Rama: Fund zaptimit të plazheve nga privatët. Garë me cilësinë, jo me numrat (VIDEO)

9 Qershor 2014, 13:25Sociale TEMA

Pastrimi dhe pastërtia do të jenë fjalët kyçe në këtë sezon turistik. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e planit në lidhje me sezonin turistik në vend. Rama theksoi se ky sezon turistik është një sfidë e parë, e cila duhet fituar me patjetër.

“Ne nuk mund të jemi më një vend kur të ofrojmë turizëm me plehra apo kur pushuesit që bëjnë banjo dielli të flakin në rërë çdo gjë që kanë në dorë. Nuk besoj se ka ndonjë gjë për të festuar kur fillon sezoni turistik, sikundër ka ndodhur më parë, dhe as do të premtoj çudira sepse edhe kjo duhet të ndryshojë.  Sa herë fillon vapa qeveria, sipas zakonit, shfaqet dhe flet për mrekullira, por për ne ky sezon fillon si një sfidë e parë si një qasje e re dhe sfidë e re për turizmin në vend.  Nuk është meritë e asnjë qeverie që turizmi në këtë vend funksionon falë bujarisë që ka pasur Zoti me këtë vend të bekuar që i ka të gjitha për të qenë një histori suksesi në fushën e turizmit”, u shpreh Rama.

Në vijim ai theksoi se kemi nisur punën tonë kohë më parë me pastrimin dhe çlirimin e territoreve turistike nga plehrat. Në këtë kuadër, Rama tha se duhet ti japim fund kohës kur Shqipëria të refuzohet nga turistët vetëm e vetëm se është pis.

“Ky vend mund të jetë i varfër, mund të ketë njëmijë e një halle, por nuk mund të jetë pis. Koha që kishim në dispozicion ishte shumë e shkurtër për të bërë më shumë, por nëse do e bëjmë me sukses atëherë do të jetë shumë pasi krijojmë rrugë dhe plazhe të pastra. Ky do të jetë një operacion pastrimi dhe ndërgjegjësimi. Sot FA janë tërësisht të justifikuara dhe respektuara të marrin pjesë në një operacion të tillë sepse emergjenca e plehrave në këtë vend nuk është aspak më e vogël sesa ajo e përmbytjeve apo e tërmeteve”, u shpreh Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai akuzoi ish-Qeverinë Berisha se nuk kishte në vëmendje të saj një territor të pastër dhe pa plehra, pasi kshim një qeveri që ndjehej mirë mes plehrave. Duke vijuar sërisht me pastrimin, Rama theksoi se kjo fushatë do të jetë pastrimi dhe ndërgjegjësimi pasi FA nuk do të jetë aty çdo vit për tu kthyer në një ndërmarrje pastrimi, por do të jetë aty për të dhënë mesazhin që të gjithë bashkë jo vetëm mund të mbajmë plazhe të pastra, por pastërtia të jetë në atë nivel sa ne ta kemi turizmin histori suksesi.

“Të jeni të bindur se sikur çdo kush nga ne që rri në rërë dhe hedh atë që ka në dorë jo në kosh por në rërë, sikur gjithë ushtria e NATO-s të vijë, nuk do të mund të pastrojë plazhet apo zonat turistike”, u shpreh Rama. Kryeministri kërkoi që në këtë sezon turistik të hiqet dorë nga etiketimi i kujdo që hyn në territorin shqiptar si turist. „Duhet të heqim dorë nga ajo që ka ndodhur deri më sot, kur çdo kush që hynte në këtë vend quhej turist. Në Shqipëri mund të hyjnë 3 apo 3.4 milionë njerëz në një sezon të caktuar, por ato nuk duhen numëruar si turistë, pasi kështu i bie që të gjithë ne të jemi turista në këtë vend”, theksoi Rama.

Një tjetër çëstje për të cilën Kryeministri kërkoi angazhim maksimal ishte ajo e dhënies fund të zaptimit të plazheve.

“Nuk do e tolerojmë më këtë bashkëpunimin e deritanishëm mes një pushtetari vendos që ka një plazh në territorin e tij dhe një subjekti, që ka bërë që sot në Shqipëri mos ketë më asnjë metër plazh publik. Do të ndajmë qartësisht territoret dhe përgjegjësitë. Privati do të marrë me një kontratë me pushtetin vendor të drejtën për të shfrytëzuar një pjesë të kuadratit që do ta mirëmbajë, ndërkohë që historia e shqiptarëve që të paguajnë lekë për të prekur rërë dhe det do të marrë fund. Plazhet janë të popullit shqiptar dhe janë të çdo shqiptari pa detyrime për të paguar para që të hyjë në det”, tha Rama.

Në vijim ai shpjegoi se nëse sot një insvetitor ka hotelin në bregdet, atëherë rëra që ka përpara hotelit të tij fillimisht duhet t’i ofrohet këtij subjekti për ta menaxhuar, dhe nëse ai nuk pranon atëherë kjo mund ti ofrohet një tjetër subjekti.

Në fjalën e tij, një tjetër masë e prezantuar nga Kryeministri ishte ajo e zhurmave në zonat turistike.

“Nuk do të lejojmë standarde të papranueshme muzikore deri në orët e para të mëngjesit.Kjo është një kërkesë që deri dje nuk është marrë parasysh, por ne nuk do të tolerojmë situata të tilla, kur pushuesit në një zonë turistike që kanë shkuar në një hotel, nuk kanë shkuar atje për të dëgjuar një muzikë të tillë”, tha ai.

Gjithashtu Rama paralajmëroi krijimin e një marrëdhënie të re mes Policisë së Shtetit dhe turistëve apo qytetarëve që do të kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

“Me ministrin e Brendshëm po përfundojmë edhe atë pjesë shumë problematike që ka të bëjë me përfshirjen e ndërtimeve pa leje dhe kuturu dhe të gjithë krimeve mjedisore nën ombrellën e detyrave të Policisë së Shtetit. Historia e një grushti inspektorësh ndërtimi që vrapojnë nëpër Shqipëri, ndërkohë që mijëra grushta ngrihen për të goditur ligjin, duhet të trajtohet si krim. Çdo prerje druri duhet trajtuar si krim dhe nuk do të jenë më çështje inspektoriatesh fillikate që bredhin si cetë”, tha Rama.

Ministrja eZhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni premtoi një sezon turistik ndryshe falë bashkëpunimit mes të gjitha institucioneve dhe operatorëve të turizmit, duke shtuar se shërbimet publike do të jenë më cilësore dhe plazhe më të pastra.

“Qeveria e mëparshme nuk kishte vëmendje ndaj turizmit, duke mos krijuar hapësirë të qëndrueshme dhe duke lënë zhvillim kaotik. Për herë të parë pas shumë vitesh po realizohet dizisfektimi në zonat turistike, sikundër do të vendoset linja e trageteve mes Pogradecit dhe Ohrit”, tha ajo.

Ministrja Gjermeni në vijim u shpreh se nga Ministria e Transporteve po sistemohen kanalizimet, sikundër janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave bregdetare.  Një risi, sipas Gjermenit, në këtë sezon turistik janë rojet e bregdetit në 7 plazhe pilot.  Po kështu si risi ajo përmendi edhe çertifikimin e udhërrëfyesve të parë turistik. Në kuadrin e masave për një sezon turistik të suksesshëm, Gjermeni përmendi edhe vendosjen e një numri të gjelbër për të denoncuar shqetësimet në zonat turistike.

Ministri Edmond Haxhinasto vuri theksin në angazhimin e strukturave të shtetit në ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësie të lartë për turistët vendas dhe të huaj.

“Si asnjëherë tjetër ka pasur një koordinim ndërinstitucional duke krijuar sinergji përkatëse për të prodhuar atë energji për të përballuar të gjitha sfidat e sezonit turistik. Bashkëpunimi ynë synon edhe për të shmangur aksidentet rrugore, ndaj i drejtoj një apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Po kështu efekt për këtë sezon ka edhe përmirësimi i transportit ndërqytetas dhe brenda javës do e paraqesim edhe publikisht. Për herë të parë, sëbashku me përfaqësuesit e turizmit, kemi përgatitur një broshurë për të gjithë iteneraret që ka Shqipëria. Fondi i sinjalistikës do të përqëndrohet në akset që i shërbejnë turizmit dhe brenda pak javësh aksi Rrogozhinë-Sarandë do të ketë një sinjalistikë krejt tjetër. Do të investojmë në pikat e zeza që mbeten prioritet për ne. Këto ditë përfundon kalata e re në portin e Sarandës, që do ti shërbejë krocerave. Po kështu janë realizuar investimet në portin e Vlorës, Shëngjinit dhe Durrësit, sikundër më 15 Qershor nis linja Pogradec-Ohër.  Lehtësirat e ofruara për operatorët e detit, nën moton Shqipëria paguhet një herë dhe ka vlerë për të gjitha portet, do të japë efektet pozitive përgjatë sezonit turisktik”, tha Haxhinasto.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj u ndal në angazhimin e Forcave të Armatosura për pastrimin e akseve rrugore dhe zonave turistike.

“Po adresojmë një nga çështjet më sensitive për pushuesit dhe ne kemi vullnet për ti bërë gjërat shumë mirë. Do jemi në krah të strukturave përgjegjëse për një sezon turistik të suksesshëm. E nisëm punën tonë muaj më parë, kur mijëra gra dhe burra me uniformë pastruan mijëra ton hedhurina dhe mbeturina si në zonat bregdetare ashtu edhe në akset rrugore. Garën sot e kemi me cilësinë dhe jo me hyrjet daljet. FA do të ngrenë 10 pika në plazhet e vendit me qëllim mbështetjen ndaj strukturave për një sezon turistik të suksesshëm. Do të mbështesim çdo strukturë për një sezon turistik të qetë dhe me cilësi. Siguria e gjithkujt kalon nga siguria e ambientit. Ne jemi një zë i konsiderueshëm me mjete, logjistikë, infrastrukturë, dhe nuk do të rrijmë indiferentë. Sot FA do të angazhohen shumë më pranë komunitetit, do të jenë krah strukturave të tjera të shtetit për më shumë siguri, më shumë cilësi”, theksoi Kodheli.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  në fjalën e tij u shpreh se shërbimi i Policisë së Shtetit do të jetë në gadishmëri të pushuesve. Tahiri ka shpjeguar se si do të funksionojë kujdesi në zonat turistike duke vënë në dispozicion forca më të shumta policie, duke ngritur edhe stacione policore të përkohshme. Tahiri ka deklaruar se do të merren masa në akset rrugore nëpërmjet patrullimeve duke shmangur edhe trafikun.

“Do të merren masa në akset rrugore të cilat drejtohen në zonat turisitike. Do të kryhet nëpërmjet patrullimit në rrugët kryesore rrugore monitorimi dhe drejtimi i trafikut duke krijuar lehtësi për qytetarët duke parandaluar aksident. Shërbimi i rendit dhe i qetësisë publike në zonat turistike është parashikuar duke rritur numrin e policëve që do të shërbejnë në zonat turistike por edhe duke riorganizuar dhe funksionimin e stacioneve policore me stacione policore të përkohshme në disa plazhe të cilat deri dje nuk ishin stacion policor. Këto do të jenë me personel të përkohshëm që do të ofrojnë shërbim e sigurisë dhe rendit publik”, tha Tahiri.

Tahiri ka deklaruar gjithashtu se me Policinë e Shtetit do të bashkëpunojnë edhe Emergjencat Civile me Zjarrfikëset.

“Janë përcaktuar dislokimi i ndërhyrjes së shpejtë për një garanci maksimale për turistët. Shërbimet e parandalimit të krimit do të jenë në dispozicion gjatë sezonit duke pasur më shumë punonjës duke përcaktuar zonat prioritare. Shërbimet e ndihmës së shpejtë do të kryhen nga policia dhe reparet e shërbimeve. Edhe Emergjencat Civile do të bashkohen me shërbimet e policisë për t’i ardhur në ndihmë ngjarjeve që sjellin pasoja në zhvillimin turistik të vendit. Shërbimi zjarrfikës ka riorganizuar personelin dhe mejtet për t’iu përgjigjur policisë dhe emergjencave civile për t’i ardhur në ndihmë shqetësimeve të pushuesve”, tha Tahiri.

50 komente në “Rama: Fund zaptimit të plazheve nga privatët. Garë me cilësinë, jo me numrat (VIDEO)”

  1. tiku says:

    SHTET O SHOK SHTET! KJO ESHTE E ARDHMJA! TURIZMI! E KENI PARE TURQIN E GREQIN? ASHTU EDHE NE!!!

    1. eri says:

      une sduroj dot me ate iden qe duhet te lahem e sme lene ndonje roje agresiv i shezllonave e me kerkon lek! nese ti e ben kete vere vertet realitet kete gjene hallall te qoft vota..

      1. genti says:

        Une jam shume krenar qe degjoj se me ne fund sdo fusin me duart pisat e klientet ne bregdet e ai do i kthehet qytetarit..

        kjo eshte ajo qe donim.. pastertia eshte gjest qytetar e shqipetaret do e tregojne ate

        1. eleni says:

          Te lumte EDi. Une them se do jete nje sezo i begate sepse pasteria e qytetaria rregullojne imazhin e vendit.. kjo eshte nje frymemarrje e re qe besoj se do pasqyrohet ngado..

          promovimi juaj dhe puna e pastrimit ka pasur nje ndikim te madh

          1. eleni says:

            Pune e mire zoti kryeminister,.. besoj se e gjithe puna juaj do pasqyrohet ne me shume turiste e me shume cilesi sherbimi..

            kjo eshte sa e lehte dhe e veshtire, duhet sensibilizim

            1. Rezi says:

              Suksese ED. Ngahera je njeri i etikes e punes se palodhur..

              1. Horri i Bulevardit says:

                Ah mer Ed Rama cja ke prish qejfin atyne femijeve te sales me ket eqe ke thene..

                si do pasurohen tani ata?

                1. Doli says:

                  Ja pra qe kur do shteti e mbledh stuaten.. Mjafton qe te mos kete zaptime e te kete me shume ndergjegje qytetare.. Rama madje po ben shume per pastertine, pasi kete duhet ta beje vete shteti

                  1. jona says:

                    Mua me vjen mire qe me ne fund kemi shtet te pergjegjshem e poashtu duhet te behemi dhe ne qytetaret me shume te pergjegjshem..

                    kjo nuk eshte dicka qe e ben vetem shtei, kjo na takon te gjitheve

                    1. Kreni says:

                      Bravo bravo bravo

        2. A'''''''' says:

          Te shohim cdo te ndodhe.Koha iken shume shpejt.

      2. ura says:

        nuk ka me qesharak sesa puna e dobet e bere nga kkrt-ja e berishes qe e dhjeu komplet vendin e bregdetin.

      3. BrektEDI says:

        Ky eshte nje kokerr mashtrusi dhe i paafti qe se ka shokun. Kush e ka penguar kete gjatosh (qe si shkon gjaku ne tru), qe te vendose rregullin neper plazhet e Shqiperise madje dhe per plazhe nudistesh kur BASHKITE: E DURRESIT, VLORES, SARANDES, KSAMILIT, LEZHES, HIMARES, VELIPOJES, DIVJAKES etj. Drejtohen prej eksponenteve te majte, kryesisht te PS. OK jam dakort qe Sali Berisha ishte nje kokerr muti qe se kishte shokun, Nje mbeturine e komunizmit, por mos kujtoni se ky palloshi eshte aq i mire sa ce beni neper komente. Mjafton te pyesni socialistet e bazes per te ndertuar nje portret te tij, shembelltyre te mosmirenjohjes, felliqesise dhe arrogances.

        1. Pepokorcari1 says:

          Or djale, ky eshte problemi, eshte se ky lloj kryeministri nuk eshte per ne Shqiptaret, por per Europianet. Ne nuk meritojme kryeministra qe te verteten e thone paster, por duam ato qe na mashtrojne. Shikoni mer cfare ndryshimi ka ky me ministrat e tij e jo me me idiotet komunar se as kryetar bashkie nuk quhen,ky flet realisht e 4 ministrat ja fusin si kau peles, e ky i sjell me kembe ne toke. Kjo eshte fatkeqsi ne fund, mire Shqiptaret e ndershem i ka zene rrota bishtin te vuajne ne kete vend sepse po te kishin lindur ne perendim do kishin bere hajer, por ketu jane bere per gjynah dhe lideret mendjehapur sepse po te ishin jashte ketij vendi ku ministrat fluturojne me presh ne bythe do ishin shume me me fat e me te respektuar ne publik. O ministra, o ministra lerini more te kaluaren, i keni ne libra behuni mor derebardhe sic duhet, uluni me kembe ne toke, sikurse thote dhe Kryeministri, ne po na mbyt llumi e pislleku e ata na shesin dengla. Popull me bisht e ministra me bisht qe skane lene servil pa afruar…yyyyyyyyyyy legena uroj te perfundoni jashte detyrave shume shpejte si te paafte sepse realitetin kerkoni ta tjetersoni e nuk ulni koken per pune, po prisni nga i madhi tju thote ndonje fjale, ministra pa gjak e pa nerva jeni..idioter…Rama shko mer daje andej nga EUROPA se ketu ste kupton njeri, edhe ata qe te kuptojne ty ti largojne nga syte ministrat e kryekomunaret e tu qe te rrethojne. Tung Tema

    2. Emigranti Itali says:

      …..me ne fund do te kemi plazhë të lirë!

      1. saimiri says:

        hehe, me ne fund thuaj larg duart e xenit e Gites nga pasurite e medha publike.. bene qejf gjer dje, por ai det eshte i popullit.

        te lumte Ed, bej me te miren

    3. holta says:

      Te lumte.. Se pari te behemi njerez e ti hedhim plerat ne kosh e jo ne rere.

      Zaptimin e bente Xeni me Giten, ndaj per sa kohe ata sjane, skemi pse merakosemi

      1. Feri says:

        Brilant. Se nuk u kujtua ndonjehere saliu me shoke per vendin. shkaterruan e bene kerdine me klientelizma kriminelet e vendit pa ju rene mendja per SHQIPERI ndonjehere,,\

        suksese Rama

        1. valoni says:

          Urimet tona nga prizereni zotni Rama per punen e gjetme qe po ban..
          ky eshte nji sinjal i mire se gjanat mund te bahen mire e gjithcka mund te shkoje me mire se cishte minimumi..

          urime

          1. Zana says:

            Rruge e duhur me duket.. me shume ndergjegjesim nga te gjithe ne qytetaret e me shume pune per hapsirat publike nga qeveria do ishte zgjidhje

      2. Shehu says:

        Kjo mua me pelqen si ide dhe them se do kete rezultat fantastik..

        ndergjegjesimi yne si qytetar duhet te jete i larte, pasi do ja permiresojme cilesine dhe imazhin

    4. dyshe says:

      Me e mira do behet nese ka nje sensibilizim te popullit. Qeveria po ben me te miren per rregullimin e imazhit te vendit qe ja kishte hedhe ne toke saliu me shoke.. Ju uroj suksese

    5. jarin says:

      pikrisht,une do te vij ne shqiperi me kenaqsi me pushu,pasi ai kaosi i viteve te meparshme shpresoj nuk do te perseritet.Bravo qeveri,bravo Edi

  2. Taipi says:

    Rama ka te drejte. Nuk duhet te jemi popull pisanjoz.

    Fatkeqsisht nje pjese e madhe e ketij populli eshte pisanjoz, pa kulture dhe pa edukate.

    Njerzit hedhin cdo gje ne rruge, ne trotuar, ne shesh. Ndertojne dhe hedhin mbeturinat inerte ke kazani i plehrave, apo ne ane te rruges.

    Me shume kemi varferi morale dhe shpirterore se varferi materiale.

    Eshte pak te thuash se ka mungese kulture. Ka mungese truri. Dje kthehesha nga plazhi dhe rruga bllokohej pasi shqiptaret nuk duronin te rrinin ne radhe, por parakalonin duke i zene rrugen atij qe vinte perballe pasi rruga sekondare eshte vetem 2 kalimshe.

    Me nje fjale nje pjese e madhe e ketij populli eshte pak ti quash bastarde.

  3. Shpellari says:

    Gjate ketij sezoni duhet per cdo 20 metra te instalohen tebele me shkronja te medhaja ne plazha: “Reptsisht ndalohet dhierja apo pshurrja ne det”, pos kesaje “Ndalohet rreptsisht zirja e pasulit dhe “perzhitja”
    e specave ne plazhe, larja me shallvare, dimi apo shami etj. Kush i
    ignoron keto rregula denohet me 100 deri ne 500 Euro!
    Feleminderit per mirekupim.
    (Gjendarmeria e pllazhave shqiptare.)

  4. skelari says:

    conia i shpetim gjikes, dhe zeni i edi rames. i pari zaptus i lulishtes prane teatrir petro marko, punon nderton e zgjeron aktivitetin perdite ne prone publike, fale miqesise se gjikes, i dyti zen gjykatesi, punon me karburant ne themel te pallatit dhe per ironi cdo shpi e lokal ne ate zone eshte rafshuar,vetem gjykatesi eshte si flamur i klientelizmit ne kembe, kjo pa pike dyshimi fale edi rames qe e shetit shpesh ne kembe ate zone duke dhene urdhera ku te prishet e ku jo.

  5. asi says:

    Mos lodhet kote asnje struktur pasi asnje nuk ben vezen e Edi Rames.

  6. gfd says:

    Emergjenca e plehrave eshte emergjenca e emergjencave dhe ushtria patjeter duhet perdorur.

  7. G says:

    Propagande, vec propagande.
    Kur do fillohet te flitet ne kohen e tashme por vetem do te?

  8. MOKO says:

    SI PREMTIMET E FUSHATES.KETU JEMI E DO SHOHIM SA DO LIROHEN VENDET PER POPULLIN FUKARA.
    DERI ME SOT ASNJE PREMTIM NUK ESHTE REALIZUAR.EDHE KY SI TE TJERET,DEMAGOGJI E MASHTRIM.

  9. tourkofagos says:

    te gjitha i ke thene Edi,por harrove kryesoren: korraku e ka per fis te haj ,te pij e te ddddddds ne vend…..pune korrakesh!

  10. Taulant says:

    Ngrini nje “POLICI TURISTIKE”.
    Mumd te jete pjese e policise normale ,por kur I ve kete emer dhe ky emer lexohet nga turistat,ata inkurajohen dhe ndjehen me konfident.

  11. fieraku4u says:

    ESHTE BERE BREGDETI SHQIPTARE PLOT ME BAJRAKTAR. NUK KE KU TE VESH CADREN SE TE GJITHE THONE PRONE PRIVATE, PAGUAJ 500 LEKESHIN.

    RAMA DUHET TE VEJ KONTROLL MBI TERRITORIN, DHE DUHET QE SHUMICA E BREGDETIT TE JET PRONE PUBLIKE, KU CDO NJERI KA TE DREJT TE BEJE PLAZH.

    VETEM KESHTU MUND TE ZHVILLOHET TURIZMI.

  12. al_man says:

    nga e thena ne te bere eshte ne mes nje det i tere

  13. MOKO says:

    O Fierak,e ke degjuar ti apo jep leksione kot:20% e ka populli,80% e ka privati bregdetin,a e kuptoveeeee? pra nuk ka asnje m2 per fukarane.Mos degjo pordhet e EDIT,se jane si ato te zgjedhjeve,mashtrim,mashtrim e demagogji?????

    1. fieraku4u says:

      @MOKO

      LEXOJE MIRE ATE QE KAM SHKRUAJTUR ME PERPARA. UN NUK PO E LAVDEROJ EDI RAMEN, POR PO E KRITIKOJ, SE DUHET TE JET ME I ASHPER KUNDER ATYRE QE ABUZOJN ME BREGDETIN SHQIPTARE.

      PER MUA, 80% E BREGDETIT DUHET TE JET PRONE PUBLIKE, KU CDO QYTETAR APO TURIST KA TE DREJT TE BEJE PLAZH PA PAGUAR.
      DHE NESE RAMA NUK E BENE KETE DO MARRI KOSTON ME VOTA.

      MUA NUK ME INTERESON EDI RAMA APO NDOKUSH TJETER, MUA ME INTERESON E MIRA PUBLIKE KU TE GJITHE JETOJM.

      GJITHSESI MBETET PER TU PARE, SE SA REZULTAT DO KET KJO NISEM E RAMES.

  14. Aldo (anticensure) says:

    o Edvin djali, kam 3 vjet qe vij me traget ne Shqiperi nga Italia ne muajt korrik-gusht. Asnjehere te vetme sme kane syte nje turist te huaj pervecse “kokepalareve”(cit.Ilir Meta) shqiptare qe kthehen per te pare familjet e tyre. Ne Shqiperi ta dish ti e te tjeret qe nuk vjen njeri per pushime. Ne nje vend qe ku dreka, darka e WC “shkarkohen” aty ku lahesh, ku vritesh ne mes te dites ne mes te plazhit, ku cmimet jane ne qiell, ku infrastuktura eshte 0 nuk ka PREMISA per turizem. Te vish Bari-Tirane 175 Euro/person ke shkuar ne Malte familjarisht or daje e jo ne Durres ku hyn i bardhe e del kaf.

    1. Winnie Pooh says:

      Kur ankohesh ti qe jeton ne Itali dhe ke vetem tre vjet qe ke braktisur “parajsen” me “kallamishte dhe balte, imagjino se c’do te thonin gjithe ata shqiptare qe po ngrysin jeten prane brigjeve te deteve nga me te pastra te botes.

      Gjithsesi ti ke te drejte. Eshte e cuditshme, por edhe ata qe jetojne ne vende te bukura si Italia tende nuk rrine dot pa e “pervellitur” pak lekuren ne plazhet ku hidhen apo derdhen plehrat dhe fekalet e frymoreve te albanistanit. Dhe kete ripjellsit e dine njelloj si dygishtoret, prandaj dhe ne prag te sezoneve verore mundohen t’i bejne pak promoshen zonave turistike, te xanuna keto prej vitesh prej hoteliereve te sajum. Dhe qe keta hotelire te ferkojne duart e t’u leshoje goja leng duhet qe dikush t’u dali garant se “DO TE KETE” (sigurisht, gjithmone ne kohen e ardhme…) “pasterti”, “siguri” dhe “sherbime speciale” per pushuesit.

      1. Aldo (anticensure) says:

        @Winnie Pooh, Une nuk po ankohesha per veten po per faktin qe kta thone presim 3.5 milione turista!!! Mos ndoshta llogarisin e ata te Malit te zi se ska mundesi :P. Sa per plazhet me te pastra te botes ne i kemi me shumice po i kane zene shoket e Rilindjes, Alban Xhillari & Co. Jonufren ku i bej un pushimet duhet tu paguash 5 mij lek ca kokapalareve nga Terbaci se Toka e Xanun!

  15. Kulish Freshi says:

    O TemA, beni pak publike orarin e postimit te komenteve ju lutem, se me sa duket platforma juaj nga ora 3:16 e deri ne oren 3:46 ka qene objekt zbavites per SMS-te e nja dy kulishave te fresshit.

  16. Peshkatari says:

    Nuk e besoj…cdo vit thuhet e njejta gje…pastaj Gjushi mezi ce pret veren…jo meter por asnje cm vend te lire nuk ke ne Currila…edhe qe te hysh ne det duhet patjeter qe te parakalosh ne mes te lokaleve…

  17. alion says:

    un jetoj ne spanj dhe me perpara kam jetuar ne greqi she per arsye pune kam udhetuar shum ne keto dy vende qe jan shum turistike,spanja na greqija ndryshon nga cmimet ne greqi nje birr e mer 5 a 6 ane detit ne spanj e ke nje euro dhe kjo eshte arsyeja qe turistet nuk shpenezojn ne greqi. kurse ne shqiptaret ta harrojm se per 30 vjetet e ardhshme te thithim turist evropian, bukurija natyrore shqiptare eshte me e mir se spanja apo greqija sidomos jugu shqiptar eshte i papare. po kjo seshte azgje turisti kerkon infrastuktur per turizem si rug per te ecur me biciklet apo kembe,do cmimet te jen sipas standareteve, dhe jo si ma ka ber nje roje plazhi mua ne dhermi qe pa u shtritur akoma me tha 500 lek per 2 sizllone e per nje cader e kur i thash qe do shtrihem ne ketu poshte te guret me tha jo ketu se ekemi mar me qera. po ti besh nje veprim te till nje evropiani jo qe vet nuk do vij me po do ti thot kujt takon ne rrug qe ne ate vent mos shkoni. beni plazhe publike zoti rama ae skeni gje ne terezi me ata kusaret qe kan zaptuar detin

  18. nuri says:

    Gare cilesine dhe jo sasine eshte nje sllogan dhe nje imperativ per zhvillimin e turizmit.

  19. futja kot says:

    Dil vet nje here nje xhiro nga plazhi i vjeter dhe i ri ne Vlore
    ke per te pare xhevaire.
    do te shikosh se si zbatohen detyrat qe ju lini.

  20. shpetim says:

    Nqse duam te krijojme kushte per nje turizem atraktiv ne vendin tone, duhet te behen perpjekie serioze qe ;

    Ne zonat bregdetare te permiresohen shume gjera, ku permendim pastertia ne reren e plazhit dhe derdhjet e ujrave te zeza ne det, furnizimi me uje te pishem dhe energji elektrike, dezinfektimi i vatrave macalore per te eleminuar kolonite e mushkonjave dhe insekteve te tjere qe perhapin semundje, krijimi i zonave te caktuara te plazheve publike etj.

    Pamvarsisht nga shume mangesi qe jane prezente, mesazhet e dhena nga Kryeministri dhe Ministrat per hapat e para te bera ne kete drejtim jane per tu pershendetur.

  21. vlonjati says:

    nje vit turistik pa qelbesiren e qelbesirave saliun bashke me familien e tije qe ndoten detin jon , sa here qe vinin ne dhermi shurosnin dhe dhisnin ne det si lopet.Edhe ne vitin 98 kur erdhi ne vlore tek sheshi i flamurit shurosi nga frika e ndonje pulleje ashtu si e meriton edhe sot, se laberia ja ka lene fishekun ne pajé.

  22. salhajvonic says:

    ooooO Edo duhen hale neper plazhet e albanistan se skan ku ta bojn shurren mileti
    Mir e tha nji komentus mo siper veni gjoba qi ti djegi atyrve qi kan zon ronen ene qi thojn osht privat rona ska rrug tjeter vetem gjobat e rregullojn kte derr mileti

  23. Névé te gjithe says:

    FALEMINDERIT!!!!!! Ne se ju Zoti RAMA do ti mbani keto premtime per turizmin qe do te kete pasterti rregull dhe zona publike qe te rime nen xhadrat tona dhe te ulemi ne shezllonat tona e jo te kemi frike te ecim ne bregdetin tone se nuk n’a lene ata qe kane zaptuar plazhet do vime per pushime familjarisht nga emigrimi do sjellim femijet niprit e mbesat dhe do hapim shtepite tona. SHPRESOJME!!!!!!!!!!!!!!!

  24. vl. says:

    o edi rama o pis burre. lokalet tona i prishe ne emer te lungo mares. po te tjeret pse i le? pse bene seleksionime? pse nuk na le edhe neve? popull fukara jemi edhe ne. prishe shtepite dhe lokalet e fukaranjve e po le te punojne ata qe kane miliona. ptuuuuu. pis burre

  25. safo says:

    Para disa ditesh ne shtyp u njoftua se shteti do lere 20% te plazhit te lire kurse 80% do i jepet privatit. Nqs do i kthejne publikut plxzhin me 20% atehere nuk kane bere asgje. Cila pra eshte verteta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje