Bashkia e Tiranës prish 16 bunkerë të ushtrisë/ Bozdo: Po krijojmë hapësira për varre

13 Qershor 2014, 12:14Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për prishjen e rreth 16 bunkerëve të vjetër të ushtrisë që janë brenda sipërfaqes së varrezave të Sharrës me synim hapjen e parcelave të reja. Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo në një prononcim për mediat tha se ky institucion po shfrytëzon çdo mundësi e hapësirë, për të mundësuar shërbimin funeral

 “Jemi këtu për të inspektuar punimet që po kryen Ndërmarrja e Shërbimit Funeral të Bashkisë. Në mungesë të vendeve të reja, për të ofruar shërbimin në varrezën e Sharrës, për qytetarët e Tiranës, kemi ndërmarrë një aksion të çrrënjosjes, prishjes të afërsisht 16 bunkerëve të vjetër të ushtrisë që janë brenda sipërfaqes së varrezave të Sharrës. Puna është në vijim. Deri tani kemi hapur një sipërfaqe afërsisht mbi 1000 metra katrorë. Puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe sipërfaqja e përgjithshme që do përftohet nga ky aksion, në pamundësi për tu zgjeruar sipas planit rregullator të varrezave është afërsisht 2 mijë metra katrorë, çka do të mundësojë një funksionim, të themi normal të varrezës së Sharrës, edhe për afërsisht 2 muaj të tjerë. Ky është lajmi i mirë që ne japim sot”, theksoi Bozdo.

Në vijim ai sqaroi “deri më tani nuk kemi pasur mundësi të ofrojmë shërbimin veçse varr mbi varr, për të gjithë ata që normalisht kanë kërkuar shërbimin tonë në varrezën e Sharrës dhe të Tufinës. Ju e dini që Bashkia e Tiranës vazhdon të operojë në mungesë dhe në bllokim të buxhetit të saj dhe gjej rastin të përsëris se pa buxhet për ne është e pamundur të kemi sipërfaqe të reja dhe të ofrojmë një shërbim cilësor, me dinjitet, për familjet e qytetit të Tiranës”.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë, çdo mundësi, në mënyrë që të zgjerojmë brenda kufijve ekzistues, sipërfaqen për të ofruar këtë lloj shërbimi. E them edhe një herë tjetër se jemi në kushtet ekstreme tonat, çka do të thotë që për këtë lloj shërbimi, shpresoj dhe besoj që thirrja ime edhe kësaj here, të gjejë vesh për tu dëgjuar nga ana e qeverisë. Një zhbllokim i buxhetit për Tiranën do të mundësonte një shërbim normal për qytetarët, në varrezat e Sharrës dhe Tufinës”, tha ai.

 

2 komente në “Bashkia e Tiranës prish 16 bunkerë të ushtrisë/ Bozdo: Po krijojmë hapësira për varre”

  1. DANI says:

    ORE BOZ PO YTAT TI KA LENE TI PRISHESH ATO JANE GJAKU I POPULLIT KAFSHE E KEQE……………

    1. Caf Teli says:

      lajm I mire..???!!! dmth vdisni te qete e Brenda ketyre dy muajve ha..ha..ha..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje