Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, firmos urdhërin për “Funksionimin e Sektorit të Krimit Kibernetik”, si edhe urdhrin për ngritjen e strukturave të posaçme pranë 8 prokurorive të rretheve, përfshirë edhe Prokurorinë për Krime të Rënda, të cilat do të ndjekin këto lloj krimesh.
Në bazë të këtyre urdhërave, fillon nga funksionimi për herë të parë në Prokurorinë shqiptare, njësia e veçantë për veprat penale të krimeve kompjuterike, si edhe të tjera që lidhen me to.
Ky lloj hetimi do të realizohet, fillimisht edhe në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Shkodër.
Për të diskutuar mbi fenomenin e krimit kompjuterik dhe tendecat e tij, si edhe në kuadër të krijimit të strukturave të specializuara, Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Misionin PAMECA organizuan të Martën (dt.10.06.2014) një seminar trajnimi me ekspertë shqiptarë dhe italianë.
Koncepti i krimit kompjuterik (cybercrime) që është përpunuar nga prokuroria shqiptare bazohet në Konventën e Budapestit, sipas të cilës në këto vepra penale përfshihen jo vetëm veprimet me kompjutera, por edhe ato që lidhen me ndërhyrjen në të dhëna, përfshirë ato personale në rrjetet sociale, si edhe në rrjetet e gjera teknologjike, bankare, etj.
Më poshtë dhe nenet për të cilat është ngritur sektori i krimit kibernetik
-Veprat penale të cilat do të jenë objekt i këtij sektori janë:
a) Neni 74/a i Kodit Penal “Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit”
b) Neni 84/a i Kodit Penal “Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”
c) Neni 119/a i Kodit Penal “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”
d) Neni 119/b i Kodit Penal “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”
e) Neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”
f) Neni 186/a i Kodit Penal “Falsifikimi kompjuterik”
g) Neni 192/b i Kodit Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”
h) Neni 293/a i Kodit Penal “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”
i) Neni 293/b i Kodit Penal “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”
j) Neni 293/c i Kodit Penal “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”
k) Neni 293/ç i Kodit Penal “Keqpërdorimi i pajisjeve”
-Po ashtu, në objektin e veprimtarisë së sektorit do te jenë dhe veprat penale të mëposhtme kur ato kryhen nëpërmjet sistemeve kompjuterike:
a) Neni 108, paragrafi i katërt i Kodit Penal “Vepra të turpshme”
b) Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”
c) Neni 147 i Kodit Penal “Mashtrimi me veprat e artit e të kulturës”
d) Neni 148 i Kodit Penal “Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet”
e) Neni 149 i Kodit Penal “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”
f) Neni 149/a i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”
g) Neni 149/b i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit
Pse kjo mbeti pa bere ne Shqiperi?
O Lalla ! …
Firmos per krimet o mish me dy sy.
PER KRIMET E KRYERA NE SHQIPERI.
Ne se s’ta mban jep doreheqjen dhe jeto i qete ne shtepine dhe familjen tende.
Ne se edhe ti je i perfshire,ne FAMILJE,atehere edhe ty,nje dite,gjyqi te pret.
Domethene nese une shprehem “o prokuror o laluc” kam kryer krim kibernetik??
Ikni, more pirdhuni, me gjithë “Llallat” e Drejtësinë e pjerdhur “të plepave”…!
Akoma vazhdon ta lene ne kete vend,kete katundar te djallosur dhe injorant,jashteqitja e katundarit Sali te sapo zbythur,duke asfiksuar dhe bllokuar keshtu proceset kunder krimineleve te medhenj,qe vazhdojne te presin me kot qytetaret shqiptare.
pse ti llalla kujton se hakerat nuk fshihen dot , po a keni ju njerez kompetent ose nje skuader cybersecurity per cdo rreth ose prokurori , a keni forensics te mire ,
Po ky progkurori te hetoje nje here sistemet qe i jan fut shtetit nga Sala me kompani… fut ketu QKR, QKL, APP, apo Gjykata…. qe jane sistemet me plera qe i jane dhene keti shteti dhe ti ve keta zoterite te shofin se sa akses kane kelyshet e sales ne keto sisteme.( po e bukra eshte qe ministres se teknologjise se informacionit nuk ja mban ass… te meret me keto sisteme se ska as specialiste qe tja mirmbajne … )
Sample se ku ja kan fut:
http://gjykata.gov.al/portal_main/ASP.NET/Components/
Dhe eshte turp se ky zoteria ska bythe me thone te gjej teknike qe ti thone se ku si qysh tek… po hajd mo… Faqja eshte hack nga grup MAROKEN.. sorry po ky eshte shteti jone…
E bukra eshte qe te gjitha sistemet e lartpermendura jane ofruar nga e njejta kompani dhe kane te njejten strukture informatike. Problemi eshte qe nese eshte hack gjykata atehere si mundet qe keto te tjerat te mos jene te hack-ueshme??? besoj se jane… po i mbete prokuroreve te keti kryeprokurorit ta vertetojne dhe te fusin brenda ofruesit e sherbimeve kaq skandaloze dhe qeveritareve qe i kane pranuar keto sisteme… ( jo per gje po marokineve i hane me nder… )