Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e shkuar në Shkodër me një të vrarë dhe dy të plagosur.
Viktima ishte Enver Barbullushi, kurse të plagosur mbetën djali tij, Sameti dhe Nezir Shega.
Të tre ishin në lokal, kur ndaj tyre u hap zjarr.
Fillimisht u raportua se atentati ka ardhur për shkak të gjakmarrjes ndaj familjes Barbullushi.
Por tani policia dyshon se objektivi i atentatit ka qenë Nezir Shega.
Mësohet se 46- vjeçari ka qenë i arrestuar 20 vjet më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Tre personat mbetën të plagosur nga sulmi, por Enver Barbullushi humbi jetën në spital.
Ndërkohë dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Atentatorët e kanë djegur makinën me të cilën u larguan pasi kryen krimin.
Vlllai i Nezirit, Vid Shega ka vrare deri tani 9 veta dhe pret te dale nga burgu mbasi RILINDASI qe theu deren e kryeministrise me 21 janar, per llogari te te cilit Vidi ka vrare dy veta ne ’97-ten, sot ka nje pozite te rendesishme ne policine e shtetit!
WTF
Artan Didi desh te vriste Pislin e vrau grekun.Gjera qe ndodhin ne njerez te pa syervitur.