VIDEO/ Përkujtohet 70-vjetori i "D-Day" (FOTOT)

6 Qershor 2014, 16:46Sociale TEMA
VIDEO/ Përkujtohet 70-vjetori i "D-Day" (FOTOT)

Udhëheqësit botërore janë mbledhur në Normandi për të përkujtuar 70-vjetorin e “D-Day”, ditën e nisjes së operacioneve të forcave aleate në Europë, ngjarje që shënoi fillimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia u prit me interes për shkak të pjesëmarrjes së Putin dhe Obamës, pasi në një intervistë me televizionin francez TF1 një ditë më parë, Putin nuk e përjashtoi mundësinë e takimit me Obamën.

Në ceremoni ishin të pranishëm kancelarja Merkel dhe kryeministri David Cameron.

Mbretëresha Elizabet dhe Duka i Edinburgut e përkujtuan 70-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Francë me një vizitë shtetërore në këtë vend, e cila nisi që të enjten në Paris.

Kryetarët e shteteve u takuan në Ouistreham, njëri prej pesë plazheve ku trupat aleate zbarkuan 6 qershorin e vitit 1944.

Presidenti francez Francois Hollande mbajti fjalimin përshendetës, e pas tij fjalën e mori shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, i cili tha se Plazhet e Normandisë kanë qenë koka e urës së demokracisë. Ndërsa kancelarja gjermane Merkel në fjalën e saj tha se “skemat e rrezikshme antike të mendimit nuk janë larguar ende nga librat e historisë. Paqja dhe liria mund të vihen fare lehtë në rrezik dhe Ukraina është shembulli tregues për këtë”.

Obama është presidenti i pestë që viziton plazhet e Normandisë, ku 156.000 trupa amerikane dhe aleate përshkuan bregun e Normadisë për të çliruar Evropën nga nazistët gjerman.

“Dita D”, apo dita më e guximshme e Perëndimit, shënon fillimin e fundit të pushtimit të Europës. Një ditë ku numri i ushtarëve të vrarë numërohet në 4.413 duke e kthyer Normandinë e atij viti në një fushë varresh masive.

 

 

5 komente në “VIDEO/ Përkujtohet 70-vjetori i “D-Day” (FOTOT)”

  1. Billy says:

    Nuk mendoni se disa pa mend dhe pa sy, ne shqiperi, duhet me doemos ta shohin kete me shprese se mund te ndryshojne?

  2. Nje emigrante says:

    Askush nga Shqiperia nuk ishte atje sot? Shqiperia, ne saje te luftes heroike te djemve dhe vajzave me te mira te kohes, u rradhit ne anen e aleances boterore antifashiste, per here te pare u be pale e civilizimit perendimor. Nderim e mirenjohje te thelle te gjithe atyre qe luftuan per clirimin e vendit nga nazi fashiste, turpi per kolaboracionistet dhe ata qe lane vendi pa hedhur nje pushke. Populli, i mbetur pa krye se mbreti e braktisi, diti te organizohet dhe te marre anen e duhur te luftes kunder okupimit fashist. lavdi dhe krenari per popullin shqiptar.

  3. Tropojani says:

    Le ta shikoje kete njoftim shtypi Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, dhe le te reflektoje ne qofte se i kane mbetur qofte edhe pese pare mend. Sa per Berishen, ai dihet se ia ka marre era miellin!
    Dhe mendo, qe kjo beteje e Normandise, qe shenonte fillimin e fundit te Luftes Boterore kunder nazizmit, eshte zhvilluar me 6 qershor te vitit 1944, nderkohe qe ish Bashkimi Sovjetik bente tre vjet qe zhvillonte Luften e madhe Patriotike, me miliona deshmore. Edhe Shqiperia e vogel, me Ushtrine e saj Nacionalçlirimtare me Enver Hoxhen e lavdishem ne krye, bente edhe kjo thuajse tre vjet qe luftonte, me mijera martire te rene fushave te luftes.

  4. unknown says:

    Po po, u organizuan komunistet shqiptar, duke bere kasapane ndaj popullit te vet per 50 vjet. C’na I kujtoni ato lapanjoze e bandite qe vinin nga shtresat me te ulta te shoqerise. Populli shqiptar s’ka pasur kurre kurajo te gjuaje as edhe nje pushke te vetme

  5. Nandi says:

    Si ka mundesi qe nuk u tha se behet fjale per Luften e Dyte Boterore, lufte e cila nisi nga bisha nazifashiste me synimin per te pushtuar mbare Europen dhe boten?
    Si nuk u tha se peshen me te madhe te saj e mbajti Bashkimi i Lavdishem Sovjetik, me ne krye gjeneralismin Stalin?
    Si nuk u tha se forcat aleate hyne ne lufte pese vjet pasi ajo kishte filluar dhe vetem kur u pa se BS po e fitonte i vetem luften?
    Eshte e cudtitshme se u tha se kjo date shenon fillimin e fundit te pushtimit te Europes, por nga kush jo!
    Kush e dinte se ishte fundi?
    Eh sa gjera nuk u thane sot ne D day!
    Ne fakt ajo qe foli ishte Merkel, pasardhese e nazisteve gjermane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje