Nga Katrin Kuntz, Der Spiegel
Gjakmarrja ekziston ende në Shqipëri, dhe ata që janë të përfshirë duhet të jetojnë të fshehur. Këta janë njerëz si Leonard Qukaj, i cili rrallëherë ka dalë nga shtëpia gjatë katër viteve të fundit, nga frika mos vritet prej një fisi rival – ose nga vetë xhaxhai i tij
Vetëm netëve kur erërat e forta i bëjnë retë të rendin drejt majave të maleve dhe sjellin aromën e barit të sapokorrur përmes dritares, gjumi i Leonardit është pakëz më i qetë. Era e bën derën kryesore të kërcasë, gjë që mbyt zhurmën e menteshave të portës përjashtë. Adoleshenti është i bindur se në mesin e gjithë këtyre zhurmave, nuk do të mund të dëgjonte hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.
Vëllai i tij i vogël në dhomën ngjitur do të vazhdonte të flinte i qetë dhe as nëna nuk do të zgjohej. Dhe ai vetë, 14-vjeçari Leonard Qukaj – një djalë i ndrojtur, me sy blu të shndritshëm, me një talent për vizatimin dhe entuziasëm për skuadrën e Bajernit të Mynihut – me shumë gjasa nuk do të ndiente as plumbin kur t’i përshkonte kafkën. “Jeta ime”, thotë, “thjeshtë do të merrte fund”.
Sigurisht, thotë ai, nuk do të ishte gjë e mirë që e ëma ta gjente të vdekur në kuzhinë mëngjesin tjetër, aty ku fle në një shtat pranë sobës. Por në fakt ajo mund të kënaqet, pasi vrasja e tij do të shoqërohej nga rilindja e shpresës për paqen. Do u rikthente nderin hakmarrësve. Vdekja e tij do të rihapte mundësinë për pajtim dhe për t’i dhënë fund gjakmarrjes, ku familja e tij është mbërthyer prej vitesh, për shkak të një grindjeje qesharake për një përrua.
Leonardi ka menduar shpesh herë për momentin e vdekjes së tij, gjatë katër viteve që u fshihet vrasësve të një familjeje rivale. Për shkak të qëndrimit ulur, sot ka probleme me shpinën. Gjatë ditës, kur nuk ka asgjë tjetër për të bërë, sheh televizione italianë ose futboll. Shpesh herë, thjeshtë shtrihet në divan dhe vështron tavanin. Ndonjëherë, nëna e tij, Gjelina ose vëllai 10-vjeçar Floriani, rrijnë me të – ose macja e tij, e cila quhet Quoki.
Familja jeton në një shtëpi të lyer me gëlqere në Shkodër, një qytet me 96 mijë banorë në veriperëndim të Shqipërisë, pranë Alpeve shqiptare. Karrocat me kuaj kalojnë mbi rrugët e pashtruara, fshatarët shesin domate në trotuar dhe burrat luajnë domino në parqe. Në Shkodër ka një universitet, ka restorante dhe bare si dhe gra që ecin me kujdes, me takat e tyre të larta, nëpër rrugët me kalldrëm. Por Shkodra është edhe një qytet i varfër me papunësi të lartë. Në rrethina bie erë mbeturina. Në shtëpinë e Leonardit nuk ka ujë të rrjedhshëm.
Shkodra është po aq thellësisht e ndarë, sa edhe pjesa tjetër e vendit. Nga njëra anë, është një vend që sheh me optimizëm nga e ardhmja: këtë javë, Shqipërisë iu dha drita jeshile nga Komisioni Europian, për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, është një vend ku korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar janë të gjithë të pranishëm. Eshtë një vend ku mbizotëron ende gjakmarrja – nga ai lloj që mund t’i kushtojë jetën Leonardit.
“Gjaku lahet me gjak”: kështu thotë Kanuni, një seri ligjesh tradicionalë shqiptarë me origjinë që në shekullin 15. Eshtë një sistem paralel drejtësie që fokusohet mbi nderin, fajin dhe hakmarrjen, dhe mbetet në fuqi në zonat rurale. Dhe këtu në Shkodër. Ai rrezikon familje të tëra, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë. Dhe gjakmarrjet shpesh herë lindin prej grindjeve në dukje të padëmshme.
Ulur mbi një divan me mbulesë të grisur një mëngjes prilli, poshtë fotografisë së Shën Mërisë që qëndron varur në mur, Leonardi përgatitet të rrëfejë historinë e grindjes që është shndërruar në pengesë për jetën e tij. Teksa përgatit kafe të ëmbël turke për mysafirët, fytyrën e ka të zbehtë, me një shprehje mosbindjeje, përveçse kur buzëqesh. Eshtë i lumtur për vizitën. Cdo ndryshim ritmi në këtë shtëpi me tre dhoma – burgu i tij – është i mirëpritur.
Katër vjet më parë, ia fillon Leonardi, ka patur një mosmarrëveshje për një mulli me ujë lart në male, ku jetonte familja Qukaj. Grindja kish të bënte me kërkesën që familja e Leonardit të paguante për të përdorur ujin që kalonte nëpër pronën e fqinjëve, familja Prroj. Prrojët mendonin se u duhej paguar një tarifë dhe i fyen Qukajt, një goditje e rëndë për nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj. Vrasjet vazhdonin, anëtari i njërit fis do të vriste dikë nga fisi tjetër, duke shkaktuar kështu një vrasje që anëtari i fisit tjetër do të bënte ndaj një anëtari të fisit të parë. Kushërira e Leonardit, Marija, u vra edhe ajo dy vjet më parë.
Me kafenë në dorë, Leonardi ulet tek shkallët që të nxjerrin në oborrin e rrethuar me mur të lartë, për të treguar historinë e kushërirës së tij. Historia e Marijes është pjesë e historisë së tij.
Në Kanun gratë shihen në mënyrë nënçmuese dhe kryesisht si krijuese pasardhësish. Jetët e tyre kanë shumë pak vlerë, gjë që është arsyeja përse përgjithësisht nuk janë shënjestra në raste gjakmarrjesh. Por Marija, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur u vra, po punonte në arat e babait dhe mbante veshur pantallona dhe këmishë. Dukej si djalë, dhe prandaj u vra bashkë me gjyshin e saj.
“Do të të vrasim”
Vdekja e saj bëri shumë bujë dhe Marija u shndërrua në simbol të pakuptimësisë së gjakmarrjes, si dhe nxorri zbuluar prapambetjen në vend. Pati madje edhe marshime proteste në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por Leonardi nuk shkoi. “Sepse në realitet”, thotë ai, “vdekja e Marijes ishte një gabim”. Plumbi kishte qenë për atë vetë. “Tani, edhe babai i Marijas do të më vrasë”. Ai i ka thënë Leonardit: “Do të të vrasim”.
Që atëherë, Leonardi u fshihet edhe të afërmve të tij, përveçse Prrojve. “Prindërit nuk më lënë të dal jashtë”, thotë ai me zë të ulët. “Në vitet e fundit, ka qenë vetëm disa herë në shkollë. “Por vetëm atëherë kur bëhesha kaq agresiv, saqë ime më nuk duronte dot më”, thotë. Leonardi mund të pajtohet me xhaxhanë, por për këtë duhet të vrasë një anëtar të familjes Prroj. Nga ana tjetër, gjakmarrja me Prrojët mund të zgjidhet vetëm nëse familja është gati për pajtim. “Por asnjëra prej këtyre nuk do të ndodhë”, pëshpërit ai.
Kur u dëgjuan të shtënat e atentatit më të fundit të kësaj gjakmarrjeje në 8 prill 2014, Leonardi ishte jashtë në oborr. E ëma e thirri brenda dhe i tha që xhaxhai sapo ishte përpjekur të hakmerrej për vdekjen e Marijas, duke qëlluar 30 herë me kallashnikov mbi kryetarin e fisit Prroj. Ai u godit, por mbijetoi. “Xhaxhai e bëri detyrën”, i tha nëna Leonardit.
Lajmi nuk e habiti Leonardin. Ai është rritur i vetëdijshëm se është një prej 3000 familjeve shqiptare që janë të përfshira në gjakmarrje. Që nga fundi i komunizmit, afro 10 mijë vetë kanë humbur jetën në këtë mënyrë, sipas një vlerësimi të Komitetit të Pajtimit. Gjatë krizës së rëndë të 1997-ës, shumë shqiptarë boshatisën depot e armatimit të ushtrisë. Vetëm një pjesë e vogël e armëve të zjarrit u rimblodhën.
Shteti e ka injoruar prej vitesh këtë problem. Kreu i policisë në Shkodër pretendon se rastet e gjakmarrjes kanë rënë dramatikisht, ku në këtë rajon raportohen vetëm 208, që nga viti 1991. Megjithatë, thotë ai, mijëra shqiptarë kanë kërkuar strehim jashtë vendit, duke pretenduar se jetët e tyre ishin në rrezik për shkak të gjakmarrjes. Ai beson se ata kanë abuzuar me këtë traditë për të kërkuar një jetë më të mirë në Europë. Por megjithëkëtë, qeveria i ka ashpërsuar dënimet për krimet e gjakmarrjes. Deri kohët e fundit, dënimi maksimal ishte deri në 25 vjet burgim, por tani është rritur në 40.
Por njerëz si Leonardi, kushërinjtë dhe vëllai i tij janë ende të përndjekur si pasojë e traditës. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se afro 1500 të rinj në të gjithë vendin janë të detyruar të fshihen në shtëpitë e tyre, për shkak se janë në shënjestër. Nëse arrijnë të rriten, shndërrohen në kriminelë për të marrë hak për familjet e tyre.
Grushtat e bardhë
Leonardi thotë se nuk ndjeu asgjë kur dëgjoi për të shtënat që dolën nga gryka e armës së xhaxhait. “U futa në shtëpi”, thotë. Ndonëse prona e Qukajve është e mbrojtur, ai krejt papritur nuk u ndie i sigurtë në oborrin e tij. U fut brenda, u ul në divan, mbështolli këmbët me krajë dhe nisi të presë – se për çfarë, nuk e dinte.
Atë mbrëmje, i ati nuk u kthye në shtëpi. Ai telefonoi dhe tha se do të fshihej në shtëpinë e një miku për disa muaj. Nëna qante në heshtje ndërsa vëllai i vogël luante me makina në dysheme. Leonardi fillimisht u frikësua, pastaj u zemërua. Teksa rrinte shtrirë në shtrat atë natë, qëllonte me grushta murin aq fort, sa iu bënë të bardhë.
Pak kohë pas vrasjes së parë katër vjet më parë, familja e Leonardit u zhvendos nga fshati malor për në qytet. Për ta, këtu jeta dukej më e sigurtë. Pavarësisht rreziqeve që ndeshte familja, i ati nisi të punojë në ndërtim dhe fëmijët madje shkonin në shkollë. Ata ndërtuan një shtëpi dhe e rrethuan me mur të lartë. Edhe sot, rrobat i nderin përjashtë për t’i tharë, ndërkohë që në kopësht rrisin qepë dhe sallatë jeshile. Nga lart, skena të krijon përshtypjen e një normaliteti të përsosur. Por më pas, familja Prroj u zhvendos në qytet dhe frika u rikthye.
Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës. 1263 paragrafët e tij përfshijnë disa rregulla të mirë, si ata për mikpritjen, apo mbajtjen e fjalës. Por ka edhe një këndvështrim të vjetëruar për nderin, sipas të cilit një vrasje mund të shpaguhet vetëm me vrasje. “Thjeshtë nuk e kuptoj”, thotë Leonardi.
Në pasditen e asaj dite kur ne e vizituam në muajin prill, vëllai 10-vjeçar i Leonardit, i cili lejohet ende të shkojë në shkollë, u kthye në shtëpi. E ëma na tha se do të mund të dalë nga shtëpia edhe për dy vite, “por kur të bëhet burrë, edhe ai do të duhet të fshihet. Kështu do të ndodhë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar”. Gratë dhe fëmijët përjashtohen nga marrja e gjakut, por sot pakkush i ndjek rregullat dhe vitet e fundit në shënjestër janë vënë edhe adoleshentë.
Teksa e ëma flet për tëvëllanë, Leonardi del nxitimthi jashtë në kopësht. Nuk e duron dot. Nuk duron dot të dëgjojë historitë e Florianit për shokët e klasës dhe për vajzat. Shokët e tij ka kohë që nuk i kanë ardhur më për vizitë dhe nuk e dinë përse ai detyrohet të qëndrojë në shtëpi. Ai është kaq i dobët dhe i zbehtë, saqë nuk dëshiron që ata ta shohin në këtë gjendje. Ndonëse vitin tjetër do të jetë 15 vjeç, ende nuk ka puthur një vajzë.
Kur e pyetëm se çfarë do të donte më shumë, na u përgjigj: “Një jetë normale”. Por që t’i jepet fund gjakmarrjes, familja duhet t’i paguajë disa mijëra euro të afërmve të viktimës. Janë shumë para në një vend të varfër si Shqipëria, dhe familja e Leonardit nuk i ka.
“Kur bën këtë punë, pi shumë raki”
Grupe të ndryshëm në Shkodër po punojnë për të pajtuar familjet në gjak. Njëri, Justitia dhe Pax ka përfunduar një projekt fotografik ku shfaqen portrete të rinjsh që janë detyruar të qëndrojnë të fshehur. Cdo të martë, dy murgesha nga Zvicra organizojnë një grup mbështetjeje për të rinjtë e fshehur, që u mundëson të largohen për dy orë nga shtëpia.
Nikoll Shullani, i Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve di shumë histori faji dhe pajtimi, i një kuptimi të pavërtetë të nderit, por edhe shpresës për të ardhmen e Shqipërisë në Europë si dhe ëndrrës që të rinjtë shqiptarë t’i shpëtojnë kësaj tradite të frikshme. Ai njeh dhe historitë e familjeve Qukaj dhe Prroj, dhe të dyja i shkaktojnë ndjenja pafuqie dhe zemërimi. “Duhet të pish shumë raki për të bërë këtë lloj pune”, thotë ai.
Në javën pas atentatit, ata që kanë shënjestruar Leonardin refuzuan të presin vizitorë. Shullani ka qenë tashmë tre herë në shtëpinë e tyre, por pa sukses. Tani, ai u troket edhe një herë.
Prrojët janë ulur në dhomën e ndenies dhe në tryezë janë edhe disa fqinjë. Djali 28-vjeçar i tyre, Niku ka hapur Google Maps në një kompjuter dhe tregon urën në male ku u qëllua i ati. Bashkëshortja e Nikut i sjell raki dhe cigare. Janë gati të flasin, por jo për çështje që lidhen me gjakmarrjen apo Marijen. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e saj, edhe dy vjet pas vdekjes.
Kur e pyet se cfarë ndodhi një javë më parë, Nik Prroj përgjigjet: “Dy burra më zunë pritë në mal. Donin të më qëllonin në ballë, por ose ishin shumë larg, ose shumë budallenj”.
Ai thotë se për të “nderi është më i rëndësishëm se jeta”.
Kur e pyet nëse këtë gjë u thotë fëmijëve, ai përgjigjet “po”.
Duke përshkruar mendimet që ka për paqen, ai thotë: “I dërgova një letër qeverisë, ku i thosha se kam frikë nga hakmarrja dhe ata nuk më kanë ofruar mbrojtje. Jemi të detyruar të kujdesemi vetë për këtë”. Prroj më i madh tregon letrën. I ati i hedh më shumë raki dhe pastaj zhytet në heshtje.
Sërish brenda
“Ajo që ndodhi me Marijen ishte aksident”, thotë një prej pjesëtarëve të familjes. “Nuk donim të vrisnim asnjë vajzë. Tani ikni!”
Shullani thotë se në shumicën e rasteve këto kohë, njerëzit nuk po zbatojnë rregullat e vërtetë të Kanunit. Të gjithë duket sikur sajojnë rregulla, dhe nuk ka respekt për moshën e fëmijëve. Kanuni thotë gjithashtu se shtëpitë duhet të jenë streha të sigurta, por as ato nuk janë më të tilla sot. Shumica e sulmeve, beson ai, janë produkt i frustrimit, dhe jo i përpjekjes për të shpëtuar nderin.
Një tjetër ditë mbyllet në Shkodër, dhe në shtëpinë e Leonard Qukajt ka rënë heshtja. Vëllai ka shkuar të takojë një shok dhe mamaja ka dalë të bëjë pazarin. Ai shpjegon se si bashkë me të ëmën lanë tapetët në mëngjes, i dhanë një dorë tjetër gëlqere mureve dhe fshinë dyshemenë. “E dimë që do të rri këtu për një kohë të gjatë”, thotë ai.
Leonardi është krehur dhe ka veshur një këmishë lejla, sikur të jetë gati të dalë. Zhvendoset nga dhoma e ndenjes për në oborrin e ngushtë dhe nis të luajë me një top futbolli. Nuk dëshiron të flasë më. Përqëndrohet tek loja, deri kur në male bie muzgu dhe vjen koha për t’u futur përsëri brenda.
Përshtatur në shqip nga bota.al
Ne koken tende baca Sali!
Ne kohen e Dulles u harrua gjakmarrja, ne kohen tende lulezoi (me shume se Lulzim Bosha)!
SEPSE KESHTU I KA INTERESUAR GJITHMONE ARMIKUT:
PERCA E SUNNDO!
http://goo.gl/qHbXK7
ja rilindja e Rames… nuk ka shtet… si mund te ndihet qytetari i pambrojtur ne vendin e tij…
kjo eshte rilindja e Edvin PKSH Rames?
rrofshi ju qe e votuat dhe ju qe pagoni taksat…
ku eshte policia?
apo shet drogen e Edit?
Leshterik!
po pse,keta qe jane te mbyllur ne gjak tani ne kohen ripjerdhjes,mos dilnin gje te lire nga shtepia ne kohen e Sali Bollekut.O mik,kesaj i thone mut makina e kak shoferi!
Na ishte sec na ishte. Na ishte nje here blogu i TEMA-s ku lexoje dhe shkruaje me qejf, ku idete perplaseshin ne forme qytetare dhe 2-3 dru te shtrember nuk e prishnin dot stiven.
Tani blogu eshte i palexueshem. E kane mbuluar Leshteriket qe dalin nga zorra e trashe.
Shko mor pjerdhu!
Duam te na pranojne ne Europe ne bytha jone!Po a shkohet ne Europe duke lejuar akoma zbatimin e ligjeve te mesjetes ne shekullin 21,ne anen tjeter cjapat me mjekrra e pantallona trecerekshe qe shkojne te luftojne per ligjet e sharias ne Siri,edhe kur vine ketu vine me ato ideale!Shkurt muhabeti,te rrim shtrember e te flasim drejt,ne s’e meriotojme Europen!
O leshteterik qenke dhe nga trut siç ke psoudenimin,sa per dijeni mos u perziej me te kaluaren ne qoftese nuk e nje, pyt para se te komentosh,EDI RAMA esht kryeminister i nje shteti kapitalist siç esht shqpria sot,koh me par ju njerezve te gjakmarrjes apo si te themi te kanunit,sistemi kaluar ja u priste bibilushin po te benit vrasje per kanun,50dhjet vjet hengret pit dhe jetut me hasmin si me vllain tuj,kurse sot ne demokraci nuk e rruan kerkush per ju te kanunit, ne kte sistem kush vdes keq per ate dhe shtetit si rruhet fare, sepse ky esht sistemi qe jetojm,pra dua te sqaroj qe nuk esht sistemi kaluar qe ja u ka fain, fain e ka ai qe ka shkruar kanunin dhe injoranca rraces tuj, plus dhe qeverit sot qe se rrujn per kte popull fatkeq.
Jepini kafsheri sa te hani kokat perfundimisht. Pwer te tille njerez me bajga ne mendje s’te vjen keq. Jeta i jepet njeriut vetem nje here, jo per ta humbur ate si te ishte qen.
Kafshet me dy kembe jane turp i qyteterimit.
Ne kohen e ENVER HOXHES nuk guxonte kush te vriste njeri se VAREJ ne mes te qytetit!!!
Atehere nuk guxonte kush te mbante edhe arme,pa le ta perdorte ate!!
Ne SOCIALIZEM NJEREZIT JETONIN SI QENIE HUMANE,ndersa ne KAPITALIZEM jetojne si KAFSHE!!!
Tani jeta nuk ka ASNJE KUPTIM!!!
Shume e sakte.Ne pak rreshta i ke thene te gjitha.
O berto shyqyr qe shkrujte dicka pozitive se bashk me turkothithesin ishe bere prifti shpirtkeq i ktij forumi.
kur greket bejne qef sta bouzoukia,gyzelet rrine te ngujuar nga frika e kalaznikov-it…………..popull zoulou!
hahahahahahaha greket bejne qejf ne buzuqi ???? hahahahahaa.
ajo kohe kujtohet me mallengjim nga greket re mounopano
PARE MOU MIA PIPA
http://www.youtube.com/watch?v=Xs61fbKO7UM&index=1&list=RDXs61fbKO7UM
Po me katoliket ç’pate o mavri ?!-Nuk i lexove emrat, apo edhe ata ashtu me bythe siç i ben te gjitha punet ti ?!
Ju ortodokset paskeni qene me talebane se islamiket vete. Bobo c´na gjeti. Mjere Shqiperia. Ju dhjefsha mu ne prifterinje dhe hoxhallare.
Vetem nji logjike paraziti filogrek etnomazokist qe e shtyn jeten duke vjelle qelb ndaj popullit qe e rriti mund te krenohet me parazitizmin. Jeni popull kerrme dhe te degjeneruar,, ne buze te humneres krenoheni me PARAZITIZEM. Ne nuk e mbulojme mutin me shurre or k**turku-ngrenes,,problemet qe i kemi i deklarojme. Po ju qe keni ngelur ne mesjete kraj per krah me iranin, shtet fetar i degjeneruar fund e maje. Tpakten ekstremistet e krahut tjeter nuk jane pederaaaaa……
Ja, ky eshte zakoni me i bukur qe kane shqiptaret. BESA. Le te vriten. Ndryshe nuk kemi me cfare te mburremi neper bote.
Atje ku nuk njihet termi BESE, atje nuk ka gjakmarrje. Ne Shqiperine e Mesme, psh. Nuk japin bese, sepse nuk kane zakonin e pabesise.
Ku ekzistonte pabesia, u shpik besa. U perdor Lenda Helmuese Luftarake, pa u shpik kundergazi. Lindi tanku, prandaj doli kundertaku. Kunder avionit u perdor raketa kunderajrore. Malarja bente kerdine prandaj mjekesia prodhoi kininen. Kunder nje semundje, doli nje ilac mjekesor.
Pabesia e madhe dhe e shemtuar lindi zakonin e bukur te beses.
A, ju doni Xhaxhi Enverin. Pse ateher gjakmarrja shkoi ne zero. Ne 20 vjetet e fondit 10 mije te vrare nga gjakmarrja. Ne 50 vjetet e Enverit 3 mije te pushkatuar. Edhe nga ata qe fillimisht guxuan te aplikonin gjakmarrjen.
Enveri arriti deri atje sa i martoi me njeri tjetrin familjet ne gjak. E shikoni pra, sa i keq ka qene Enveri.
E ke gabim . BESA nuk eshte asgje tjeter pervec “Fjales se dhene”. Nuk eshte vetem tradite Shqiptare por eshte tradite Europiane e cila me kalimin e kohes jo vetem ka humbur vlere poer eshte kthyer ne nje MASHTRIM . Amerikanet kane u kane dhene 33 “BESA” (traktate) Indianve dhe Indianet u kan “BESUAR “( TE BESOSH KA RRENJE FJALEN BESA OSE ANASJELLTAS). E njejta histori ka ndodh edhe me popullin tone ..nje shembull : Kur ushtria serbe arriti ne sanxhakun e Nishit ne 1877/78 ushtaraket e larte serbe dhe princj serb u dhane “Besen ” pra fjalen “arrnautve ” se nuk do ti vrisnin dhe as nuk do ti debonin nese ata do te dorzonin armet dhe do ti qendronin besnik princit serb dhe shtetit serb , arrnautet si NAIVE qe jane i “BESUAN” dhe perfunduan ashtu si te gjithe e dime . Mbyllje : BESA ESHTE VIRTYT I NJERZVE TE MIRE POR ATA NJEREZ QE KANE BESE JANE TE RRALLE DHE MASHTROHEN (TRADHTOHEN) NGA NJERZIT E KQIJ QE BESEN E KONSIDEROJNE SI PIKE TE DOBET OSE “NAIVITET”. BESA ESHTE VIRTYT ANTIK NE NJE BOTE MODERNE DHE GENJESHTARE. Ps : Shqiperia e mesme dhe ajo e jugut kane qene gjithmon ne kontakt me popuj dhe perandori te ndryshme ku pa dinakeri nuk mund te shkoje dhe aq larg ndersa zona verperindomre e Shqiperise ka qene e izoluar ,jo me kot Besa dhe Gjakmarrja jan akoma shume te “gjalla” ne kte zone ,sidomos te ne Katoliket.
“ILIRET”, nuk e besoj qe e njeh Kanunin, nuk besoj se e ke lexuar as Kushtetuten? Puna e Kanunit eshte si puna e Kushtetutes qe asnjera nuk respektohen.
“Besa” si institucion i se drejtes ne gjuhen moderne quhet “kontrate”. Te gjitha kontratat jane bere per tu prishur dhe jo respektuar edhe “besa” eshte e tille. “Besa” sipas Kanunit ka edhe “dorezane” do me thene garantin, “Dorezane dore dhene”.
Te gjitha vrasjen nuk kane lidhje me Kanunin e jane kunder Kanunit, megjithese Kanuni pushon se ekzistuari ne momentin qe nuk ekzistojne istitucionet e saja. Meqenese kemi shtet me emra sali, ali, kapllan, asllan etj etj jane te interesuar qe katoliket te vriten. E si nuk kane turp katoliket qe me gjakun e tyre te ngrohet Sali QENI?
Ore vertet me vjen keq per keta qe ngujohen, po çoç kane bere dhe keta, ose fisi i tyre. Se ai tjetri nuk te vret per kot.
Problemi eshte qe gjynah femijet te vuajne kafsherite e prinderve, xhaxhallareve apo dajallareve…
Per sa kohe shteti eshte nokdaun dhe injoranca mbreteron kete pjese te popullsise, kjo gjendje do vazhdoje…
Lavdi Enver Hoxhës.
Kur lexon këtë shkrim, duket sikur flitet për ndonjë “vënd të largët”, në “fund të botës”, ku koha ka mbetur në vënd këtu e njëmijë vjet…dhe jo për një vënd në mes të Evropës…Dhe pastaj themi, se pse bota janë kaq dyshues dhe skeptikë, për neve… Dhe politikanët tanë,”historianët” tanë, “mediat” tona, përpiqen të “na vënë në gjumë” me “përralla të bukura” për “besën”, “trimërinë”, “kulturën” dhe trashegiminë tonë, që nuk e ka asnjë komb i botës…(!!!???)