhur se kushdo tjetër në këtë sallë me krimin dhe mafien e këtij vendi. Ai krijoi aleancën e qelbësirave, horrave, vrasësve, përdhunuesve, trafikantëve, pedofilëve kundër kundërshtarit të vet. Ardhja e tij në pushet nëpërmjet mashtrimeve dhe blerjes së votës solli së bashku me të mafien, krimin në zyrat e shtetit”, deklaroi Berisha.
Topalli: Ish-kryetarja e Parlamentit Jozerfina Topalli gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se shumica po bojkoton parlamentin. Më pas ajo lexoi një sms që i kishte ardhur nga një qytetare në një fshat të Librazhdit, e cila denonconte faktin se në Librazhd po kultivohej pasivisht hashashi. “Në fshatin Kutuman të Librazhdit po kultivohet drogë. Gjimnazistët po shkatërrohen nga hashashi. Problemi i hashashit është një alarm për të rinjtë, për familjet. E kishte mirë Berisha që e quajti Taulant Ballën Taulant Gjura, pasi pikërisht Gjura po kultivon drogë”, tha ajo.
Balla: i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ballës, i cili u shpreh, nuk e dija që po u bëka aeroport për lëndë narkotike, por emrin që përdori zonja është kryetari i PD së fshatit, Xhuraj. “Në Librazhd është zero sasia e lëndëve narkotike të mbjella e të sekuestruara”, tha ai. Në vijim Balla solli një sërë emrash të fëmijëve të deputetëve të djathtë të emëruar në seli të ndryshme diplomatike, e ku më “pikanti” ishte dhëndri i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Luis Ejlli, diplomat në ambasadën tonë në Francë. “Historia e vëllait në kosnullatë në Milano dhe dhëndërrit që nuk duhet të linte vajzën vetëm në Francë . Jozefinë, kërko falje që fëmijët e politikanëve mbushnin sistemin diplomatic. Djali i Neritan Cekës, vajza e Jemin Gjanës, vëllai i Bogdanit, motra e Frangajt, dhëndrri i Jozefinës, i cili në CV-në e vet kishte shkruar “jam këngëtar dhe kam fituat festivalin e rtsh të vitit 2012, edhe atë e kishte fituar me mik se ndërhyri kjo. Kishte dhe burrë e grua në ministri të jashtme. Përdorni këto momente për të kërkuar falje”, tha deputeti socialist Taulant Balla.
Vasili: Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili mbështeti propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e objektit të hetimit. “Për komisionin kemi gjetur dakordësi, por kemi pasur një ndasi për objektin e hetimit. Thelbi i funksionimeve të komisioneve nuk është thjesht mbledhje faktesh, pasi atë e bën edhe vetëm një deputet, por si të bëjë procesin më të mirë. Nuk është e mundur në planin politik që opozita të ketë monopolin e nismës parlamentare, monopolin e kritikës, monopolin e kontrollit. Duke ruajtur diferencat tona ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë në gjetje që na mundësojnë. Qartësia e objektit tonë për të mos i implikuar gjerat e bën objektivin e komisionit më të qartë. Me objektin e ri që propozojmë e vendosim atë si një komisionin dinjitoz parlamentar që mbi gjetjet masive mbi vite të na japi mundësinë që të shohim se ku duhet ndërhyrë sa më parë. Në fund të ditës do kishim një raport që do kuptonim se çfarë duhet bërë dhe se çfarë të reje sjellim për nëpunësit.”, tha Vasili.
Xhafaj: Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj kërkoi të shikohej mundësia e një ligji të ri për komisionet hetimore , duke marrë shkas nga fakti se vetëm kohët e fundit me kërkesë të Partisë Demokratike janë ngritur komisione të shumta hetimore, si ajo e lëvizjeve në polici, për trafikun e drogës etj. “Komisioni hetimor s’mund të jetë masha sa herë që ju kërkoni të nxirrni nga zjarri gështenjat e politikës suaj të ditës. E keni një meritë, keni dhënë një kontribut për të pasuruar doktrinën Kushtetuese të një komisioni hetimor dhe vetë gjykatën e ka sosur durimin, saqë me vendimin e fundit që nxorri për komisionet hetimore, ju tha juve: Bëni ç’të doni, vrisni veten mes vedit, por mos na çoni më të nxjerrim jurispundencë kushtetuese. Pas 5 vendimeve rrjesht në vendimin numër 6 na tha ne: Meqë ju bëni sikur s’i kuptoni 5 vendimet e mëparshme, ne po bëjmë sikur nuk e kuptojmë se ku doni të dilni ju me komisionet hetimore, pa e vrarë mendjen për kompetencat institucionale. Të shohim mundësinë e një ligji të ri për Komisionet Hetimore, pasi kjo do të shmangte telenovelën parlamentare të radhës, do t’i hiqnim Gjykatës Kushtetuese dhe shqiptarëve një tjetër tallje”, tha Xhafaj.
Bumçi: “Në 9 muaj qeverisje na rrëzoni 3 kërkesa. Nuk mund të pretendoj që ne kemi pasur qasjen më të mirë ndaj opozitës. Keni 9 muaj që thoni se na ofroni të drejta që ju nuk i keni pasur, por na keni rrëzuar tre kërkesa për komision hetimor. Kërkojmë që të hetojmë periudhën nga shtatori deri tani, pse na e mohoni këtë të drejtë. . Thoni që keni kërkuar shumë komisione hetimore, po çfarë tjetër mund të bëjë opozita. Kjo që po ndodh në Shqipëri pas 23 vitesh e papranueshme, po bëhet luftë klasash”-tha Bumçi.
Replikat Bregu-Bushati-Berisha-Topalli
Ish kryeministri Berisha akuzoi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se po emëron diplomatë njerëzit e tij dhe po largon ata me përvojë. Sipas Berishës Bushati nuk ka dhunti diplomatike. Pas Berishës akuza ndaj Bushatit ka hedhur edhe deputetja Jozefina Topalli. Ajo e ka cilësuar ministrin e Jashtëm hipokrit. Ndërsa ministri Bushati i është drejtuar Topallit duke i thënë se nuk po i tregon as këtë herë disa fakte që kanë lidhje me të.
Bregu: Duke iu përgjigjur ministrit Bushati, ish-ministrja e Integrimit Bregu theksoi se nuk ka shqiptar që të mos e dijë që rekomandimi i KE-së për statusin po u shkon për të tretën herë në tryezë vendeve anëtare të BE-së. “Në vitin 2012 shkoi me 3 kushte, votoni 3 ligjet. Nga tetori i 2012-ës deri në dhjetor ju kishit gati 100 ditë për t’i votuar, nuk e bëtë, i votuat në majit të 2013-ës, pasi kishte mbaruar. U propozua në tetor të 2013-ës pa asnjë kusht dhe hezitim që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Ky është një raport që bëhet për të bindur vendet anëtare që Shqipëria ta marrë këtë status të vonuar, që do ta kishte marrë me kohë nëse do të kishit votuar ligjet”, reagoi Bregu.
Berisha: Kreu i ekzekutivit dhe ministri i Jashtëm bënë bruto figurë në vizitat e tyre se përjashtuan Ambasadorët nga shoqërimi dhe takimi. Nuk ka ndodhur kurrë që Kryeministri dhe ministri i Jashtëm shpallin armik ambasadorin e tij. Këtë e bëjnë vetëm ata që kanë psikologjinë e neohoxhistëve dhe besojnë vetëm tek neobllokmenët. Pse u emërua ky ministër i jashtëm? Kishte aktivitet diplomatik apo dhunti? Zero. Kishte diplomatë të shumtë kjo mazhorancë, por nuk kishin lidhje gjaku me bllokmenët. Kur dalin të përgjigjen këtu të përgjigjen për faktet dhe jo të përrallisin kodra mbas bregut.
Topalli: Nuk ka një ministër të Jashtëm në 24 vite që të ketë thënë opozitës kriminale është e pa imagjinueshme. Dhe kur një ditë pasi për herë të tretë i jepet raporti për statusin kandidat. Për çfarë jemi kriminalë ne; se jemi në NATO, se kemi bërë rrugë, se rrisnim rrogat? Si mund të jetë kaq i papërgjegjshëm një ministër i Jashtëm. Në cilën botë jeton ti Ditmir, apo je në botën e ireales? Cila është e vërteta ajo që tha Kryeministri apo ajo që zhgërryeshit rrugëve për të hapur kutitë. Hipokrizia është vesi më i keq i të gjitha veseve. Ti nuk je vetëm hipokrit, ti je dhe më keq.
Bushati: Nuk kam ndërmend të lexoj mesazhet e disa ambasadorëve që i drejtoheshin x vajze apo x djali. Kujdes kur hyni në histori personale të njerëzve, kur i përmendni këtu ,se nuk dihet si do jetë fundi. Është hera e dytë që s’po ta përmend Jozefinë por po ta lë për një herë tjetër.
Berisha: Ata 50 e ca diplomatë që i kapi fshesa klasore e Bushatit janë burra dhe gra, djem e vajza që dhanë një kontribut historik në anëtarësimin në NATO, por urrejtja, verbëria të bëjnë ty dhe bosin tënd të mohosh çdo gjë. Urrejtja juaj është e pakufijshme. Do heqësh ata dhe do fusësh kushërinjtë. Do i marrësh nga sirtarët për të plotësuar vendet. Ai vend nuk t’u dha ty sepse kishte dhunti diplomatike.
Po flet Halim-ja. Qyqa none c’a gamori!
Populli e ka kuptuar se sa fat keq ishte qe ne krye te tij per 23 vjet ishte ky moster qe vec te keqija i solli jo vetem shqiperise por mbare popullit shqiptar.kosovaret po e kuptojne se ky njeri nuk ka asnje lidhje me shqiperine ,por me ustallaret e tije qe e sollen ne fuqi dhe e mbeshteten per cdo krim qe beri ky dhe banda e tij.cdo organ qe ky ka zgjedhur me pazare jane politike por jo te pamvarura,ndersa akuzon mazhorancen per nderhyrje ne to.mjaft me kete killer parlamenti me shumice te votoje per cmontimin e organeve berishiane qe jo vetem po sabotojne statusin por po behen pengese per qeverine per te realizuar premtimet.europa e tha troc’mos ezgjasni me nje palavoz antishqiptar, po i ktheni drejtesine e munguar popullit.gjykatatdhe prokuroria te jete e bindur qeveria nuk ndryshon dhe te gjithe dosjet e juaja per korrupsionin e bandes se berishes do hidhen ne kosh te plehrave.act now, tha para disa kohesh ambasadori amerikan,gjithashtu dhe fyle kur u ankua krye servili halimi.ne demokraci shumica drejton kurse opozita kritikon.pd sot eshte kthyer ne ojq dhe per kete mazhoranca te filloje votimet per zevendesimin e militanteve dhe ushtareve te berishes perndryshe shqiperia nuk hyn ne europe..demokracia eshte pushtet ishumices dhe jo e pakices sic ka qene gjithmone pd.populli nuk pret por dofrymemarrje dhe kjo fillon me drejtesine si bazae shtetit demokratik.te hyne skaner te gjithe gjykates dhe prokurore,se paguhen nga taksat tona dhe silken sikur drejtesine e kane prone personale.ne keto organe kadhe njerez te aftedhe te devotshem per te zbatuar kushtetuten,dhe keto duhet te jene drejtuesit e organeve vertete te pamvarura.
nuk ka me budall e kriminel se sali berisha.
PD mori 1000 000 shuplaka nga shqiptaret,per krimet ,vjedhjet,tradhetit kombetare dhe nuk vene mend ,por fyejn edhe ne kuvend kete popull kur thone se votat i mori Rama nga aleanca me kriiminelet pra votat kundra PD i quan vota kriminelesh.
Maxhoranca e sotme nese eshte e sinqert po e zgjat shume duke i lene te lire keta horra batakshinj.
Shqiptaret po humbasin durimin,duke degjuar ore e minute reforme ne drejtesi dhe ne fakt nuk po shohim asgje konkrete.
Ligjet jane njerezit presin nga dita me dite te shohin ne bangen e te akuzuarve;
– prokurorin
– Saliun me ministrat e tij
– disa gjyqtare
– dhe shume batakshij te tjere….
Lerini rehat Salushen, Xhoshon e Halimen, mos u ktheni pergjigje se lehin me keq e kush i degjon!