VIDEO LAJM/ Operacioni spektakolar i RENEA-s në vilën e baronit të drogës

13 Qershor 2014, 20:24Sociale TEMA

Një vilë superluksoze si laborator i drogave të forta, një superkasafortë në mur, me 143 mijë euro dhe bizhuteri të shtrenjta dhe një superaksion i policisë.

Të gjitha janë fjalë me super përpara, për të shpjeguar një operacion policor për një laborator droge në zonën e Laçit, në pronësi të ish- policit Gëzim Çela, që disa media tani e quajnë baroni i drogës.

Operacioni i drogës u zhvillua edhe në Kosovë.

Në prangat e policisë kanë rënë edhe katër bashkëpunëtor të Çelës, mes tyre edhe Valentina Tufina, një inxhiniere kimiste, me nofkën “tezja”.

Sipas prokurorisë, 50- vjeçarja ka një rol kyç në rrjetin e trafikut.

“E dyshuara Tufina nga hetimet e para na rezulton se merrej jo vetëm me administrimin e cilësisë së lëndës narkotike, të sasive që shiteshin dhe trafikoheshin, por përcaktonte dhe çmimet”, tha një burim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por ndërsa të katër ranë në pranga, Gëzim Çela është shpallur në kërkim.

Ai është i lirë falë një vendimi të Gjykatës së Apelit në Tiranë, marrë një muaj përpara zgjedhjeve të qershorit të shkuar.

Apeli ka ndalur ekstradimin e Gëzim Çelës në Itali.

Sipas A1Report, në Gjykatën e Apelit është fshirë emri i gjyqtarit që mori vendimin për lirimin e Gëzim Çelës.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në bashkëpunim dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, është mundësuar sekuestrimi në Shqipëri dhe Kosovë i një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike të forta, i një laboratori për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike, si dhe arrestimi i 5 personave dhe shpallja në kërkim e një tjetër shtetasi.

Falë operacionit të strukturave të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, në Shqipëri është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 7 kg kokainë, 22 kg e 323 gram heroinë dhe 207 kg e 360 gram marijuanë, 22 bidona përzierës, 143 mijë euro, një mjet i blinduar, si dhe 14  armë zjarri e municione luftarake.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Kujtim Xhemal Çelaj, vjeç 44, banues në Fushë Kuqe Kurbin, Reald Shpëtim Hysolli, vjeç 25, Tiranë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Gëzim Xhemal Çelaj, vjeç 46, banues në Fushë Kuqe.

Ndërkohë në Kosovë është sekuestruar një sasi prej rreth 50 kg droga të forta, një laborator për përpunimin e prodhimin e lëndës narkotike dhe janë arrestuar 3 shtetas.

Në kuadër të këtij operacioni nga strukturat e Policisë së Shtetit në orët e para të mëngjesit të datës 12 qershor në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, bazuar në informacionet e marra, është ushtruar kontroll në automjetin tip Benx me targë AA 188 IK, të drejtuar nga shtetasi Reald Shpëtim Hysolli, vjeç 25, banues në Tiranë, ku u gjet e fshehur një sasi prej 7 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, sasi që është bllokuar me cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Pas kapjes së këtij shtetasi nga strukturat e Policisë së Shtetit është vijuar operacioni duke ushtruar kontroll në banesën e personit të dyshuar që kishte lidhje me këtë aktivitet kriminal, përkatësisht në në një vile 3 katëshe në Fushë Kuqe, në pronësi të shtetasve Gëzim Çela dhe Kujtim Çela, ku u bë i mundur, sekuestrimi i një sasie rreth 22 kg e 323 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, rreth 207 kg e 360 gr marijuanë, 22 bidonë me nga 25 litër aceton secili, lëndë që shërben si përzierës i lëndës narkotike. 6 pistoleta të markave të ndryshme, 3 snajper, 3 automatikë, 1 pushkë 1 shotgan, 929 fishekë, 5 krëhra fishëkësh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla, fitil zjarrpërcjellës, 2.8 gram kokainë, si dhe  pajisje që shërbejnë për paketimin e lëndës narkotike si presë, shtypëse të lëndës, pajisje për heqjen e vakumit gjatë paketimit etj.

Po ashtu në këtë banesë janë gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro. Nga strukturat e policisë u bllokua gjithashtu dhe një mjet tip BMV i blinduar. Nga strukturat e Policisë së Shtetit këtyre shtetasve u janë sekuestruar gjithashtu 25 telefona celularë. Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor dhe zbardhjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

51 komente në “VIDEO LAJM/ Operacioni spektakolar i RENEA-s në vilën e baronit të drogës”

  1. Bodigardi i Temës says:

    Këta, janë “shokët” dhe baza elektorale, e Sali kriminelit, i cili duhet varur, që të shpëtojë ky popull, nga kjo kolerë…!!!

    1. Prec Ulaj says:

      Ky e ka emrin SHTET, dhe ne jemi krenar per te.
      Kane ardhur njerez me deshire ta rregullojne kete vend, qe e barbarizuan kefshet e bodyguardet e Berishes.
      Ka kulture, ka taktike Qytetare, jo taktika e Berishes, shpif se keshtu behet rremuje.

    2. matteo says:

      Rama i ka dhene license ketij baroni.

      1. tim doka says:

        Matteo qenke nje kokerr gomari…

    3. Leku leter says:

      Qe ta keni te qarte, JU QE LLOMOTISNI KOT DHE AKUZONI KOT, GEZIM CELA KA FINANCUAR FUSHATEN E LSI NE GJITHE ZONEN E KURBINIT, BENI KUJDES ME CILESIMET. RROFTE LSI DHE MONIKA ME 7 XHUXHAT…

      1. ali says:

        Cdo njeri eshte teresisht i lire te financoje ke parti te doje, kjo nuk do te thote se paska financuar nje parti te caktuar dhe nuk e ze ligji, ai si cdo njeri do gjykohet e denohet per veprimet e ndaluara problemi eshte se shume veta kapen me droge e denohen,por ky fenomen perseri vazhdon, cka do te thote se duhet ashpersuar ligjet, duke e cuar denimin minimal 25 vjet dhe maksimalin ne 100 vjet, nje gje qe ligji e ndalon duhet te kesh kurajon e budallait qe te mos i bindesh

  2. Fane Melengu says:

    Ai gjyqtar duhet ti zere vendin ne qeli

  3. po says:

    Wow, me kujton serialin Breaking Bad. Ec aty Laqi !

  4. dumbaben says:

    …Sepse mu kujtua deklarata e Berishes: “Une F.Nanon e e permbys… me 300 Mamurasit e mij”.

  5. erjon says:

    Shteti dhe gjykatat shqiptare jane ato qe jo vetem e perkrahin krimin por ne shume raste e prodhojne ate,tingellon paradoksale por eshte e vertete.

  6. baffo says:

    KU eshte MUL NOKA bashke me STRAZIMIRIN perse nuk dalin ne konferenc per shtyp dhe te na tregojne po BERISHA cfar ka pse nuk po lef si qen per kartelin e droges po LULZIMJJA cfar ka kjo eshte mafia e droges komplet PD pa perjashtim

  7. neim says:

    Gjykatat . FERRI i shqiperise

  8. LORA says:

    Fakti qe kreu i kesaj kupole kriminale Gezim Cela nuk eshte kapur ende,me tregon se ka pasur dekonspirim te “super-operacionit” policor,,,,,dmth qe duhet ende shume pune dhe perkushtim per te pastruar policine nga krimenelet.Pa e bere kete pastrim te plote nuk mund te shkermoqet korporata kriminale e drejtesise “gjin gjoni”.Te dy keto struktura jane themelet kryesore te shetit,ne lidhjen shkak-pasoje.

  9. marinari says:

    Te na e rruaje presidenti.

  10. Kolegu says:

    PSE SE DINI JU KUSH ESHTE GJYQTARI!!!!!!
    DORA VETE GJIN CECEN MALOKU GJONI.
    JA HONGSHA ZEMREN GJIN GJONIT…

  11. leci says:

    Teze teze shiko mbrapa se u ndeze..a u helmofshin me gjith drog

  12. Bollanos kokekallçuku says:

    Derrat e saliut. I mbante te urritur dhe para zgjedhjeve i leshonte azat te terrorizonin popullin

  13. DANI says:

    SI MUNDE TE FSHIHET EMRI DHE ME KEQ TE MOS GJENDET …POR EDHE KUSH E KA FSHIRE???????????!

  14. Ekonomisti says:

    Cfare eshte e keqe ne kete vend dhe nuka vulen e bekimin e sali ziut dhe kelyshve te tij. Jane ato ofshama e lot te ketij populli, qe per 23 vjet eshte vjedhur, rrahur e keqtrajtuar nga kjo kupole e shpifur e babezitur dhe si Hijena presin gjahun e radhes. por tani qe po e ndjejne se pu vjen fundi bemave dhe atyre vete, kane leshuar kone si Halimi, zagare si ben ristani, apo belldog si paloka qe vetem jargaviten dhe ulerijne. Ka edhe zagare femra, qe u eshte shtuar “nuri”, pasi u eshte bere fytyra si pajage, gjethe qe e ka zene semundja, qe presin rastin te lehin si kelyshi zedhense vorpsi.

    1. 'stili> says:

      Te admiroj per komentin z, ekonomisti nuk I leviz Snje presje Te lumte .!!!

  15. alternativa says:

    Ore cfare po behet me Gjin Gjonin>>>>>>>>>>>>>>>>>

  16. miku says:

    Sa mendoni se do te paguajne prap gjyqtaret ata qe jane kapur ( tezja ne shoke)dhe perseri do te lirohen? Une shpresoj se nuk do te ndodhe, por nese po lum ne.

  17. Lahuta says:

    Le te pranojme me dhimbje se Shqiperia tashme u perket banditeve e krimineleve te cilet vetem kercenojne, vrasin ne mes te dites e terrorizojne njeriun e pambrojtur. Kurre mos u befte se mbari ky vend po qe se do u lihet kaq dore e lire banditeve.

  18. atila says:

    Korrupsioni ne drejtesi me ane te nje raporti mjekesor fals nxjerr nga burgu nje te shumkerkuar nga Drejtesia Italiane nderkohe qe shteti shqiptar nuk ja dorezon. Krimi i ngritur ne shtet dhe korrupsioni ne Drejtesi dhe Mjekesi mbestesin krimin. Duhet se pari te hetohen mjeket qe kane falsifikuar raportin mjekesor si edhe gjykatesin qe e ka liruar nderkohe qe nga Drejtesia Italiane kekohej ekstradimi i tij. Pa u luftuar korrupsioni ne c’do institucion dhe pa u pastruar institucionet nga te korruptuarit veshtire qe te ndertohet nje shtet ligjor dhe i se drejtes. Duhet se pari te hetohen pasurite e gjithe punonjesve te administrates se aty fshihet lepuri i korrupsionit. Kur shteti nuk lufton korrupsionin ushqen krimin e cdo lloji.

  19. Klaudjo says:

    Ore cuna qe boni komente a e dini ca po thoni? Vetem me pd ska lidhje kjo pune..ky baroni qe flisni ju ka bo fushate per Moniken e jo per mulin apo lulin ok. Gjithsesi mo pak emocional. Para laqi.

  20. Ja ,dhe policia e demokrateve, qe ato skrroflleqe qe bejne vete. ,ja faturojne te tjereve …..ky eshte
    fruti i demokracise shqiptare,qe policia te kete laboratoret e droges ,kete gje do ta kishte zili edhe policia e Kolumbise ! Ussshhttt fare e keqe ….

  21. Italia says:

    Eshte fshire emri i gjykatesit qe ka marre vendimn ne Gjykaten e Apelit? Ky fakt e tregon qarte nivelin e personave qe ndodhen ne Gjykaten e Apelit. Mohoet nje ekstradim dhe nuk gjendet emri i gjykatesit? Kerkojani italianeve vendimin e mos-ekstradimit – se thuajini -tek ne vendimet zhduken.

  22. Kendveshtrim tjeter says:

    Polici me super vile !
    Po ish Kryeministri dhe familja e tij ?!
    Si kurvat qe te lene dobiçin tek dera,filluan luften kunder droges,qe mbollen dhe koren vet.

  23. Iremila says:

    Drejtesi Berishjane!!!!!!!!!!!!!!!

  24. nick says:

    Futeni Brenda kete Salibanin, se eshte fis I ish shefit te kabinetit te ministrit te brendshem. Ka bere gjithe te zezat per vite me radhe, vrasje prostitution, traffic klandestinesh, droge new mbrojtjen e shtetit. Xhaxhai I tij ka qene shef komisariati. Jane te gjithe Salibane me origjine nga Vuthaj Tropoje. Sekustroni gjithe pasurine e hidhini celsat ne det. Trusti I geshtenjave te Tropojes te gjithe ne Burg.

  25. NjeQytetarOptimist says:

    Po kopjo te procesverbaleve nga prokuroria se kush e shqyrton ceshtjet nuk I keni ?!?!

  26. ASTERI says:

    AI GJYQTARI I APELIT DHE AI QE I KA FSHIRE EMRIN9 (GJE QE GJENDET SHPEJTE] JANE ME TE RREZIKSHEM PER SHOQERINE SE AI BARONI I DROGES,PRANDAJ I BEJ THIRJE POLICISE,PROKURORISE,TI ARRESTOJNE SA ME SHPEJT KETA BANDITE GJYQTARE QE HAPUR NUK DUAN TE KETE DREJTESI NE SHQIPERI.

  27. lavirja e bulevardit says:

    hajde-hajde biznes i mirfillte. Duhet te kene pasur edhe licence, perderisa paskan pasur dhe tezen, kimisten.

    hajde-hajde, rrofsh o Sal’ se n’a knoqe me……

  28. ardjani says:

    hajt pra… disa vriten me njani tjetrin, ca mi arrestu…keshtu qe na patrohet vendi nga keta zagar pazari!
    bravo çunat e Tahirit …

  29. shpetim says:

    fotografi nga Shqiperia.

    mesues qe japin noten kaluse ne provim vetem pasi marrin shumen e parave.Nuk bejne leshime nga ky rregull edhe ndaj atyre te rinjve qe kalojne ne depresion dhe vetvriten.

    mjek ne spitalet shtetrore qe pranojne te trajtojne ose operojne te semurin kundrejt shumes se majme.

    gjykates qe lirojne kriminelin duke fallsifikuar raporte,dhe zhdukin emrin ne vendimet gjyqsore.VO: Dihet qe vendimet ne Gjykaten e Apelit jepen nga tre gjyqtare dhe jo nje.Pra rezulton te jene zhdukur tre emra-bande kriminale e vertete .

    Pra punonjesit e ketyre tre sektorve jetik qe duhet te meshirojne fisnikeri,humanizem,ligjshmeri jane pasqyre e nje shteti te korruptuar dhe degraduar deri ne qelize.

  30. en says:

    Nuk ka mundesi te zhduket emri i gjyqtarit, sepse behet me trup gjykuse dhe jo me gjyqtar te vetem. E dyta vendimet kalojne automatikisht online ne M e drejtesise. E treta prokuroria ka nje kopje origjinale te V te GFjykates se Apelit.
    ASGJE NUK KA HUMBUR.

    1. LORA says:

      Pa dyshim,eshte sic thoni ju,ne logjiken me elementare te mundshme.
      E shoh kete lajm paraprak prej policise,si nje karrem te mire per te pergjuar nderkohe telefonatat dhe veprimet e gjyqtareve te Gj.Apelit te perfshire ne kete histori kriminale.Eshte nje veprim i domosdoshem per plotesimin e kuadrit te hetimit.Ka te ngjare qe keta gjykates t’a kene njoftuar Gezim Celen qe te fhihet para mberritjes se policise.
      Shkurt e qarte ,me duket nje taktike e mencur.

  31. x8 says:

    Mos u cuditni sepse, edhe ne Elbasan gjyqtaret Ilir Pashaj e Bujar Musta akoma i mbajne ne detyre, nderkohe qe shkeljet etyre qe ju gjeten nga ministria e drejtesise jane te tmerrshme per nji gjykates????

  32. tik says:

    Nuk po flas për “humbjen e emrit të gjyqtarit” se është turp të përmendësh një gjë të tillë.

    Po këta të RENEAS pse bëjnë sikur po i pret njeri me pushkë në dorë kur duket qysh në sekondat e para që banorët ecin qetësisht bile bëjnë muhabet në godinë me policët.

    Ok, e arrestuat, por mos nxirrni video të tilla qesharake. Aty duket që videoja është bërë pas aksionit.

  33. fieraku4u says:

    KA LEZET KESHTU, KY PO QE ESHTE SHTET DHE LIGJ.

    KJO ESHTE POLICIA QE KERKON POPULLI. BRAVO FORCAT RENEA.

    SI GJITHMON ME TE MIRET.

  34. tourkofagos says:

    Super……..Super…..Super…….!!!!!
    Super korrak,vari kkkkkkkkk……

  35. Martin says:

    Eshte gjynah per keto bije nenash qe marrin pjese ne keto operacione kaq te rezikeshme sepse i kerkuari eshte liruar nga gjykatat dhe gjykatesi apo prokurori edhe avokati fitojne miliona.Duhet te rasen ne burg te gjithe.

  36. aldo says:

    Nga SUPEROPERACIONI u kap vetem plaka me plakun. Shtet leshi!

  37. Heart Of Europe says:

    Shqiperia eshte e mbushur plote me keshtu lloj gezim celash….barone, kontesha, princer e princesha e madje mbreter e mbreteresha droge. bejne mire ta fillojne pastrimin e tyre qe nga Tirana, Vlora, Fieri,Shkodra dhe Tepelena e pastaj me radhe dhe do shohin qe jane me me mijera.

  38. eglantina says:

    dhe pastaj themi si arrijne te kene makina superluksose shqiptaret
    pikerisht nga droga: http://bit.ly/1psyfyM

    1. Nina says:

      Boll me kete reklame

  39. Alo''''' says:

    Nje super aksion i policise se shtetit,me kallashe te policanit prodhimi i fundit 1988,me radio gjedhi gjedhi ktu plepi,dhe me e rrezikshmja…………???pa njerez brenda!!!
    Ikni se late nam me keto operacione leshi,dhe tituj pa asnje lloj lidhje.

  40. je tuj fol keq or cun. says:

    Pse talleni me oficeret e policise?C;super aksion thoni,??or po ju keni rrjedhur fare,as miza skishte ne shtepi edhe hashashi gati po zbriste vete nga dritarja,ok hyne bene punen e kaq,or superaksion ekskluziv tema,skeni faj ju po ne qe ju klikojme.

  41. aqif kopertoni says:

    Fakti qe “baroni” nuk eshte kapur tregon qe aksioni eshte i deshtuar. Duhet kapur koka jo bishtat. Duhet filluar nga Sali qeni e me radhe. Ky do te ishte aksion spektakolar dhe do te quhej : U kap baroni nga Vucidoli.

  42. Rukja says:

    Vetem polic nuk munde ti quash,thjeshte taleban,po mire nuk i ka instruktuar njeri keto kafshe,se ne vende ngjarje nuk preken gjerat qe gjenden aty,pervec eksplozionit,shkon polici dhe preke celafonin ku ishte amballazhuar droga,ose kape armet,sa shikoj vidion kjo eshte e qellimshme se mbi vendos ose fshi gjurmet e gishtrinjve te lene tek armet apo droga,se polici kishte edhe dorashka gome……

  43. Bodigardi i Temës says:

    Po nuk “u kap” kryebaroni/kryebariu, nga shpellat e Vuçidolit, nuk ka derman, ky vënd…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje