INTERVISTA/ Rama qetëson francezët: Status nuk do thotë anëtarësim, janë negociatat që zgjasin 10 vjet (VIDEO)

11 Qershor 2014, 11:04Sociale TEMA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramaflet në emisionin francez Le Grand Soir 3

 

Edi Rama, faleminderit që jeni me ne! I keni ndjekur me vëmendje imagjinoj zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe keni parë që ka shumë zhgënjim kundrejt Europës dhe institucioneve Europiane ndërsa ju doni t’i bashkoheni klubit, çfarë ju tërheq në Europë?

Ne bëjmë pjesë në europianët që nuk janë akoma të zhgënjyer nga Europa. Ne bëjmë pjesë në europianët që vazhdojnë ende të besojnë endrrën e Shumanit dhe të gjithë baballarëve themelues të Europës.

Do t’ju them diçka; ka njëqind vjet që kur Lufta e Parë Botërore filloi dhe pas saj cikli i luftërave, por është hera e parë që kemi paqen mes vetes ne në Ballkan, jo sepse jemi engjëj të paqes, por sepse jemi të bindur se Europa është e ardhmja jonë. E them këtë për vendin tim dhe njëkohësisht për gjithë të tjerët. Nuk shoh dhe nuk besoj që ka ndonjë projekt tjetër që njerëzimi ka krijuar që mund të krahasohet me projektin e madh europian.

Ta theksojmë për shikuesit se fakti që ju flisni kaq mirë frëngjisht, e pamë edhe më parë që gjuha franceze mësohet në vendin tuaj, po rasti juaj është se ju keni jetuar disa vite në Francë.

Shqipëria është pjesë e frankofonisë dhe është një vend ku mësohet frëngjishtja, ku flasim shumë gjuhë të huaja. Është vendi me moshën më të re në Europë dhe po ashtu vendi që ka dalë nga një diktaturë shumë e egër. Gjithashtu, është vendi ku sipas statistikave jemi më të hapurit ndaj Europës.

Çdo të thonit për ata që shohin sot këtë intervistë dhe thonë, edhe një vend tjetër, edhe një vend tjetër më i varfër se ne. Ju bezdis të ushqeni euroskepticizmin, si do reagonit ndaj tyre?

Unë besoj që euroskepticizmi është ushqyer nga frikëra që nuk bazohen në realitetin e Europës dhe më vjen keq që euroskepticizmi vazhdon të rritet, sepse nuk shoh ndonjë projekt tjetër më të mundshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, si Europa.

Ju nuk mendoni se duhet të bëhet një pauzë, për hyrjet e reja?

Po ju them ju francezëve diçka shumë të thjeshtë: Nuk duhet të shqetësohemi, sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat dhe nuk do të jemi menjëherë anëtarë nesër.

Statusi i kandidatit është hapi i parë, pastaj janë negociatat që marrin rreth dhjetë vjet, ndaj nuk duhet të shqetësohemi. Por nga ana tjetër dua të përfitoj të them që është diçka e çuditshme që Franca, një nga shtyllat themeluese të Europës ndodhet në këtë situatë, mjaft të veçantë, ku të flasësh për Europën nuk është edhe aq e rregullt politikisht dhe është vërtet diçka që të bën të ndihesh keq.

Ju do të takoni nesër François Hollande dhe ndoshta do të flisni për zgjedhjet europiane, por a mendoni se e keni mbështjetjen e tij për statusin e vendit kandidat?

Besoj që Presidenti francez ka patur një vizion të qartë kur vitin e kaluar ai i mblodhi liderët e vendeve europiane në Bordeaux dhe foli për një të ardhme europiane të vendeve Ballkanike. Dhe besoj gjithashtu se Kancelarja Angela Merkel ka po ashtu një vizion të qartë për të ardhmen e Europës kur ajo u angazhua për të organizuar një Samit me liderët ballkanikë për të parë mundësitë sesi këto vende mund të lidheshin bashkë në një të ardhme të përbashkët.

38 komente në “INTERVISTA/ Rama qetëson francezët: Status nuk do thotë anëtarësim, janë negociatat që zgjasin 10 vjet (VIDEO)”

  1. Shehu says:

    Bravo rama.. Racional si gjithmone

    1. silvi says:

      Me pelqen qe ky njeri eshte kaq i afte dhe punetor.

      duket se e ka marre seriozisht kete pjesen e te cuarti perpara te shqiperise e per kete meriton respektin dhe mirenjohjen tone maksimale

      1. EDEN says:

        Ky eshte njeriu qe premton e qe mbare bota po e pret si gjtihe vendet e tjera perendimore..

        njeri me vizion e guxim.. kjo eshte pershtypja qe mua me ka lene keto 8 muaj

        1. Xeni says:

          I papare.. Iqarte dhe shume i vendosur per te qene bindes para BE-se se ky vend ja vlen te merret seriozisht sepse ka nje qeveri qe po punon per se mbari

          shume besim ne politikat qe po ndiqen.. me vjen ndot kur shoh e degjoj bashen qe thote ka merita. ai parazit

          1. Rezi says:

            Shume suksese ne punen tuaj te madhe e te veshtire zoti Rama..

            je shprese per popullin dhe kete e pame me 23 qershor

            1. valoni says:

              Super fare ne interviste. shume i qarte dhe spjegues per cdo skeptik.. nje politike e jashtme fantastike z.Rama.\\Urime

              1. Leo says:

                Me pelqeu pamase untervista .. se di, por kam pershtypjen se kete here Rama do e marri ate qe meriton, pra vleresimin dhe nga ana e botes sic e mori nga KE

                1. sara says:

                  MEriton shume nderima zoti Rama per punen qe po ben ne favor te marrjes se statusit.

                  po shohim nje politike te re europiane qe eshte shpresedhenese per te gjithe poppullin

                  1. Zana says:

                    Yll edi rama ne ate qe thote dhe ne ate qe ben

                    1. hena says:

                      Eshte padyshim njeri me vlera e une i uroj shume suksese nga Belgjika..

                      HEna shkembo

                  2. Shoku N. Vjosa says:

                    Po kur e pengoi marrjen e statusit, duke mos i firmosur 3 ligjet? Apo i takonte se ishte ne opozite…Ne vend qe ta kritikoni, se do e kishim marre statusin qe para 2 vjetesh, e lavderoni…

            2. jona says:

              Fryme e re..me pelqen ky djale

              1. qeveri mashtruese says:

                pas hollandezeve po u jep mend dhe francezeve edvini, por qe ta bejsh kete do te thote se ose eshte me i zgjuari edvini ose me budallai. cfare eshte edvini?

            3. Pilo Lala says:

              Historia perseritet.
              Edi Rama po ligjeron ne Paris, njesoj si Kryeministri Enver Hoxha ne Konferencen e Paqes, ne Paris afro 70 vjet me pare.
              Atehere Greqia donte te na fuste ne kampin e Hitlerit dhe Duces, dhe i shte fjala e Shqiperise qe i vuri vulen Historise.

              Kjo Interviste e Edi Rames, do kete impakt te njejte per Anetaresimin ne Evrope.

  2. Shqiptar 100% says:

    Franca nuk ka me francez ..ka vetem Marokene e Afrikane ..ata nuk na njohin ne ..me shume dine per Afriken

  3. François francezi says:

    Zoti ta boft hajer o Kryeminster qe na sqarove ne fracezet! Popull injorant ne … desh u ngaterruam fare me kete punen e statusit se ne per veten tone, ne 2012 jemi fut ne BE!

  4. Heil Dem Fuhrer! says:

    Pse c’fare te keqe ka se futemi ne BE? Kujt i plasi se francezet jane shume te shqetesuar? Mbas 30-40 vjetesh nuk ka per te pasur me France. Do te quhet Nigeria ose Kameruni Europes. Do te jete nje perzjerje jevgo pederaste.

  5. Hmmm says:

    Ne nuk kerkoje te ulemi ne sofer por te na jepet mundesia te vrapojme ‘maratonen’ per ta merituar ate. Kaq. Pastaj sebepe gjen plot, bile dhe ne vendet e BE dhe ashtu sic ka standarte anetaresimi, po te kishte standarte perjashtimi, gjysma e vendeve te Be do i nxirrnin perjashta tashme.

  6. net says:

    Oratore i madh kauri.

    1. dritani says:

      Prandaj s’duhet me lexu vetem nje liber dhe sidomos ne nje gjuhe qe s’e merr vesh.

  7. METEH says:

    Z.Rama,ma paç hallall per intervisten,gjykimin dhe punen qe po vazhdoni te beni ne krye te qeveris,me plot probleme qe te la paraardhesi mjeran,qe vetem di te shpif,vjedhe dhe vras.Ju do beni shtet,por duhet te reformoni orgjentisht sistemin e drejtesis te korruptuar 100%

  8. koli says:

    Une e ndoqa ata 5 minuta ate interviste ne tv 3 te Frances por ishte nje skandal frengjishtja e Rames.Gazetaret i benin pyetje tjeter ne mes te pergjigjeve qe mundohej te jepte sepse ata dy gazetaret nuk kuptonin cfare thoshte ndersa Rama vazhdonte ne te tijen .Pas 5 minutash i thane falenderit dhe e mbyllen.Kjo qe shkruhert ketu si pergjigje te Rames gazetaret nuk i merrnin vesht

    1. @koli says:

      Edhe Saliu kujton se flet frengjisht. Mos ta ka mesuar gje Saliu Frengjishten ty?

    2. Dasareti says:

      Rama shkoj ne france per te thene ato qe kishte per te thene dhe ato ja tha.Dhe gazetaret e kuptuan fare mire se cuar i tha atyre ne kete interviste(ne gjuhen e tyre)dhe nuk vajti ai,qe te degjoje gazetaret se cuar do te thoshin atij!!

    3. Dritani says:

      Koli e ngaterron me aksentin por frazat ishin saktesisht ne frengjisht.
      Degjoje edhe nje here. Qe pas fjalise se pare gazetari i ben kompliment dhe Rama mjeshterisht i permend qe Shqiperia eshte vend i Frankofonise. 100 pike per mua! Beri efektin e duhur.

      https://fr-fr.facebook.com/LeGrandSoir3

      P.s. Aksenti i vete Kadarese eshte skandaloz por kjo s’do te thote asgje.

  9. Bravo edi rama pa frike e me guxim per plasma ne serrated po Durante na pranojne keshtu sic jemi,po nuke duane te bashkepunojne me kundershtaret e tyre te behem I zoterije te shtepi se tone vazhdone reformat te zhbillojme vendin nje dite ato vete do lute nee fund it evropa sote nuke ka ndoje interest le te shkojne te ,,,,

  10. Daja says:

    A jo keshtu Edi ! Meso te flasesh,nuk flitet keshtu sic flet ti,degjove? Degjova thuaj,shaje more opoziten shaje,me non e me bab,me moter e vella,me hall e xhaxha,me teze e daj,keshtu sic ben saliu,mor daj.

  11. Bollanos kokekallçuku says:

    Nje aleance e forte me USA ne te gjitha fushat do te ishte me me vlere se futja ne be. Kush e pjerdh be, Obama po behet gati tu jape ndihme financiare…..

  12. ed snobisti says:

    pse i qeteson zoti kryeminister? ti the se e meritojme te jemi ne evrope …

  13. taso kume says:

    UN nuk dua te beje armiq por koha ka vertetuar se FRANCA eshte prosllave,dhe shume ishministra kane origjine nga veriu i AFRIKES,d,m,th vendet e botes te trete qe kane filtruar me TITON para viteve 80, 90,perveç GJERMANISE, EUROPA nuk ka ndryshuar shume.

  14. babo says:

    Po i tregon babait arat ? Pastaj Ngrini fotografine e Djallit ne Permet dhe kerkoni te hyni ne Eu, behuni nje here burra o komuniste HIPOKRITE, mos u beni si kur…. , zgjidhni o Europen o Djallin tuaj !!!

  15. iliria shqiptare says:

    Edi Rama eshte nje zoteri i vertete.Edi Rama qendron shume here me lart se shumica e lidereve te evropes.

  16. arjana says:

    Edi Rama eshte I duhuri per Shqiperine

  17. ardi says:

    duke ju pergjigj Edi mendonte ne te njejten kohe: ik mi zhulce e shemtut u bone ti te me bosh pytje mu…bashke me kete koqen… ;0;0

  18. ilarguari says:

    Nje gje eshte me se e vertete te thuhet per Ne shqiptaret. Ose jemi me memorje te gjymtuar, ose nuk kemi fare memorje. Po pse nuk ishte E dRama qe ulerinte me te madhe, me ktheni bashkine e Fierit pastaj tju votoj tre ligjet. Po mire mor driteshkurter po ju pyes:-Per ke do i votonte tre ligjet ky sharlatan(se politikan nuk mund te jete)? Mos valle per Serbin, per Grekun apo per qoftelargun.Po pse mor te mbaruar ngopeni me luge bosh. Mendoni se statusi(edhe sikur te merret) eshte diçka qe hahet. Statusi do i sherbeje atyre qe kane ditur te perfitojne ne çdo lloj situate, qe jane pasuruar ne çdo lloj situate, dhe qe sot kane krijuar ate shtresen e shoqerise qe populli i thjeshte ka “fatin” ti shikoje vetem ne televizor, sepse per ti takuar nuk ka shanse. Shifrat tregojne se papunesia ne tremujorin e pare te 2014-es jane rritur frikshem(sipas INSTAT), ndersa ju i gezoheni statusit a thua se do ndodhi ndonje mrekulli.
    Ndersa kesaj gazete paçavure dhe botuesit te saj antishqiptar do i thoja;- tja kursente ketij populli talljet(se boll halle te tjera ka) me keto titujsh qesharak dhe fyes:-Rama qeteson Francezet!!!!!!!!!! Rama vetem per nje gje mund te mundohet te qetesoje Francezet. Vetem duke ju lutur qe ta besojne, se nuk eshte Ai ne fotot qe qarkullojne ne Internet.

  19. Petrit says:

    z Rama meriton nderim te vecante per qendrushmerine qe po tregon ,kulturen, dhe perpjekjet qe po ben per ta lartesuar Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje