Kosova është në heshtje zgjedhore, që mbrëmë në mesnatë, dhe nuk do të ketë fushatë apo tubime politike. Heshtja do të zgjasë deri të dielën në ora 19:00, në kohën kur do të mbyllen votimet në tërë territorin e Kosovës. Të dielën, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për dhjetë ditë fushatë, 30 partitë politike që janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kanë pasur mundësinë t’i paraqesin programet e tyre politike, për të kërkuar votën e qytetarëve. Për të marrë pjesë në këto zgjedhje, në KQZ-së janë certifikuar 18 parti politike, 4 koalicione, 7 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Fushata zgjedhore, e cila kishte nisur zyrtarisht para nëntë ditësh, u ndërpre në ditën e dhjetë të saj, për shkak të shpërthimit në Termocentralin Kosova A të KEK-ut, që mori jetën e dy punëtorëve dhe la të lënduar dhjetëra të tjerë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë janë bërë përgatitjet e duhura për zgjedhje. Për këto zgjedhje parlamentare janë akredituar rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë. Procesi zgjedhor do të vëzhdohet edhe nga koalicioni I organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, e cila do të raportojë për mbarëvajtjen e këtij proces