Rama: E bukura sjell më shumë rregull e ligj, sesa policia e forca (VIDEO)

6 Qershor 2014, 14:23Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Itali, ndërsa ndalesa e parë e Kreut të Qeverisë ka qenë në Verona, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Kumbaro, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe deputetet Gaçi dhe Klosi. 

Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, Rama ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë me qyteteve të Durrësit dhe Veronës, duke pasur parasysh edhe faktin që të dy qytetet përveç potencialit turistik, kanë të përbashkët edhe amfiteatro të ndërtuara gjatë perandorisë romake. 

“Unë e nisa duke thënë që pritshmëritë e larta janë pjesa më e tmerrshme në jetën politike. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit të shkuar, unë do të doja shumë që t’i zgjidhja problemet e vendit me anë të ngjyrave, por kjo nuk është më një opsion. Njerëzit kanë nevojë për punë dhe për shumëçka tjetër që nuk mund të zgjidhet nga ngjyrat, por unë besoj shumë që ajo domethënie që ngjyrat patën për qytetin ishte një leksion i madh që e bukura mund ta rindërtojë ekonominë dhe që e bukura mund të rindërtojë ndjenjën e jetës së përbashkët, ndenjën e komunitetit dhe të solidaritetit. E bukura mund të sjellë gjithashtu edhe më shumë rregull e ligj, sesa policia dhe forca. Kështu që nuk është thjesht çështje ngjyrash, por më shumë sesa me ngjyrat kjo ka të bëjë me hijeshimin e hapësirës ku jetojmë. Unë kam parë zona periferike me shkallë të lartë kriminaliteti, sesi kanë ndryshuar thjesht duke transformuar hapësirën e tyre publike. Ndërsa kam parë edhe zona të tjera ku kriminaliteti është rritur, megjithëse numri i policisë është rritur, megjithëse numri i arrestimeve është rritur, megjithëse forca është rritur. Dhe ky është leksioni i madh që unë kam mësuar. Pra, që jo gjithmonë diçka është për t’u ndryshuar, por është diçka që mund ta përdorësh dhe ta kthesh në një pikë të fortë”,është shprehur Rama.

Kryeministri është ndalur edhe në Venecia, në çeljen e pavionit sviceran, ku ka qenë i ftuar i nderit dhe ka bashkëbiseduar me arkitektë, artistë dhe pjesëmarrës për eksperiencën e tij të ndryshimit.

30 komente në “Rama: E bukura sjell më shumë rregull e ligj, sesa policia e forca (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Na i bere leket rrushe kumblla more lugat. Mer borxhe harzho lart e posht kush do ti paguaj.

    1. Sokrati says:

      E fillove me tritol o legen nuk e fillove me te bute.
      Vete i ke fajet e te gjitha do i paguash deri ne 1.

      1. kopjaci shemtuar says:

        “Beauty will save the world”

        ― Fyodor Dostoyevsky, The Idiot

        Thuaj ndonje gje nga vetja boll kopjove klasiket o cuni kristaqit

        1. Sorra says:

          I paska ber tunning thenies se Dostojevskit si Xhemali Sanijes golfit dysh me marmit sportive.

      2. nini says:

        sokrat cne ti.ke 2314 vjet qe ke vdeke, apo te ringjalli berisha ty e jonollatos-in

        1. Sokrati says:

          O nin idioti,jam me emrin tim ketu e jo me nickname.

  2. oli says:

    O i mire, o njesh i shqiptareve

    1. roza says:

      Respekte per Kryeministri po lobon per shume per shqiperine, bravo

      1. Margarita Baho says:

        Disa minuta me pare ju dergova disa fotografi nga vizita ne Filadelfia e studenteve ushtarake shqiptare qe do te diplomohen se shpejti ne SHBA Bashkia e filadelfies caktoj si shoqeruese te ketij grupi Drejtoreshen e Muzeut me te rendesishem te SHBA
        Zonjen ELDA BAHO SLOMINE e cila e drejton me sukses prej 7 vjetesh kete institucion nga me te rendesishmit ne Philadelphia dhe te SHBA.NE fund ne shenje mirenjohje I dhuruan nje diplome nderi. Besoj se do ti botoni.

  3. mateo says:

    Kryeminister europian ! eshte i madhe

  4. MARA says:

    Shume e verte!!!
    Por me thuaj cilat fytyra te bukura kane bere sukses ne kete vend lehtesisht?

    E bukura duhet te vuaje si neper perralla e ne fund fare e arin qellimin.
    Kush e do ne Shqiperi te bukuren???
    Fytyrat me te shpifura behen bashke e bashke arrijne te vjedhin e te bejne gjithe prapesirat!!!

    Por kam shume shprese se e bukura do te triumfoje

  5. Raimond Vlonjati says:

    Ngjyrat risin fantazine tek femijet …..

    1. Bobe says:

      dhe i bejen skicofrena si Rama…

      1. MARA says:

        gjeniun nga skizofreni e ndan nje drite ne sy!!! keshtu qe skizofrenet jANE GJENI. Pranoj dhe e kam per nder te jem skizofren se nje njeri vegjetativ

  6. MENTORES says:

    Shko vizato nje kaktus ne Lazarat, idiot!

    1. nini says:

      po berisha vizatoi ket timin ne lazarat qe seshte ”idjot”

  7. Iremila says:

    O safet fshatari.Perse nuk ke filluar te qyteterohesh dhe kur do te fillosh te lexosh.Boll me fshataret te drejtojne kete vend.Mos ardhte kurre me dita qe Shqipja te drejtohet nga FSHATARE!

    1. 006 says:

      Cfare te keqe ke pare nga fshateret ti o katunar?
      E kupton sa injorant je?
      E perdor fjalen “fshatar” per te ofenduar.
      Kokrra budallait qenke.

  8. 006 says:

    Une jam i mendimit qe policet rrugore te zevendesohen me piktorë.
    Pra cdo 100 metra te kete nga piktor, jo polic!!!
    Dhe psh une ndaloj me qejf te me beje xhaxhi piktori nje portret ?

    1. Bobe says:

      portretin ia ke bere vet vetes duke votuar nje piktor deshtak si kryeminister…

      na mbaje tani.. zorraxhi!!! hahaha

  9. taku says:

    I takove perfaqsuesit e partise socialiste te verones?ti je nhe sharlatan,ju partine e keni private,interesoheni per njerezit vetem kur keni zgjedhje…..

  10. BERTO says:

    o rame:nuk pjerdh tosi per ty more qyqar.tosi eshte rracisti me i madh ne faqen e tokes.na paska marre me vehte nje tufe langaraqesh me ne krye kryhajdutin tan shkreli.hajt per hajer ju qofte vizita.

  11. andromeda says:

    Po jo mo shoku Edi, mo e dhi muhabetin fare. Marxi ka thanë, “në fillim ndërtohet baza ekonomike pastaj superstruktura.” Dhe ky asht postulat universal për një rend të mbarë shoqëror. Ti thue bash të kundërtën që vjen plotësisht për mungesë zgjuarsie, tipike për ata që bëjnë shkollën e qenve. Kujt nga shqiptarët i intereson një bienale, kur kanë njëqind halle mbi kokë.

    1. Riformato says:

      Ti moj androniqi’, qenke nje maloke e majes se malit ! Si merr persiper te gjykosh nivelet e zgjuarsise, kur per vete je nen nivelin e detit. Fasulet dhe pastermane siguroji vete.
      Detyra e K/ministrit eshte ti hape perspektiva zhvillimit te vendit, duke na prezantuar si shqiptare me kulture, te denje per te bashkepunuar e integruar me vendet e BE.

  12. sh says:

    Shqiperine e rregullon vetem ligji ,por piktori te gjitha
    shembujt i ben me ngjyra.

  13. pali kuksit. says:

    C’do dite na tregon marrezi pa fund,me arsyetimet e tij pa kuptim kur do ti vije fundi I kesaj marrezie qe drejton shqiperine si nje I verber qe ecen ne rruget e tiranes pa shoqerues,vetem keshtu mund ta pershkruaj qeverisjen e majte te edi rames.

  14. Nje meleon pelesher says:

    Shfryhet tollumbacja e Mimi Kodhelit për reklamat. Raporti final i Drejtorisë së Audititmit të Brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes nuk përmend asnjë akuzë ndaj ish ministrit të mbrojtjes Arben Imami, ndryshe nga padia penale e dorëzuar në Prokurori për të ashtuquajturën çështjen e reklamave.
    Materiali i plotë prej 35 faqesh ku Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, shqyrton, analizon dhe jep konkluzionet e saj për disa nga procedurat e ndjekura nga kjo Ministri në kohën që drejtohej nga ish-ministri Arben Imami, ku sigurisht më e rëndësishmja është ajo për reklamat, procedurë që u padit në Prokurori nga ministrja Kodheli, me 9 Dhjetor të vitit të shkuar.
    Por cilat ishin akuzat e znj. Kodheli për para-ardhësin e saj Imami?
    Mimi Kodheli (9. 12. 2013): “Për konsumin e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti, si dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik. Kemi të bëjmë me një padi të mirë-argumentuar, të përgatitur nga një grup ekspertësh, të cilët kanë shqyrtuar deri në detaje të gjithë këtë aferrë korruptive dhe kanë dalë me konkluzionin se kush ka qenë pjesë e kësaj procedure duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Kjo është gjëja e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara këtyre fakteve dhe provave të pamohueshme”.

    Akuzat e ministres Kodheli edhe pse të rënda, rezulton se nuk janë bazuar në Raportin Final të Auditimit, por në projekt – raportin. Pasi dalja publike e znj. Kodheli ku akuzon ish-ministrin Imami dhe bën të ditur se padia do t’i dërgohej Prokurorisë është bërë në datën 9 Dhjetor 2013, ndërsa raporti final është dorëzuar zyrtarisht nga Drejtori i Drejtorisë së Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, z. Edmond Gore në datën 14 Janar 2014. Pra, më shumë se një muaj më vonë nga dalja publike e znj. Kodheli.
    Por, çfarë thotë shprehimisht në konkluzionet e saj drejtoria e Auditit për çështjen e procedurës së reklamave.
    Zero gërmë apo fjalë ku të citohet qoftë edhe një akuzë e vetme për shpërdorim detyre, shpërdorim kontributesh apo shkelje e barazisë në tender apo ankande publike.
    As për ish-ministrin Arben Imami dhe as për ndonjë nga punonjësit apo ish-punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes të vënë dhe ata nën akuzë.
    Në konkluzionet e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm, të firmosur nga drejtori Edmond Gore, i emëruar në fillim të këtij viti nga vete znj. Kodheli, emri i Arben Imamit apo çdo emër tjetër nuk përmendet as për shkelje administrative apo penale, por gjithashtu edhe nuk propozohet asnjë masë ndëshkuese, as administrative dhe as financiare për asnjë nga personat e tjerë të akuzuar zyrtarisht nga znj. Kodheli, një pjesë e të cilëve vazhdojnë të punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes.
    Siç rezulton në këtë raport të kontrollit të vetë Mimi Kodhelit e gjithë zhurma dhe akuzat ndaj Imamit kanë qenë të sajuara dhe pa asnjë bazë konkrete. Kodheli nga njëra anë i kërkon Prokurorisë burgosjen e Imamit dhe nga ana tjetër ajo vetë nuk bën asnjë akuzë për reklamat. Raporti i Kontrollit i Ministrisë së Mbrojtjes në përfundim të kontrollit të procedurave të reklamës mjaftohet me rekomandimet dhe sugjerimin për të ndryshuar vendimin e qeverisë për procedurën e reklamave sepse sipas tyre ky vendim lë shteg për paracaktimin e fituesit në të tilla raste. Por propozimi për ndryshimin e vendimit të qeverisë zyrtarizon përjashtimin e çdo përgjegjësie për procedurat e ndjekura më parë nga Imami apo stafi i tij. Ky raport konfirmon se Imami dhe stafi i Ministrisë së Mbrojtjes kanë vepruar drejt dhe në përputhje të plotë me procedurën e parashikuar nga ligjet dhe vendimet në fuqi. Kur Mimi t’i ndryshojë ato mbetet t’i zbatojë me korrektesë procedurat e reja, por të akuzosh para-ardhësin nëpër konferenca shtypi për korrupsion dhe shpërdorime dhe t’i kërkosh Prokurorisë burgosjen e tij pa përfunduar kontrollin është shpërdorim i pastër i postit të Ministres. Mimi çdo ditë i kërkon Prokurorisë të veprojë me dosjet e dërguara në Prokurori ndaj Imamit, ndërkohë që kontrolli i saj në ato dosje nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe nuk ka bërë asnjë akuzë. Është amoralitet politik t’i kërkosh Prokurorisë burgosjen e kundërshtarit për më tepër t’i bësh edhe presion publik Prokurorisë pse nuk vepron kur vetëkontrolli i Mimit e nxjerr Imamin dhe zhurmën e reklamave pa asnjë përgjegjësi./KLAN TV/

  15. -Pavaresisht se ka perplasje ne komente ,mendoj se je ne kerkim te me se mires..uroj,por radikalimi i policise dhe masat akute qe marrin disa police per te vendosur autoritetin e tyre,kur dihet boterisht qe jane personazhe barcoletash .. me ben te mendoj,se per nje popull plasteline qe jemi ne ,polici e tille eshte e tepert ,irrituese dhe e parespektueshme ne disa raste,por kur ngre zerin..ai i barcoletes te ka denuar,se eshte me i madh se prokurori.A S’ESHTE E NEVERITSHME?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje