Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, i cili mbikëqyr ecurinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, mori dje një vendim shumë pozitiv mbi Planin e Veprimit, të miratuar nga Qeveria shqiptare, në lidhje me zgjidhjen e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, zv.ministri i Drejtësisë, Idlir Peci tha se Komiteti i Ministrave përgëzon Qeverinë shqiptare për miratimin e Planit të Veprimit me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës të Shqipërisë dhe konstaton se Plani u Veprimit po zbatohet sipas afateve të përcaktuara në të. Gjithashtu inkurajon Qeverinë shqiptare të vazhdojë zbatimin e Planit të Veprimit, sipas hapave dhe afateve të përcaktuar në të.
“Vendimi u mor pa debat, gjë që tregon për përqasjen shumë pozitive të Komitetit të Ministrave ndaj Planit të Qeverisë shqiptare. Është hera e parë që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës merr një vendim kaq pozitiv ndaj Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kjo falë punës që është bërë këto 6 muajt e fundit nga Qeveria shqiptare”, u shpreh Peci.
Ai sqaroi se në shtator 2013, kur kjo Qeveri filloi punën e saj, situata e kthimit dhe kompensimit të pronave ishte dramatike. Ishte një kaos i vërtetë dhe nuk kishte një plan veprimi të qartë dhe transparent, gjë që kërkohej për vite me radhë nga Këshilli i Europës.
Më tej, zv.ministri i Drejtësisë theksoi se Gjykata e Strasburgut në dhjetor të 2012-s mori një vendim pilot kundër Shqipërisë, ku i kërkohej palës shqiptare të adresonte çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në mënyrë të tillë që të mos kishte më shkelje të të drejtave të pronarëve. Fatkeqësisht, deri në dhjetor 2013, kur ne u njohëm me situatën nuk ishte bërë asgjë për këtë gjë. Gjykata ka lënë një afat prej 18 muajsh për adresimin e situatës, afat i cili skadon në 17 qershor 2014.
Ne kemi aplikuar në Gjykatë për shtyrje të afatit, në mënyrë që të kemi kohën e nevojshme për të kryer ato reforma të nevojshme dhe të shumëpritura”, tha Peci duke vënë në dukje se vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës është një vendim politik dhe një mesazh i qartë për mbështetjen që Komiteti i jep politikës së Qeverisë shqiptare. Ai shprehu besimin që dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut të jete po aq pozitiv, sa dhe vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.
“Vendimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës është një lajm i mirë, pasi jo vetëm vlerëson punën e deritanishme të Qeverisë, e cila në vetëm 6 muaj ka bërë për çështjen e pronave shumë më shumë seç është bërë në këto 23 vjet sëbashku, por është gjithashtu, një lajm i mirë edhe për të gjithë ata qytetarë, që në 23 vjet janë endur dyerve të gjykatave në kërkim të të drejtës së tyre. Nëse ky vendim politik i Komitetit do te adoptohet edhe nga Gjykata, ata do të shohin dritën jeshile të zgjidhjes përfundimtare të problemit të pronës”, deklaroi numri dy i ministrisë së Drejtësisë.
Në përfundim të deklaratës, Peci tha se Qeveria shqiptare ka depozituar pranë Gjykatës së Strasburgut, një plan të qartë dhe realist dhe është pikërisht kjo arsyeja, pse për herë të parë në 23 vjet, Komiteti vendosi dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut po vendos, ta mbështesë Qeverinë shqiptare dhe planin e saj
Epo te shpresojme .., se me fund.., hajde ishalla.., haram keto 23 vite te shkuara..
z Kryeminister kur do arrini te kuptoni se zbatimi i reformave ne unison me Kushtetuten e shqiperise duhet te jete misioni dhe puna e Qeverive te shqiptarve pasi ato nuk behen as pe BEne as per Keshillin e Europes.
Une nuk arrij te kuptoj se ku qendron ndryshimi ne mes teje e Berishes kur ju diten per diell ndani “TAPITE” qe ka pas pregaditur Berisha si Enveri ne 1946.
Respektimi i te drejtave te njeriut ne Shqiperi nga Qeveria gjoja e shqiptarve eshte detyrim kushtetues e nderkombetar pasi Shteti Shqiptar ka firmosur nje mori traktatesh e konventash persa i perket ketyre lirive.
Fundja nje Qeveri qe nuk zbaton e respekton lirite dhe te dretat themelore te njeriut dhe parimet e vlerat universale qe ngrihen shoqerite e lira cfare qeverie mundet te jete? Problemi eshte se shqiptaret fatekeqesisht nuk kane as opozite . Nuk eshte mire te sulmohet opozita por a ka opozite ne bote qe i thote perkrahsve te saje te dalin ne shes por ne nuk duam te vijme ne pushtet. A ka fushe me sensibilizuese per shqiptaret dhe opinionin perendimor sesa mos zbatimi i vendimeve te gjykatave te te tera niveleve deri tek ajo e lirive dhe te drejtave te njeriut ne Strasburg dhe vazhdimi i grabitjes se prones se qytetarve shqiptare e opozita cirret se kush po trafikon droge me shume qeveria e djeshme apo kjo aktuae.
Rrespekti i te drejtes se pronsise ka te beje drejteperdrete me investimet e vendit dhe ato te huaja, pra ka te beje me punsimin e shqiptarve respektivisht rritjen e mirqenjes se tyre. Nese Qeveria Rama nuk ka arritu ta kuptoje se prona private este themeli i sistemit kapitalist atehere duhet te largohet nese nuk do ta kuptoje ateher duhet ta largojme.
Lerini “kinezerite” z Rama pashe Zotin nese ju ka mbetur nje pike dhemshuri per ate vend qe quhet Shqiperi dhe ju kane besuar per ta qeverisur e jo per ta mbajtur ne kaus e ne krim qe per hir te se vertetes ashtu e keni gjetur. Une mendoj se te tere ata qe ju kane votuar presin qe vendi te levize nga pika e vdekur por fatekeqesisht nuk po shikojne asnje gje te tille te ndolle se paku gjer tani.
lajme gjysmake sic eshte edhe kjo gazete.asnje detaj nuk jepet se cfare plani eshte hartuar??
Verini komunat ne pune, dhe jo ti lini te livadhisin e te vjedhin, sic kane bere deri me tani. Pronat ne fshat jane bere lemsh, dhe fajtoret i kemi neper kembe. Ndaj ketyre delenxhinjve, a do merrni masa, apo do vazhdojne te bejne akoma krime. E theksoj kete fakt, pasi me pronat nuk kemi asgje ne vije!
Po mire, pse s’na thoni se kush na qenka ky vendim i qeverris shqipetare qe ka gjetur mbeshtetje ne perendim?.
Mos e ka fjalen per tu dhene Tapit atyre qe i moren tokat pa te drejte me vendim te qeverris shqiptare???. Se kjo u shkon per shtat gjith atyre qe vodhen pronat e te tjereve dhe grekve ne Sarande e Delvine qe moren pronat e shqipetareve.
Ne Greqi, Çameve u moren tokat me foce nga greku, duke i vrare e duke i ndjekur nga trojet e tyre. Ne Shqiperi u mor toka nga shqipetaret dhe ju dha perseri grekeve pa toke qe kishin ardhur nga Turqia.
Ne te dy anet e kufirit jan shqipetaret qe vriten e denohen dhe u meret toka per tja u dhen grekeve, andej nga greket dhe ketej nga qeverria ‘jone’.
në qoftë se ju të prodhojë vetëm 24 vjet të vjetra, dokumente të rreme dhe gjyqtarë penale dhe politikanë, ajo duket shumë e keqe për Shqipërinë. Asgjë nuk punon vetëm policia është më e mirë
A e dmokracise eshte e drejta e prones dhe me zgjidhjen e saj shume gjera ne ekonomine tone do te ishte me mire edhe me investimret. Ne te gjithe boten forcat e djathta perkrahin pronaret por tek ne e kunderta. Sali baba si fshatar I varfer ne origjine beri reformen agrare duke krijuar konflikte sociale ku edhe sot vriten njerez. Vampiri Enver I mori pronat dhe nuk I la njerezit te hanin njeri tjetrin pasi I hante vete kurse vampiri Sali ngaterroj gjithcka dhe nga hici sot eshte sheiku I vendit me kelyshet e tij. Ne gjyqet e bera me dokumenta origjinale fitonte bujku megjithse figuronte bujk ne dokumenta. Plepat e sales nga rrobaqepes ne kryetar gjykate do mbetet ne histori.Kjo histori e prones nuk ka mbaruar toka nuk eshte nje thes me fasule qe e more dhe Ike por ka Kaluar breza.
Po pse ore Ilir Spiro Peci do merret me kete pune!! Ai ka ikur qe 18 vjec nga shqiperia dhe pasi nderroi neneshtetesine u be ZV. Minister. Ky nuk e ka idene se nuk e lene dhe lentet e syve… Ndoshta Spiro do ta ndihmoje qe te mos shkeli ne derrase te kalbur se si spiun i vjeter qe eshte i njeh mire strukturat.. Gjynah pronaret qe nuk po kane fat asnjehere… Njehere ishte Vicidolsi e tani asfalia greke…
PO A KA ZOT PER NE ?!!!
Faktikisht kjo tregon se ndaj pronareve te vertete dhe ligjitim qe quhen akoma ish pronar as institucionet dhe organizmat Evropiane nuk kane asnje respekt dhe tallen me to pa ndalese, sepse e kane bere veten te tille.
Por, fajin e kane vete pronaret se lejuan qe interesat e tyre per pronat ti perfaqesoje nje komunist maskara si Sali Berisha dhe nje agjente e sigurimit te shtetit si Jozefina Topalli (Coba).
Pronaret gjate gjithe kohes, duke patur parasysh edhe direktivat e Katovices, nuk u treguan burra dhe as me dinjitet. Sepse as me pak dhe as me shume u treguan frikacake, servila, meskine dhe te pjerdhur menderisht sepse Partia Demokratike me Sali Berishen ne krye dhe Partia Republikane me Fatmir Mediun jane tallur me to dhe i kane shkelur me kembe. Ky eshte realiteti.
Po dakort KE ju mbeshteti pasi ju keni filluar te kerkoni nje zgjidhje te sakte. Por mendoj se nuk po behet asgje per te filluar sa me pare nga puna per kthimin e pronave. Ne zyrat e AKKP mendoj se pune paraprake mund te behet dhe dhe punonjesit e saj nuk duhet te rrine te presim sa te dali ligji i per shtyrjen e afatit. Ata mund te shqyrtojne dosjet dhew te therasi personat per t’iparaprire ketij procesi. Ka shume vend per te shpejtuar punen, pasi mendoj se nuk po punohet ashtu siduhj te punohej.
Korijoni gabimet.Qytetaret e Shqiperise nuk jane te zbritur nga planetet…Liji 7501 eshte anti-demokratik;eshte liji i saliut per anarshi e rabitje te pronave tona.
Cfar zgjidhje mund te afroj per pronen nje Kryeminister qe kapardiset duke shperndar tapit me 7501 .As diktatori komunist nuk e beri dicka te tille . Keta per gjithcka deklarojne se eshte toke shteterore dhe jo e pronareve . Ne rast se eshte keshtu !Pse u shtetezuan tokat ne 1946 ? Ne raste se ishin shteterore ,nuk kishte pse te ndodhte nje reforme shtetezimi . Pronareve Enveri ju mohoi jeten ! Saliu,Nano dhe Rama po ju mohon pronen.Nga njerezit qe ju eshte mohuar gjithcka ! Gjithcka duhet te pritni .
Filloni nga ‘A’-ja per te bere shtetin e te drejtes se jini hala ne sulltanat
PO DAKORD MO KETA QE DUAN PRONAT. PO ME ATO PRONA QE JANE DHENE ME LIGJIN 7501 CDO BEHET? MOS VALLE U DUHET KONFISKUAR TOKA E MARRE ATYRE? PO TE STUDIONI HISTORITE E EVROPES AMERIKES DHE AUSTRALISE DEL SE TOKt gjithmone jane grabitur nga te fortet dhe kjo ka ndodhur dhe ne albanistan. E VERTETA ESHTE SE FATURA E KTHIMIT TE PRONAVE ESHTE MILLIARDA EURO CKA ESHTE E PA PERBALLUSHME AS SOT AS SOT E 100 VJET. QEVERIA THJESH KERKON TE BLEJE KOHE.