Nxënësit që do të kapen me cellular do të përjashtohen nga provimi. Kështu u shpreh zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj në një deklaratë për mediat, një ditë përpara se 45 mijë nxënës maturantë të zhvillojnë provimin e Matematikës, i treti në Maturën Shtetërore.
“Duhet përgjegjshmëri dhe menaxhim i mirë. Objektivi ynë është cilësia dhe standardi. Teksti është i mbështetur në programet e tre viteve ndërkohë që do të zhvillohen edhe inspektime në mjediset ku do të zhvillohet provimi”, u shpreh Malaj.
Në kuadër të masave për zhvillimin e provimit sipas standardeve më të larta, Malaj theksoi se gjithashtu administratorët do të jenë pa cellular përgjatë kohës së zhvillimit të testimit.
“MAS ka marrë të gjitha masat për të realizuar një proces me standard të unifikuar dhe me shanse të barabarta për të gjithë nxënësit, pasi vetëm kështu do të mundësojmë një vlerësim objektiv dhe sigurojmë një cilësi të lartë”, tha tha Malaj.
Zv/ministrja e Arsimit theksoi se testi i matematikës është hartuar nga mësues ekspertë në fushën e matematikës, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga IZHA dhe të miratuara nga Ministria, si edhe lëndën e zhvilluar në tre vitet e shkollës së mesme.
Për të evituar disa probleme që u shfaqën gjatë menaxhimit të provimit të letërsisë, MAS iu kërkon prindërve dhe mësuesve që të marrin masat e duhura për paraqitjen e fëmijëve në kohë në qendrën e provimit dhe pajisjen e tyre me mjete identifikimi. Në mungesë të tij nxënësi duhet të jetë i pajisur me vërtetimet e firmosura nga drejtuesit e shkollave.
Për të gjithë nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e MSH gjatë provimit do të merren masat e duhura në zbatim të akteve nënligjore në fuqi.
Nxënësit duhet të marrin 10 pikë (20 %) për të qenë kalues.
Gjithashtu, zv/ministrja Malaj bëri me dije se procesi i korrigjimit të provimit të lëndës së “Gjuhës shqipe dhe Letërsisë” do të përfundojë ditën e mërkurë, ndërkohë që rezultatet do të publikohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, ditën e
Provimi fillon në orën 10:00, por rregullorja e Maturës Shtetërore përcakton se kandidatët e kanë detyrim që në ditën e provimit të maturës të paraqiten në mjedisit e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.