P/ligji për reformimin e SHKB/Tahiri: Kemi proceduar 154 policë për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)

9 Qershor 2014, 11:44Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron në Komisionin parlamentar të Ligjeve se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është përdorur si kamxhik politik. Tahiri prezantoi në komision p/ligjin “Për Shërbimin për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Drafti synon të reformojë thellësisht strukturën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), duke e emërtuar Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme.

Në paraqitjen e ligjit të ri, ministri Tahiri tha se drafti përcakton misionin, organizimin, funksionimin dhe rregullimin e pozitës juridike të Shërbimit për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme (SHAÇB), si dhe karrierën, detyrat, të drejtat e përgjegjësitë e punonjësit të këtij shërbimi, që deri tani ka funksionuar sipas nje ligji të vitit 2008. Nenet e draftit të ri përcaktojnë se SHAÇB e ushtron veprimtarinë e tij ndaj strukturave të Policisë së Shtetit, strukturës përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, si dhe strukturës së mbrojtjes nga zjarri. Objekt i veprimtarisë së Shërbimit, sipas ministrit te Brendshëm, është parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprave penale, si dhe i shkeljeve të ligjit të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës apo për shkak të saj; pranimi, administrimi dhe zgjidhja e ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës sipas standardeve të miratuara; ruajtja e integritetit të punonjësve të strukturave; kontrolli i pasurisë së pajustifikuar të personave, objekt hetimi, etj

Gjatë raportimit, ministri i Brendshëm bëri të ditur se janë proceduar 154 drejtues policie në prokurori për shpërdorim detyre, trafik armësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Në vijim ai shtoi se përmes këtij ligji do të realizohet reformimi i kësaj strukture proces që do të ketë në themel performancën.

Ndërkohë deputeti demokrat Arben Ristani referuar emërimit të Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit, tha se kreu i SHKB nuk mund të jetë ish-numërues i Partisë Socialiste. Gjithashtu Ristani kërkoi sqarime mbi mekanizmin që do e mbajë këtë strukturë jashtë ndikimeve politike.

 

11 komente në “P/ligji për reformimin e SHKB/Tahiri: Kemi proceduar 154 policë për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni (VIDEO)”

  1. alimadhi says:

    reforma strategjike per te ardhmen e policise !

  2. zambi says:

    Persa i perket policeve te derguar ne prokurori per shkelje, BRAVO.
    Vetem keshtu mund te forcohet shteti, duke denuar ata te cilet nuk zbatojne ligjin.

    Ne lidhje me reformen ligjore bota funksionon me ligje shekullore. Nqs SHKB ka funsionuar me ligj te 2008 nuk dmth ndonje gje te keqe pervecse kur ju keni evidentuar ndonje problem ne te si ligj. Kjo dmth vazhdimesi ne nje shtet normal, gje per te cilen Shqiperia ka nevoje.

    Ne lidhje me ligjin e ri pervec emrit ka ndryshuar ndonje gje tjeter?

  3. Drenica says:

    Ministri i Rendit dita dites po e reformon e do ta beje me efikas cdo sherbim ne kete ministri,por nese nuk ndodh e njejta gje ne strukturen e SHISH,asgja nuk do te jete me rezultat pozitiv.Struktura e SHISH DUHET REFORMUAR ME THEMEL,E PA U VONUAR.ATY FLEN UJKU……!

  4. Jimi says:

    Si urdheron z Risto,Tahiri duhet ta kete mire parasushe direktiven tende,ne vende te komisionerit te PS se ne krye te policise
    duhet pa tjeter te vendosi aty nje militante te PD se.Jo me kote PS se ju dhane 1 milon vota,kjo e fundit te mbaje celsat e kashtes ndersa PD ja te kete titullaret e qeverise te cilet te drejtojne shtetin {sepse vetem keta dine mire se si drejtohet shteti, sic edhe e drejtuan deri me sote}

  5. Iremila says:

    Z.Tahiri.Cakto shef te SHACB Ristan mavrine DHE KULICAJN mafjoz qe PD te rrije e qete per pislleqete qe kane bere dhe kerkojne te beje.Ata te dy jane kopetent te mashtrimit dhe te fallcifikimit.Bjeu derrave se nje turi kane si udheheqesi i tyre shpirteror.Te lumte.

  6. viktor kanada says:

    Meriton te vleresohen te gjitha reformat e bera deri me sot nga Ministria e Brendshme ne drejtim te transformimit rrenjesor te ketij institucioni teper te rendesishem per shoqerine shqiptare duke e rikthyer kete institucion ne origjinen e vet te krijimit dhe funksionimit duke lene menjane klanet partiake te cilat nuk po mbeshtetin si duhet keto reforma te domosdoshme per shoqerine shqiptare.Edhe njehere pergezime te gjithe stafit dhe strukturave te tjera te Ministrise Brendshme ne punen tuaj fisnike e te veshtire dhe dedikimin tuaj profesional per te paraqitur imazhin tuaj te vertete ne drejtim te forcimit dhe funksionimit te nje shteti ligjor.

  7. kengetari says:

    Une mund te jem dakort me te gjitha dhe do degjoj ato qe me thote ministri Tahiri. Por, kam nje kerkese te vogel NDRONI EMRIN e shkurter (SHACB).
    Ju lutem shume gjeni nje emer tjeter qe te mos manipulohet sepse, do te ndodhe qe ndonje polic i korruptuar e dashakeq qe do te marre ndonje 2 mije leksh dhe ka frike nga spiunet e sherbimit, apo ndonje deputet si Halimi, Ristani a Noka, per ti nxjerre namin e keq gjith sherbimit do ta perktheje nga SHACB (SHerbimi i Ankesave dhe Ceshtjeve te Brendshme) do ti thote…….. ……… kuptoje vet o Sajmir se je djale i zgjuar, ironik e tharte.

  8. arsen says:

    Aq mire punon kjo SHKB-ja saaaaa:
    CDO DITE SHOFIM NE RRUGET E TIRANES MJETE MOTORRIKE ME 3 RROTA ( jevgjit e Pazarit te Ri qe mbledhin plehra e hekra) PA TARGA, PA SIGURACION, PA LEJE DREJTIMI ETJ ETJ…. CFARE KA BERE DERI TANI???????????’
    Po shefat e Policise Rrugore, a i shofin rruges keto mjete?
    PO BUDALLIKU ME I MODH?
    SHOFERI DUHET TE VEJE RRYPIN E SIGURIMIT,…
    PO PASAGJERI NE VEND TE PARE??? NUK JA FUT XHAMIT ME KOKE, NJESOJ SI SHOFERI????
    Ca rregullash jane keto? Pakistaneze, Vietnameze, Kineze????
    Do shkoje policia jone ne Europe????!!!!!!!!!!!!!

  9. Tom says:

    Kush e kontrollon Sherbimin per Ankesat dhe Çeshtjet e Brendeshme????

    1. kengetari says:

      Sherbimin e kontrollon ministri.
      Ne te gjitha kohet ky sherbim (dikur SHIR-i,dje ShKB-ja dhe sot ShACB-ja), pavaresisht se kush forca ka qene ne pushtet eshte mjet i ministrit per realizimin e politikave te veta.
      Ju sjell ne vemendje ministrin socialist Poci, pas tij Toska, te ndjerin Olldashi, Bujar Nishanin, Saliun, Lulin, Noken dhe nuk ka perse te bej sens te kundert ministri i sotem Tahiri, te cilet kontrollin politik te policise e realizojne me ane te ketij Sherbimi.
      Llafet e tjera, ti lene e te mos na bejne per budallenj.
      Ju dogj barku ministrave per paanshmerine politike te sherbimit. Po te jete ashtu pse vuri Arben Skendon Sajmiri, pse vuri Astrit Halilin (kunatin e Isuf Celes) Saliu, etj.
      Doni sherbim te pavarur jepini status qe te varet nga parlamenti dhe jepini imunitet punonjesve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje