Tahiri i prezanton Ambasadorëve të BE planin kundër kultivimit të lëndëve narkotike/ Zgjidhje europiane për çështjen (VIDEO)

11 Qershor 2014, 12:54Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i ka prezantuar Ambasadorëve të BE-sëtë akredituar në Tiranë planin e dikasterit që drejton për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Në një prononcim për mediat, ministri Tahiri theksoi se plani parashikon një zgjidhje potenciale të cështjes, e cila është e madhe, por do të adresohet bashkë me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ndërsa e cilësoi të nisur luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike përmes takimeve sensibilizuese me qytetarët, Tahiri theksoi se së shpejti do të nis edhe fotografimi i parcelave me lëndë narkotike apo zonave që konsiderohen me risk të lartë për kultivimin e saj.

“Lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike është një problem që shkon përtej Ministrisë së Brendshme, Policisë apo Qeverisë. Është një problem që kërkon zgjidhje europiane”, theksoi Tahiri, duke shtuar se “ajo që dallon nga e kaluara është vullneti institucional për të luftuar kundër kultivimit të bimëve narkotike”.

Në këtë kuadër, ministri i Brendshëm theksoi se nga 2005 në 2012 sasia e mbjellë është rritur 10 fish, ndërkohë që asgjesimi i lëndëve narkotike është ulur 10 fish.

“Janë zhvilluar mbi 500 takime sensibilizueze, janë mbi 600 informacione që janë administruar nga policia, ka bashkëpunim të plotë me pushtetin lokal dhe institucionet e qeverisjes vendore. Qëllimi i përbashkët është ndërtimi i një shteti më të sigurtë”, theksoi Tahiri.

Në vijim ai shtoi se “në këtë fazë kemi partnerë cilindo aktorë të mundshëm që ndihmojnë institucionet në luftën kundër fenomenit”.

“Kjo nuk është luftë brenda shoqërisë sonë, përkundrazi duhen përpjekje të shoqërisë për të nxjerrë vendin nga problem i kultivimit të lëndëve narkotike”, u shpreh ministri i Brendshëm .

6 komente në “Tahiri i prezanton Ambasadorëve të BE planin kundër kultivimit të lëndëve narkotike/ Zgjidhje europiane për çështjen (VIDEO)”

  1. jona says:

    Tahiri duhet te intesifikosh betejen ndaj korrupsionit! Vetem keshtu shpetohet ky vend!

  2. en says:

    LEGEN Minister. Po te doni vetem 24 ore iu duhet ta perfundoni operacionin. Nuk thua qe jeni pjese e tij dhe ua lini ne pergjegjsine evropianeve. Shikoni edhe grate mos ua punojne europianet……

  3. Viktor says:

    Perqasje europiane ndaj droges – 500 takime sensibilizuese dhe 200 ndeshje futbolli, 1000 birra, 2000 qofte dhe 1000 bar.

    Bravo Cuna

  4. Albana says:

    SHIKOVA FIKSIN KETO DY DITE DHE ME ERDHI TURP PER POLICINE E VENDIT TIM!
    TE PAKTEN PRANOJENI SI PLAGE LAZARATIN DHE THONI QE NUK E KONTROLLONI ATE PJESE DHE QE JENI TE PAGFUQISHEM! SE KESHTU TE PAKTEN MBETENI PER SYRIN E POPULLIT SI TE PA INKRIMINUAR. PO TE BESH DEKLARATA SIC BERI BIZHGA ESHTE TURP SE NUK PA TE MBJELLA NE FUSHA PO HARROI QE KOHA ISHTE QE MBILLEJ NEPER SHTEPI!! DHE E DYTA, DEL DIDI DHE THOTE QE KEMI KONTROLL MBI LAZARATIN DHE PASTAJ DEL FIKS FARE DHE NXJERR POLICET E DIDIT QE THONE MOS SHKOJNE TURISTET NE LAZARAT SE NUK DUHET TE FOTOGRAFOJNE GJERA QE NUK DUHET (REFEROJU FIKS FARE MBREME)!!
    ME KETE SJELLJE BEHESH PALE ME TRAFIKANTET E DROGES.

    1. @Albana says:

      Po per policine Vicidolse te Saliut a te vinte ndonje cik turp ty?

  5. Elvis900 says:

    Keto planet jan tamam si letrat higjenike per popullin , jeni tamam lepura te felliqur skeni
    Popullin e sidomos per europen jeni ber qesharak tallen me ju si qeveri hajdutash qe bejne rolin e trimit se normal me katunar e me malok nuk behet shtet dhe me super hajduta si Meta dhe klani Rama me Tan lepurat , jeni te felliqur fare tamam si ata qe iken prandaj sfusni dot njeri ne burg po mereni me ca pergjegjsa ndermarjesh dhe ca ordiner dhe servila partie se me kokat nuk ju a mban bytha se jeni vet si ata te kalbur ne korrupsion dhe krim , vetem lafe boshe dhe kujtoni se BE do ju besoje , ikni sa me pare nuk jeni te zotet jeni kot fare si ata qe ishin mos me keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje