INTERVISTA/ Rama: Zgjedhjet brenda PS-së? Formalizëm aspak demokratik (VIDEO)

6 Qershor 2014, 09:45Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi formalizëm aspak demokratik zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS, kur partia ka fituar të drejtën për të qeverisur vendin

“Ne jemi votuar për të qeverisur, dhe jo për të bërë mbledhje dhe as procedura për zgjedhjen e kryetarit. Ndërkohë që në statutin tonë është fare e qartë se kryetari i partisë është dhe i kryeministër. Meqenëse kryetari i partisë është dhe kryeministër, çfarë do të bëjmë ne, do të bëjmë fushatë për të pyetur a mund të jetë kryeministri kryetar?!”, u shpreh Rama.

Për kreun e Partisë Socialiste, këtë interpretim të statutit i japin të gjitha partitë nga është huazuar ai.

“Ky është interpretimi im i statutit dhe kjo është ajo që bëjnë partitë prej të cilave ne kemi marrë modelin kur kemi futur në statutin tonë parimin ‘një anëtar-një votë’”, tha Rama në një intervistë për Tv Klan.

Duke detajuar këtë interpretim të statutit, Kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, tha se kur partia fiton zgjedhjet, automatikisht kryetari i saj konfirmohet kryeministër dhe njëkohësisht rikonfirmohet dhe si kryetar.

“Të gjitha partitë që zbatojnë parimin ‘një anëtar-një votë’ dhe shkojnë në zgjedhje për kryetarin përmes këtij parimi kur janë në opozitë, asnjëherë nuk bëjnë rikonfirmim brenda partisë të konfirmimit të vullnetit popullor me votë kur partia merr të drejtën për të qeverisur dhe kryetari merr të drejtën për të drejtuar qeverinë”, tha Rama.

Sipas tij, zgjedhjet brenda partisë për kreun e saj vetëm për të kënaqur anëtarësinë nuk do të vlerësohej pozitivisht nga ajo pjesë e madhe e publikut që kanë votuar këtë parti.

“Besoj se nëse do kënaqeshin një numër i vogël njerëzish brenda partisë me këtë formalizëm aspak demokratik, do të thosha unë, populli do të thotë: Po ne për çfarë i votuam, që këta të vijnë vërdallë nëpër Shqipëri për të bindur njëri-tjetrin se kush është më i zoti të drejtojë Partinë Socialiste?!”, tha Rama.

Sipas tij, vota e marrë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve është konfirmimi më i mirë dhe për mandatin e ri të kryetarit të PS, në të kundërt ai është një formalizëm absurd.

“Partia Socialiste dhe çdo parti tjetër në kushtet e një sistemi normal demokratik, nuk është as qëllimi në vetvete dhe as një mjet në vetvete, por është një fuqi e krijuar për t’i dhënë vendit një alternativë. Dhe në momentin kur populli ka votuar që t’i besojë këtë alternativë, është absurde të mendosh se do të merret me formalizimin e një procesi që ka kaluar në një filtër shumë më të madh se filtri i anëtarësisë së partisë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama thotë se në marrjen e rekomandimit për statusin kandidat kanë meritë të gjithë. Megjithatë Kreu i Qeverisë nënvizon se aksioni politik i opozitës në këtë periudhë e ka penguar integrimin.

Z. Kryeministër urime për rekomandimin. Kemi marrë rekomandimin nga komisioni dhe presim vetëm pak ditë për të marrë një përgjigje nga Këshilli. A jemi në të njëjtën situatë si në muajin Dhjetor, kur morëm rekomandimin por na u refuzua statusi dhe nëse do të jemi në të njëjtat kushte a mendoni se do të jetë faji i Bashkimit Europian apo faji i qeverisë shqiptare?

Edi Rama: Së pari besoj që urimi i takon në radhë të parë atyre që punuan në vijën e parë për këtë ditë, po pa dyshim dhe jo për formalitet dua ta them sepse është plotësisht e merituar që ky urim i takon Kryetarit të Kuvendit, i cili u angazhua në vetë të parë me një axhendë të posaçme. Urimi i takon edhe Kryetares së Komisionit të Integrimit për një fakt shumë të thjeshtë, sepse besoj që ajo është e vetmja hapësirë në Parlament ku ka pasur një normalitet dhe ku nuk është importuar energjia shumë negative e të enjteve siç ka ndodhur për fat të keq në komisione të tjera duke penguar punën. Thënë të gjitha këto besoj se ka një ndryshim qoftë në përmbajtjen e raportit dhe në formën e rekomandimit siç e theksoi dhe komisionieri, por edhe në faktin se nëse në Dhjetor ata që ishin skeptikë dhe unë vazhdoj të them jo për shkak të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare por më shumë për shkaqet e tyre të brendshme kishin një arsye të qëndrueshme kur thanë se, dakord qeveria shqiptare po bën një punë impresionuese, por ne kemi nevojë për më shumë kohë. Kemi nevojë për më shumë kohë sepse faktikisht në muajt e parë kjo nuk është e para qeveri që bën disa gjëra të mira dhe zhgënjimet nga qeveria e mëparshme kanë qenë shumë të mëdha sidomos në periudhën e fundit. Tani besoj që provimi i një vendi jepet para Komisionit Europian, pastaj në Këshill ka edhe arsye të mëvetësishme të vendeve të veçanta, për të cilat ne sot jemi optimist por unë vazhdoj të them se sot Shqipëria jo vetëm e meriton statusin e vendit kandidat, por është një vlerë e shtuar në një proces ku Europa duhet të bëjë një zgjedhje shumë të qartë dhe dua shumë të shpresoj se janë të gjitha mundësitë që Europa të bëjë një zgjedhje shumë të qartë mes frikës që po mbjellin në vazhdimësi disa forca ekstremiste dhe shpresës që vetë projekti europian përfaqëson dhe i cili mbartet sot e gjithë ditën nga ende pjesa më e madhe e forcave politike në Europë.

Z. Rama veçuat vetëm kryetaren e Komisionit të Integrimit, znj. Bregu por ajo nuk është e gjithë opozita. Po meritë opozita a ka në dhënien e rekomandimit për Shqipërinë?

Edi Rama: Në rast se do të marrim statusin dhe kur ta marrim statusin do t’ju siguroj se patjetër ne do të njohim ashtu siç i takon meritat e të gjithë atyre që punuan në vite sepse kjo nuk është një punë e disa muajve edhe pse nga një anë nuk duhet harruar se statusi u vonua fatkeqësisht edhe për një sërë problemesh të brendshme, më i pari zgjedhjet shumë problematike, të cilat u bënë një problem i madh ndërkombëtar për një periudhë kohe deri kur në 23 Qershor edhe ky problem u hoq nga axhenda e problemeve që Shqipëria kishte. Pra, marrim dhe kur ta marrim statusin atëherë me siguri që jo vetëm do t’i takojë edhe palës tjetër ajo pjesë e meritës që ka, por edhe ne nuk do të organizojmë asnjë miting kundër opozitës, nuk do të bëjmë asnjë koncert për të festuar, s’do hedhim as fishekzjarre duke shpenzuar paratë e taksapaguesve për të marrë ne rolin e triumfatorit, por thjesht do të ndihemi më të përgjegjshëm, ndërsa për këtë periudhë t’iu them të drejtën nuk shoh jo vetëm, por përkundrazi në rast se do të isha tërësisht i sinqertë me ju besoj se me ose pa dashje, une besoj më shumë se padashje sesa medashje, por më shumë nga paaftësia dhe nga sensi i gabuar me të cilin e ka nisur Partia Demokratike rrugën e opozitës kanë penguar sesa kanë ndihmuar.

Z. Rama në fillim të kësaj jave në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist keni deklaruar se javën e ardhshme ju do të dorëzoni pranë organit të akuzës të tjera dosje që implikojnë ish- zyrtarë të lartë, madje ish-ministra demokratë në aferra korruptive, paraprakisht a mund të dimë ndonjë nga emrat e ish-ministrave?

Edi Rama: Gjëja që mund t’iu them është se në javët në vijim ne do të kemi të tjera rezultate të kontrollit që po vazhdojmë po bëjmë në të gjitha instiutucionet lidhur me zullumet e të kaluarës dhe fatkeqësisht na rezulton se ka të tjerë ish-ministra të përfshirë në këto zullume, kuptohet që pastaj është Prokuroria që do të bëjë detyrën e vet siç për fat të keq nuk po e bën deri tani në këndvështrimin tonë, ashtu siç duhet, me ritmin e duhur, por le të besojmë se ndërkohë po e bëjnë me cilësinë e duhur dhe të presim.

Jonathan Moore në Shkurt ka thënë specifikisht që nuk luftohet korrupsioni duke e nisur nga ish-at. Do të vazhdoni të denonconi ish-ministrat?

Edi Rama: Së pari unë i marr gjithmonë me rezervë citimet e deklaratave të miqve dhe partnerëve kur ato përkthehen në shqip, kur nxirren nga konteksti, kur futen në kontekste të tjera edhe pse ai mund ta ketë thënë dhe nuk është asnjë çudi që në këtë rast unë të mos jem dakord me të.

Vetëm ish-at janë ata që kanë bërë aferra korruptive?

Edi Rama: Të jeni e sigurtë që ne nuk bëjmë asnjë dallim në këtë aspekt dhe për momentin ka vetëm ish-a sepse për fat të mirë, të paktën deri në momentin që po flasim nuk kemi asnjë arsye të dyshojmë dhe jo më pastaj të konkludojmë që ata që janë zgjedhur në 23 Qershor dhe që janë në detyrën e tyre si ministra të jenë të përfshirë në çfarëdoqoftë që hedh hije mbi këtë qeveri, por nëse do të ketë ndonjë rast të tillë të jeni absolutisht ju dhe të gjithë ata që na dëgjojnë dhe na shohin të bindur se do të ndiqet e njëjta rrugë pa kompromise dhe pa asnjë tolerancë.

Me çfarë krenohet kryeministri Rama në këto 9 muaj të parë? Kush është nisma që ja ka arritur të realizohet 100 përqind? Nqs kemi parasysh të gjitha qeveritë në mandatin e parë kanë një “boom”, një porioritet që realizohet brenda vitit të parë. Nqs kemi parasysh këtu paraardhësin tuaj, z. Berisha u vlerësua shumë edhe nga ndërkombëtarët për luftën ndaj bandave kriminale, po ju z.Rama me çfare mund të krenoheni?

Edi Rama: Së pari ne nuk kemi bërë akoma vitin, së dyti për sa kemi bërë besoj që sot jo me gojën time por me gojën e Komisionit Europian ka shumë gjëra për tu krenuar duke nisur nga vendosmëria në luftën kundër korrupsionit dhe veprimeve konkrete siç thotë raporti i Kongresit tek rritja e ndjeshme e rezultateve në luftën kundër trafiqeve, në kapjen e sasive të drogës dhe trafikantëve, në kapjen dhe ekstradimin e kriminelëve të kërkuar ndërkombëtarisht, por kjo është pjesa që ka të bëjë me korrupsionin dhe krimin ndërkohë që ka një pjesë tjetër që realisht për mua është shumë e rëndësishme, që është rivënia në lëvizje e ekonomisë, që është ridhënia frymë sipërmarrjes, që është lehtësimi i barrës mbi biznesin e vogël, që është rritja e fuqisë-blerëse të 97 përqind të shqiptarëve që përfituan nga ulja e taksave, këtë e tregojnë shifrat e konsumit të rritur, rritja e të ardhurave në tatimet, doganë e  kështu me radhë, por nuk dua të bëj një bilanc që të duket sikur jemi këtu në një buqetë suksesesh sepse mua nuk më pëlqen të flas për sukseset, më pëlqen të flas për sfidat.

Z. Rama ka të bëjë me partinë, jo me qeverinë. Kur ishit në opozitë akuzonit shpesh Partinë Demokratike për mungesë demokracie, mungesë të mbledhjes së forumeve, që kur keni ardhur në qeveri duket sikur po ndiqni të njëjtën rrugë dhe ju, s’ka mbledhje të forumeve të larta. Madje është djegur dhe mandati juaj si kryetar dhe akoma nuk po mblidhen forumet për të bërë rizgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.

Edi Rama: Të them të drejtën mbase edhe mund ta kem bërë në një moment po nuk më duket se jam marrë me aspektin e punës së forumit të Partisë Demokratike kur ishte në qeveri dhe nga ana tjetër ne jemi votuar për të qeverisur, nuk jemi votuar për të bërë mbledhje, as për të bërë procedura zgjedhjesh për kryetarin ndërkohë që në statutin tonë është fare e qartë që kryetari i partisë është edhe kryeministër dhe në momentin që kryetari i partisë është edhe kryeministër, çfarë do bëjmë ne, do bëjmë a mund të jetë kryeministri, kryetar?

Ben Blushi nuk e njeh statutin kur deklaron se ju iu ka mbaruar mandati dhe duhet të mblidhen forumet për të vendosur?

Edi Rama: Këto janë interpretime. Ky është interpretimi im dhe unë bazohem tek ajo që bëjnë partitë tek të cilat ne kemi marrë shembullin kur kemi futur në statutin tonë parimin: një anëtar, një votë. Atëherë të gjitha partitë që kanë parimin: një anëtar, një votë dhe që shkojnë në zgjedhje me një anëtar, një votë kur janë në opozitë, asnjëherë nuk bëjne rikonfirmim brenda partisë, të konfirmimit të vullnetit popullor me votë ku partia merr të drejtën për të qeverisur dhe kryetari merr të drejtën për të drejtuar qeverinë, sepse besoj që nëse do të kënaqeshin një numër i vogël njerëzish brenda partisë me këtë formalizëm asapk demokratik do thoja unë, populli do thoshte po ne për çfarë i votuam këta që të rrinë dhe të vinë vërdallë nëpër Shqipëri për të bindur njëri – tjetrin se kush është më i zoti për të drejtuar Partinë Socialiste? Partia Socialiste dhe besoj çdo parti në kushtet e një sistemi normal demokratik nuk është as qëllim në vetvete dhe as një mjet në vetvete por është një fuqi e krijuar për t’i dhënë vendit një alternativë dhe në momentin kur populli ka besuar që të  implementojë alternativën është absurde të mendosh që duhet të merret me formalizimin e një procesi që praktikisht ka kaluar në një filter shumë më të madh sesa filtri i anëtarësimit të partisë.

21 komente në “INTERVISTA/ Rama: Zgjedhjet brenda PS-së? Formalizëm aspak demokratik (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Edhe Asadi fitoi zgjedhjet me 1 milon shuplaka. Urime te dyve, te fala nursulltanit te kazakistanit dhe alievit te azerbaxhanit.

    1. deti says:

      Qellimi ne vetvete i nje partie politike eshte qe kreu i saj te qeverisi vendin, pra ja ka arritur ketij qellimi keshtu qe te besh zgjedhje per partine perpara kohe eshte nje shpenzim energjie qe duhet kursyer per qeverine e vendit.

      saper krahasimet e mesiperme duket qe i keni tendecioze dhe ndoshta jeni nje nga ata vemjet berishiane qe deri dje na cate koken neper gazeta se sa serioze eshte greva juaj e urise e kshu brockullash.

      1. tiku says:

        o Edi Rama ti vlla dhe ne pd kunder lulit te kandidosh fiton jo m ne ps qe te kane perzemer te tere. urime per statusin dhe lart e me lart ky vend!

        1. Raimond Vlonjati says:

          Formalizmi eshte shume demokratik –Statusi kur thote qe kryetari i partise eshte edhe kryeminister , kjo nuk do te thote se ti duhet te rish kryetar partie pertej mandatit kohor , se behesh menjehere nje diktator i vockel qe perdor Politiken personale
          Por ajo domethene se kur je kryetar Partie mund te jesh edhe Kryeminsiter ,por kjo nuk do te thote se patjeter kryeminstri duhet te jete edhe kryetar partie

          Ndaj formalizmi te ben qe te levizesh nga kryetari i Partise dhe te vije nje tjeter ne krye te Partise ,
          Kjo krijon mundesine qe kryeministri te mos beje politike personale duke emeruar Koqot dhe Luiza Xhuvanet sic i do qejfi , sic ben Rama deri tani
          por te beje politken e Partise qe perfaqson……

          EDI RAMA e perdor demokracine sipas interesave te tij personale,
          dhe kete ves kerkon qe ta percoje edhe ne statusin e PS-se

      2. nensi says:

        jepi Edi udhehiqe kete vend se ne te ty i kemi shpresat tani

  2. era says:

    eshte normale qe mos behen ne fakt se qellimi i nje partie eshte ta kete kryetarin kryeminister…

  3. lapsi says:

    Bukur, paster, qarte… pa ekuivoke.
    Po Benit do i jepni ndonje gomar, se u lodh m’kamb ?

  4. deti says:

    Qellimi ne vetvete i nje partie politike eshte qe kreu i saj te qeverisi vendin, pra ja ka arritur ketij qellimi keshtu qe te besh zgjedhje per partine perpara kohe eshte nje shpenzim energjie qe duhet kursyer per qeverine e vendit.

  5. zeneli says:

    Z. rama ,mire qe per ty nuk ka nevoje te behen zgjedhje, po per degen e kukesit si do operohet . ne kete qytet nuk ka patur kurre parti socialiste te organizuar, por vetem disa njerez qe bejne dallavere, dhe ecin per vete, mjafton te pyesesh se ,qe nga zgjedhjet 23 qereshorit kush eshte emeruar drejtor, dhe kush eshte punesuar. pergjigja eshte shume e thjeshte. Jane emeruar drejtora njerez shume te pa afte, te diskredituar nder vite ne ps, po kush eshte punesuar . familjare te ketyre horraave ,deri dhe ne 6 persona nga e njejta familje. ka njerez te larguar nga puna me pa te drejte, me pervoje e aresim te larte qe sorrollaten dhe nuk i mirepret njeri dhe futen ne pune njerez qe edhe tetvjeqaren nuk e kane mbaruar, po mua me bren edhe nje merak.pavaresisht strukturave te dobeta te ps ne kukes, nuk di se q,hall te detyroi te vije ne liste kete deputet memec per kukesin. nuk e ke idene sa i mefshte eshte, ka bere corbe tere elektoratin me premtime dhe tani as telefonin nuk u a hap.ju lutemi shiheni situaten nga afer.

  6. labi Vlore says:

    Pordhe me Rigon… ateher per cfar i do ti strukturat e partise. Qeverisja eshte koncept tjeter dhe Partia eshte koncept Tjeter. Qeverisja i perket Popullit, partia nje grupi njerzish qe me filozofin e tyre dhe kapcitetet burimore bejne te mundur marrjen e pushtetit dhe bejne korigjimin e qeverisjes. Po si shihet ti Z. Rama nuk e do PS. dhe njerzit qe sakrifikuan ne te, ti mendon se ti je fituesi i zgjedhjeve i vetem pa keto struktura. Por ishe ti qe ju luteshe qe njerzit e partise te te ruanin votat, ju beje thirrje qe te mbeshtetin ne greva… Te dalte per hajer.

    1. toni says:

      Mos i ndrysho asnje gje ketij komenti! Kjo eshte e verteta dhe edi e di shume mire, po merr nje rruge te cilen mendon se do e kryej por nuk do i dali, kur shkel mbi ata qe te kane ndihmuar dhe ndan buken me ata qe ta kane futur nuk ka se si te kete sukses, ben mire te ndryshoj dhe boll me hipokrezi se si zgjedhjet nuk jane demokratike!

  7. MEMEDHETARI says:

    I nderuar Edi Rama! Une e di dhe te njoh qe Ti nuk do te behesh KURRE nje “SaliBerishe”…
    Une di gjithashtu qe po te behen zgjedhjet per Kryetar Partie ne PS Ti do te jesh 1000 per qind i votuar dhe i fituar…
    Atehere:Per te mbyllur gojet e keqia…zbato Statutin e Partise… ?
    Ti thua se “Statuti e thekson qe Kryetari i Partise eshte edhe Kryeminister”…
    Mirepo Statuti thote dicka edhe per afatin e zgjedhjeve ne Parti…
    Une jam dakord me aresyetimin Tend,por do te deshiroja qe ky aresyetim te futet si propozim per ndryshim ne Statutin e Partise dhe te diskutohet sa me pare.
    Kujdes me kolegjialitetin,se “ka fjale”(“Me ka ardhur nje mesazh nga nje mik i huaj”-do thoshte Saliu),sikur ke qejf te veprosh “me koken tende,pa pyetur Pal Vatet”… ?

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Zgjedhjet per kryetare partie behen atehere kur nji partie humbet zgjedhjet prandaj te lutem more djale shiko te merni ndime ligjore nga SHBA per reformimin e sistemit te drejtesis sepse eshte jetik per nji vend demokratik ke ne deshirojm e aspirojme te jemi
    lafet e teperta jane fukarallek thote populli!!!

    1. MARA says:

      TE GJITHA ENERGJITE DUHET TE PERQENDROHEN TEK MARRJA E statusit, PASI TA MARRIM (ME SIGURI MATEMATIKE) ATEHERE ME KENAQESI DO TE NDJEKIM RIZGJEDHJEN E EDI RAMES SI KRYETAR I PS!!!

  9. emigranti says:

    Ne Itali Renci u zgjodh ne krye te partise megjithese partia e vet kish fituar zgjedhet dhe ne bahkeqeverisje po drejtonte me kryeministrin e Leta.Pas gares per kreun e prtise fitoi Renci qe zevendesoi kryeminister Leten.

  10. ert says:

    Rama nenshtroju zgjedhjeve.
    Kjo eshte demokracia.

  11. Dibrani says:

    Eshte e vertet qe zgjedhjet per kryetar partie behen vetem kur partia humbet zgjedhjet.
    Jo kur kryetari i partise eshte kryeminister
    Kjo tregon qe ka tradheti brenda partise Socjaliste
    Te etur per pushtet

  12. TROJA says:

    Une thote Edvini,arita ate qe desha.Kryeminister u bera,sa, do ri,po ja deri ne Qershorin e vitit 2015,ama u bera kryeminister.As ma ndjen me se kush do e mari PS,Veliaj,apo Ilir Floriri.Misioni im ishte deri ketu;TE BEHESHA KRYEMINISTER.
    Kush po pyet se tradhetove te majtet e ndershem,kush po pyet se do ja le PS Ilir Metes,as ma ndjen fare,UNE U BERA KRYEMINISTER.
    O njerez a keni mare vesh,apo jo,ata qe e mbrojne e shkruajne, jane pjese e lojes me Edvinin,jane ata te punesuar me firmen e tij,jane nipa,mbesa,kusherinj,miq,te aferm te deputeteve,te ministrave,te pushtetareve te larte,e asnje nuk ka nga populli qe e votoi,a e merni vesh,se sa lezetshem ju ka mashtruar,VOTOJENI,PRAP O POPULL,TRIM E TRAP.

  13. TROJA says:

    O “MEMEDHETAR”
    Perse nuk ben zgjedhjet Edi Rama? Perse ne baze nuk behen zgjedhjet per kryetaret e PS? E njeh realitetin? E njeh gjendje ekonomike te antareve te PS?E di perse ka frike Edi Rama dhe kryetaret aktuale ne rrethe?
    Mbaje vath ne vesh;
    Ka frike se do ndodhe si me Lulin e PD,qe po e perzene nga rrethet,ate se eshte trap dhe i nenshtruar tek Sali Berisha,kete te PS se i mashtroi jo vetem 70 mije antaret e PS,por njemilion njerezite e Shqiperise.E dini ju se si po sillen kryetaret PS ne rrethe,deputetet? Duhet ta dini prandaj dhe me miresjellje i kujtoni statutin,por mos haro se sa vota do mari kete e dine vetem ata qe jetojne ne baze dhe qe do jene delegate,e kjo ka shume,shume rezik,se edhe e rezojne??????? Kush po pjerdh,per statusin kur nuk ke buke per femijet,kush po pjerdh,se u futem ne Europe kur nuk ke pune,kush po pyet per Europen,kur e dine te gjithe se,ajo nuk te puneson,nuk te heq varferine,e sidomos ne situata sot,kur nuk asnje shprese se po ulet korupsioni,mashtrimi,grabitje,ndeshkimi i maskarenjve,i atyre qe kane vjedhur djersen gjakun e popullit? PRANDAJ NUK MUND TE BEJE ZGJEDHJE DHE TE ZBATOJE STATUTIN E PS,EDVINI,OSE SI SHKRUAN NJE NE FILLIM;EDHE ASADI I FITOI ZGJEDHJET ME NJE MILION,POR…………. KETE KERKON DHE KY,TE JETE SI SALIU??? POPULL JI VIGJILENT,DERI TANI I VARFER ISHE,EDHE KETO 9 MUAJ I VARFER,MBETE,E SHPRESA KA MARE FUND,I VARFER DO VDESISH,ME KETA UDHEHEQES QE KE ZGJEDHUR.HESHT…NUK KE KUJT TI ANKOHESH.

  14. Tomorr Gjika says:

    Rama, i ke hypur kalit per seprapthi kur injoron strukturat e Partise Socialiste! Mos harro se Republika dhe PS te ngriten, Republika dhe PS te ulin.

    Nuk kemi nevoje ketu per zotin Fotaq qe ka pare opera ne SKALA!

  15. selman says:

    Vota qe merr kryetari Partise kur fiton zgjedhjet kombetare, eshte nje konfirmim dhe i zgjedhjeve ne parti dhe kjo zgjat deri kur kryetari apo k/ministri humbet votebesimin ne Parlament apo humbet zgjedhjet e radhes. Nderkohe partia ne qeverisje funksionon brenda kornizes qe ndryshon ne funksion te burimeve financiare qe jane te regulluara me ligj, situates dhe problematikes brendeshme etj. Kjo eshte praktika dhe llogjika funksionimit te partve moderne. Pretendimet, qofshin dhe zera te respektuar ne parti apo ne popull, nuk mund te dalin mbi voten e shumices.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje